Jezusi ushqen mrekullisht katër mijë vetë!
(Mk 8, 1-10)
Ndër ato ditë u bashkua përsëri turmë e madhe populli. Pasi s’kishin çka të hanë, Jezusi i thirri nxënësit e u tha:
"Po më dhimbsen këta njerëz se ja, ka tri ditë që po rrinë me mua e nuk kanë çka të hanë. Nëse i nisi të shkojnë të uritur në shtëpitë e veta, do të mbesin udhës. Disa prej tyre kanë ardhur prej së largu."
Nxënësit e tij iu përgjigjën:
"E si mund t’i ngijë kush me bukë këtu, në këtë vend të shkretë?"
Ai i pyeti:
"Sa bukë keni?"
"Shtatë! iu përgjigjën ata.
Atëherë i urdhëroi turmës së popullit të ulet për tokë, i mori shtatë bukët, u falënderua, i ndau dhe ua dha nxënësve të vet t’ua vënë para. Ata ia dhanë popullit. Kishin edhe pak peshq të vegjël. I bekoi edhe ata dhe u urdhëroi t’ua ndajnë.
Hëngrën dhe u nginë. Çuan copa që tepruan shtatë shporta. Ishin rreth katër mijë vetë. Atëherë i përcolli të shkojnë. Menjëherë hyri në barkë me nxënësit e vet e shkoi në rrethinën e Dalmanutës.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt