Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502

    Kroati Vinçetiç thote `A mund te luaj per Shqiperine?!`

    Ky artikull me la me goje hapur. Cka mendoni per kete teme? A do ishte gje normale qe joshqiptaret te luajne ne kombetaren shqiptare.
    Para se ta postoj artikullin doja ta bej nje komente te vogel. Tipat si ky kroati nuk jane futbolliste te nje niveli te larte si ata qe luajne me skuadren kroate se po te ishte Vinçetiç aq i mire e merrte Kroacia. Por sidoqofte a i nevojitet kombtares shqiptare? Sepse nje rast i tille me italian paska ndodhur ne vitet e '40.

    Futbollisti kroati i Dinamos nuk e fsheh dëshirën për t’u natyralizuar kuqezi, nëse pëlqehet nga trajneri Brigel

    Vinçetiç: Mund ta zëvendësoj unë Behramin te Shqipëria


    Aurel CELIBASHI

    Mesfushori kroat i Dinamos, Goran Vinçetiç, dëshiron të natyralizohet kuqezi. Lojtari i krahut të djathtë të Dinamos tregohet i gatshëm për të marrë nënshtetësi shqiptare, nëse trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, do të shprehte interes për ta pasur në skuadër. Vinçetiçi, pas dy fazave të para me fanellën blu, menjëherë ka rënë në sy për lojën e shkëlqyer në krahë, teksa mund të quhet edhe lojtari-asist, pasi pjesa më e madhe e golave ka ardhur nga këmbët e kroatit. Një gjë e tillë sigurisht ka tërhequr edhe vëmendjen e gjithë trajnerëve të kategorisë superiore, specialistëve, tifozëve, por edhe të shtypit të shkruar. I kontaktuar nga gazeta në lidhje me mundësinë për të veshur fanellën e Shqipërisë, Goran Vinçetiç shprehet se do të ishte krenar për ta bërë një gjë të tillë.
    - Goran, a e kishit menduar se do të përshtateshit kaq shpejt me futbollin shqiptar, kur në 17 javë që jeni aktivizuar titullar, keni qenë nga lojtarët më të mirë në fushë për Dinamon?
    - Për të qenë i sinqertë, nuk e prisja as vetë këtë ambientim kaq të shpejtë në Shqipëri, por falë mbështetjes së shokëve dhe njëkohësisht të drejtuesve të klubit, çdo gjë ka shkuar mirë.
    - Trajneri Bonaçiç ishte njeriu që këmbënguli deri në fund për ardhjen tuaj në skuadër. A mendoni se ia keni shpërblyer besimin që ju dha?
    - Jam munduar ta bëj një gjë të tillë, por më mirë për këtë mund të flasin të tjerët që më shohin në fushë. Bonaçiçi më njihte mirë që nga koha kur ishim së bashku te Varteksi dhe që nga ajo periudhë ai vazhdon të ketë konsideratë për mua. Nuk është e lehtë të fitosh besimin e një trajneri me aq personalitet si ai në Kroaci dhe për këtë ndihem i lumtur me veten për çfarë kam arritur.
    - Tani që do të shkoni në Kroaci, a do të takoheni sërish me të? - Të shpresojmë. Më parë kam detyrimin ta marr në telefon dhe më pas, nëse ai do të ketë mundësi të takohemi për të drekuar, sigurisht që vullneti im është i madh.
    - Po me trajnerin aktual, Ivan Kataliniç, cilat janë marrëdhëniet tuaja?
    - Kam marrëdhënie pune, ashtu si çdo futbollist tjetër i Dinamos. Ndonëse edhe me Kataliniçin njihem prej vitesh, gjithçka midis nesh ka qenë në mënyrë reciproke.
    - Goran, le të flasim për një temë paksa delikate. Nëse një ditë do t'ju vinte një ftesë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për të veshur kuqezi, a do ta pranonit?
    - Kush është ai lojtar që nuk do të dëshironte të luante me një ekip kombëtar? Ndonëse jam kroat, pa dyshim që tërhiqem shumë nga ideja për të luajtur me fanellën e Shqipërisë. Ekipi kombëtar është ëndërr për këdo, pasi aty i ke mundësitë që të tregosh të gjitha vlerat. Nëse trajneri Brigel do të shprehte interes për mua, për tërë natën do të kthehesha nga Kroacia për të ardhur në Shqipëri, pasi mendoj se ky do të ishte shansi më i madh dhe i fundit i karrierës që do të më jepej.
    - Nuk mendoni se është paksa e vështirë që të luani për një tjetër ekip kombëtar dhe jo për Kroacinë?
    - Për mua nuk është fare e vështirë, pasi e ndiej veten profesionist dhe jam i gatshëm të luaj aty ku më vlerësojnë me të vërtetë. Kur kam qenë në kampionatin kroat, askush nuk është kujtuar që të më thërriste të paktën në grumbullim. E vetmja përpjekje mbaj mend se ka qenë para botërorit të vitit 1998, kur luaja me Rijekën, dhe në stafin e kombëtares ishte Kataliniçi, por ftesa erdhi në momentin kur isha i dëmtuar. Më pas, kur u riaftësova, gjërat u vështirësuan. Gjithsesi, e quaj të mbyllur kapitullin e përfaqësueses kroate dhe do të isha krenar nëse do të vishja fanellën kuqezi të Shqipërisë. Të mos harrojmë se në damarët e mi rrjedh gjak ballkanas dhe, në këtë kontekst, nuk besoj se ka ndryshim të madh midis të dy nënshtetësive, e rëndësishme është që të luaj futboll dhe të jap gjithë energjitë e mia në fushë.
    - Në fund, çfarë dini për kombëtaren shqiptare?
    - Di faktin që kosovari Valon Behrami, i cili luan në të njëjtin rol me mua, nuk mundi të zgjidhte problemet me dokumentet dhe më pas shkoi te Zvicra. Do të ishte mrekulli sikur të vija unë në vend të tij, për t'i shërbyer me sa më shumë topa dyshes sulmuese Tare-Bogdani.

    Precedenti
    Xhakomo Pozeli, portieri i parë i natyralizuar
    Kombëtarja shqiptare njeh shumë vite më parë natyralizimin e lojtarëve të huaj, ku i pari që e ka bërë një gjë të tillë është Xhakomo Pozeli. Portieri italian ka luajtur me fanellën kuqezi në vitet 1940-1950, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e Kupës Ballkanike. Nëse do të realizohej natyralizimi i Goran Vinçetiçit, ky do të ishte lojtari i dytë pas portierit italian. Për sa i takon procedurës, është FSHF-ja ajo e cila nis dokumentacionin e plotë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku pas firmosjes së ministrit, vula përfundimtare mbetet te Presidenti, i cili me një dekret të veçantë jep nënshtetësinë shqiptare.




    24/12/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga panchovilla : 24-12-2005 më 11:25
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    A eshte normale Asamoah te luan per Gjermanine kur ai nuk eshte gjerman, por afrikan; eshte normale Mauro Camoranesi te luan per Italine, kur ai eshte argjentinas; eshte normale Zidane te luan per Francen, kur eshte algjerian; eshte normale Seedorf dhe Davids te luajne per Holanden, kur jane nga Surinami...

    Keshtu qe per mua me duket teper normale qe ai ka kerkuar te luan per Shqiperine dhe nese eshte lojtare i mire pse te mos i jepet nje shance
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga Davius
    A eshte normale Asamoah te luan per Gjermanine kur ai nuk eshte gjerman, por afrikan; eshte normale Mauro Camoranesi te luan per Italine, kur ai eshte argjentinas; eshte normale Zidane te luan per Francen, kur eshte algjerian; eshte normale Seedorf dhe Davids te luajne per Holanden, kur jane nga Surinami...

    Keshtu qe per mua me duket teper normale qe ai ka kerkuar te luan per Shqiperine dhe nese eshte lojtare i mire pse te mos i jepet nje shance
    Edhe une ashtu mendoj por vetem desha ta dij cka mendojne te tjeret. Plus qe ne boterorin e '98 ne France Krocia ne perberje me te gjere e kishte edhe kosovarin Ardian Kozhniku. Edhe pse nuk u fut ne asnje loje te Kroacise.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  4. #4
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Bekim Kastrati mesa duket do mori pasaporte shqiptare keto ditet e fundit.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    A ka nenshtetsi shqiptare ky Goran Vinçetiç? Po te kete nenshtetsi munde te luaj, pse jo. Kurse, nese jeton ne Kroaci, e te vije te luaj per kombtaren, kjo nuk me duket e arsyeshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ideus : 24-12-2005 më 11:19

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Frodo9
    Bekim Kastrati mesa duket do mori pasaporte shqiptare keto ditet e fundit.

    Sot ne Alsat degjova se pritet tash vetem verifikimi nga Presidenti A. Mojsiu per kete ceshtjen e pasaportes dhe se tjerat procedura jane te gjitha gati.

    Arian, edhe une perkrah mendimin tend se po te kete pasaporte ose nenshtetesi shqiptare ky kroati ja vlen te inkuadrohet, por nese ai s'ka lidhje me Shqiperine dhe i eshte kujtuar se mund te laun per kombetaren tone mendoj se eshte dicka jashta logjikes kjo pune...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    kastrati do ta marre pasaporten, edhe per currin procedurat jane drejt fundit.
    Tani persa i perket punes se vicenticit. Nuk eshte se dua te hiqem si nje nacionalist i semure, por ama nuk eshte se e kam me qejf. Kunder goranit nuk kam asgje, madje ilion lika (e kam shok) me ka thene qe eshte djale flori, por sesi me duket, per mua eshte me mire secili ne vend te vet. Shqiperia dikur ka patur nje portier te huaj, ne vitin 1946 vit kur ka fituar edhe kupen e ballkanit. Portieri ka qene italian, emrin nuk ia mbaj mend me thene te drejten, por doja te dilja se edhe nese vicentici vjen, nuk eshte se ndodh per here te pare.
    Pastaj ai eshte 30 vjec. Ca mund ti jape ai kombetares sone. Vetem nje sezon eliminatoresh te europianit, dmth 2 vjet, me shume asgje. Me mire do te preferoja qe te vinte ndonje djale i ri me prespektive dhe te fitonim ate ne kurriz te disa pikeve qe mund te merrnim, sesa manine per te marre sa me shume pike dhe te na shkaterrohet kombetarja. Mos harroni se te gjithe cunat jane ne moshe te madhe. Ne duhet te fitojme talente, jo te mbledhim gjysher. Po e ritheksoj qe nuk kam asgje me vicenticin, por me shume sesa nje 30 vjecar do te doja nje 20 vjecar, madje (ketu dal kunder deshires sime per nje kombetare 100% me gjak shqiptar) le te ishte i huaj, boll te ishte i perspektives.
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  8. #8
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Giaccomino Pozelli quhej portieri italian qe luante per Kombtaren ne 46' dhe trainer ka qene nje malazez Ljubisa Brocic qe me vone ishte trainer i Juventusit ne Itali qe u shpall kampion ne 1958.
    Per ket Goranin nuk i eshte bere asnje oferte dhe nuk ka per te ardhur ne Kombtare, thjeshte gazetari i beri nje pyetje dhe ai u pergjigj.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  9. #9
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    E pra si thashe me larte ky nuk eshte ndonje yll futbolli por une po pyes vetem per idene se cka mendojme per kete teme.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Bravo Aurelit ama, ( shkruesit te artikullit) e kam patur shok. E ka sjelle shkrimin ne kete menyre qe te duket interesant ne sy te lexuesve. Mendoj ama se tema per diskutim qe ka shtruar Panchovilla mund te formulohej keshtu: Ca qendrimi do mbanit nese nje i huaj do perfaqesonte ngjyrat e Shqiperise?
    Perfaqesimi kombetar per mendimin tim nuk eshte me i tille. Shume shtete po praktikojne "natyralizimin" e sportisteve per te fituar kupa e prestigj ne arenen nderkombetare. Ne si vend i vogel qe jemi kurre nuk do kemi shume per te dhene, ne menyre qe te marrim ndonje sportist te hajrit! Nuk po flas per kosovaret se ata i kemi nje gjak e nuk i konsideroj te huaj. Me mire e bejme skuadren shqiptare me shqiptare e jo me "shqiptare". Kete mendoj une.
    Ezekiel 25-17.

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Shuflai kroati qe vdiq për Shqiperine
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 17:01
  3. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  4. Kroati 74-vjeçar, Oto Bariç, trajner i ri i kombëtares!
    Nga Cimo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •