Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Kontracepsioni, sa dine adoleshentet per te?

    Ne baze te shume shkrimeve te bera nga te rinjet, sidomos ata te moshes me te re, erdha ne perfundim qe bisedat prinder-femije ne te shumten e rasteve jane te mangeta kur eshet ne pyetje sexi apo edhe me e rendesishme mbrojta nga shtatezania e padeshiruar dhe semundjet qe mund te vijne nga sexi i pambrojtur.Shume te rinje duke dashur te iu ikin ketyre bisedave, ne momentin kur ata vendosin te bejne kete hap jane plotesisht te painforumuar ose te dezinforumuar. Me qellim qe cdo veprim ne kete aspekt te behet me nje njohuri elementare ju sjell nje shkrim te Prof.Dr.Dafina Kuzmanova .

  2. #2
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ç'është kontracepsioni?
    Kontracepsioni është mënyra si ta pengoni shtatzëninë dhe të mbroheni nga sëmundjet të transmetura seksualisht. Ekzistojnë më shumë lloje të kontracepsionit.

    Pse duhet të shfrytëzohet kontracepsion?

    Që të mbroheni nga shtatzënia e padëshiruar.
    Të mbroheni nga sëmundjet të transmetura seksualisht.
    Ajo mund të ndodh edhe gjatë eksperiencës së parë seksuale.

    Ç'duhet paraprakisht të qartësoni?

    A jeni të përgatitur për marëdhënje seksuale?
    Cila metodë e kontracepsionit është më e përshtatshme për ju? (Duke e pasur parasysh çmimin, efikasitetin, mbrojtjen, efektet e padëshiruara etj).
    Si të mbroheni (vehten/partnerin) nga shtatzënia e padëshiruar?
    Si të mbroheni nga sëmundjet të transmetura seksualisht (STS)?
    A jeni të testuar ti/partneri yt nga sëmundjet që transmetohen seksualisht?
    Kush është përgjegjës për mbrojtjen?
    Si mund të planifikoni paraprakisht që të jeni të përgatitur.
    Ç'të bëni nëse ju/partnerja juaj mbetet shtatzënë?
    Cilat lloje të kontracepsionit ekzistojnë?
    Ekzistojnë më shumë lloje të ndryshme. Me disa sigurohet mrojtje e përhershme nga shtatzënia (siç është ndërhyrja kirurgjike). Me metodat tjera që janë përshkruar më poshtë arrihet mbrojtje e përkohshme.

    Abstinenca
    Spermicidet
    Prezervativi
    Tabletat kontraceptive
    Diafragma
    Injeksionet
    Implantet
    Kontracepsioni urgjent

  3. #3
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ç'duhet të dini për këto metoda?
    Disa nga këto metoda do t'ju mbrojnë nga shtatzënia dhe nga sëmundjet të transmetura seksualisht , të tjerat vetëm nga shtazënia.

    Abstinenca. Abstinenca do të thotë që të mos keni kontakt seksual. Mbron nga shtatëzania rreth 100% dhe nga STS. Aktiviteti seksual është i mundshëm edhe pa kontakt. Shtatëzania pengohet ashtu që partneri mashkull ejakulon jashtë . Kjo është mënyrë e pranuar e kontracepsionit te shumë religjione dhe kultura. Për disa çifte paraqet vështirësi gjatë të abstinojnë nga kontakti seksual. Nuk ka efekte anësore dhe nuk kushton. Mos haroni të përdorni mbrojtje nëse vendosni të keni kontakt seksual.
    Spermicidet. Spermicidet gjenden në formë të pastave, kremave, xhelatin ës dhe supozitorëve (si kapsula). Ata ndikojnë ashtu që e pengojnë spermën të lëviz e me atë që të mos mbërrij deri te qeliza vezë. Mbrojnë nga shtatëzania. Pjesërisht mbrojnë dhe nga STS, por nuk mbrojnë nga HIV-i. Përveç spermicidit që të mbroheni nga HIV-i shfrytzoni dhe prezervativ. Mund të blihen në shitore, pa recetë dhe nuk janë shumë të shtrenjta. ..
    Prezervativi. Prezervativi është gomë e bërë nga lateksi ose nga material tjetër. Mbron nga shtatëzania dhe nga STS. Mund të blehet në shitore pa recetë. Ka edhe për meshkuj edhe për femra. Që mbrojtja të jetë efikase duhet të përdoret sipas udhëzimit. Lexoni instrukcionet. Kontrolloni a ka kaluar afati i përdorimit. E gabueshme është të mendohet se dy kondome një mbi një mbrojnë më mirë. Ekziston prezervativ për femra, që vendoset në vaginën e femrës, para kontaktit. Nëse njëkohësisht përdoret edhe spermicid mbrojtja është më e mirë. Mos përdorni vaj e as vazelin në prezervativ. . Ekziston mundësia prezervativi të këputet. Më së miri është të ruhet në vend të ftohtë dhe të errët. Nëse ruhet në të ngrohtë (p.sh. në xhepin e pantalonave, më gjatë koh&#235 mund të jetë më pak efikas. Nuk kushton shumë. Prezervativi për femra kushton diçka më shumë.
    Tabletat kontraceptive. Ato janë tableta hormonale, që e pengojnë lirimin e qelizës vezë te femra. Mbrojnë nga shtatëzania por jo dhe nga STS. Që të mbroheni nga STS, përveç tabletave shfrytëzoni dhe prezervativ. Tabletat nuk mund të merren pa recetë nga mjeku. Duhet të pihen çdo ditë në të njejtën kohë. Janë më pak efikase nëse nuk merren ashtu si duhet. Te disa gra shfaqen efekte të padëshiruara. Femrat që pinë tableta duhet të mos pinë duhan. Çmimi është më i lartë se sa i metodave tjera.
    Diafragma. Diafragma ndikon si një cipë e hollë mbuluese, që konvenon në brendësinë e gruas. Ajo e pengon që sperma të vijë deri te qeliza vezë. Mbron nga shtatëzania por jo dhe nga STS. Përveç diafragmës si mbrojtje nga STS duhet të përdoret prezervativ. Para se të vendoset difragmë duhet t'ju kontrollojë mjeku. Diafragma duhet të mbulohet me spermicid. Ka disa efekte të padëshirueshme. Mund të jetë e pakëndshme. Mund të ketë afat disa vjeçar.
    Injeksionet. Bëhet fjalë për injeksione hormonale me të cilat pengohet lirimi i qelizës vezë. Më së shpeshti jepen Depo-Provera. Mbron nga shtatzënia, nuk mbron nga STS. Përveç injeksionit për mbrojtje nga STS duhet të përdoret edhe prezervativ. Është e papërshtashme se duhet të shkoni në mjek në 2-3 muaj që ta pranoni injeksionin. Femra nuk e ka doemos që çdo ditë të marrë tableta apo të vendos diçka para kontaktit. Disa gra mund të kenë efekte të padëshirueshme.
    Implantet. Mjeku vendos (implanton) 6 kapsula të vogla nën lëkurën e pjesës së sipërme të dorës së femres. Kapsulat lëshojnë hormone të cilat e pengojnë lirimin e qelizës vezë. Mbrojnë nga shtatëzania. Nuk mbrojnë nga STS. Që të mbroheni nga STS duhet të përdorni edhe prezervativ. Nga implantet shpesh përdoret i ashtuquajturi Norplant. Përparësi është që nuk është patjetër që gruaja çdo ditë të marrë tableta apo të vendosë çfarëdo qoftë para kontaktit. Ndikon 5 vjet. Disa femra mund të kenë efekte të padëshirueshme. Është e mundshme, te vendi ku vendosen kapsulat të mbetet varrë. Kapsulat mund të nxirren nëse ndërkohë gruaja do ashtu.
    Kontracepsioni urgjent. Shpesh quhet tableta për mëngjesin-pastaj. Shfrytëzohet në formë të tabletës apo barit që vendoset në vaginë. Disa femra e shfrytëzojnë në rast kur supozojnë se kanë mbetur shtatzënë (seks pa mbrojtje, kondom i këputur, ose gruaja ka harruar ta marr tabletën, përdhunim etj). Nëse llogaritni se është e nevojshme, kontaktoni gjinekologun tuaj tre ditët e para pas ngjarjes. Te disa femra mund të shfaqen efekte të padëshirueshme. Nuk duhet të përdoret si zëvendësim për llojet tjera të kontracepsionit. Ky lloji kontracepsioni shfrytëzohet vetëm si masë urgjente.

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Disa këshilla të dobishme

    Ejakulimi jashtë (koitus interuptus) nuk preferohet si metodë e sigurtë për kontrollin e shtatzënisë te tinejxherët. Kjo metodë nuk mbron nga STS.

    Nëse vendosni të shfrytzoni prezervativ, shfrytzoni prezervativ të ri çdo herë kur keni kontakt. Shumë rrallë prezervativi mund të shkaktojë reakcion alergjik .

    Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë para se ta vendosni mjetin kontraceptiv
    .
    Caktimi i ditëve pjellore dhe jopjellore gjatë muajit është rëndë, nëse nuk jeni të stërvitur special. Mos u mbështetni vetëm në këtë metodë .

    Ju mund të mbeteni shtatzënë apo të fitoni STS edhe gjatë kontaktit të parë seksual në jetë.

  5. #5
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    ALKOOLI NE MOSHEN ADOLESHENTE

    Rëndësia e problemit

    Pirja e pijeve alkoolike nuk është dukuri e rrallë te fëmijët në moshën adoleshente. Në këtë moshë fëmijët duan të provojnë gjëra të reja dhe të ndaluara, shpesh kjo është mënyra të jenë të pranuar në shoqëri etj. Disa fëmijë pinë rregullisht dhe në fakt ata janë me rrezik të bëhen alkoolistë. Ky rrezik është më i madh, në qoftë se njëri prej prindërve është alkoolist. Mendimi juaj personal për pijen, ndikon në masë të madhe mbi mendimin e fëmijës për alkoolin. Përdorimi i alkoolit në këtë moshë, për shkak të aftësisë të zvogëluar që të parashikohen pasojat, shpesh shpie deri në sjellje të rrezikshme (ngarje veture në gjendje të alkoolizuar, mosndërmarrja e masave për seks të sigurtë etj). Eksperimentimi me alkool mund të sjell deri te përdorimi i drogave tjera.

    Pse adoleshentet pijnë alkool?

    Shkaqet për shkak të cilave fëmijët e kesaj moshe marrin alkool mund të jenë nga më të ndryshme.

    -Ata mund të pijnë nën presionin e shokëve, që të jenë të pranuar në shoqëri.
    -Disa fëmijë vuajnë nga ndjenja e vetëmosvlerësimit dhe alkooli u ndihmon të ndjehen më mirë dhe të lirohen nga stresi.
    -Te tjerë, në këtë mënyrë tregojnë se janë të pavarur dhe e shprehin revoltën e tyre kundër rregullave që u imponohen.

    Cilat janë shenjat se fëmija im pi alkool?

    Nuk ka shenja specifike që do të kishin treguar se fëmija juaj konsumon alkol. Në mënyrë të ngjashme manifestohen edhe sëmundjet tjera të varësisë, karakteristike për atë moshë. Shenja të cilat duhet t'ua tërheqin dhe t'u kahëzojnë se diçka ndodh me fëmijën tuaj janë këta që vijojnë: bie në mësime, mbyllet në vehte, e ndërron stilin e veshjes, i ndërron shokët e deri atëhershëm, përnjëherë i ndërron shprehitë e të fjeturit dhe të ushqimit. Shpesh është i lodhur. Sytë i ka të skuqura, sjellja është e ndryshuar, bëhet iritabil, shpesh është prezent disponim i zvogëluar, bile ndonjëherë edhe tentativë për vetëvrasje. Ikën nga shtëpia ose ka probleme me disciplinën në shkollë. E humb interesin për aktivitetet e zakonshme, e braktis hobin e deri atëhershëm.

    Si të veproj nëse fëmija im pi?

    Bëhuni të qetë, paniku nuk i ndihmon askujt. Bindeni fëmijën se e doni ende dhe i sqaroni për brengën tuaj. Inkurajoeni të merret me aktivitete të ndryshme dhe e favorizoni shoqërinë me shokë të tjerë. Kini besim tek ai, por i tregoni se nuk mund të ketë liri të pafundme. Mos lejoni të shkojë në vende, ku nuk ka kontroll. Parashtroni rregulla të qarta. Kontrollojeni ku shkon, le t'ju paraqitet, të dini se ç'ndodh. Ndonjëherë është mirë të caktoni disa ndalesa. p.sh. kufizojeni kohën deri sa është e lejuar dalja ose kufizojeni kohën kur do t'ia jepni veturën. Nëse probleme të ngjashme ka shoku me të cilin del, mirë është të bisedoni me prindërit e atij fëmije.

    A mund të parandalohet alkoolizmi?

    Si edhe çdo prevencë tjetër, që të jetë e suksesshme aktivitetet duhet të fillohen mjaft herët, qysh nga fëmijëria e hershme.

    Fëmijët janë të prirur të imitojnë dhe prandaj shembulli i prindërit është shumë i rëndësishëm. Prindërit çdo herë duhet të pinë me kujdes dhe asnjëherë të mos lejojnë të vozisin në gjendje të dehur. Në rrethin tonë ekziston traditë e keqe baballarët/gjyshërit i ftojnë trashëgimtarët meshkuj të gëlltisin nga pija, të cilën e pijnë ata. Mos lejoni sjellje të tillë. Përdorimi i alkoolit në shtëpi duhet të vihet nën kontroll.
    Asnjëherë nuk duhet lejuar alkooli të shfrytëzohet si mënyrë për ballafaqim me problemet. I tregoni fëmijës suaj se për tu kënaqur nuk ka nevojë të pihet. Flisni me të për konsumimin e alkoolit dhe bëhuni të hapur për çfardo pyetje. Njiheni me faktet për alkoolin dhe si ndikon ai në organizmin e njeriut.
    Njihuni me shokët e tij. Mos lejoni fëmija juaj të shkojë në ahengje, ku pihet alkool dhe ku nuk ka kontroll. Nëse shkon në aheng të tillë propozojini që ju ta merrni me veturë së bashku me shokët, e kështu ta mënjanoni rrezikun të ngasë veturë në gjendje të alkoolizuar. Mësojeni t'ju informojë se ku shkon. Kini besim te fëmija juaj. Vërreni gjërat e mira që i bën dhe i potenconi haptazi. Shpërbleheni nëse sjell vendime të drejta.

  6. #6
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Ke bo mirė ti goce qe ke shkrujt pėr konēen. Jom teper i sigurtė qė ka plot femra qe jane te interesuara rreth kesaj teme. Gjynaf qe nuk ka kthyer pergjigje ndonje femer ne kete teme. Tani per sa i perket asaj "Diskutimi ne rrethin familjar rreth kesaj teme" per ne Shqiptaret eshte pak "tabu".

    Personalisht mendoj se kur femra apo mashkulli fillon kryen mardhenie seksuale di si te ruhet pak a shume, ose me pake fjale e meson nevoja. Jam i bindur se shumica ketu e fusin me klluf e jo pa te, se po na shtohet rraca forumit.
    Sinqerisht ruhuni njerez duke ju fol nga eksperienca personale, para 7-8 mujesh u lidha me 1 goce "Shqiptare" qe bote be qe ishte e virgjer dhe qe kishte pas vetem 1 partner, mo vone doli qe ajo ishte me emer.

    Une mashkull jom dhe se ja futa njones mo shume s`me gjeti gjo, por problemi ktu ishte se c`do gje u be pa mbrojtje, qe mu desh te rrija me frik deri para 1 muaji qe bera analizat. Kjo eshte e gjitha sigurohuni para se t`ja fusni njoni tjetrit. Tiqjani njoni-tjetrit po ruhuni ne rradhe te pare.
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Hi
    Per Te Gjitha Gocat Jap Nje Keshille Shoqerore
    Pervec Nderyrjeve Kirurgjikale Dhe Condomit
    Te Mos Perdorin Asgje Tjter. Sepse
    Perdorusit E Medikamentet Qe U Tha Me Siper Rezikojn.
    Pas Nje Perdorimi Te 3 Vjecar Te Tyre,Te Ken Te Ken Shance
    Per Nje Kancer Ne Gjoks Heret A Von .(shifni Mbi Zbulimet Qe Jan Ber Kohet E Fundit Mbi Keto Qe ThAsh) Byeee
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 23-03-2006 mė 08:45
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anėtarėsuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_ Lexo Postimin
    Ē'duhet tė dini pėr kėto metoda?
    Disa nga kėto metoda do t'ju mbrojnė nga shtatzėnia dhe nga sėmundjet tė transmetura seksualisht , tė tjerat vetėm nga shtazėnia.

    Abstinenca. Abstinenca do tė thotė qė tė mos keni kontakt seksual. Mbron nga shtatėzania rreth 100% dhe nga STS. Aktiviteti seksual ėshtė i mundshėm edhe pa kontakt. Shtatėzania pengohet ashtu qė partneri mashkull ejakulon jashtė . Kjo ėshtė mėnyrė e pranuar e kontracepsionit te shumė religjione dhe kultura. Pėr disa ēifte paraqet vėshtirėsi gjatė tė abstinojnė nga kontakti seksual. Nuk ka efekte anėsore dhe nuk kushton. Mos haroni tė pėrdorni mbrojtje nėse vendosni tė keni kontakt seksual.
    Spermicidet. Spermicidet gjenden nė formė tė pastave, kremave, xhelatin ės dhe supozitorėve (si kapsula). Ata ndikojnė ashtu qė e pengojnė spermėn tė lėviz e me atė qė tė mos mbėrrij deri te qeliza vezė. Mbrojnė nga shtatėzania. Pjesėrisht mbrojnė dhe nga STS, por nuk mbrojnė nga HIV-i. Pėrveē spermicidit qė tė mbroheni nga HIV-i shfrytzoni dhe prezervativ. Mund tė blihen nė shitore, pa recetė dhe nuk janė shumė tė shtrenjta. ..
    Prezervativi. Prezervativi ėshtė gomė e bėrė nga lateksi ose nga material tjetėr. Mbron nga shtatėzania dhe nga STS. Mund tė blehet nė shitore pa recetė. Ka edhe pėr meshkuj edhe pėr femra. Qė mbrojtja tė jetė efikase duhet tė pėrdoret sipas udhėzimit. Lexoni instrukcionet. Kontrolloni a ka kaluar afati i pėrdorimit. E gabueshme ėshtė tė mendohet se dy kondome njė mbi njė mbrojnė mė mirė. Ekziston prezervativ pėr femra, qė vendoset nė vaginėn e femrės, para kontaktit. Nėse njėkohėsisht pėrdoret edhe spermicid mbrojtja ėshtė mė e mirė. Mos pėrdorni vaj e as vazelin nė prezervativ. . Ekziston mundėsia prezervativi tė kėputet. Mė sė miri ėshtė tė ruhet nė vend tė ftohtė dhe tė errėt. Nėse ruhet nė tė ngrohtė (p.sh. nė xhepin e pantalonave, mė gjatė kohė) mund tė jetė mė pak efikas. Nuk kushton shumė. Prezervativi pėr femra kushton diēka mė shumė.
    Tabletat kontraceptive. Ato janė tableta hormonale, qė e pengojnė lirimin e qelizės vezė te femra. Mbrojnė nga shtatėzania por jo dhe nga STS. Qė tė mbroheni nga STS, pėrveē tabletave shfrytėzoni dhe prezervativ. Tabletat nuk mund tė merren pa recetė nga mjeku. Duhet tė pihen ēdo ditė nė tė njejtėn kohė. Janė mė pak efikase nėse nuk merren ashtu si duhet. Te disa gra shfaqen efekte tė padėshiruara. Femrat qė pinė tableta duhet tė mos pinė duhan. Ēmimi ėshtė mė i lartė se sa i metodave tjera.
    Diafragma. Diafragma ndikon si njė cipė e hollė mbuluese, qė konvenon nė brendėsinė e gruas. Ajo e pengon qė sperma tė vijė deri te qeliza vezė. Mbron nga shtatėzania por jo dhe nga STS. Pėrveē diafragmės si mbrojtje nga STS duhet tė pėrdoret prezervativ. Para se tė vendoset difragmė duhet t'ju kontrollojė mjeku. Diafragma duhet tė mbulohet me spermicid. Ka disa efekte tė padėshirueshme. Mund tė jetė e pakėndshme. Mund tė ketė afat disa vjeēar.
    Injeksionet. Bėhet fjalė pėr injeksione hormonale me tė cilat pengohet lirimi i qelizės vezė. Mė sė shpeshti jepen Depo-Provera. Mbron nga shtatzėnia, nuk mbron nga STS. Pėrveē injeksionit pėr mbrojtje nga STS duhet tė pėrdoret edhe prezervativ. Ėshtė e papėrshtashme se duhet tė shkoni nė mjek nė 2-3 muaj qė ta pranoni injeksionin. Femra nuk e ka doemos qė ēdo ditė tė marrė tableta apo tė vendos diēka para kontaktit. Disa gra mund tė kenė efekte tė padėshirueshme.
    Implantet. Mjeku vendos (implanton) 6 kapsula tė vogla nėn lėkurėn e pjesės sė sipėrme tė dorės sė femres. Kapsulat lėshojnė hormone tė cilat e pengojnė lirimin e qelizės vezė. Mbrojnė nga shtatėzania. Nuk mbrojnė nga STS. Qė tė mbroheni nga STS duhet tė pėrdorni edhe prezervativ. Nga implantet shpesh pėrdoret i ashtuquajturi Norplant. Pėrparėsi ėshtė qė nuk ėshtė patjetėr qė gruaja ēdo ditė tė marrė tableta apo tė vendosė ēfarėdo qoftė para kontaktit. Ndikon 5 vjet. Disa femra mund tė kenė efekte tė padėshirueshme. Ėshtė e mundshme, te vendi ku vendosen kapsulat tė mbetet varrė. Kapsulat mund tė nxirren nėse ndėrkohė gruaja do ashtu.
    Kontracepsioni urgjent. Shpesh quhet tableta pėr mėngjesin-pastaj. Shfrytėzohet nė formė tė tabletės apo barit qė vendoset nė vaginė. Disa femra e shfrytėzojnė nė rast kur supozojnė se kanė mbetur shtatzėnė (seks pa mbrojtje, kondom i kėputur, ose gruaja ka harruar ta marr tabletėn, pėrdhunim etj). Nėse llogaritni se ėshtė e nevojshme, kontaktoni gjinekologun tuaj tre ditėt e para pas ngjarjes. Te disa femra mund tė shfaqen efekte tė padėshirueshme. Nuk duhet tė pėrdoret si zėvendėsim pėr llojet tjera tė kontracepsionit. Ky lloji kontracepsioni shfrytėzohet vetėm si masė urgjente.
    cfare jane gjithe keto gjera mo se na shokuat ......nuk jam dakort personalisht me shumicen e tyre......ajo diafragma vetem kur e lexon te hap barkun pale ta perdoresh....pse u dashka komplikuar kaq vetja se kuptoj.....keto qe ke shkruar kane shume efekte ansore.....se besoj se ka ikur nga moda prezervativi...

    Dhe une si bebushja do doja ti thoja femrave se gjeja me e rekomandueshme dhe pa komplikacione per shendetin si per femren edhe per mashkullin eshte prezervativi.....mos beni eksperimente me veten tuaj me keto metodat ketu......gjithsesi mire eshte te dije njeriu kaq shume....po jo gjera mbush e derdh kot....se nuk jane fare praktike....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •