Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 86 prej 86
  1. #81
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Po, mire e ke ti, porse une vete kam nje metode me teper 'hands-on' per t'u marre me dogma. Mendoj se dogmave duhet t'u rish sa me prane. Ti trajtosh si objekte kurioziteti, e t'u kuptosh natyren mire, since it's all a bunch of bull and bull makes the world go round, ndryshe nuk ke per t'i njohur kur te jesh mes tyre. Me kupton?
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  2. #82
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    nuk te kuptoj po ska rendesi....

    hajt gezuar vitin e ri

  3. #83
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Gezuar gjithashtu! :-)
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  4. #84

    Arrow Rasti në fjalë.........

    Citim Postuar më parë nga Alket123
    [b]titulli "Xhamite amerikane kontrollohen per radacion"[b]

    myslymanet po ankohen! hmmm!

    dale ta marrin pak me seriozitet ceshtjen.
    fundi i fundit, nuk i gjen gje keq myslymanet, te jene te paster zyrtarisht brenda shtetit,ska asgje te keqe nga rendi i rregullt publik.

    ok, po pse ankohen keta?

    kane dicka myslymanet qe shqetesohen pse ata kontrollohen.
    kjo te tremb, qe te detyron te i kontrollosh me shume myslymanet se dicka kane.
    Me këtë që keni shkru më lartë, ma kujtuat atë kohën e trazirave në Ballkan, të viteve të 90-ta, e deri edhe fillimin e vitit 2001- mbarimi i "holokaustit" Sllavian ndaj gjithckaje që kishte të bëjë me fenë islame dhe me kombin shqiptar.

    Eh, kur thoni: "ka diçka që muslimanët që shqetësohen.....", po ju a e dini se, jo gjithëherë njeriu shqetësohet se mund ta kishte pasur "mizën nën kësulë", por ai shqetësohet (SIDOMOS PËR RASTIN NË FJALË) se ka gjasa që të manipulohet, apo edhe rasti të inskenohet, që në anglisht përdoret termi "FRAME UP". Eh, mos dhashtë Zoti ta provosh këtë gjë se ban vaki me ngranë burgun për vite me radhë e pastaj gjatë një hetuesie (aty dikund kah fundi i mbarimit të burgimit) "gjoja më efikase" të dalish krejt i pafajshëm.

    Krejt këto që i përmenda më lartë, janë gjëra që, ne shqiptarët që jetuam e jetojmë me sllavët bashkë, në mënyrë të tërthortë i kemi përjetu....

    Pra, si do të ndjeheshit sikur, iu vjen policia në shtëpi (për dyshime terorizmi të familjes suaj) ua lidh duart e s'iu lë të lëvizni aspak, e vet (policia) hyp në katin e dytë të shtëpisë, apo shkon dikund poshtë në bodrum e vjen me nja 10 bomba në dorë, duke thënë se ato i paskësh gjetur diku në atë vend gjatë kërkimit (bastisjes)?! A s'do të ndjeheshit aspak të shqetësuar, duke e ditur MIRË se në shtëpinë tuaj kurrë s'ka zënë vend armatimi?!

    E njëjtë është situata edhe në këtë rast, pra, gjoja për dyshime radacinoi të kontrollohen xhamitë. E mendimi është që, nëse nuk ekziston dëshmi e qartë për ndonjë veprim "penal" s'ke pse e kontrollon një objekt!

    Rasti në fjalë ma kujton edhe "shkakun" e hyrjes së trupave Amerikane në Irak, si një alibi për GJOJA ekzistim të armatimit për shkatrim në masë në këtët shtet, e në fund s'u pa as edhe u dëgju për rezultatet e kërkimeve të agjentëve Amerikan për këtët lloj armatimi, pra rezultati i kërkimeve = 0.

    Po, s'ke ç'bën, apo edhe si ta luftosh një padrejtësi që të bëhet, mjafton që të mbështetesh në Allahun xh.sh. sepse vetëm Ai i rregullona të gjitha dhe I bën me një drejtësi të përsosur.

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #85
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    ZeM,

    Nuk kuptova c'do te thoje me shkrimin e mesiperm. Mos valle qe amerikanet ne SHBA po trajtojne myslimanet ashtu si serbet trajtuan shqiptaret ne Kosove?

    Jo per gje, por deri me sot nuk ka dale ndonji denoncim i ndonji myslimani ne Amerike, qe te vertetoje se qeveria amerikane ne rastet kur nuk gjen dicka i paska vendosur vete armatimet neper shtepite e tyre. As denoncim nga ndonji xhami ka dale qe te thote se FBI na futi fshehurazi arme ne xhami. Pra krahasimi yt ( e si rrjedhoje shqetesimi yt) eshte i pavlere e i kote.

    Perkundrazi, eshte vertetuar me fakte, se "kryengritesit" irakiane ne kundershtim me te gjitha ligjet e konventat nderkombetare , kane perdorur xhamite si depo municioni e pozicione lufte ne Irak. Kur nje objekt fetar, shkolle, kurimi ( spital) perdoret per qellime luftarake, atehere ai behet objekt goditjeje i ligjshem nga kundershtari. Kete nuk e them une, e thone ligjet nderkombetare te luftes, qe zotrote kujtohesh ti permendesh sa here cenohet statusi ligjor i nje terroristi.

    Permende luften ne Irak, e cila filloi per shkakun e Armeve te Shkaterrimit ne Mase ( ASHM). Sot , sic dihet, nuk jane zbuluar ASHM ne Irak. Sipas llogjikes tende, Amerika per te justifikuar sulmin ndaj Irakut, deri diku do te kishte "zbuluar" ASHM ( te cilat sipas llogjikes qe ju kane mesuar serbet, duhet ti kishte futur vete)... Por realiteti eshte ndryshe. Vertet ASHM nuk jane zbuluar, por as Amerika nuk "gjetur" te tilla ( "gjetur" sipas gjetjes qe ushtaret serbe ju benin ne Kosove)...Pra arsyetimi yt eshte perseri i pavend.

    E treta. Shtetet qeverisen nga ligje e nga Kushtetuta, jo me endrra e me pasione. Ne cdo kushtetute ka nene ku percaktohen te drejtat dhe lirite e qytetareve. E drejta te kesh arme atomike e lende nukleare, te na falesh, po ne ne Amerike nuk e kemi parashikuar ta kemi. Madje zoterimi i ketyre lendeve eshte i ndaluar me ligj. Pra duke kontrolluar per radiacion xhamite, qeveria amerikane nuk i ka shkelur asnje te drejte myslimaneve. ( Ver re se xhamite jane kontrolluar per radiacion nga jashte, asnje rast i dokumentuar nuk ekziston qe te thote se agjente te qeverise jane futur pa leje ne xhami me aparatet Geiger ne dore per ta skanuar per radiacion).

    Pra zonje, nese ke fakte qe qeveria amerikane paska bere "frame up" nje xhami te vetme, nje qytetar te vetem te fese myslimane ne Amerike, urdhero e na e sill. Ketu mos na fol me supozime e me imagjinata. Sill fakte. Nese nuk ke , me mire hesht e mos krahaso molle me portokalle. Dhe mos harro se keta amerikanet qe na dashkan te bejne "frame up" myslimane, keta jua u shpetuan kokat duke bombarduar nje shtet te krishteresh ( sipas mentalitetit tuaj).
    "Who is John Galt?"

  6. #86
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ne Amerike nuk nigjon nji myslimane te thoje qe Amerika na trajton keq apo ne heq te drejten e fese apo te Xhamise!
    Ketu myslimanet si gjith te tjeret kan te drejt e fese tyre, te bejn cfare te duan me Xhamine, te protestojn ndaj qeverise per fyrje ndja fese apo Xhamise...por duhet te dini qe ekziston dhe eshte krijuar Homeland Security ku puna e tyre nuk eshte te zbukurojn Kishat apo Xhamite por kane te drejten te bejn cfare te duan dhe punen qe bejn me pergjime apo gjera te tjere e kan totalisht te drejt me ligj dhe skeni cfare ti beni.

    Myslimanet jne Amerike jan ne parajse ne krahasim me Myslimanet ne Evrope qe u thyen dhe digjen Xhamite nga grupe raciste apo grupe te organizuara kurse ne Amerike qeveria te jep te drejten e cdo gje dhe ne qofse ndonje grup ose organizat ta mer ate te drejte je gjithnje i mbrojtur nga ligjet dhe Kushtetuta (Constitution) ligjet me te larta qe asnjeri nuk i prek ose ka trimeri ti shkeli!

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •