Le te vazhdojme me poshte me letren e kolosianeve. Tek kol.1;25, Pali na jep nje zbulese mjaft te rendesishme per te gjithe ne te krishteret. Pali ju thote kolesianeve se, Perendia me vendosi qe te sherbej ne kishe, ne menyre qe tju paraqes te PLOTE FJALEN e Perendise. Pak me siper ne shkrimin e meparshem, e kapa pak perciptazi rendesine fondamentale qe ze fjala e Perendise ne jeten e besimtarit te Krishtere, si dhe ne jeten e kishes se Krishtit. Nuk mund te imagjinosh nje kishe te Perendise, ku fjala e Krishtit te mos jete BAZA e NDERTIMIT te saj. Cfare eshte duke ju deshmuar Pali kishes ne kolosai? Une mendoj se dy jane gjerat me te rendesishme. Se Pari, Pali i deshmon se sherbesa e tij ne kishen e Krishtit, vjen prej Perendise. Dhe se dyti, permes tij Perendia i paraqiti kishes no kolosai dhe gjetke, FJELEN E PLOTE.
Ne kete forum jane bere shume e shume diskutime midis te krishteresh te ndryshem, ku njera pjese pretendon dhe thote se, bibla eshte pjese e kishes tone,dhe i perkete kishes sone, dhe per ekte mbahen me te madh. Por cudia nuk ndalon ketu. Ata kane dhe libra te tjere te mesimeve te tradites religjionoze, te cialt jo vetem qe i vendosin ne nje plan me biblen, por mbase ne plan te pare. Por shikoni si thote Pali: Perendia me ngarkoi me mision, qe tju paraqes te PLOTE fjalen e Perendise. Pra fjala e Plote erdhi prej Perendise, dhe permes sherbeses se apsotujve te Krishtit, nen Frymezimin e Frymes se Shenjte ajo ju tregua dhe ju mesua kishes, mesimi i se ciles vazhdon dhe do te vazhdoje deri ne fund te kohes, kur JEzusi te vije e te mare kishen e tij. Shikojeni edhe njehere me vemendje kete deshmi te Palit. Ai na verteton katercipersisht dhe thote per vetene tij se, ne kishen e Krishtit, eshte derguar prej Perendise per te predikuar vetem FJALEN e PLOTE te Perendise. Pra lind pyetja: Po mesimet e tradites, te religjioneve e te tjera, nga erdhen sot nder kisha te ndryshme? Pali ne te gjitha deshmite e tij na verteton se, Ungjillin e Krishtit e ka mare jo nga njeriu, por nga vete Zoti Krisht. Ai ne asnje moment dhe ne asnje leter dretjuar bashkesive, nuk na deshmon qe te kete mare mesime te ndryshme te traditave apo religjioneve judaike. Perse Pali dhe te gjithe apsotujt nuk na japin permes mesimit te tyre biblik, mesime te tradites apo religjioneve te ndryshme te cilat ishin prezente ne izrael? Ketu ne kete pike, duhet te perqendrohet mire cdo i krishtere. Kisha e Krishtit ka nevoje vetem per FJALEN e PLOTE te Perendise. Dhe une deshmoj se, apostujt e kryen me se miri kete sherbese.
Cdo i krishtere sot eshte para nje fakti dhe deshmije te gjalle apsotolike. Nese kisha e hershme, ne bazen e vet te ndertimit kishte Fjalen e Plote te Prendise, atehere: perse sot, fjala e Perendise, si nje deshmi e shkrojtur apsotolike, menjanohet ne shume kisha? Ashtu sic kam thene edhe ne shkrimet e mesiperme, nese hyn sot ne nje sere kishash, fare lehte do te vertetosh se, mesimet e tradites dhe te religjionit, jane baza ne te cilen ecin keto kisha. Pali thote se, Perendia me dergoi ne kishen e tij, per ti shpallur kishes FJALEN e PLOTE te Perendise. Perse? Vargjet me poshte na deshmojne plotesisht, rendesine fondamentale qe ka FJala e Plote e Perendise ne kishen e Krishtit. Pali thote se, MISTERI i cili i qe mbajtur i fshehte pergjate shekujsh, sot ju zbulua Shenjtoreve te tij, ne menyre qe Perendia ti beje te njohur kishes PASURITE e LAVDISE i cili eshte Krishti ne ju, Shpresa e LAvdise . Pikerisht , thote Pali, me ane te FJALEs se PLOTe te Perendsie, ju mesuam dhe ju predikuam me cod urtesi Perendie, duke u munduar ne menyre qe ta paraqesim cdo njeri( bestar te krishtere) te persorsur ne Krishtin. Shikoni se cfare qellimi fondamental ka Fjala e Plote e Perendsie tek cdo besimtar i krishtere.
Cfare do te thote , Fjala e Plote e Perendise? Fjale e Plote e Perendise eshte pikerisht Fjala e e Krishtit, ne te cilen ecen dhe rritet kisha e Perendise. Kjo fjale eshte skalitur ne zemer te kishes, ne cdo zemer besimtari. A duhet besimtari i kirshtere ti kushtoje rendesine e duhur fjales se shkrojtur ne biblen e Prerendise?
Fjala e shkrojtur ne bibel, nuk eshte nje shkrim i cili ka per atuor njeriun. Pjetri thote se, Fjala e Perendise erdhi tek besimtare te ndryshem, te cilet te shtyre nga Fryma e Perendise dhane Mesazhin e Perendise. Dhe ky mesazh u shkruajt prej besimtareve, jo si nje kujtim, por si nje mesim i gjalle i Perendise, per brezat qe do te vijne. Pra te besosh ne Krisht, dhe te mos njohesh shkrimin e shenjte, mendoj se tek nje besimtar i tille ka nje problem serioz.
Krijoni Kontakt