Irini Qirjako, magjia e polifonisė, vezullimi i popullores: “Ē’po qėndis moj Marigo” kėnga befasuese
Festivali i Kėngės Popullore Qytetare, njė risi
1979, nė Festivalin e Izmirit turqit u befasuan nga veshjet dhe kėngėt tona
1981, nė Francė pikėrisht nė Dizhon, arti ynė i tronditi francezėt
Albert Zholi
Atė e sheh gjithmonė tė qeshur. Nė kėtė ndriēim njerėzor gjithkush pyet veten: Kėtė buzėqeshje Irinit ja jep kėnga, apo Irini ja jep kėngės?! Nė bisedė ėshtė tejet e ēiltėr dhe duket sikur bisedon me njė tė njohur prej kohėsh. Asnjėherė nuk pėrsėrit veten dhe nė ēdo skenė jep njė Irini e ndryshme nga njė dalje mė parė. Zėri i saj ėshtė po ai i rinisė, me timbėr, i pastėr, korrekt. Nuk abuzon me asgjė, pasi zėrin e ka stolinė qė zoti ja ka falur pa hezitim. Kur flet tė shikon nė sy sikur do tė tė blejė mendimet. Edhe pyetjen mė provokuese e kalon me tė qeshur duke tundur paksa kokėn. Ajo dhe pse s’ka lidhje me Labėrinė pasi ėshtė nga minoriteti grek i Sarandės (Finiqi) ėshtė identifikuar si kėngėtare tipike e kėngės sė polifonisė labe. Nė ēdo aktivitet, ajo kėndon plot vullnet dhe dėshirė pėr tė ecur vetėm pėrpara. Thuajse i ka shėtitur tė gjitha shtete europiane, ku zėri i saj i veēantė, por sidomos kėnga e bukur labe e ka bėrė tė marrė miliona duartrokitje qė nga Izmiri dhe deri nė Paris. Kudo kujtime, emocione qė ajo mundohet t’i shprehė natyrshėm, por qė t’i hedhėsh tė gjitha nė letėr do tė duhen shumė kohė. Megjithatė, Irini thotė se, kam ende shumė pėr tė bėrė. Aktualisht ajo ka pėrgatitur dy albume me kėngė polifonike si dhe kėndoi pas 25 vjetėsh nė koncertin recital tė kompozitorit tė talentuar Enver Shėngjergji, kėngėn e saj tė dashur “Ēfarė po bėn moj Marigo”. Nga jeta e saj artistike jashtė atdheut ajo ndan dy momente kyēe, herėn e parė kur doli jashtė atdheut nė Turqi dhe Festivalin e Dizhonit nė Francė, ku Ansambli i Kėngėve dhe Valleve shkėlqeu nė mėnyrė tė befasishme.
Festivali i Kėngės Popullore Qytetare
Pėr tė mbetet njė risi. Risi pėr shumė arsye, por kryesorja pasi startoi pėr herė tė dytė. Ajo ėshtė njė ndėr 10 pjesėmarrėset e kėtij viti, ku dallon me zėrin e saj, me harmoninė me orkestrėn. Ndoshta me kėtė festival ajo po e plotėson me njė dafinė, kurorėn e fitoreve nė gjithė historinė e saj skenike. Njė dafinė mė shumė, nė kulmin e pjekurisė. Ky festival sipas saj, i mungonte Shqipėrisė, por kompozitorėt, orkestrantėt, regjisorėt, dirigjentėt shqiptarė dinė tė bėjnė gjetje, dinė tė sjellin risi.
Njė kėngė e veēantė nė njė recital tė veēantė
Nė Recitalin e kompozitorit tė dėgjuar Enver Shėngjergji “Njė tufė lulesh kam pėr ju”, (para dy vjetėsh) ajo kėndoi kėngėn “Ē’po qėndis moj Marigo”. Ajo ishte ndėr tė parat qė e pėrgėzoi kompozitorin Enver Shėngjergji pėr kėtė nismė. Ai kishte kohė qė i kishte munguar skenės dhe duhet ta thoshte sėrishmi fjalėn e tij, punėn e tij. Me kėtė rast Irini kėndoi njė nga kėngėt mė tė bukura, mė tė pėlqyera tė repertorit tė saj. Kjo kėngė flinte brenda saj, ishte njė dėshirė shumė e fuqishme ta kėndonte sėrishmi. Pra, po rifreskonte kėngėn “ē’po qėndis moj Marigo”. Kėtė kėngė e ka kėnduar para 27 vitesh nė ansambėl dhe qė atėherė ajo u bė njė kėngė hit, kryevepėr ku ka qenė Drejtor Limoz Dizdari. Gjithmonė, e ka pasur ėndėrr se kur do ta rivendoste pėrsėri nė skenė. Kėtė kėngė e ka kėnduar pėr herė tė parė nė kohėn e monizmit nė vitin 1985. Kjo kėngė pati njė sukses tė jashtėzakonshėm nė publik sepse ishte kėngė e bukur. Kjo kėngė ka njė ndjeshmėri tė arrirė.
Kur e pyet pse nuk ėshtė kėnduar kaq kohė ajo ngre supet. Se di pse nuk ėshtė kėnduar asnjėherė! Pėr arsye tė neglizhencave tė drejtuesve artistik, apo…?!. Erdhi momenti qė atė qė donte ajo e u realizoi.
E mrekulluar. Kjo kėngė ka njė harmoni perfekte. Teksti dhe muzika ecin si valė. Si puhizė. Kanė njė ėmbėlsi qė tė befason. Bėhet fjalė pėr qėndistaren e flamurit. Kjo kėngė i kushtohet pavarėsisė sė Shqipėrisė kur u ngrit flamuri. Marigoja ėshtė qėndistarja e saj. Ndaj e ka kėnduar me shumė dashuri kėtė kėngė. Ishte e lumturuar, kur ja besuan ta kėndonte. Ajo tė jep forcė. E ka nė imagjinatėn e saj Marigonė. Atė femėr vitale, tė fortė, qė me ditė e net tė tėra qėndisi flamurin e pavarėsisė. Ajo pėrjetėsoi pavarėsinė, por mė shumė se aq, Pavarėsia e bėri tė pavdekshme atė. Lexo tekstin, dėgjo muzikėn dhe shkon nė qiellin e shtatė. E kėndon shpesh me vete kėtė kėngė, nė shtėpi, nė rrugė, kur ėshtė nė lėvizje…
Ē’po qėndis moj Marigo
Nėn qerpik tė syrit, o
Nė dorėn e zemrės, o
Lule fushe e lule mali
Lule qė njė prill i fali
Shoqe moj, motra moj
Ajo e dashuron shumė kėtė kėngė.
Shoqėria shqiptare dhe femra
Eh, shoqėria shqiptare...Njė shoqėri ku femra ende nuk e ka zėnė vendin e duhur nė jetė, sepse maskilizmi ėshtė shumė i fuqishėm dhe dominon. Duhet akoma shumė. Femra duhet tė jetė vetė e fuqishme. Ajo si person nuk e ndjen vetinė e maskilizmit sepse e pėrballon ēdo gjė vetė sepse edhe skena e lartėson aq shumė saqė ndjehet nė vendin e duhur. Ka shumė femra qė janė shumė tė talentuara qė janė shumė tė zonja por qė nuk kanė mundėsi. Fajin kryesor, Irini ia vė vetė femrės. Ajo duhet tė luftojė. Nė qoftė se ne nuk luftojmė vetė nė maksimum, askush nuk kujtohet. Ėshtė si puna e fėmijės me nėnėn, qė i jep gji kur ai qan. . Politika tek ne ėshtė ende e paformuar, diletante, thekson ajo. Kjo ndihet mė shumė tek femrat.
Rruga e gjatė e kėngės
Talenti ėshtė i lindur. Ajo ka mbaruar shkollėn e mesme nė Liceun Artistik dhe mė pas vazhdoi shkollėn e lartė nė Akademinė e Arteve. Ėshtė njė muzikante shumė e formuar, por veē kėsaj ėshtė edhe pasioni i saj i brendshėm qė e larton nė kėtė rrugė tė bukur. Kjo e lumturon, pasi me kėngė ajo ka shėtitur gjithė botėn. Vetėm nė Francė ka shkuar 25 herė. Aty janė mahnitur me kėngėt polifonike. Po pėr herė tė parė kur ka shkuar jashtė? Nė vitin 1979. Shkuan nė Turqi. Ishte Festivali i Izmirit. Shkuan me Ansamblin e kėngėve dhe Valleve. Ishte njė ditė qė se harron. Kur pa dritat natėn i dukej se ishte nė njė ėndėrr. Pastaj tregjet plot. Bėnte krahasimet. Eh!. Kur dolėn nė skenė turqit filluan tė thėrrisnin “Arnaut”. Kėngėt tona, vallet tona, kostumet tona ishin befasi pėr ata.
Nė gjithė koncertet jashtė atdheut ajo veēon..?! Atė tė vitit 1981 nė Francė dhe pikėrisht nė Dizhon. Ishte njė Festival i jashtėzakonshėm. Edhe sot e kujton me mall. Ishte hera e parė qė shkonte nė Francė. Franca ishte magjike. Jashtė ēdo parashikimi. Zot, s’i besohej…! Kur dhanė shfaqjen nė Dizhon s’kishte spektator qė s’qe ngritur nė kėmbė. Duartrokitje frenetike. Kėngėt polifonike ishin pėr ta si ėmbėlsira nė fund tė dasmės. Gazetat shkruanin me superlativa. Tė nesėrmen ju bėnė njė ftesė speciale nė Shans-Elize. Salla ishte mbushur plot. S’kishte vend as nė kėmbė. Sa donin tė fillonim shfaqjen kur vjen policia dhe thotė largohuni se kanė vendosur bombė nė sallė. Ishin momente shumė tė tensionuara. Por Ansambli vendosi. Do ta japim shfaqjen me ēdo ēmim. Askush se besonte. Por ata u ngjitėn nė skenė. Suksesi ishte i jashtėzakonshėm. Njerėzit e pėrmbysėn sallėn nga duartrokitjet.
Edhe njė moment tjetėr po nė Francė. Pikėrisht nė vitin 1997. Ishte korrik. Ishte periudha e trazirave. I pritėn me shumė rezerva. Mund tė thuhet se i shihnin me pėrēmim. Kishim fituar njė nam tė keq. Por kur filloi shfaqja ēdo gjė ndryshoi. Nga kėnga nė kėngė, nga vallja nė valle, spektatorėt po ndryshonte. Nė fund u ngritėn tė gjithė nė kėmbė dhe thėrrisnin “Albania”, “ Albania ”, . Atė ditė ishte dhe me temperaturė.
Pengjet
Artisti sipas saj ka shumė pengje, pasi ejta skenike ėshtė e gjatė dhe e mbushur me tė papritura. Skenat e botės e kanė bėrė mė tė fortė dhe pėr ēdo ditė i realizojnė pengjet. Nė pėrgjithėsi pengjet e kėngėtarit janė arkivi i kėngėve, albumeve, klipeve. Duhet thėnė se ėshtė ndėr tė paktat kėngėtare qė tė gjitha i ka realizuar nė mėnyrė perfekte dhe pa shumė zhurmė, por me shumė sukses. Pra pengu i saj i vetėm ėshtė qė vazhdimisht tė sjellė para publikut kėngė tė reja. Kėngė siē di ajo ti kėndojė. Kėngė qė tė mbėrthejnė dhe tė sugjesticionojnė. Tė sjell kėngė qė ajo vetėm di ti kėndojė dhe qė nė llojin e saj nuk ka konkurrentė. Ajo ecėn nė autostradėn e bukur tė kėngės si zanė, duke dhuruar tinguj magjik dhe duke marrė me vete mijėra e mijėra duartrokitje frenetike. Kjo ėshtė Irini Qirjako, femra dinjitoze dhe me zė magjik.
Krijoni Kontakt