-
i/e regjistruar
Ornament.
Jam AP.,besoj e ke pak te qarte se kush jam edhe pse jam nje personazh artificial per te tjeret,por une lexoj mendime teper artificiale ne lidhje qe ti jep ne Art.Teper i stampes klasike,madje fare manieriste.Teper determinant dhe i sigurt per ate qe shpreh kur te ushtruarit dhe te pasurit dhuntine per te nxjerre nje objekt me vlera artistike estetikisht te kohes kerkon qe te jesh teper i hapur.
Ti thua per Velazques,te fiket apo jo kur Ai e shikoj ne Paris?E shikoj apo thjesht i dha nje veshtrim te shpejte,te terthorte,ashtu qorrazi sa per nivel personal?Une e kam dhene ne provim V.dhe veprat e tij me te rendesishmen "Las Meninas" e,skam provuar asnje lloj pershtjellimi,thjesht kam arritur te kuptoj se i perket historise dhe asgje me teper.
Me fal qe te bej te humbesh kohe por,nje kritike eshte nje detyrim qe i kemi njeri-tjetrit ne keto rrethana qe komunikojme dhe jo nevoje,prandaj erespektoj polemiken me Kryetaren Fioralba,edhe pse nuk arrin te qendroje ne nje nivel vleresimi koherent.koherenca s'ekziston eshte nje utopi.
Ap.
-
-
_____________
Alban, s'me ke kuptuar, megjithese une shprehem pothuajse gjithmone duke dhene shembuj. Ja nje i tille.
Nje nene i vdes ne nje aksident, burri dhe djali saj i vetem. Me ta marre vesh ajo, pret damarret, shtrohet ne spital, me vone e ēmendur perfundon ne ēmendine.
Nje gruas tjeter te ngjajshme, i ndodh e njejta gje, ajo u ēon lule te varri, mban te dyzetat e pas nje viti martohet me nje tjeter burre e ben nje tjeter femi.
Kush nga te dyja e donte burrin dhe djalin me fort, si mendon ti Alban. Imagjino sikur te vinin te dyja perpara teje duke te treguar se sa fort i donin te vetet.
Keshtu dhe me shembullin e Velaskezit. Ai djali po tregonte mrekulline qe kishte ndjere perpara tablove te tija. Profesori me "te fiket" deshi ti tregonte, se ne ēfare mase ai e adhuronte Velaskezin, nje adhurim i tille vinte thellesisht nga shpirti, apo nga rrethanat, Parisi, Luvri, dritat, librat e historise, etj, etj.
Kete desha ti tregoj dhe Nimf-es
, sa ajo e pelqente Dhurmerin, ne ēfare shkalle dhe perse, ēfare ka ne artin e tij, si dhe pse ai ka kaluar pa u vene re nga bota. Perfitoj nga rasti te them qe personat me popullore (te famshem) ne bote, sot e kesaj dite mbeten dy piktore, Da Vinēi dhe Pikaso.
Tani kam nje pyetje per ty, Alban. Pse u veshen japonezet me kostum, dhe jo anglezet me kimono? Kuptohet pasi njohen njeri tjetrin.
-
-
Administratore
I/e dashur ornament duke filluar qe nga fjalia e pare ne pergjigjet e tua ti flet ne emrin tim, ne emrin e pretendimeve te mia, pretendime qe ti nuk e di si mund ti kesh kuptuar, pervec nje mundesie te rralle qe ti me njeh mua me shume se nga nje pergjigje ne forum.
Ti fillon flet per Kinen kur ketu ishim duke folur per pikturat me lart, te cilat nuk e di ne cfare lloj mosnjohje apo "njohurie" nga ana jote ti i quan "cifute me kursim emocional" kur shume te rralle jane ata qe kane pare ato piktura dhe i kane pare si jo emocionale, gjithe bota femerore shprehet edhe ne nje ngjyre te vetme ne ato piktura,gjithcka vitale, gjithcka shume e njohur per dike qe ka lexuar qofte edhe dy rreshta me shume mbi artin se thjesht cfare shitet ne televizor.
Une jam e gatshme te pranoj kendveshtrimin tend ne lidhje me ato piktura, secili e shikon nje pikture "siperfaqesisht" apo akoma me thelle ashtu sic e shikon vete, sic e ndjen vete, nuk ka nevoje per mesim, kur ti nga ana tjeter ndihesh shume "superior" per te pranuar nje mendim te kundert me tendin. Kjo nga menyra sic e shikoj eshte thjesht "ngushtesi" ne te menduar, por normale.
Arsyeja pse nuk dua te vazhdoj te jap mendimin tim ne lidhje me ato cfare ke shprehur (arsyeja pse me lart thashe se nuk ja vlen te vazhdoj me) eshte sepse i gjithe ky shpjegim i joti me shembuj niset nga nje vend tjeter i trupit, mendjes tende dhe i drejtohet jo artit por "personave ne vecanti", kthehesh shume personal ne ato qe thua dhe per mua eshte e veshtire te diskutoj ne menyre te tille.
Mos mu drejto mua si njeri, apo dikujt tjeter me lart, mos u mundo te mbushesh mendje, fole per pikturen dhe cfare eshte siperfaqsore e vdekur apo joemocionale dhe atehere mund te vazhdojme diskutimin...per aq kohe sa ti vazhdon jep vleresime mbi ata qe shkruajne ketu, po te them nuk me fyen fare, thjesht me heq interesin per te vazhduar nje diskutim rreth piktures, apo artit.
Pershendetje!
-
-
Supozoj qe te gjithe e kuptojme njeri tjetrin tashme, megjithate ndryshimet nuk zgjidhen dot. Po mundohem vetem te kthehem prap ke Dhurmer.
Tani, ornament, c'fare une pashe ke Dhurmer, ajo qe me beri ta postoja ketu, eshte pak a shume ajo qe tha Fiori: Pasqyrimi unik i femres perzier me natyren, portretet delikate, sidomos ai i Circe i cili eshte i preferuari im, edhe se fundi ideja e nderdhurjes se femres me qiellin (harmony in blue psh, edhe shume te tjera qe nuk jane postuar ketu.)
Kjo ideja e fundit, e nderthurur me titullin muzikor qe ai ju ve pikturave te tilla, te ben te ndiesh femer, edhe te ndiesh ne ajer, edhe te kendosh me veten, te ndiesh e lehte, e lehte, nje puhize pothuaje, aq e lehte sa mund te penetrosh kudo, te cdokush, e cliruar nga gjithe pseudo-filozofite, edhe iluzionet e tipit mashkull.
Fakti qe ai eshte deshtim per standartet e botes, nuk ndikon aspak ne shijet e mia artistike.
Keshtu e shof une pikturen e tij, kendveshtrimi im eshte aq personal sa shume nuk mund ta kuptojne (sidomos meshkujt
)
Une jam shume kurioze per nje zberthim nga ana jote e boshkellut, mungeses se forces edhe vitalitetit te Dhurmer.
Gjithmone kenaqesi,
-
-
_____________
nimf, ti je e hatashme, ju vajzat (edhe Fiori) keni shpirt delikat dhe ndjesi te holla, une ka nje here ja fus fare kot, e pranoj. Gjithashtu pranoj dhe kete tjetren, qe mund ta ndertosh lumturine e qenies edhe duke qene mbeshtetur ne Gabimin, TE PA VERTETEN, ne nje hije, ender, iluzion. Greket si pengoi "rrafshtesia" e tokes per te bere mrekullira.
Me teper se kenaqsi.
ps, sot s'kam kohe, patjeter do ta shpjegoj Dhurmerin, pasi te pyes dhe ate specialistin qe di vete. Ciao!
-
-
i/e regjistruar
Kohe.
Kam kohe qe mesazhet e mia percjellin nje ritem te tille qe,realiteti eshte demaokratik(Bastard)dhe illusioni eshte aristokratik(Hyjnor).Por mungesa dhe ...
Paqe dhe fisnikeri miqte e mi.Larg nga realiteti,nje pikture s'mund te jete asnjehere reale edhe kur vizatohet ekzaktesisht nje portret apo peisazh.Aty gjendet forca,ngjyra,shpirti dhe transformimi delikat qe njeriu i ka bere natyres ...
AP.
-
-
_____________
Alban, ketu po flasim per Dhurmerin, ti te pelqen apo jo dhe pse? Kam pershtypjen se ato qe thua as vete si kupton.
-
-
Administratore
Megjithate do thoja cdo krijim eshte real, nuk ka se si nje krijim mos jete real, perderisa ne e shikojme edhe ai i cili e ka krijuar e ka pare diku (keshtu detyrohet disi) te na jape dhe ne mundesine e "shikimit".
Ndersa ne lidhje me transformimin do thoja eshte me shume menyra si ai e shikon natyren se sa nje deshire per te transformuar ate (gjithmone nga kendveshtrimi im).
-
-
Administratore
Lucien Levy-Dhurmer nje nga simbolistet me te mire dhe te cuditshem (ne te njejten kohe), franceze. Mjeshter i pasteleve, piktor i skenave, portreteve dhe peisazheve Mesdhetare.
Nga viti 1879 ka studiuar vizatim dhe skulpture ne shkollat lokale ne Paris. Ne vitin 1886 takoi Raphael Collin i cili me pas u be mesuesi i tij. Nga viti 1887 deri ne 1895 jetoi ne Golfe Juan, ku punonte si dekorues i figurinave dhe objekteve prej porcelani. Artin klasik e zbuloi ne nje udhetim te tijen ne Itali. Kur u kthye ne Paris ne vitin 1869, ne ekspozitat e tij u paraqit nen nje emer-pseudo (duke i shtuar emrit te tij dy shkronjat e fundit te mbiemrit te mamase (Goldhurmer)) kete per tju shmangur disi ngaterreses me nje artist tjeter te asaj kohe te quajtur Lévy.
Stili karakteristik i tij, pati te njejtin admirim si nga publiku ashtu dhe nga artistet e tjere te asaj kohe. Gjithmone duke ju vene rendesi (akademike) detajeve te vogla, ai asimiloi dhe bashkengjiti njohurite e tij Impresioniste, duke krijuar pune ku harmonia magjepse e ngjyrave lidhet me idene dhe vizionin te cilin ai donte te transmetonte.
Mauclair, Soulier, De Miomandre ishin te magjepsur nga vlerat e tij madje Leon Thevenin Ja dedikoi librin e tij La Renaissance paienne (1898).
Pas vitit 1901 hoqi (pjeserisht) dore nga simbolizmi, pasi ketu bejne dallim nudot e femrave te cilat ilustronin muziken e Beethovenit, Faure dhe Debussy.
-
-
i/e regjistruar
Ornament.
Pyetjet direkte gjithnje jane delikate dhe me vendosin ne pozite jo dhe aq te favorshme,pasi shpeshhere disa persona nuk arrijne te marrin mesazhet e qarta nga perdorimi i gjuhes(qe dikush me ironi e ka quajtur edhe fjalori i A.People..) e me tej se kaq.
Ti me pyet nese me pelqen piktura dhe nese jo pse?-Perderisa kam marre te shkruaj pikerisht ne kete teme nuk eshte se duhet t'i permbahem tematikes me fanatizem,mendoj se jam i lire te shpreh kudo e cfaredo mendimi tim apo mosaprovimin tim.
S'kam ndonje ngallezim per simbolistet apo per perfaqesuesit e klasikes ne Art.
Pikturat e L.s'eshte se me japin ndonje emocion pasi edukimi im artistik i perket tjeter fryme.
Per pergjigjet e personazheve qe ketu shkruajne mendoj se jane simpatike(edhe pse pak larg pergatitjes dhe influences qe ato mendojne te japin tek te tjere personazhe).
Si tipik ballkanik shqiptari ka harruar se nje imazh eshte i lidhur shtrenjte me te kaluaren,e,si e tille tema s'duhet te jete thjesht ne lidhje me kete,por me dicka me hapesirore.Thjesht me qendrime te qarta mbi temat qe tani na shqetesojne te gjitheve.
Ornament me ndje neqoftese dola jasht temes tuaj qe me aq dashuri e punon,por eshte nje transfusion mental kur shikon se ke miq kaq te interesuar per Artin per Artin dhe per kulturen(tradicionaliste) ne pergjithesi.
Ap.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt