Si duket vraga e zeze qe pat kapluar nje kohe te gjate kete pjese veriore te vendit tone , serish do kthehet dhe do jete aktuale me pasoja te pa para per banoret e kesaj treve.
Athue i vrete veshin kujt kjo e keqe e zeze, a thua eshte ndokush i interesuar qe kjo e keqe te zhduket nga trojet tona
njehere e pergjithmon nje e keqe qe po perseritet pa nda jo vetem ne kete pjese te vendit por edhe ne ane tjera.
KRIMI
Jonuz Ēokaj u vra dje nė mėngjes rreth orės 7.30. Disa ditė mė parė pati njė konflikt banal nė fshat
Shoshan, vritet me 20 plumba kallashnikovi 40-vjeēari Ēokaj
TROPOJĖ - Njė 40 -vjeēar ėshtė ekzekutuar me breshėri automatiku, nė aksin rrugor Valbonė-Shoshan tė rrethit tė Tropojės. Sipas njė burimi nga ministria e Rendit Publik mėsohet se ngjarja e rėndė qė ka rikthyer serialin e vrasjeve nė Tropojė ka ndodhur rreth orės 7 e 30 minuta tė mėngjesit tė djeshėm, ku ka mbetur i vrarė Jonuz Ēokaj. 40- vjeēari nga fshati Shoshan ka qėnė duke u kthyer nė banesėn e tij, nė ēastin kur i ka prerė rrugėn njė breshėri e gjatė kallashnikovi. Policia dyshon se Ēokaj ėshtė vrarė nga njė person i vetėm. Ndėrsa nė trupin e tij janė gjetur 20 plumba automatiku, tė cilat i kanė shkaktuar atij vdekjen e menjėhershme. Forcat e komisariatit tė Tropojės, pasi kanė mbėrritur nė vendngjarje, kanė kryer veprimet e para proceduriale. Mė pas ata kanė marrė nė pyetje familjarėt e viktimės, duke bėrė kėshtu tė mundur zbardhjen e motiveve tė kėsaj vrasjeje. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se motivi mbi tė cilin po heton policia ėshtė hakmarrja. Shkak pėr vrasjen e Ēokajt ėshtė bėrė njė konflikt banal, i ndodhur para disa ditėve nė fshatin e tij tė banimit, Shoshan. Tė gjitha hetimet policore po i pėrmbahen kėsaj piste. Ndėrsa gjatė ditės sė djeshme, kanė pėrfunduar nė komisariatin e policisė sė Tropojės 6 persona tė dyshuar. Mėsohet se tė gjithė personat e shoqėruar janė nga fshati Shoshan, por emrat e tyre nuk bėhen tė ditur nga policia, pėr shkak tė hetimeve tė mėtejshme. Ndėrkohė, menjėherė pas vrasjes, kanė mbėrritur nė Tropojė njė grup hetimor si dhe Forcat Speciale tė Ministrisė sė Rendit Publik. Grupi hetimor ėshtė vėnė nė krye tė hetimeve pėr zbardhjen e vrasjes mė tė fundit tė ndodhur nė Tropojė. Specialistėt kanė sekuestruar nė vendngjarje gėzhojat e plumbave si dhe prova tė tjera materiale, tė cilat pritet tė ekzaminohen nė Laboratorin Qėndror tė Kriminalistikės. Por zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit Publik bėjnė tė ditur se ndodhen shumė pranė zbardhjes sė plotė tė vrasjes sė 40-vjeēarit Ēokaj. Vrasja e djeshme e ndodhur nė Tropojė, ka rikthyer serialin e vrasjeve tė shumta tė ndodhura aty. Ekzekutimi me 20 plumba automatiku pėr hakmarrje ka ndodhur pas katėr muajsh qetėsie nė rrethin e Tropojės. Ndėrsa shoqėrimi nė polici i 6 personave tė dyshuar si autorė tė mundshėm tė kėsaj vrasjeje si dhe zbulimi i motivit tė saj ka thyer disi imazhin e qindra vrasjeve tė pazbuluara nė Tropojė.
A.Bogdani
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt