-
Lucien Levy-Dhurmer
Piktor francez, ka jetuar gjate viteve 1865-1953, simbolist. Pastelet i ka perfeksionuar, portrete i ka shume te vecanta. enjoy...
The gust of wind
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nimf : 30-09-2002 mė 12:29
-
-
Harmony in Blue - variation on "La Sonate au clair du lune"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nimf : 30-09-2002 mė 12:37
-
-
_____________
Tamam piktura Ēifuti, me kursim emocional.
Nimfe kam nje pytje; pse ka ngel anonim ky piktori, si mendon ti?
-
-
ornament,
c'fare do te thuash me anonim? ka shume piktore qe si kane arritur librat e art 101, po s'do te thote qe si njef askush.
kursimi emocional eshte bukuri me vete...edhe relative...
pershendetje,
ps: nje mbrojte me e fuqishme kundrejt Lucienit i takon nje adhuruesi me te vjeter se une
-
-
_____________
Anonim, desha te thosha qe i bie anes e anes, jo perballe e me burreri subjektit. Prandaj eshte i panjohur. Kuptohet dhe ai ka admiruesit e vet, INTELIGJENCIAN.
Sot eshte ne mode, te pelqesh anonimet ne Art, kjo te merret per shije te holle e ndjenja delikate. Gjithashtu s'te shkakton as dhimbje ne bark.
Problemi eshte se jeta i perbuz anonimet, i hedh tej. Ne klasifikojme ne me pak e me shume, ne te mire e te keq, ne me peshe e pa peshe, ne te madh e te vogel. Nuk mund ti duam te gjitha njesoj, me te njejten dashuri. Te pelqesh Lucienin (as emrin se ka per te rendesishem) eshte te mosbesosh tek FORCA, tek VITALITETI, tek FUQIA e jetes, per rrjedhoje as tek e jotja, te pelqesh ate do te thote, te admirosh pafuqine, flune, dyshimin, boshllikun, do te thote te pajtohesh me DESHTIMIN.
Per nje femer inteligjente si ty Nimf, kjo eshte me te vertet gjunah.
ps, me thene te drejten s'e prisja pergjigjen tende te shtunes, i thashe vetes te henen ne mengjez ndoshta, sidoqofte marr kenaqsi kur bisedoj me ty NIMF.
-
-
Administratore
Ornament cdo te thote te pelqesh Lucienin do te thote mos besosh tek FORCA ? Pse forca me cilet emra njihet...(Besnik hyn tek emrat "forcore" apo "dobesore"???)...per me teper e keni klasifikuar si "anonim" kur ai si artist studiohet ne shume shkolla ne USA (mos harroni qe librat nuk jane te njejta ne te gjitha shkollat)...
Ne pikturat me lart ai nxjerr qarte feminilitetin, e karakterit femer te gershetuar me stinet e vitit, natyren...natyra ajo e cila nuk mund te jete asnjehere e vdekur (por gjithmone vitale).
Ke quan njeri me peshe ti ??? - Edhe nena e dy femijeve eshte njeri me peshe edhe pse ti apo une mund te ndodhe qe nuk e njohim. E nese e njohim dhe e permendim kjo nuk do te thote se eshte per hir te inteligjences tone por vetem sepse fati na ka rene ta kemi kete nene komshie ne pallat...me kupton apo eshte shume "anonim" ky shpjegim per ty?? (nuk kam lexuar shkrime te tuat ne forum dhe nuk kam krijuar ndonje ide rreth tipit tend gjithsesi...)
Nuk dua tu mbush mendjen njerzve qe ajo cfare besoj une qendron me lart se besimi i tjetrit, njerzit jane si milingona ndersa opinionet jane dyfish sa to, thjesht me vjen keq kur njerzit standartizojne inteligjencen dhe artin...
Pershendetje
-
-
_____________
Fiori mesazhi im qe me teper i llojit personal, ai i drejtohej posaēerisht Nimf, ndryshe nuk do kisha shkrujt.
Une e di qe njerezit jane te lire te pelqejne ē'te duan, kjo eshte puna e tyre. Ata (te shumtet) kete e konsiderojne liri zgjedhjeje si dhe pjese perberese te demokracise.
Gjithashtu te gjykosh pikturen eshte me veshtire se te kuptosh Niēen, ose teorine e Relativitetit. Duhet qe ajo te te jete familjare, dua te them si buka qe ha.
Duhet qe jeta tende te jete e lidhur veē me te, kushti kryesor.
Sa per keqardhjen tende ndaj STANDARTIZIMEVE ne ART, kjo eshte domosdoshmeri, selektivitet natyral i jetes (lexo Darvinin te marē vesh), ndryshe s'do te kishte pasur muze, por veē Kazanet e Plerave, atje do ti gjenim te gjitha bashke, portretet e Van Gogut me gazetat e Artit, ato te Lucienit bashke me ato te Pikassose, etj, etj.
Ne shtepi tende, ku i vendos stolite (vareset e floririt) ti Fiori, bashke me kepucet ne garderobe apo ne vend tjeter dhe pse?
Pse duhet qe ne Art te zgjedhesh ndryshe nga si vepron ne jete, pse do vetem nje mashkull ti Fiori, dhe jo gjith djemt e lagjes nga pak. Pse ne ket rast je selektive, pa te ardh aspak keq.
Tani neqofte se per ty, Lysieni eshte piktori i vetmi, me i mire, ai qe ti ke zgjedh per jete (si burri) ai qe ti mbush skutat e shpirtit me frumezim pa te lend vend per tjeter, pse ai s'njihet nga te tjere si i tille, eshte faji tyre apo faji tend, kush ka ketu te drejte. Ky eshte thelbi.
-
-
Administratore
Paskam ngaterruar adrese une. Po heren tjeter kur ke mesazhe personale dergoi tek MP mos i nxirr ne publik se ketu eshte diskutim i hapur per te gjithe.
Ne lidhje me pjesen tjeter te komentit e shikoj qe nuk po ja vlen me te shkruaj...
Gjithe te mirat!
-
-
i/e regjistruar
Fiori.
Me pelqeu hyrja dhe shkembimi i mendime ne lidhje me artin apo me menyren sesi mbetemi gjithnje te vegjel perballe veprave artistike,shikohet qe "sje me e vogel e ste marrin perdore per akullore" edhe pse je teper modeste ne inteligjencen tende.Standartizimi eshte perfeksion i bindjeve te qarta qe ka njeriu?
Por krenohem me debatet teper terheqese madje joshese te opinionisteve per artin dhe pikturen.Por me mire duhet te dine se tek buka ka karbohidrate te dobishme per shendetin,po tek Arti cfare ka?Ndryshim apo krahasim me dicka qe ne se njohim por e ndjejme,pa perkthim?
Cdo gje te bukur miqte e mi,dhe shikoni me tepr rendesine e artit ne lidhje me emancipimin tuaj ne fushen artistike qe eshte e pafund.
AP.
-
-
_____________
Fiori pergjigja jote ishte me e ulet se pretendimet e tua, vertet dem. Ti je ndjere e fyer, per kete s'eshte faji im. Gjithashtu kjo ka sjelle moskuptim te postit tim, qe duhet thene ishte pjese e nje strategjie te caktuar.
Une Fiori nuk mund te dua njesoj, une seleksionoj gjithnje e gjithēka KURDOHERE, duke qene i NDERGJEGJSHEM per kete. Ndersa ti gjithashtu seleksionon (sipas menyres tende) duke mos qene "e ndergjegjshme" per kete. Ketu eshte diferenca ndermjet nesh.
Zgjedhja ime drastike ndermjet teje dhe Nimf, shkaktoi furi tek ty, mosaprovim, fyerje, reagim jodinjitoz. Sidoqofte ti kuptove se keshtu ndodh kudo ne jete, po ashtu edhe ne ART. Ne jemi te pameshirshem kur zgjedhim, ne vrasim, masakrojme, prandaj ne ato fusha qe s'na interesojne mundohemi te jemi asnjeanes, te kemi deshira te gjera e te papercaktuara, si ti dhe Nimf ne fushen e Artit. Per ju te dyja Arti eshte nje hobi, kalim i kohes se lire, menyre edukimi, ai nuk do te thote Jete, Gjak, Vuajtje, Ngadhnjim, Pushtet, prandaj gjykimi juaj ne ket fushe eshte i mangut, i papercaktuar, flu, pa peshe.
Me kujtohet kur kthehet nje nxenes ne Tirane pasi pa Velaskezin ne Paris. Ai filloi te tregonte se sa shume e kish pelqyer. Atehere profesori e pyt; A s'te ra te fiket kur e pe. Kjo tregon fare mire per standartizimin dhe te PELQIMIT, pra te ndjenjes.
ps, mesazhet personale i di dhe une, po nje femer si Nimf e ka gjithmone kutine plot, e une jam pothuajse gjithmone i fundit i rradhes. 
pastaj as Nimf s'i kishte me PM postimet e saj.
gjithe te mirat per ty, e duke lene deren hapur per diskutim.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt