Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Ditėt e Ardhjes

    E DIELA E PARĖ E ARDHJES (27 11 2005)
    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    kapelan nė famullinė Bruck a. d. Mur nė Austri

    L1: Is 63, 16-17;64,1-7; Ps. 80 (79); L2; 1 Kor 1, 3-9; + Ungjilli: Mk 13,33-37

    "Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do tė vijė ai ēast"

    Tė dashur besimtar, vėllezėr e motra, me kėtė urdhėr tė Jezusit nga ungjilli i kėsaj sė diele tė parė tė Ardhjes, sot kisha shenjte e cila ėshtė e prezente nė tė katėr anėt e botėn filloi njė vit tė ri kishtar liturgjik, njė kohė tė re pėrgatitėse, pritėse, kohė e mėshirės, e kthimit, e dashurisė, e cila nė kishė, por edhe nė shkencėn liturgjike quhet Koha e Adventit apo e Ardhjes.

    Ardhja ėshtė njė fjalė, qė ne veti e ka kuptimin e tė ardhurit apo tė dėftimit, por nė shekuj me radhė pėrdorej pėr tė treguar Kohėn liturgjike nė tė cilėn Kisha pėrgatitet pėr tė rijetuar Kėrshėndellat - Ardhjen e Birit tė Zotit, Jezu Krishtit, e Mishėrimin - Inkarnimin e Tij, apo periudhėn katėrjavore qė u paraprinė Kėrshėndellave. Kjo Kohė e shenjt liturgjike ėshtė njė kohė e pritjes, por nuk ėshtė njė kohė qė t'mos bėjmė asgjė. Adventi nuk ėshtė njė kohė e ikjes, e larguarjes, e arratisjes, por kjo ėshtė njė kohė pritjeje nė Ardhjen e Birit tė Zotit.

    Kjo kohė „rrini - zgjuar“- „rrini – gati“ ėshtė drejtuar vetėm neve e askujt tjetėr, qė jemi nė pritjen e Zotit tonė Jezu Krishtit, kurse ne, si besimtar, pėr kėtė ngjarje tė madhe shėlbimprurėse kemi nevojė pėr heshtje, shuajtje e lutje tė pandėrprerė dhe rikthim nė njė jetė tė pėrshtatshme dhe nė pėlqim Zotit. Njė herė njė filozof me emėr Sören Kierkegaard thoshte: „Gjendja e botės sė sotme, tėrė jeta, ėshtė e sėmur. Po tė isha qenė mjek e nėse ndokush do tė mė pyeste: Ēka do tė mė kėshilloni? – unė do t`i pėrgjigjėsha: Qėndro nė heshtje!“.

    Kurse ungjilli i kėsaj sė diele na proferon me njė fjalė apo urdhėr sikur qė e cekėm edhe me lartė, qė tė jemi tė zgjuar dhe tė pėrgatitur pėr Ardhjen e Birit tė Zoti. Andaj, ky urdhėr: „Rrini zgjuar, sepse nuk dini se nė ē`ditė do tė vijė Zotėria juaj“, duhet edhe tė jetohet prej secilit prej nesh gjithmonė e gjithkund duke qėndruar nė Tė me njė dashuri tė madhe qė kemi. Andaj, tė rrimė zgjuar me jetėn tonė!

    Dashur vėllezėr e motra, edhe Koha e Ardhjes e ka njė qėllim pėr ne tė gjithė, njė dėshirė prej Zotit, ku neve Ai kėtė na dėshiron e pėr kėtė arsye na urdhėron qė tė gjithė ne tė arrijmė nė qiell, nė parajsėn e amshuar, nė lumturinė e tė tė gjithė shenjtėrve. Kisha na porosit sot e gjithmonė, qė ta ndalim njė rrugė tė keqe tė jetės sonė tė pėrditshme dhe ta fillojmė njė jetė tė re, duke ia kushtuar Atij tėrė vetvetėn tonė.

    Prandaj, ta largojmė errėsirėn prej zemrave tona, qė ndoshta neve na ka kapluar, dhe ta pėrqafojmė Dritėn e gjallė, e cila nuk shuhet kurrė, Jezu Krishtin pishtarin, dritėdhėnėsin e amshuar tė mbarė botės. Recepti mė i mirė do tė ishte dhe ėshtė qė ne ta mbajmė dekalogun e shenjt tė Zotit dhe t“i pranojmė me rregull e dėshirė sakramentet qė na ofron kisha nė ēdo rast e kohė. Tė mundohemi, dashur vėllezėr e motra, gjithmonė tė bėjmė mirė dhe e mira tė rritet dhe tė zhvillohet nė ne, nė familjet tona, nė vendin tona dhe nė tė gjithė popujt.

    Kjo kohė na porosit qė tė drejtohemi ka Zoti, tė bėhemi njerėz tė rinjė me zemra tė mishit e jo me zemra guri. Kjo kohė kėrkon prej nesh njė kthim tė sinēertė dhe ndenje zgjimi. Ne duhet tė kthehemi shpirtėrishtė ka Zoti, ta lemė atė rrugė e cila na udhėheq nė shkatėrrim dhe nė errėsirėn e jetės sonė dhe ta marrim rrugėn e mirė dhe tė drejtė, e cila na udhėheq ka drita e shėndritur nga Zoti.

    Ta shijojmė kėtė dritė e cila nuk fiket kurrė! Tė pėrgatitemi se Ai po vjenė dhe kur ai tė mbėrrin nė mesin tonė ti shėrbejmė atij me zėmėr tė pastra. Ti dalim Atij pėrballė pa u frikuar dhe tė bashkohemi me tė, pėr tė, dhe tė qendrojmė pėrgjithmonė nė tė.

    Njė duhet tė na jet e kjartė: Jezu Krishti, Biri i Zotit zbriti prej qiellit dhe erdhi tek ne njerėzit dhe u bė njėri prej nesh, qė tė qėndron gjithmonė tek ne. Ai u bė Njeri edhe pėr ne sot dhe kėshtu ne mund t'i jemi atij afėr si njerėzit e asaj kohe me anė tė fesė, shpresės tė dashurisė. Afėrsia ndaj Zotit duhet tė na hapė «sytė e zemrės» qė t'mund ta shofim atė, me zemėr tė pastėr.

    Ti kushtohemi kėsaj kohe tė rikthimit, tė mėshirės, dhe tė pritjes me tėrė vetvetėn tonė, tė jemi sa mė tepėr tė bashkuar nė lutje, nė leximin e Shkrimit shenjt, t“mundohemi ti pranojmė sakramentet sa mė shpesh, ta edukojmė dashurinė ndaj tė afėrmit dhe ta zbatojmė kėtė ashtu si Jezusi na urdhėron.

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    E DIELA E DYTĖ E ARDHJES (04. 12. 2005)
    Mag. Don Kolė Gjergji,
    kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri

    Leximi i I.: Is 40,1-5.9.11; Ps. 85 (84); Leximi i II.: 2 Pjt 3, 8-14; + Ungjilli (Mk 1,1-8)

    Gjoni na ftonė edhe neve sot dhe na urdhėron qė t'ia bėjmė gati udhėn Zotėrisė!

    Sot kremtojmė tė dielėn e II. tė Ardhjės ditė kushtuar Zotit pėr ne njerėzit si besimtar katolik dėshirojmė tė dėshmojmė me jetėn tonė se ne jemi dhe dėshirojmė tė jetojmė si njėrėz tė sė dielės. Java e kaluar, e diela e I. e Ardhjes na ftoi tė gjithėve, qė tė jemi tė zgjuar dhe tė pėrgatitur pėr Ardhjen e Zotit tonė Jezu Krishtit. Kurse, sot nė kėtė tė diele tė dytė e takojmė njė pėrsonalitet tė madh, njė profet ndėrmjet dy Besėlidhjeve, ai, i cili ia pėrgatiti Zotit rrugėn, a ky ėshtė Gjon Pagėzuesi. Kemi ndėgjuar porosinė e Shkrimit Shenjt, e ndėgjuam Fjalėn e Zotit, qė sot n'a u ėshtė ofruar si ushqim shpirtėror.

    Leximi i parė i Isaisė profet na paraqet pranishmėrinė e Zotit tek populli i vet edhe nė largėsi, Ai do t'i kthen prej mėrgimit (egzilit) tė Babilonit nė vendlindjen e tyre, ashtu siē i ēliroi nga robėria e Egjiptit. Porosia e profetit nė kėtė kohė tė vėshtirė ėshtė, qė Ai ta ngushėllon popullin dhe t'i jep kurajo, shpresė qė t“i jetė Zotit besnik dhe t'a gjėjė tė humburėn.

    Krishterimi i hershėm ardhjen e Krishtit e priste nė njė ardhmėri tė ofruar, por vitet vinin e kalonin dhe nuk ndodhi asgjė; por se si tė kuptohet kjo? Pėrgjegje na jep sot Shėn Pjetri nė letrėn e vet qė posa e degjuam. Koha e Zotit e ka njė masė tjetėr se sa koha e vogėl e njeriut. Koha jonė ėshtė e kufizuar: ajo do tė zgjatėt, sepse Zoti donė qė tė gjithė njerėzit tė kthehen dhe tė shėlbohen. Pėr ne tė krishterėt vlen sot ligji i botės sė ardhur: mendime dhe vepra tė pastėrta, njė jetė nė paqe e drejtėsi, harmoni me dhe pėr secilin pėr nesh.

    Marku ungjilltar sot e filloi ungjillin e vet. Fjala «ungjill» do tė thotė «Lajm i Gėzueshėm», Lajm i mirė prej Jezu Krishtit, Shėlbues, Birit tė Zotit. Ai vet nė personin e vet ėshtė ungjill i Zotit, nė fjalėn e vet dhe nė vepėr, "e Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne". Ai i flet popullit nė ēdo vend dhe nė ēdo popull. Kjo pjesė e ungjilllit tė kėsaj sė diele tė dytė tė Ardhjės na e paraqiti Gjon Pagėzuesin. Veprimtaria e kėtij profeti, personaliteti tė madh na fton neve nė pėrkujtim me anė tė Kishės. Gjoni nuk ėshtė njė njeri vetėm pėr njerėzit e asaj kohe, njė njeri me profil, me njė vendosje dhe fuqi tė kjartė, por ai ėshtė edhe nė kohėn tonė, njė figurė e madhe shenjtėrie dhe dėshmie tė sė vėrtetės, i cili dėshmoi me veprėn dhe me dėrgimin e vet, se ai mė tė vėrtetė ėshtė i dėrguar prej Zotit.

    Gjoni ėshtė njė njeri i terhekjės sė vemendjės, ku «kthehuni» i tha popullit dhe po predikonte njė pagėzim "pendese pėr faljen e mėkateve". Ai ėshtė udhė-pėrgatitės i Zotit. Ai hyri si profet i ashpėr dhe i pėrvuajtėruar, duke u pėrkulur para mė tė tė Madhit, Jezu Krishtit, i cili do tė vij pas tij. Ai ua tregoi njerėzve nė shkreti, dhe nė lumin Jordan rrugėn kah Jezusi dhe tė bashkohen mė Tė.

    Gjoni na ftonė edhe neve sot dhe na urdhėron qė t'ia «bėjmė gati udhėn Zotėrisė«! Kush ėshtė pėr ne sot kjo rrugė qė t“a bėjmė gati? Kjo do tė thotė qė ne si besimtarė gjatė kėsaj kohė tė shenjt tė Adventit t'ia bėjmė gati zemrat tona, qė Ai tė vjenė dhe tė qėndron nė ne, nė familjet tona, nė vendlindjen tonė dhe gjithkund nė botė. Pėr t'ia pėrgatitur rrugėn Atij, qė tė vjenė nė zemrat tona, duhet tė krijohėt njė lidhje e vėrtet ndėrmes neve dhe Krishtit. Kjo rrugė egsiston nė tė vėrtet, sepse tė gjithė ne se qysh prej pagėzimit kemi hyrė nė Tė dhe jemi tė bashkuar me Tė. Ai dėshiron qė gjithmonė tė takohet me ne. Shpeshherė jeta jonė bėhet e vėshtirė prej rrethanave tė ndryshme, tė ngarkuar, por kėto duhet tė pastrohėn dhe tė pėrgatitemi pėr me njė takim sa me tė mire me Zotin, qė tė jemi tė lirė shpirtėrisht dhe fizikisht. Tė pėrgatitemi qė t'na ipet njė shansė me njė takim me Krishtin. Kjo Kohė e shenjt e Ardhjes ėshtė njė rast qė na mundėson kėtė takim. Ne mund t'a pėrgatisim kėtė rrugė pėr vete e pėr tė tjerėt, qė tė jemi me njė takim tė vertet dhe mė njė dashuri mė tė. Tė takohemi me tė dhe tė jetojmė pėrgjithmonė me Tė. tė jetė njė qėndrėsė e gjallė nė fe dhe nė jetė me Krishtin dhe pėr Krishtin!

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    E DIELA E TRETĖ E ARDHJES (11 Djetor 2005)
    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    kapelan nė famullinė Bruck a. d. Mur nė Austri


    Ky ėshtė lajmi i kėsaj sė diele; t'i gėzohemi Ardhjes sė Jezusit!

    Leximi i I.: Is 61,1-2.10-11; Lexim i dytė: 1 Sel 5,16-24; + Ungjilli: Gjn 1, 6-8.19-28


    Tė dashur vėllezėr e motra, qoftė levduar Jezu Krishti!

    Nė kėtė kohė tė shenjt liturgjike dhe nė kėtė kohė tė pėrgatitjes pėr festat e Kėrshėndellave gjithnjė e mė tepėr na ipėt mundėsia qė ta njofim Zotin. Gjindemi nė tė dielėn e tretė tė Ardhjes, e dielė, e cila edhe quhet e Diela e Gėzimit, Gaudete, sepse nė kėtė tė dielė shėn Pali apostull nė letren e vet sot tė gjithėve na fton qė tė «Gėzohemi gjithmonė! Tė lusim pa pushim, dhe pėr gjithēka tė falėnderohemi»! Ky ėshtė lajmi i kėsaj sė diele, dhe t'i gėzohemi Ardhjes sė Jezusit. Ne kemi tė drejt tė gėzohemi dhe kjo ėshtė nė njė anė paragėzim pėr festat qė po vijnė, kurse nė anėn tjetėr gėzim pėr ne, qė tash besojmė nė Jezu Krishtin nė ardhjen e tij, por edhe pėr gėzimin e ndodhur pėr shėlbimin e mbarė botės. Ne e kemi takuar Zotin. Ne besojmė nė tė, nė «Emanuellin», nė «Zotin me ne». Zoti ėshtė me ne, kjo ėshtė njė e vėrtetė qė Zoti ia bėri njeriut, sespe prej historisė sė shėlbimit, Zoti paraqitet se ishte, ėshtė dhe do tė jetė pėr gjithmonė me popullin e vet.


    Fjalėt, qė sot i ndėgjuam nga Isaia profet na e paraqesin Jezusin, tė Shuguruarin e Zotit, si njė Profet qė erdhi nė botė dhe qė t'u pėrhap tė gjithėve Lajmin e gėzueshėm. Fjala e tij mbi Mbretėrinė e qiellit ėshtė lajmi i gėzueshėm, lajm i mirė – pėr tė varfėrit dhe tė pėrvuajturit, por edhe pėr secilin prej nesh sot. Kush i pranon kėto fjalė pėr tė fillon njė festė e madhe. Nė botė dhe ne si tė krishterė qė jetojmė nė tė, e kemi dhe jetojmė me njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr fenė e poseduar. Nė kėtė botė bashkėsia krishtere ėshtė njė vend i fesė, i shpresės, i dashurisė, i lutjes dhe i gėzimit. Shpirti i Zotit na bėnė neve tė aftė qė tė jetojmė nė «ditėn e Ardhjes sė Zotit tonė Jezu Krishtit».


    Nė ungjillin e kėsaj sė diele tė tretė tė Ardhjes, Gjon Pagėzuesi na flet pėr atė, pėr Dritėn, pėr Jezusin, qė ėshtė nė mesin tonė, qė ne ndoshta atė nuk e njohim dhe ai duhet nga secili prej nesh tė kėrkohet, por edhe tė dėshmohet. Profetėt e Besėlidhjes sė Vjetėr e pranuan Shpirtin dhe Fjalėn e Zotit. I fundit prej tyre ishte Gjon Pagėzuesi. Ai qėndron nė pragun e Besėlidhjes sė Re. Ai ėshtė zėri qė bėrtet nė shkreti; qė t'ia pėrgatisim rrugėn mė tė tė Madhit, Jezusit, i cili vjenė pas tij.
    Gjoni duhet ta pėrgatis popullin e Israelit pėr Mesinė, Shėlbuesin. Po ashtu edhe pėr ne ėshtė shėn Gjon Pagėzuesi njė «udhėtregues adventik pėr Jezu Krishtin».
    Gjoni ėshtė urėlidhės ndėrmjet dy Besėlidhjeve, tė asaj sė Vjetėr dhe tė Re. Urė ndėrmjet premtimeve tė vjetra, profetizimeve, pritjeve dhe tė mishėrimit tė Fjalės. Ai pagėzon popullin dhe pagėzim i tij ėshtė njė vepėr pėr kthimin e tyre ka Zoti. Jezu Krishti e shenjtėron pagėzimin e tij dhe e lejon atė, qė ai ta pranon prej tij pagėzimin, jo qė Jezusi ishte mėkatar, por qė tė plotėsohen fjalėt e Shkrimit shenjt. E gjithė kjo, qė ngjau u plotėsua nė Jezu Krishtin. Nė tė kanė shkuar nė qėllim tė gjitha mallengjimet dhe pritjet e njeriut. «Zoti ėshtė me ne», ai ėshtė Emanuelli, ai i cili qe lindur prej Virgjėrės» (Krhs Is 7, 14). Ne mund t'ia shtrojmė vetvetės pyetje: «Nėse Zoti ėshtė me ne, atėherė kusht ėshtė kundėr nesh?» (Krhs Rom 8, 31). Shėn Pali na pyet: «kush do tė na ndaj prej dashurisė sė Krishtit? Vėshtirsia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Rreziku? Shpata? Ai na jep pėrgjegje: E prapėseprap, nė tė gjitha kėto, jemi mė tepėr se ngadhėnjyes, nė saje tė Atij qė na ka dashur» Rom 8, 35.37).



    Nėse jemi dhe jetojmė bashkė me Zotin, atėherė nuk mund askush tė na shkatėrroj. Nė kėtė mėnyrė tė njėjtė e formulon edhe shėn Tereza e Avillės: «Asgjė nuk duhet tė na frikon, asgjė tė na trishton. Gjithēka ėshtė e kalueshme. Vetėm Zoti mbetet i njėjt. Gjithēka arrit ai qė ėshtė i durueshėm dhe kush Zotin e ka, ai ka gjithēka. Vetėm Zoti vet ėshtė i nevojshėm» Po, vetėm Zoti vet ėshtė i nevojshėm («Solo Dio basta!»).


    Tė mundohemi, qė jo vetėm kėsaj kohe tė Ardhjes tė jetė Zoti me ne, por pėr ēdo ditė dhe gjithmonė, nė jetėn tonė dhe nė zemrat tona. T'ia kushtojmė atij tėrė vetvetėn qė ai tė qėndron nė ne dhe ne nė tė!

Tema tė Ngjashme

  1. Koha e Ardhjes - E Diela IV
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 20:05
  2. Koha e Ardhjes - E Diela III
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 15:10
  3. Koha e Ardhjes - E Diela II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 15:59
  4. Koha e Ardhjes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 22:35
  5. Koha e Ardhjes - E Diela I
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •