Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Intervista e z. Ali Ahmetit dhënë gazetës Fakti!

    INTERVISTE: ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-se

    Me shume debat, e me pak fyerje

    Intervistoi: HALIT AJDINI

    Ne kete interviste solemne per FAKTI-n, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, flet hapur per sukseset, por edhe per ngecjet e procesit politik. Ai u ben ftese publike mediave ta monitorojne punen e funksionareve te kesaj partie, kurse per zhvillimin e demokracise se brendshme partiake ai preferon kritiken, e pse jo edhe fraksionin, si institucion legjitim i mendimit ndryshe.



    Ne kete interviste ekskluzive, zoti Ahmeti e fton opoziten shqiptare te ndihmoje procesin duke detektuar mangesi e jo duke ofenduar njerez dhe perbaltur ate qe eshte arritur. Ai nuk beson se ndonje funksionar i BDI-se ka penguar ndonje afarist, mirepo u ben ftese publike ketyre te fundit qe te denoncojne cdo padrejtesi qe u behet atyre.

    “Ka pasur procese te montuara gjyqesore”. Kete mendim te tij lideri i BDI-se e mbeshtet me faktin se ende ekzistojne struktura te cileve u pengon avancimi i shpejte i te drejtave te shqiptareve, prandaj u apelon institucioneve te drejtesise qe te rishqyrtojne te gjitha rastet qe kane rezultuar ne denime drakoniane te shqiptareve te Sopotit, Kumanoves dhe rretheve te tjera.

    Sa i perket Kosoves, Ali Ahmeti ka kerkuar nga politikanet maqedonas qe te krijojne raporte te shendosha me Kosoven dhe nuk e ka fshehur para tyre se eshte per pavaresine e Kosoves, per te cilen, sic thote ai, ka luftuar dhe ka mundur ta jape edhe jeten.

    FAKTI: Ne kete nderrim motesh, e udhes dhe e modes eshte te na thoni se si do ta vleresonit vitin qe po e leme pas?

    AHMETI: Qytetaret jane vleresuesit me te mire te gjendjes politike. Shqiptaret ne Maqedoni pas kater vjetesh kane fituar pozicione shume te fuqishme qofte ne bashkeqeverisje, qofte ne progresin qe eshte bere ne drejtim te perparimit te te drejtave kombetare. Mund te thuhet se shqiptaret kane filluar ta ndjejne Maqedonine edhe per shtet te tyre. Kuptohet ne do te vazhdojme edhe ne te ardhmen qe ky perceptim per Maqedonine te mos jete vetem ne rrafshin deklarativ, por edhe ne ate praktik. Nese ia hidhni nje veshtrim peizazhit politik te Maqedonise do te vereni se shqiptaret tani nuk kane status inferior, por te barabarte. BDI ka kontribuuar qe barabaresine e shqiptareve ne Maqedonise ta ngreje ne angazhim te vazhdueshem politik qe nuk njeh korniza dhe limite kohore. Per ne si parti te drejtat kombetare e njerezore nuk mund te mbyllen ne suaza te mandateve politike, por ato te drejta kane zhvillimin e tyre progresiv dhe askush nuk mundet te prej si me thike hovin e zhvillimit dialektik te kerkesave per avancim dhe zhvillim te barabaresise dhe lirise se individit.

    Maqedonia eshte shtet edhe i shqiptareve

    FAKTI: Ju thoni se shqiptaret e kane ndjere Maqedonine per shtet te vetin. Ka ndodhur kjo ne praktike, apo eshte vetem nje gjakim i nje politikani?
    AHMETI: Shqiptaret ne Maqedoni kane universitet te vetin shteteror. Per mua eshte nje e arritur e madhe dhe nje nder i madh per popullin tone. Universiteti ka autonomi te plote dhe ne momentin qe do te kete kuadro dhe kushte mund te themeloje cfaredo drejtimi qe do te vleresoje se eshte i nevojshem.

    E dyta, shqiptaret sot lirshem perdorin simbolet kombetare.

    E treta, shqiptaret kane filluar te ndertojne monumente, duke filluar nga figurat qe na kane nderuar, duke filluar nga Skenderbeu, qe per shumeke do te ishte utopike, sic eshte gurthemeli i permendores se Skenderbuet ne Shkup. Shume shpejt do te shpallet tenderi nderkombetar per permendoren e Skenderbeut dhe brenda vitit 2006, Skenderbeu do te vije ne Shkup.

    Nje dimension i rendesishem qe e ben me permbajtesor sintagmen “Maqedonia shtet edhe i shqiptareve” eshte edhe rikthimi i memories kolektive te shqiptareve, duke perkujtuar figurat me te rendesishme qe kane dhene gjithcka per lirine tone sot. Prandaj, tani ka shume nisma per te perkujtuar keto figura, qe nga Struga e deri ne Kumanove. Ne kete kontekst kemi paralajmeruar iniciativen per ngritjen e nje shtatoreje per rilindesin tone kombetar te Josif Bagerit dhe emri i tij do te stolise Institutin e Studimeve Albanologjike, i cili duhet te themelohet se shpejti.

    Eshte edhe nje figure markante e aneve tona qe e meriton te perkujtohet. Behet fjale per ministrin e pare te Mbrojtjes, Mehmet Deralla. Ne kete drejtim ne kemi bere perpjekje qe te leme gjurme me cka jeta u ka krijuar rivalitet.

    Monumentet historike ne teresi na nderojne si komb. Ne e kemi per obligim kombetar e moral te freskojme kujtesen e shqiptareve duke rikthyer ne ambientet tona permendoret qe nderojne figuren dhe vepren e tyre.
    Marreveshja e Ohrit ishte ajo qe i dha vize Maqedonise per t’u kandiduar ne BE .

    FAKTI: Zoti Ahmeti, jeni duke folur per heronjte e te kaluares. Cfare jeni duke bere per heronjte e kohes se sotme, konkretisht per deshmoret e vitit 2001 dhe per familjet e tyre?

    AHMETI: Jemi duke pergatitur ligjin per te demtuarit e konfliktit 2001. Gjithe deshmoret e vitit 2001, familjet e tyre dhe invalidet e luftes do te trajtohen drejt, nga ekzekutivi. Presim qe ky ligj te kaloje sa me shpejt ne Parlament dhe te miratohet. Realitetin nuk mund ta ndryshojme, prandaj edhe ky ligj do te jete shprehje e ketij realiteti.

    Kushtetuta e vendit eshte ndryshuar. Eshte arritur Marreveshja e Ohrit. Kjo marreveshje kishte si synim eliminimin e padrejtesive historike qe u jane bere shqiptareve. Arritem qe ketyre padrejtesive t’u japim fund. Dy komunitetet me te medha ne Maqedoni, shqiptaret dhe maqedonasit, kane rene ne ujdi qe marreveshja te implementohet dhe per kete ka disponim pozitiv. Fundja askush nuk mund ta mohoje se pikerisht Marreveshja e Ohrit ishte ajo qe i dha vize Maqedonise per t’u kandiduar ne BE. Kuptohet ne asnjehere nuk e kemi thene se kjo marreveshje i mbyll te gjitha shtigjet e avancimit te te drejtave te shqiptareve. Madje konsiderojme se ka edhe shume pune per t’u bere. Jam i vetedijshem se problemet e shqiptareve qe jane grumbulluar per pesedhjete vjet, nuk mund te zgjidhen per kater vjet.



    FAKTI: Kur do te miratohet, Ligji per deshmoret, para apo pas zgjedhjeve ?



    AHMETI: Kete do te vendosim bashkerisht me partneret e koalicionit. Besoj se do te gjejme kohen e duhur. Me rendesi eshte qe familjet e deshmoreve, invalidet e luftes do te kene perkujdesje institucionale.



    FAKTI: Opinioni publik shqiptar ne Maqedoni shpreh brengen se ka shume procese gjyqesore te montuara, ku viktima, zakonisht, jane ish-luftetaret e UCK-se, apo qytetaret e thjeshte. Mjafton te permendim rastin e Sopotit, denimin e Agim Behlulit dhe te shume te rinjve nga Kumanova, Shkupi dhe qytetet tjera. Drejtesia nuk funksion si duhet dhe ajo, fatkeqesisht, eshte e politizuar. Pse po ndodh kjo?


    AHMETI: Eshte nje situate e cila nuk mund te injorohet. Ne vazhdimesi kam kerkuar qe te gjitha ceshtjet te gjykohen drejt, pa pretenduar asnjera pale per hakmarrje. Keto qe permendni ju, jane dy raste konkrete. Nje ne Sopot dhe tjetri ne Kumanove. Mendimi im eshte se gjykimet e ketyre rasteve permbajne ne vete shume anomali, si te natyres profesionale, ashtu edhe te asaj logjike. Eshte gati se eshte e pamundur qe te grumbullohen 20 veta dhe te vendosin te bejne veprimtari diversive, duke vendosur mjete shperthyese. Edhe ne takimet e mia me nderkombetaret kam shprehur brengen time dhe opinionin tim se te gjitha ketyre proceseve u vjen era montim dhe hakmarrje politike. Prandaj edhe insistoj qe kjo ceshtje te ngrihet dhe te gjykohet drejt per shkak se pjesa derrmuese e ketyre njerezve jane te pafajshem.

    Ne rastin e Sopotit, procesi eshte shume i komplikuar. NATO ka kerkuar qe te gjendet fajtori. Ne anen tjeter dikujt i konvenon qe shqiptaret te shpallen fajtore a priori, madje duke i vendosur ata ne nje pozicion anti NATO. Une e kuptoj kete loje, mirepo me makinacione te tilla nuk mund te vihet ne pikepyetje percaktimi properendimor i shqiptareve, as gjakimi i tyre per nje integrim civilizues ne strukturat e sigurise kolektive, ku lider pa dyshim eshte NATO-ja.

    Ftoj institucionet e drejtesise qe keto raste t’i rishqyrtojne edhe njehere, duke shpallur pafajesine e ketyre njerezve te cilet me asgje nuk e meritojne te jene prapa grilave.

    Strukturat qe merren me sigurine e shtetit le te gjejne fajtoret e vertete, sidomos ata qe i fabrikuan keto incidente.

    Qe nga nenshkrimi i Marreveshjes se Ohrit, ka pasur mjaft provokime te ndryshme, me prapavije te qarte politike. Nuk mund te mohoj se ka pasur edhe ndonje shqiptar qe kishte marre pjese ne keto provokime, por nuk perjashtoj mundesine qe ai shqiptar te jete i dirigjuar a porositur nga qendrat e caktuara te cilave u pengon avancimi i shpejte i te drejtave te shqiptareve. Duke gjetur shqiptar qe mund te manipulohen, keto qendra madje kane per qellim edhe te ngadalesojne procesin e pavaresise se Kosoves, realizimin e Marreveshjes se Ohrit, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Struktura te caktuara te sherbimeve sekrete i kane fabrikuar keto incidente me qellim te pengimit te ketyre proceseve.



    Jam per nje kritike te hapur brenda partise



    FAKTI: Ne c’shkalle eshte bere profilizimi dhe strukturimi i brendshem i BDI-se si force partiake qe synon te jete lidere ne hapesiren e ketushme politike?


    AHMETI: Ne radhe te pare, ne jemi perpjekur qe te profilizohemi si parti politike, dhe njera nga detyrat kryesore qe une dhe bashkepunetoret e mi i kemi shtruar vetes, ishte qe te krijojme vlera te cilat do te na nderonin dhe do te na motivonin per pune edhe me te suksesshme.

    Jane bere kuvendet e degeve, pastaj erdhi kongresi dhe gjithe kete pune jemi munduar ta bejme me transparence, duke i ftuar edhe mediat qe te asistojne ne punimet e ketyre forumeve partiake.

    Une nuk frikohem nga debati dhe nga kritika e hapur. Ku ka debat ka progres. Ku ka kritike ka progres. Debati dhe kritika jane vlera. Perderisa jane vlera, ato duhet t’i kultivojme.



    Nje vlere tjeter qe deshiroj ta theksoj eshte edhe demokratizimi i brendshem i partise. Ky demokratizim, mendoj une, nuk arrihet permes mendimeve te unifikuara, por edhe permes debateve dhe konfrontimeve te brendshme. Ne kete kontekst une preferoj edhe legalizimin e fraksionit ne parti. Dhe gjithe kjo te jete sa me transparente per opinionin publik, duke mos fshehur asgje nga ata qe na kane votuar dhe nga ata qe jane te interesuar per ecurine e proceseve. Fundja ne nuk bejme pasurimin e uraniumit, apo planifikimin e ndonje sekreti ushtarak. Problemet duhet bere publike, kurse qytetaret jane ata qe japin vleresime. Pa nje mekanizem te tille te komunikimit dhe transparences nuk mund te pretendojme se e praktikojme demokracine. Kjo i jep pergjigje edhe interesimit tuaj per profilizimin e BDI-se, i cili nuk mund te ndodhe duke qene te mbyllur per opinionin dhe duke bllokuar dhe kritiken e brendshme partiake.



    FAKTI: Si lider i BDI-se, sa jeni te kenaqur me punen e funksionareve tuaj ne pushtetin qendror dhe ne ate lokal?



    AHMETI: Njerezit qe i kane marre pergjegjesite, qe nga zevendeskryeministri e deri te anetari i thjeshte i komunes, po bejne perpjekje qe proceset t’i cojne perpara. Nuk them se jane te perkryer. Por jam i kenaqur qe po mundohen te avancojne proceset. Ka vend per te bere edhe me shume, mirepo punet per cdo dite po levizin perpara.

    Ndersa sa i perket punes se kryetareve te komunave, jam i befasuar kendshem me kryetarin e Gostivarit, Tetoves, Strugen, Cairit. Komunat rurale po ngecin per shkak te mungeses se mjeteve dhe qytetareve te saj te varfer. Kemi bere disa projekte per komunat e pazhvilluara per te permiresuar gjendjen e qytetareve dhe infrastrukturen e tyre.

    Vetem gjashte muaj na ndajne nga zgjedhjet e fundit lokale dhe per keta muaj jam shume i kenaqur nga puna e kryetareve te komunave. Mjetet qe jane ndare per komunat, jane realizuar ne afatin e parapare. BDI-ja vetem per afatin prill-dhjetor, ka realizuar 90 per qind te te gjithe programit qe e ka premtuar gjate zgjedhjes. Kjo do te thote se ne pushtetin lokal brenda tre vjetesh te ardhshem do te realizojme edhe shume projekte tjera.



    FAKTI: Ne veshet tuaj, me siguri, arrijne ankesa dhe kerkesa te qytetareve. A mund te na thoni se si e perceptoni disponimin e qytetareve, sa jeni ne kontakt me ta dhe se u kushtoni vemendje halleve te tyre?



    AHMETI: Pas Vitit te Ri planifikoj te dal te takoj qytetaret dhe te shoh sa jane te kenaqur ata dhe cfare u mungon atyre. Veshtiresi sigurisht qe ka. Qytetaret duhet te me kuptojne se ne te njejten kohe nuk mund te plotesoj kerkesat e te gjitheve, mirepo ne kete faze te shkurter eshte shume me rendesi qe ne kemi arritur te fokusohemi ne disa ceshtje jetike: e para, kemi instaluar standarde te punes se mirefillte, e dyta, po pergatitemi te krijojme nje ambient te volitshem per investime, dhe e treta, te hapim vende te reja te punes.



    Te denoncohen pengesat burokratike te ndonje funksionari te BDI-se



    FAKTI: Shqiptaret e diaspores jane te interesuar te investojne?, Sa po u krijohen atyre kushte qe te investojne ne Maqedoni, ndonese per hir te se vertetes asgje nuk po shohim konkretisht ne kete drejtim?



    AHMETI: Po punojme qe te krijojme parakushte per investime. Shqiptaret ne diaspore kane kapital dhe eshte e vertete se ata jane te interesuar qe te investojne ketu. Mirepo ne qe bejme politike jemi te obliguar t’u sigurojme parakushte atyre, sepse askush nuk e ka bere ate kapital qe te vije dhe ta humbe ketu. Ata kerkojne siguri, ligje, oponence te mirefillte konkurruese etj. Hapat e pare jane bere. Ne Oher mora vete pjese para disa ditesh ne perurimin e nje investimi prej 10 milione dollaresh te nje qytetari nga Maqedonia qe jeton ne Amerike. Kjo nuk mjafton, por ne te ardhmen do te punojme edhe me shume. Qytetaret kerkojne levizje te lire, siguri, funksionim te ligjeve. Ne cdo takim me qytetaret ata kerkojne qe te hiqen vizat. Tash jane krijuar rrethanat. Se shpejti njerezit do te fillojne te qarkullojne, por mbi te gjitha do te krijohet siguria me e madhe per te gjithe ata qe jane te interesuar per investime.

    Gjithmone kam bere thirrje neper media qe te me njoftojne edhe per nje qytetar te vetem nese i behen pengesa burokratike ne raste kur ata jane te interesuar te investojne.



    FAKTI: Shpesh na ka rene t’i degjojme perfaqesuesit e ndryshem te BDI-se te thone se eshte implementuar nje pjese e madhe e Marreveshjes e Ohrit, nderkohe qe opozita shqiptare e mendon te kunderten, duke thene se kjo marreveshje ka ngecur shume. Cila eshte e verteta sipas jush?


    AHMETI: Opozita vetem akuzon duke thene se nuk eshte bere asgje. Dihet qe me se lehti eshte te kritikosh, te qendrosh ne shkallet e stadiumit dhe te besh verejtje se pse nuk jep gol. Kjo nuk eshte fer dhe e ndershme qe te kerkohet nga une te permiresoj per tre vjet padrejtesite e 150 vjeteve. Duhet te jemi realiste. Marreveshja e Ohrit eshte kompromis. Kete marreveshje e kane nenshkruar edhe partite qe sot jane ne opozite. Ata me kane lutur mua qe ta nenshkruaj marreveshjen, mirepo une i kam autorizuar ata qe ta nenshkruajne. Si u be qe kjo marreveshje kaq e mire ne fillim, kur ata ishin ende ne qeveri, te ishte e mire dhe ne momentin qe i humben zgjedhjet, po e njejta marreveshje te shpallet si e keqe. Madje u shkua aq larg sa u tha se po te beheshin edhe njehere negociatat, ate marreveshje nuk do ta nenshkruanin. A nuk tingellon kjo si hipokrizi. E lus opoziten shqiptare qe te jete sa me e qarte ne deklaratat e tyre dhe te thone hapur se cka nuk eshte bere deri me tani, qe ta bejme ne te ardhmen. Nuk mund te thuhet vazhdimisht se nuk eshte bere asgje, dhe te mos dish se cfare nuk eshte bere.



    Opozita duhet te beje kritika e jo te ofendoje



    FAKTI: Opozita shqiptare ka verejtje konkrete sa i perket perfaqesimit adekuat te shqiptareve, duke thene se ne kete drejtim eshte bere shume pak dhe eshte mjaft larg senzusi prej 25 perqindeshit sa duhet te jene shqiptaret te perfaqesuar neper institucione?


    AHMETI: Ka shumecka te vertete ketu. Kemi shume vende ku nuk eshte arritur 25 perqindeshi. Per kete jam i vetedijshem se do te na duhet shume kohe. Kemi diku 15 per qind, diku kemi 20 per qind, diku mbi 25 per qind, por kemi shume vende me 0 per qind te perfaqesimit te shqiptareve. Shteti ka mbi 100 institucione. Kerkoj qe te gjithe se bashku te punojme ne kete drejtim, qe te realizojme 25 perqindeshin e parapare. E di qe ka veshtiresi. Per kete periudhe te shkurter nuk eshte e mundur qe te arrihet 25 perqindeshi ne te gjithe institucionet e shtetit. Partite opozitare duke akuzuar mendojne se mund te fitojne zgjedhjet e ardhshme. Per fat te keq te opozites elektorati ne Maqedoni eshte vetedijesuar dhe ai vlereson punen e jo fjalen. Une perpiqem qe t’u iki zenkave qe na irritojne pasi qe ne Maqedoni qytetaret jane ngopur duke pare se si shpallen pa baze tradhtaret brenda nates dhe si jepen akuza pa fije argumenti.



    FAKTI: BDI a ka bere akuza te tilla?



    AHMETI: Ne punojme dhe nuk shajme. Une i kam porositur te gjithe te BDI-se, qe te mos bejne lufte te paleverdishme. Une nuk fitoj asgje nese fyej dike, ose shpif ndaj drejtuesve te partive tjera. Ne na duhet nje lufte konstruktive ne ide dhe pune. Neve na nevojitet nje opozite e forte, serioze dhe konstruktive, e cila do te kritikonte fenomenet dhe proceset e jo te shpallte si platforme ofendimin dhe perbaltjen e kundershtarit politik.

    Jane zhvilluar gjithe keto ngjarje ne favor te shqiptareve dhe opozita shqiptare nuk merr pjese ne institucione. Ne kafe nuk i ndihmohet popullit. Referendumi, simbolet, Universiteti i Tetoves, dhe shume ceshtje te tjera qe jane zhvilluar, ata nuk kane mare pjese askund. Do ta le qe te gjitha keto t’i vleresojne qytetaret.

    Nje opozite e mencur, i jep nxitje pushtetit te punoje me mire, kurse nje opozite budallaqe i jep shanse pushtetit te vazhdoje te qeverise me komoditet edhe nje mandat plus.



    FAKTI: BDI-ja para dhe pas kongresit. Doli me e forte partia pas kongresit dhe sa jeni ju te kenaqur me vizionin qe hapi ky kongres?


    AHMETI: Nuk eshte ne natyren time te shoh tangarllek, mirepo BDI-ja eshte ne gjendje per cdo muaj te mbaje nga nje kongres dhe te jete shume me i suksesshem. Ne kemi nje anetaresi shume stabile. Asnjehere nuk eshte diskutuar se kush do ta zere kete apo ate vend. Ne jemi perpjekur te gjithe se bashku te krijojme nje statut dhe nje program per shtigje te gjata. BDI-ja nuk ka nevoje qe per cdo kongres te beje program te ri, por me kalimin e kohes te vijne ndryshimet ne baze te nevojave te kohes. Pas kongresit eshte krijuar nje klime shume me e mire. Presim qe se shpejti te mbahet kongresi i rinise se BDI-se, kongresi i forumit te gruas. Deri ne pranvere te 2006 te gjitha strukturat partiake do te jene gati.



    Jo vetem qe jam per pavaresine e Kosoves, por edhe kam luftuar per ate pavaresi



    FAKTI: Eshte nje vleresim i pergjithshem se Shkupi zyrtar e ka nderruar kursin ndaj Kosoves, duke i dhene perparesi nje klime qe kultivon raporte te mira dhe qe Kosoven nuk e shikon me me dioptrine e Beogradit. Sa keni reflektuar ju si parti ne ndryshimin pozitiv te ketyre raporteve?


    AHMETI: Une asnjehere nuk e kam fshehur faktin se lidhja ime me Kosoven daton shume heret dhe kjo lidhje ka qene ideali im jetesor. Politikaneve maqedonas, perfshire kryetarin e ndjere Trajkovskin, por edhe ate aktual Cervenkovski, dhe te tjereve, u kam thene hapur se une jo vetem qe jam per pavaresine e Kosoves, por edhe kam luftuar per ate pavaresi dhe kam mundur te vdes ne Kosove.

    Kolegeve politikane maqedonas u kam thene qe te reflektojne pozitivisht ne kete drejtim, per shkak se 25 per qind e shqiptareve ne Maqedoni mendojne si une. Ata i kam lutur qe te lirohen nga kompleksi se pavaresia e Kosoves po rrezikuaka Maqedonine. Perkundrazi, mendoj se pavaresia e Kosoves krijon stabilitet per Maqedonine dhe rajonin. E gjithe kjo e ndihmon rajonin qe te integrohet ne NATO dhe ne BE. Konsideroj se keto perceptime te mia jane kuptuar drejt nga krere politike maqedonas dhe kjo ka ndikuar qe raportet te ndryshojne.

    Ne anen tjeter, mendoj se jane vendosur relacione tjera ne Ballkan. Serbia duhet te lirohet prej barres se quajtur Kosove. Eshte absurditet i llojit te vet qe Kosova te kthehet nen Serbi. Ne Kosove ka prosperitet. Aty duhet te respektohen te drejta e popullit pakice. Pergjegjesine duhet ta marrin vete shqiptaret e Kosoves dhe t’u garantojne te drejta te gjithe popujve pakice ne Kosove. Kosova ka kapital njerezor. Ka shume njerez te deshmuar qe kane kontribuar per lirine e Kosoves. Ndersa serbet e Kosoves direktivat duhet te fillojne t’i marrin nga Prishtina e jo nga Beogradi. Serbet e Kosoves duhet te marrin shembull nga shqiptaret e Maqedonise te cilet per te drejtat e tyre kane vendosur vete pa marre direktiva nga Kosova apo Shqiperia. Kete model duhet ta kene si shembull.



    FAKTI: Per fund, cili do te jete mesazhi juaj per 2006?



    AHMETI: Uroj qe te jemi me te lumtur se ne vitin qe po e leme pas. Mirepo lumturia nuk arrihet pa sakrifica. Sakrifice me e madhe eshte te tejkalojme vetveten dhe te gjejme pikat qe na bashkojne. Do te jem i lumtur nese puna ime si politikan do te jete e dobishme edhe per te tjeret.


    Fakti, Dhjetor 2005
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    AHMETI: Uroj qe te jemi me te lumtur se ne vitin qe po e leme pas. Mirepo lumturia nuk arrihet pa sakrifica. Sakrifice me e madhe eshte te tejkalojme vetveten dhe te gjejme pikat qe na bashkojne. Do te jem i lumtur nese puna ime si politikan do te jete e dobishme edhe per te tjeret.




    po mire bre zoti ahmeti ,jemi mirnjohes ndaj punes dhe kontributyin e juaj te cmuar si ne kosove ashtu edhe ne maqedoni cka keni kontribuar per qeshtjen shqiptare,mirepo une ju drejtohem popullit shqiptar dhe juve ,ku thonni se " lumturia nuk arrihet pa sakrifica" a ende ne shqiptaret e maqedonise duhet te sakrifikojme per qeshtjen shqiptare dhe te drejtat qe na perkasin si kombe ne maqedoni,a e harruat gjakun e deshmoreve dhe sakrificat e fshatarve ne komunen e LIkoves dhe ne fshatrat e malsis se shkupi si breza,malina dhe tanusha cka jane lene nen meshirene kohes,dhe ende kemba juaj nuk ka shkele ne keto fshatra et shkupit.
    sidoqoft ky eshte njje mendim i nje stduenti ne Uejl-tetove,mirepo mjaft e pate populli shqipatr me sakrifica,ju jeni te perzjedhurit e popullit ne parlament dhe duhet ti permushni amanetin e e deshmoreve per kete kohe te shkurtur cka ju mbet ne pushtet,

  3. #3
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Pune pune sa me shume me duket se eshte me se e sakte

Tema të Ngjashme

  1. Historia e bllokimit të gazetës Rilindja
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •