Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 111
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Po mire nje pyetje po jua bej juve wehabistav .
    Po a jeni ju qe po thuani se eshte e ndaluar filozofia.
    Pse pra po mbyteni duke "filozofu"neper forume poshte e nalt .
    A aç shume deshire i keni lajmet nga vatikani ,ne shume vende po thuani se i keni armiç vatikanin .
    Si eshte e lejuar per juve te mirreni me informata nga siç i quani ju qafirat .Edhe lajmet sekrete ju i paskeni zbuluar ,aç detektiva te forte qe jeni ju .
    Ibrahim Rugova gjithmone e ndante pushtetin me te tjeret .
    Ja qe 2 here ju jep partive te tjera postin e kryeministrit ,ky post me i rendesishem se sa i vet presindences se vet .
    Ibrahim Rugova eshte gjeniu i ketij shekulli per neve shqiptaret ai eshte hero i gjalle ,askush nuk ka merita me te medha nga politikanet se ai .
    Hej wahabi sekt ne qofte se ju besoni ne keso lajme te rrejshme dhe ne keso lajme kinse sekrete .
    Pra a ju besoni lajmeve sekrete qe fliten edhe per wehabistet e juaj .

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une e pergezoj konvertimin e Rugoves ne katolik. Eshte shembulli me i mire per shqiptaret e Kosoves qe duan te kthehen ne rrenjet e tyre prej te cilave shumica u shkulen sa nga interesi material po aq nga padituria e pamundesia.


    Katolicizmi eshte e vetmja fe tradicionale kristiane qe do ti jap zhvillim shpirteror dhe etnik shqiptareve te Kosoves.


    Optimalja eshte qe shqiptaret ta kuptojne vete kete gje.


    Megjithate, per ate pjese qe do te mbetet muslimane, ata duhet te jene te lire e te papenguar te vazhdojne te jene keshtu. Pra, te mos kete 'kryqezata' konvertimesh.

  3. #13
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Feja e presidentit Rrugova ska asapk rendesi.
    E rendesishme eshte qe roli i tij politik te jete per pavaresine e kosoves.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt, ka rendesi. Populli shqiptar eshte ende ne lufte me te kaluaren. Sepse nuk ka pasur, ne kohe te turqve, muslimane shqiptare, por ka pasur musliman=turq.
    Ali Pasha e nxirrte veten me prejardhje nga turqia, kater breza para vetes. Disa thone se e bente jo se nuk ishte shqiptar, por se prejardhja turke ishte mode fisnikerie ne ate kohe.


    Identiteti shqiptar ne Veri doli ne pah atehere kur katolicizmi e shkeputi ate nga ndikimi ortodoks bizantin e sllav. Kjo eshte nje e vertete qe mua me duket e pamohueshme. Dhe identiteti etnik shqiptar mund te fisnikerohet, rivitalizohet ne originen e vet, vetem kur kjo treve, pas zhgenjimeve me ortodoksine, te perqafoje katolicizmin.



    Vdekja me semundje te rende nuk eshte FATKEQSI ne krishterim, por mundesi per larje mekatesh...per mekatet e te pareve qe i rane mohi beses...

  5. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Nuk di a do ta kishin pergezuar tipat e mesiperm psh presidentin e Shqiperise qe eshte ortodoks sikur ai te konvertohej ne musliman dhe ta konsideronin kete si 'ceshtje private'. Sigurisht qe gjuhet do t'i kishin pasur gjithe flake dhe askund nuk do te hasje ne 'mirekuptimin' dhe 'solidaritetin' qe kane ndaj "Pjetrit".

    Duhet ta korigjoj nje fjali timen ku them se ai e ka nderruar fene. Ai nuk e ka nderruar fene sepse kurre as nuk ka qene musliman, por ka qene nje komunist i pafe. Emri askend nuk e ben musliman, por jane ca kriteriume te tjera. Prandaj, nuk i eshte shkaktuar kurrfare 'demi' komunitetit musliman ne kuptim qe nje musliman eshte kthyer ne katolik. Thjesht nje i pafe e ka pranuar nje fe, ne kete rast ate katolike.

    Nuk besoj se ndonje musliman do te kishte kunder qe nje katolik te jete kryetar i Kosoves, nese do te ishte politikan i afte dhe nese do t'i kontribonte mireqenies se shoqerise. Por, kur dikush vepron ne fshehtesi, bile fshehtas edhe prej bashkepunetoreve te ngushte, atehere ai ka qellim te caktuar. Ne rastin konkret, ai ka pasur frike se mos e humb poziten e udheheqesit te Kosoves. Pra, me fshehjen e ketij fakti - ka bere mashtrim me qellim te ruajtjes se pushtetit dhe ndikimit te vet. Ceshtje interesi, kryekeput. Materialist. Ne te njejten kohe eshte deshmuar si lider i dobet dhe labil.

    Po sikur ai ta ruante kete simpati per krishterimin vetem per vete apo brenda familjes se tij, edhe kjo gje dhe nuk do te bente buje. Por te gjithe dime per angazhimin e tij nga pozita e presidentit te Kosoves per ndertimin e katedrales mu ne mes te Prishtines, duke rrenuar gjimnazin me me tradite ne Prishtine. Dhe jo vetem kaq. Kushedi edhe sa te palara te tij do te dalin ne shesh ne te ardhmen e afert. Kushedi edhe sa komplote jane bere prapa shpines se popullit.

    Dhe perse te zgjedhet pikerisht ky moment per ta publikuar kete informate? Sepse per shkak te gjendjes se renduar shendetesore, mbase nuk do te mund te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. S'ka cfare te humbe me. Pushtetin nuk do te mund ta marre me, prandaj dhe ky sekret nuk ka pse te ruhet. Pune e piste, mashtrim per te fituar vota me shume.

    Si mund te jete ai nje katolik i mire? Po te kete jete te gjate, nuk do te ishte cudi sikur edhe te behej budist, nese ndonje qeveri aziatike do ta financonte qendrimin e tij ne pushtet. Cka nuk mund te presesh nga njerez te tille...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 27-12-2005 mė 09:18

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Ne Kosove
    Postime
    33
    Shiu te lumte!
    Kush ka tru le ta kuptoj se ne nuk jemi kunder fese katolike!!!!!!!!!!
    Por kunder gjerave te turpshme qe behen.

    Te rrenohet shkolla te ndertohet kishe?!!!!!

    E dini ju se sa kemi vuajtur ne per nje shkollim?Shumica as qe e ka iden se ne bem mesim neper xhamia neper shtepi private neper dyqane.
    Gjat okupimit shkau na morri dhe i zuri te gjitha shkollat shkurt na ndaloj mesimin.Tani e ben presidenti i rrezon ato per te ndertuar nje kish.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e betelgez
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Vendndodhja
    ORION
    Postime
    11
    Ashtu eshte,Princes e KS,edhe une plotesisht pajtohem me Shiun.Per indikacione e fjale qe ai e ka pranu fene krishtere ke sa te don,ema menyra tinzare e gjithe keti marifeti diqysh nuk perbihet.
    Tash deri sa i lexoja keto shkrime me kalon neper mend se ai ka qene "mysafir" edhe te vet Sllobodani,ne rrethana shum te ngjajshme me ato te permendurat,e nuk do te cuditesha nese edhe Slloboja nuk e ka konvertu ne sllav,gjgj. serb,pse jo me fe dhe kombesi te re.Ndoshta nu quhet Pjeter po Avram. (me heret e quanin Rugoba)

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Princes_Ks
    Shiu te lumte!
    Kush ka tru le ta kuptoj se ne nuk jemi kunder fese katolike!!!!!!!!!!
    Por kunder gjerave te turpshme qe behen.

    Te rrenohet shkolla te ndertohet kishe?!!!!!

    E dini ju se sa kemi vuajtur ne per nje shkollim?Shumica as qe e ka iden se ne bem mesim neper xhamia neper shtepi private neper dyqane.
    Gjat okupimit shkau na morri dhe i zuri te gjitha shkollat shkurt na ndaloj mesimin.Tani e ben presidenti i rrezon ato per te ndertuar nje kish.


    Mos u shtirav! Mos u bėrė se nuk po din!

    Ne tė gjithė jemi deshmitarė e tė sė kalumes, pos asaj; kemi shenime se kush edi se sa Kisha janė shėndrruar nė shkolla dhe sa prifta dhe fretėr kishtarė kan dhėnė jetėn pėr interes tė Kombit, andaj qepe dhe mos u shtirav ashtu, nuk te ka hije.


    Shkolla nė fjalė; pėrpara nuk ka qenė shkollė, lype historinė dhe tė njofton ajo nėse nuk e ke ditur mė parė.


    Katedralja nuk do tė filloj punėn para se tė ndertohet shkolla nga buxheti i Kishes, edhe kjo ėshtė dėshmi se fėmija nuk do te mbesin pa shkollė, edhe kėtu je duke qaluar.


    Nė Prishtinė ka ekzistuar Katedralja, kemi ndigjuar pėr Pjetėr Bogdanin por ajo katedrale sot s'ėshtė....! Kėrko tė vėrtetėn e do tė mėsojshė.


    Nuk ju vjen turp tė jetoni kunder tė Krishterėve tė Kosovės nė kėtė formė, ma teper kur e dini se ėshtė gjymtyrė dhe pjesė e pa ndashme e Kombit, ėshtė njė numėr shumė i vogėl katolikėve, kurr nė jetė nuk mbahet nė mend se ka sjellur tė liga kėti populli, por, ishte e bashkuar dhe e pa ndarė nė ditėt e liga dhe nė ditė tė mira, e sot nuk prani duke uluritur kunder Katedrales, kjo ėshtė kulmi i tė kėēijave. Ama, keni heshtur kur e dini se mu nė qendre tė studentėve, nė zemėr tė kryeqytetit ėshtė e ndertuar kisha serbe dhe jeni verbuar dhe askush nuk e sheh atė. Mbyllne gojen se per Zotin ėshtė turp!


    Sju vjen turp tė mbani kesi urrejtje ndaj katolikeve te kosoves, nuk prani tani duke uluritur kunder Ibrahim Rugoves, dhe lidhur me ktė duke mbajtur qendrim injorues dhe fyes ndaj katolikėve, te e fundit edhe nese Rugova vėrtetė e ka ndėrrue fenė; ne nuk jemi fajtor per kete gje sepse Rugova ėshtė musliman, ne nuk kemi faj, as perse ėshtė Presindent, edhe nėse Rugova ėshtė i keq, ne nuk kemi faj, sepse, i mir e i keq muslimanėt janė ata qė ja kan dhanė votat e jo na, edhe sikuse tė votonim ne pėr tė nuk do tė luante rrol, por shumica shqiptare e ka votuar atė, ky ėshtė vlrsim i shoqėrisė shqiptaro-islame-mir apo keq.



    Nėse Ibrahim Rugova vėrtetė e ka ndryshue mendimin lidhur me besimin e vet, (ku une as qe e besoj fare), ėshtė njė ēėshtje e tijė personale dhe ne katolikėt nuk jemi fajtorė. Andaj nėse ėshtė e vėrtetė, dmth nėse vėrtetė me shpirt dhe zemer e ka bėrė Rugova at hap, ajo ėshtė e mirė pėr tė, ka zgjedhur rrugen e vėrtetė drejt Hyjit!



    KATEDRALJA DO TĖ NDERTOHET.


    toni77

  9. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ky nenforum e ka emrin "TOLERANCA FETARE", dhe per kete ju lus qe te keni kujdes kur shkruani e mos ti jepni kontribut urrejtjes fetare.
    Ne nuk e dime se a eshte konvertuar z.Rugova apo jo. keto jane vecse fjale propagande.
    Po edhe si te kishte konvertuar, nuk eshti i pari e as i fundit. Mendoni ne stergjyshrit tuaj.Mos i ofendoni edhe ata ne varre.

    Kryesorja eshte(per mendimin tim) qe Rugoven ta prekrah bota , ajo pjese e saj qe vendos dhe ta bejne Kosoven shtet sovran. Nje kishe nuk ka pse te ju tremb(as pse ju gezon), 90% te kosovarve nuk do te shkojne ne te.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 27-12-2005 mė 11:17
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #20
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    toni77_toni,

    mos na i therr syte me ato shkronja te medha irituese. Nuk fitojne kurrfare peshe fjalet e tua vec pse i ke bere 'bold'.

    Duhet ta kesh te qarte se askush ne Kosove nuk eshte kunder katolikeve dhe as qe ka pasur ndonje veprim te dhunes ne baza fetare. Nese dikush don ta ndeze flaken ketu ne Kosove, atehere jane pikerisht ata si Rugova me bashkemendimtaret e tij te cilet duan te nisin fushate kryqezatash ne Kosove, ne nje shekull ku nuk tolerohen keto gjera. Nuk lexova askund e as nuk degjova se muslimanet deshirojne t'i konvertojne me qejf a me zor katoliket ne muslimane. Por te kunderten ka 3 vjet qe vazhdimisht e lexoj ne kete forum, e here pas here edhe ne shtyp. Vecse mashtroheni shume nese mendoni se keni arritur dicka sepse ju pret nje pune gjigande qe te konvertoni mbi 2 milione njerez, prandaj po ju them se qe tani jeni te deshtuar. Rugova beri aq sa mundi duke u sherbyer me te gjitha menyrat qe i ka pasur ne dispozion dhe duke e keqperdorur edhe postin e kryetarit te shtetit, por eshte FAKT se ka arritur ta konvertoje vec veten. E kur nje sherbetor kaq i devotshem i Vatikanit nuk arriti te ndryshoje as me promile asgje ne Kosove, ju fiqfiriqat e vegjel nuk do te mund te beni ama bash asgje.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •