-
Cfare e ben nje film, KULT?
Cfare e ben nje film te madh, te paharrueshem, te pavdekshem qe i reziston edhe armikut me te madh kohes?
-
-
Pyetje SHUME interesante !
Per mungese kohe, dhe per te mos dhene nje opinion "shpejt e shpejt", te premtoj se do te shkruaj diçka sa mundem sonte. Por pyetja eshte vertet me vlerë!
-
-
Romeo,
Jean Luc Godard ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...7&postcount=7), nje nga regjizorėt me te medhej qe ti jete dhene me shume kinematografise ( sa per filmat e realizuar prej tij po aq dhe ne planin teorik) thote: "E keni vene ré: asnjehere nuk thuhet "libra te vjeter", por per filmat thuhet: "film i vjeter" " !
Pra si te thuash, letersia nuk plaket, ndersa filmat... po ! Pra, si te thuash, te gjithe filmat, edhe pse lindin te lirė dhe tė barabartė ashtu sikunder njerezit, plaken. Megjithate, ka nje diference midis atyre qe arrijne tu rezistojne ne nje pjese te madhe kohes, dhe te tjere qe harrohen me kohėn.
Te flasesh per filma kult, pra per ato qe i kane rezistuar kohės, eshte disi e veshtire, por mua me duket se ka disa "arsye" qe nje film te kthehet ne film-kult:
Se pari, ne film kult hyjne ato filma qe kane qene suksese te medha te publikut, pra jane shikuar nga nje numer shume i madh njerezish. Tipike per kete jane disa nga filmat e Charlie Chaplin-it ("Diktatori", "Dritat e qytetit"... etj). Por ka dhe filma qe ndofta nuk perbejne ndonje vlerź te madhe artistike, por duke qene se jane shikuar nga nje numer tejet i madh spektatorėsh (hyjne shume arsye ketu...), kthehn ne filma-kult. P.sh: "Love story", film i Arthur Hiller, shfaqur ne kinema ne fillim te viteve 1970. Askush nuk eshte ne gjendje sot te numeroje filma te tjere, shumica romanca pa vlerė, te Arthur Hiller-it pasi ai, sipas te gjitha gjasave ka qene regjizor pa talent. Megjithate, kush nuk e njeh "Love story", qe sigurisht eshte nje film tejet medioker, por KULT ! E njejta gje mund te thuhet edhe per filma te tjeter, mė te vonėt, si "Titanic", qe per mendimin tim mbetet nje film mediokėr me gjithe famėn e madhe (kultin !) qe ka arritur te fitoje.
Disa filma te tjere kthehen ne kult per nga tematika qe trajtojne: ne momente te ndryshme, publiku ka nevoje per nje histori qe "i shkon per shtat" (si te thuash), pra ka nevoje te shohe nje histori te tillė. "Roma, cittą aperta" (Roma, qytet i lirė) Rosselinit (nje film kult, por dhe i mrekullueshėm!) doli ne ekranet e kinemase ne 1945, pikerisht pak muaj pas ēlirimit te Italisė ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...5&postcount=19 )
Shumica e filmave me vlera artistike, ne me te shumten e rasteve, jane injoruar nga publiku i gjėrė , edhe pse mund te brohoritur asokohe nga kritika e specializuar. Por koha (gjithmone koha !) ka konfirmuar vlerat e tyre dhe ketu ka shume per tu permendur, duke filluar qe nga "The night of the hunter" (La nuit du chasseur") e Charles Laughton ne 1955, nje nga filmat qe i ka dhene artit te kinematografise sa nuk i kane dhene mijėra te tjere bashke. Por "The night of the hunter" (http://www.forumishqiptar.com/showpo...56&postcount=2) doli ne kinema ne vitin 1955, ne kulmin e fillimit te filmave me ngjyrė, nderkohe qe filmi ne fjale eshte bardhe e zi, por me nje estetikė dritė-hijeje qe e ka kthyer ne film-referencė ! Njerezia, asokohe, vraponin pas filmave me ngjyre, ndaj dhe e braktisėn nje perlė te tillź kinematografike per te cilen u desh kohe ti rinjiheshin vlerat e jashtezakonshme.
Ka dhe nje sekret: ka disa nga filmat qe jane kthyer ne kult dhe qe mbarsin vlera te medha artistike, por kane qene edhe te suksesshėm perpara publikut neper kinema (pra jane parė nga shume njerez). Shpesh here, keto filma jane filma te cilet publiku shkon ti shikoje "si pa dashje", pra ka nje keqkuptim per sa i perket arsyes per ta pare nje film te tillź. Konkretisht, "La dolce vita" e Fellinit mbushte sallat e kinemase ne vitet '60-te, sepse publiku mendonte se po shikonte nje film liberal (per kohėn), pra, si te thuash, publiku shkonte per te pare dekoltenė e Anita Ekberg-ut te bukur ! Nderkohe qe vlerat e "La dolce vita"-s jane krejt gjetiu !! ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=23).
Pra ka shume arsye qe nje film te kthehet ne kult: qe nga ato qe lidhen me vlerat e mirefillta artistike (http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51135) dhe (http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45539), e deri nga ato filma qe pelqehen per arsye te tendenca se klientelės, ne nje moment te caktuar (konkretisht, ne ditet tona, ata qe mbushin me se shumti sallat e medha te kinemase jane adoleshentė, ndaj eshte " e llogjikshme" qe filma si "Harry Poter" te kthehen ne KULT !
-
-
filmi KULT ështe një emertim që shprehen më së shumti adhuruesit ee kinemas për të kualifikuar një film që dallohet nga filma të tjerë nga një nderlidhje të veçantëqë ka me shikuesit të cilËt e kan parË këtË film duke ndjekur bujen që iu është kushtuar ketij filmi permes mediave dhe influances që ka pasur ne seancat e para të javes në kinema ky film....
ne ç'do rast, filmin kult e mbajn gjallë fanët e tijë(adhuruesit)qe edhe shumë vite pas qfaçjes në salla mbajn kontakte me atE¨film duke kolekcionuar afishe te atij filmi si dhe artikuj gazetash e deri tek bileta e prerë qe e ruajn si kujtim...
Nje film kult nuk do thot te jetë një kryeveper apo një film i njohur nga te gjithë por kryesorja ky film mbetet ne memorie mË së gjati dhe i tejkalon gjeneracionet....
Sa per perfundim, nje film kult ështe ai film i cili mund te shikohet disa here nga fanet e tijë duke bartur me vete një mori situatash ose dialogje te cituara në rrethana te ndryshme.
Pastaj edhe filmi kult ndahet ne disa kategori:
"2001 Odiseja e gjithësisë" nga Stanlej Kubrik
"Spartakus"
"Kumbara"
"Lov Stori"
"Elefant Man"
"King kong"
"Njeriu i Vogël, i Madh"
"Taksi Driver"
"Ekspresi i Mesnates"
"Orange mekanikë"
"7 Samurajët"
"Lufta e Yjeve"
"Egzorsisti"
"Vallzimi më ujqërit" etj....
pershtatur nga Wikipedia nga kreksi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt