Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71

Tema: Ballkani

  1. #51
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Zhveshja e miteve

    Nga Shirly Klojs Diogardi *

    Pėr muaj kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė regjimit nė Irak, qė tashmė ėshtė shumė pranė. Por nuk kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė regjimit nė Serbi. Ky diskutim duhet tė fillojė sė shpejti – tani qė Serbia e pasluftės ėshtė demaskuar si njė shtet i kontrolluar nga krimi, nė tė cilin anėtarė tė botės sė nėndheshme tė Beogradit, policia sekrete, dhe establishmenti sundues vranė kryeministrin serb Zoran Gjingjiē mė 12 mars. Qysh nga vrasja, mė shumė se 2 mijė serbė janė arrestuar nė pėrpjekje pėr tė shkallmuar rrjetin kriminal qė ēoi nė eliminimin e Gjingjiēit. Nė njė intervistė nė “Ėashington Post”, njė ditė pas vrasjes sė kryeministrit serb Zoran Gjingjiē, ish-shefi i policisė sė Beogradit, Marko Nikoviē, kishte vlerėsuar se”askund nė botė nuk ka njė simbiozė ndėrmjet kriminelėve, shėrbimit tė sigurimit dhe aparatit qeveritar siē ėshtė nė Jugosllavi”. Ai po ashtu ka thėnė se “kur demokratėt erdhėn nė pushtet (Serbi) pas revolucionit tė tetorit, ata e bėnė njė gabim shumė tė madh: Ata e pranuan pėrkrahjen e grupeve kriminale dhe tė policėve tė korruptuar, tė cilėt deri nė atė kohė ishin tė lidhur me Milosheviēin.” Derisa qeveria e SHBA-ve i duartrokiste Serbisė sė rrethuar nga grupet kriminale menjėherė pas vrasjes sė Gjingjiēit, do tė duhej tė shikonte me vėmendje tė madhe vlerėsimin e Marko Nikoviēit pėr Serbinė, si njė vend ku bota e krimit operon ngushtė me kriminelėt e luftės, me njėsinė speciale tė policisė dhe me zyrtarė qeveritarė. Pastaj, nėse ajo dėshiron tė arrijė njė paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan, qeveria amerikane duhet tė shikojė me vėmendje tė madhe nė rolin e Perėndimit nė dėshtimin pėr ta ēmontuar sistemin e Milosheviēit kur ky e kthente nė mit realitetin e Serbisė sė pasluftės. Gjingjiē ishte vrarė qėllimisht pėr shkak se ai ishte nė prag tė kapjes sė grupit tė ashtuquajtur “Klani i Zemunit” dhe rrjetit tjetėr kriminal dhe dorėzimit tė tyre nė gjyq. Ai ėshtė vrarė edhe pėr shkak se kishte imituar njė aleancė me krimin e organizuar nė pėrpjekje pėr ta rrėzuar nga pushteti Milosheviēin nė tetor tė vitit 2000 dhe mė pas pėr ta dėrguar atė nė Gjykatėn e Hagės. Gjingjiē ia kishte borxh ngritjen nė pushtet botės sė krimit e pėr kėtė ka fakte tė bollshme se ai kishte pėrfituar nga kjo lidhje. Kur ai pėrfundimisht vendosi qė ta shkatėrrojė pikėmbėshtetjen e krimit tė organizuar nė qeverinė e tij pėr shkak tė presionit tė Perėndimit, ai e pagoi ēmimin pėrfundimtar. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, mė 2 prill shkoi nga Turqia nė Beograd pėr njė takim jozyrtar me presidentin Svetozar Maroviē dhe kryeministrin Zoran Zhivkoviē “pėr tė treguar pėrkrahjen tonė derisa ata po kalojnė nėpėr kėtė kohė tė vėshtirė dhe pėr t’ua bėrė me dije se ne jemi me ta”. Natyrisht se ai i ishte referuar vdekjes sė Zoran Gjingjiēit pas sė cilės Beogradi kishte shpallur gjendje tė jashtėzakonshme dhe pastaj kishte arrestuar 3,000 qytetarė serbė nė ndjekje tė atentatorėve tė tij nė pėrpjekje pėr ta shuar rrjetin e krimit qė kishte ēuar nė eliminimin e tij. Pėrderisa shfaqja e pėrkrahjes sė Kolin Pauellit ndaj njė populli nė kohė krize ėshtė me vend, nė anėn tjetėr ka diēka shqetėsuese rreth shprehjes sė tij tė afrimit me Serbinė, e cila u demaskua si njė shtet i kontrolluar nga kriminaliteti, njė shtet qė ende ėshtė nė grahmat e ultranacionalizmit, ksenofobisė dhe racizmit qė kishte ēuar nė okupimin e Kosovės pėr njė dekadė tė tėrė dhe pėr tė nisur katėr luftėra agresive dhe gjenocidale nė Ballkan qė si pasojė pati shuarjen e 350,000 jetė njerėzish dhe 4 milionė refugjatė. Pa u ēuditur fare, Millorad Lukoviē – Legia, kreu i bandės kriminale tė “Zemunit”, tė cilit i ėshtė dhėnė hapėsirė e lirė nė Serbinė e pasluftės pėr tė kontrabanduar, vjedhur, rrėmbyer dhe pėr tė vrarė, ishte edhe ish-komandant i njėsisė speciale tė policisė “Beretat e kuqe” qė i ka kryer krimet mė tė rėnda kundėr muslimanėve tė Bosnjės dhe shqiptarėve tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Evropa Perėndimore mbajnė njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr pushtetin e kriminelėve tė luftės dhe krimit tė organizuar nė Serbinė e pasluftės pėr shkak tė kėmbėnguljes qė nga rėnia e Milosheviēit se Serbia ishte njė demokraci e re qė duhej tė pranohej shpejt nė bashkėsinė e popujve, me qasje tė plotė nė institucionet ndėrkombėtare financiare dhe organizmave qeveritar. Me nostalgjinė e pakontrolluar pėr Jugosllavinė e Titos dhe pikėpamjet e rreme pėr pėrparėsitė ekonomike nė Serbi, Uashingtoni dhe Brukseli e kanė mbajtur tė fshehur pėr katėr vitet e kaluara faktin se Serbia ishte mė afėr njė shteti gangsterėsh se demokracisė. Ata e kanė fshehur kėtė realitet deri nė pikėn kur e kthenin kokėn nė anėn tjetėr kur serbėt vallėzonin nėpėr rrugė pas sulmeve terroriste tė 11 shatorit nė SHBA. Ata bėnė lėshim pas lėshimi pa marrė parasysh refuzimin e Beogradit pėr t’i dorėzuar kriminelėt serbė tė luftės nė Gjykatėn e Hagės, posaēėrisht komandantėt e serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mladiē. Uashingtoni dhe Brukseli kanė ndenjur duarkryq kur Beogradi punonte nė destabilizimin e Kosovės dhe Bosnjės, pėr ndarjen e paligjshme tė veriut tė Kosovės dhe pėr t’i paraqitur nė mėnyrė tė shtrembėr shqiptarėt nė shtypin ndėrkombėtar si burim i dhunės nė Ballkan. Edhe pėrkundėr dy raporteve tė mėdha televizive, njėri nė televizionin ABC kurse tjetri nė CBS, ku ėshtė vėnė nė dukje shitja ilegale e armėve tė Serbisė nė Irak, e cila kishte filluar nė kohėn e Milosheviēit dhe ishte shkallėzuar nėn qeverisjen e Gjingjiēit kanė kapėrcyer pa u kontrolluar. “SHBA-tė duhet ta marrin njė pjesė tė fajit mbi supe pėr mėnyrėn se si kanė marshuar dorė pėr dore shteti dhe krimi i organizuar nė kėtė vend”, -ka thėnė Zoran Kusovac, ananlist pėr Ballkanin, nė “Jane’s Defense Ėeekly”, mė 30 mars tė kėtij viti nė emisionin “60 minuta” tė quajtur “Kush po i shet armė Irakut.” Sipas Kusovacit, SHBA-tė, sė bashku me vende tė tjera perėndimore, “kanė lejuar ndryshime sipėrfaqėsore” nė Serbi. Kjo ėshtė ajo qė pohimin e sekretarit Pauell e bėn shqetėsues, siē ėshtė edhe thirrja e drejtuar gabimisht nga disa qarqe me rastin e vrasjes sė Gjingjiēit se SHBA-tė duhet ta zbehin presionin ndaj Serbisė pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės dhe pėr tė bėrė reforma demokratike nė shkėmbim tė ndihmės ndėrkombėtare. Siē kishte thėnė, nė mėnyrė shumė korrekte, senatori Xhozef Bajden, nė njė fjalim nė Ēikago, mė 15 shtator tė vitit 2002 se “Serbia si forca kryesore lėvizėse pėr luftėrat e ēmendura gjenocidale tė viteve ‘90 duhet t’i plotėsojė tė gjitha kushtet e nevojshme pėr tė pėrfituar ndihmėn e SHBA-ve, si dhe kėrkimi i faljes nga Serbia pėr Kosovėn dhe Bosnjėn. Sikurse gjermanėt e kohės sė nazizmit, ka shpjeguar Bajden, ėshtė me rėndėsi qė serbėt tė zhvishen nga mitologjia se ata janė viktimat e njė mitologjie e cila u ka mundėsuar atyre qė t’i justifikojnė aktet e agresionit ndaj tė tjerėve. Nėse ne me tė vėrtetė jemi “me Serbinė”, atėherė SHBA-tė duhet tė bashkohen me popullin e saj nė ēmontimin e miteve pėr tė kaluarėn e Serbisė dhe tė sjellė reforma tė reja nė mėnyrė qė gjeneratat e reja tė serbėve tė mos e pėrsėrisin historinė dhe qė mė nė fund ky vend tė bėhet pjesė integrale e njė Evrope demokratike. Megjithatė, nuk mjafton tė arrestosh mbeturinat kriminale tė epokės sė Milosheviēit. Serbia nuk do tė bėhet njė demokraci e vėrtetė, dhe nuk do tė ketė paqe dhe stabilitet nė Ballkan deri atėherė kur i gjithė vendi tė konfrontojė historinė e racizmit tė tij dhe gjenocidin kundrejt shqiptarėve dhe popujve josllavė tė tjerė.

    *Autorja, ėshtė eksperte pėr ēėshtjet e Ballkanit dhe bashkėshorte e Jozef Diogardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane nė SHBA
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #52
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Serbia, viktima e mashtrimit tė vet

    Nga Hysen Matoshi *

    Vrasja e kryeministrit serb, megjithėqė njė akt kriminal dhe i paparė gjetkė nė Evropėn e sotme, mund tė ketė ndikuar qė shumėkush t'i kuptojė disa gjėra nė rast se mė parė nuk i kishte tė qarta, por kjo ka bėrė qė edhe ata qė shtireshin se nuk i kishin tė qarta ato, tanimė tė mos mund tė fshihen prapa alibive tė ndryshme. Shqiptarėt e Kosovės nuk i ka stepur kjo vrasje, ngase ata mė mirė se kushdo tjetėr i kanė parė dhe pėrjetuar zhvillimet e fundit. Ata e kishin tė qartė se nė strukturėn pushtetore tė Serbisė dominonin urdhėrdhėnėsit dhe ekzekutorėt e skenarėve mė makabėr tė zhvilluar mbi lėkurėn dhe mbi shpirtin e tyre. Derisa bota pėr Serbinė e periudhės sė pas 5 tetorit 2000 fliste si pėr njė shtet qė kishte ndryshuar rrėnjėsisht, shqiptarėt flisnin dhe shkruanin se struktura pushtetore nė Serbi i ngjante njė piramide qė e shumta e kishte ndėrruar vetėm piramidonin e saj. Gjingjiqi, ky alkimist i papėrsėritshėm Diplomacia evropiane shpresonte se ky njeri do tė bėhej forca shtytėse e ndryshimeve demokratike nė Serbi. Edhe njė llogari tjetėr e gabueshme. Sė pari, Gjingjiqi nuk ishte fare demokrat, jo tė paktėn i tillė ēfarė paraqitej nga pėrkrahėsit e tij nė Evropė. Ai synonte qė ta pėrparonte Serbinė dhe ta integronte atė nė strukturat e rėndėsishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por kurrė nuk u deklarua nė favor tė lirisė sė popujve qė i mbante tė shtypur po kjo Serbi e tij "demokratike". Serbia demokratike me koloni dhe me popuj tė shtypur nė kuadėr tė saj, kjo pra ishte esenca e filozofisė politike e Gjingjiqit. Po a nuk e synonte edhe vetė Milosheviqi tė njėjtėn gjė? Me njė fjalė, ai si njė alkimist i kishte vėnė barrėn vetes qė vetėm me njė tė prekur tėrė ato struktura kriminale pushtetore do t'i shndėrronte nė demokratike. Madje, edhe qė tė bėhej i tillė, pra alkimist pushtetesh, u mbėshtet, sa i pėrket faktorit tė brendshėm, po te kėto struktura tė krimit tė organizuar. Shumė kriminelė qė sot fajėsohen pėr vrasjen e tij, qė para ardhjes nė pushtet, ishin bėrė aleatė tė tij. Kėshtu, Gjingjiqi lidhi njė pakt me djallin, duke menduar vetėm pėr synimin e tij themelor - marrjen e pushtetit dhe duke mos llogaritur qė edhe pala tjetėr mund t'i kishte gjithashtu synimet e saja. Sė paku qė nga Fausti e kėndej kemi mundur tė dimė se ai qė bėn pakt me djallin nuk ka se si tė mos pėrfundojė nė kthetrat e tij. Gjingjiqi, nė tė vėrtetė, u ndodh ndėrmjet dy zjarresh: botės sė pėrparuar demokratike, e cila nuk mund tė pranonte se Serbia fėt e fėt ishte demokratizuar tėrėsisht dhe qė kėrkonte nga ai qė t'i zhbėnte strukturat e dikurshme pushtetore, nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr e aleatėve tė tij tė brendshėm qė i kėrkonin pėrparimin e pozitės ndėrkombėtare tė Serbisė dhe njėkohėsisht edhe ruajtjen e ndikimit tė tyre, sa mė shumė qė tė ishte e mundur, nė qeverisjen e re. Mund tė thuhet se pėr dy vjet e gjysmė ia doli qė disi t'i balanconte kėto presione, duke i bėrė lėshime herė njėrės palė e herė tjetrės. Gjithsesi lėshimi mė i madh qė ia bėri bashkėsisė ndėrkombėtare ishte dorėzimi i tė akuzuarit kryesor pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi, Slobodan Milosheviq, teksa "aleatėt" e tij tė brendshėm, megjithėqė ishin tė pakėnaqur me kėtė dorėzim, Gjingjiqi i qetėsonte duke i lėnė tė mrizonin nė pozitat pushtetmbajtėse qė garantonin vijimėsinė e bizneseve tė tyre tė ndyra, por, herė pas here, edhe duke iu besuar detyra dhe pėrgjegjėsi tė reja, sikundėr ishte veprimi i tyre nė Luginėn e Preshevės. Sė dyti, bashkėsia ndėrkombėtare bėri edhe lajthitje jo mė tė vogėl sesa ajo qė kishte tė bėnte me vlerėsimin e Gjingjiqit si demokrat dhe si tė moderuar, kur e konsideroi atė si njė njeri me ndikim nė skenėn politike serbe. E vėrteta ėshtė se oponentėt e tij, brenda dhe jashtė DOS-it, qėllimisht ia linin nė njėfarė mėnyre duart e lira ashtu qė tė dukej sikur diēka kishte ndryshuar nė hierakinė qeverisėse tė Serbisė, por realisht nė tė gjitha sondazhet e bėra ai, nė sytė e opinionit serb, ngecte shumė krahasuar me nacionalistėt. Ishte e qartė - serbėt synonin qė pėrmes njė njeriu me kulturė evropiane, me njohje tė shumta nė botėn perėndimore, tė siguronin me sa mė pak "sakrifica" integrimin nė botėn e pėrparuar; kurse Gjingjiqi vėrtet synonte njė Serbi demokratike, por fatkeqėsisht vetėm pėr serbėt dhe pėr aspiratat e tyre hegjemoniste. Mund tė thuhet se angazhimi i tij nuk mbeti pa fryte, ngase ai e shndėrroi Serbinė nga njė vend agresor qė fqinjve u kishte shkaktuar shumė tmerre nė njė vend pothuajse partner pėr shumė ēėshtje. Kjo gjė u pa me skepsė nga fqinjėt e Serbisė, jo pse ata nuk e donin demokratizimin e saj, pėrkundrazi njė demokratizim i mirėfilltė i Serbisė do tė ishte edhe nė interes tė tyre dhe kėtė pak a shumė e kuptonin tė gjithė, por pse e shihnin nga afėr dhe e pėrjetonin falsitetin e kėsaj gjendjeje. Absurdi ishte vėrtet i madh: njė vend qė pothuajse me asgjė nuk kishte ndryshuar qeverisjen e vet autoritare, tashmė u mbante leksione demokracie vendeve qė i kishte shtypur, vendeve tė cilat ishin hapur sinqerisht pėr transformime rrėnjėsore shoqėrore vite mė parė dhe qė tashmė kishin pranuar e inkorporuar shumė standarde tė demokracisė perėndimore. Mbase njė dėshmi e mirė se Serbia nuk ishte demokratizuar nė kohėn e Gjingjiqit ėshtė edhe fakti se udhėheqja e re kurrė nuk e dėnoi nė mėnyrė tė plotė agresionin serb ndaj popujve tė ish-Jugosllavisė. Ky pushtet edhe nėse e ka fajėsuar ndonjėherė pėr kėtė gjė regjimin e Milosheviqit, mė tepėr e bėnte kėtė nė shenjė proteste pėr humbjet e pėsuara dhe pėr ushtarėt e vrarė serbė, sesa pėr gratė, fėmijėt, pleqtė dhe pėrgjithėsisht civilėt e masakruar nė Bosnjė-Hercegovinė, nė Kosovė e nė Kroaci. Ky regjim jo qė nuk kėrkoi falje pėr faktin se shteti i tij, vijimėsi pushtetore e tė cilit ishte, pat bėrė krimet mė monstruoze tė dekadės sė dytė tė shekullit tė njėzetė, por gjithashtu ai kurrė nuk u deklarua qartė dhe bindshėm lidhur me karakterin e tij vrastar e gjenocidial. Ndėrkaq sa i pėrket ēėshtjes sė sanimit tė dėmeve tė luftės qė Serbia e paketuar si Jugosllavi ua shkaktoi vendeve fqinje as qė ėshtė bėrė fjalė seriozisht ndonjėherė. Pra, Gjingjiqi, sikundėr bėnin moti alkimistėt e famshėm, kur metalet mė tė rėndomta pėrmes gurit ēudibėrės synonin t'i shndėrronin nė argjend e ar, pėrpiqej qė Serbinė nga njė vend agresor ta shndėrronte, tė paktėn nė sytė e botės, nė njė vend paqėsor; nga njė qendėr ballkanike e kriminalitetit nė njė vend qė rrezatonte stabilitet; nga njė vend shkelės tė tė drejtave tė popujve tė tjerė nė njė vend dersmbajtės nė kėtė fushė - dhe tėrė kėtė do ta bėnte me ndihmėn e aleatėve qė nuk dėshironin tė ndryshonte vendi i tyre dhe qė nuk lejonin tė cenoheshin favoret e krijuara nga koha e Milosheviqit. Mashtrimi, andaj mbetej e vetmja rrugė e veprimit tė tij, krijimi i njė pamjeje tjetėr, i njė pamjeje qė rrėnjėsisht ndryshonte nga realiteti i shoqėrisė serbe. Mirėpo, ē't'i bėsh, kjo nuk ėshtė hera e parė qė pikėrisht mashtruesi tė bjerė pre e mashtrimit tė tij, ndėrsa ēuditėrisht me pėrfundimin e tij tragjik Gjingjiqi dėshmoi se sa larg mbetet Serbia nga ajo pėr tė cilėn me ngulm pohonte tė ishte arritur, pra nga demokracia. Kush shkoi nė Hagė: i akuzuari, apo kundėrshtari politik Edhe pse ėshtė pritur, si pasojė e zhvillimeve nė kėto hapėsira, qė Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi tė ketė mė sė shumti punė pikėrisht nė Serbi, mund tė thuhet se refuzimi mė i rreptė i bashkėpunimit me kėtė institucion tė lartė gjyqėsor ka ardhur pikėrisht nga Serbia. Numri i vogėl i tė dorėzuarve serbė, krahasuar me listėn e gjatė tė Tribunalit, zhagitjet e natyrave tė ndryshme, qė u reflektuan me shtyrje maksimale tė dorėzimit tė tė akuzuarve, nuk janė tė vetmet pengesa nė kėtė pikėpamje. Serbia ka refuzuar qė tė dorėzojė dokumente nga arkivat, sidomos nga arkivat ushatarakė, tė cilat janė me interes pėr dėshmimin e tėrė asaj qė ka ndodhur. Pra, Serbia edhe atėherė kur nuk i fsheh tė akuzuarit pėrkujdeset qė sa mė mirė t'i fshehė dėshmitė e krimeve tė tyre dhe kėshtu, nga njėra anė duke i dorėzuar kriminelėt e nga ana tjetėr duke i fshehur krimet e tyre, nė mėnyrėn mė tė mirė i mbron ata dhe e shfajėson krimin. Nė njė shoqėri normale shpagimi i vetėm i mundshėm pėr viktimat dhe tė afėrmit e tyre ėshtė dėnimi i kriminelit dhe pėr kėtė gjė angazhohen tė gjithė. Megjithatė, Serbia "demokratike" e Gjingjiqit dhe e tė sojit tė tij nuk i trajton njėsoj tė gjitha viktimat dhe nuk i trajton njėsoj tė gjithė kriminelėt. Mbron kriminelėt vetėm pėr faktin se janė serbė dhe i viktimizon edhe njė herė tė masakruarit shqiptarė, duke i mbajtur peng kufomat e tyre nėpėr varreza masive nė Serbi. Kur i merr pėr bazė tė gjitha kėto, njeriu nuk ka se si tė mos e shtrojė pyetjen: nė tė vėrtetė, a e dorėzoi Gjingjiqi njė tė akuzuar pėr krime lufte, apo njė kundėrshtar politik? Nė rast se e kishte dorėzuar tė akuzuarin, gjithsesi nuk ka pasur asnjė arsye qė t'i mbante tė fshehura dėshmitė lidhur me tė bėrat e tij? Maja e ajsbergut tė njė sistemi kriminal Ekstradimi i Milosheviqit dhe dorėzimi i disa bashkėpunėtorėve tė tij, tė cilėt i ndjek prokuroria e kėtij tribunali, mund tė kenė qenė fakte trimėruese vetėm pėr ata qė janė larg rrjedhave tė zhvillimeve nė Ballkan dhe mund tė jetė arritje e rėndėsishme vetėm pėr ata qė nuk e kanė synim dėnimin e krimit. Milosheviqi dhe bashkėpunėtorėt e tij nuk e pėrbėjnė madje as majėn e ajsbergut tė krimeve tė bėra gjithandej nė tokėn e Bosnjė-Hercegovinės, tė Kosovės dhe tė Kroacisė. Rrjeti i krimit ėshtė shumė mė i gjerė dhe shumė mė pėrmbajtėsor sesa ky qė e percepton Tribunali i Hagės, mirėpo kjo qasje e pjesshme u pjesėzua edhe mė shumė nga institucionet "demokratike" serbe dhe pothuajse tėrė ēėshtja u tkurr nė njė individ tė vetėm. Ishte, pra, Milosheviqi ai qė kishte vrarė mijėra kroatė, dhjetėra mijė shqiptarė dhe qindra mijė boshnjakė, sipas kėsaj logjike. Personalizimi i njė ēėshtjeje tė kėtillė, pra i krimeve nė tė cilat ishin bashkėpjesėmarrėse struktura tė tėra ushtarake, paraushtarake dhe policore, nuk la vend pėr shpresė se diēka do tė ndėrrojė nė mėnyrė esenciale. Vlera e njė gjykimi nuk ėshtė thjesht qė vetėm tė ndėshkohet krimbėrėsi, por qė, nė rend tė parė, tė dėnohet njė vepėr a njė mentalitet qė e ka shkaktuar atė dhe qė mund tė pėrsėritet nė tė ardhmen. Besoj se ka ndodhur pikėrisht e kundėrta e asaj qė duhej tė ndodhte: nuk ėshtė dėnuar politika dhe praktika e veprimit tė njė regjimi kriminal dhe, duke u pėrqendruar vetėm nė eksponentin e kėsaj politike, pothuajse e tėrė struktura ushtarako-policore serbe ka mbetur jashtė ēdo pėrgjegjėsie penale. Prandaj, mund tė thuhet lirisht se nuk ka ndėrruar klima aspak politike nė Serbi kur ėshtė fjala pėr qėndrimin ndaj popujve fqinj dhe ndaj vuajtjeve tė tyre. Dėshmi pėr kėtė ėshtė sondazhi i bėrė gjatė emisionit "Za i protiv", nė kuadėr tė tė cilit shikuesit serbė mund t'i pėrgjigjeshin pyetjes "A jeni pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės?", i cili rezultoi me njė kundėrshtim pėr bashkėpunimin me rreth 80 pėr qind. Ėshtė e padobishme qė tė ndalemi pėr tė elaboruar se a ishte motiv i 20-pėrqindėshit, qė ishte pro bashkėpunimit, dėnimi i krimit apo pėrfitimet materiale tė shtetit tė tyre. Ėshtė lehtė tė gjendet pėrgjigjja nė rast se kemi parasysh disponimin politik tė serbėve. Pushteti i ri serb nuk ka punuar qė ta demaskojė kėtė politikė luftėnxitėse dhe qė tė punojė pėr afrimin ndėrmjet popujve; nuk ka bėrė asgjė qė t'ia bėjė me dije popullit serb se, me dashje apo pa tė, tė tjerėve u ka shkaktuar dėme tė mėdha. Gjingjiqi dhe struktura e tij udhėheqėse, nė mos pėr hir tė viktimave, do tė duhej qė ta luftonin tė keqen e shekullit, tė rrėnjosur thellė nė strukturat e shoqėrisė serbe, pikėrisht pėr tė mirėn e vetė serbėve dhe tė Serbisė. Ata qė e bėnė tė mundur vetėm dėnimin simbolik tė krimit, ata u kanė mė sė shumti borxh popujve tė dėmtuar nga politika gjenocidiale serbe, por me sa duket nga zhvillimet e fundit edhe vetė serbėve. Demokracinė e dua vetėm pėr popullin tim Edhe sa ishte nė opozitė Gjingjiqi ishte dėshmuar si njė njeri qė e kuptonte domosdonė e tė jetuarit nė njė sistem demokratik. Ai gjithnjė u angazhua qė ta demokratizonte shtetin e tij. Na kujtohet njė nga slloganet e tij paraelektorale qė thoshte "Serbia nė Perėndim". Kjo ėshtė njė dėshmi se ai e dinte qė Rusia, qė ishte njė lloj piemonti i socialistėve dhe radikalėve serbė - tė cilėt besonin nė vampirosjen e forcės sė saj shumė mė shumė sesa vetė rusėt madje, mė nuk ishte zgjidhja pėr interesat serbe. Si opozitar ai u dėshmua bile-bile edhe i guximshėm: ishte gati tė protestonte edhe kundėr shkeljeve mė tė rėndomta qė i bėnte sistemi, por kryesisht vetėm kundėr atyre qė kishin tė bėnin me serbėt. Ja njė shembull qė besoj t'u kujtohet mirė lexuesve. Pėr muaj tė tėrė Gjingjiqi ka organizuar shėti dhe tubime protestuese, nė sheshin "Republika" tė Beogradit, me moton "ta bojkotojmė ditarin e dytė RTS-sė", tė cilat mbaheshin nė orėn e emetimit tė tij, nė 19:30. Kuptohet kėto lajme ishin nė gjuhėn serbe. Nė rast se Gjingjiqi do tė ishte demokrat i vėrtetė, nė rast se ai brengosej aq shumė pėr lirinė e informimit si njė nga tė drejtat shumė tė rėndėsishme tė njeriut, tė paktėn njė herė do tė protestonte edhe pėr faktin se shteti i tij ua kishte pamundėsuar ēfarėdo informimi nė gjuhėn amtare nė mediat elektronike mė se dy milionė shqiptarėve. Por, jo. Njė gjė e tillė nuk ka ndodhur dhe jo vetėm kaq: ai madje nuk ka protestuar as kur pushteti, opozitar i tė cilit ishte, vriste me mijėra pjesėtarė tė kombeve tė tjera. Ai, jo qė nuk ka protestuar, por as qė ka shprehur tėrthorazi keqardhje pėr faktin se nė Kosovė forcat serbe kishin vrarė mbi qindra fėmijė shqiptarė tė moshės nėn 6-vjeēare. Si kryetar i Qeverisė sė Serbisė, nuk shprehu interesim pėr fatin e mijėra shqiptarėve tė zhdukur, kur dihet se nė secilin shtet demokratik edhe zhdukja e njė qytetari tė vetėm do ta alarmonte udhėheqjen. Nuk e lodhi kokėn qė t'i kthente Kosovės tė paktėn atė qė mund tė kthehej, siē janė, bie fjala, fondet e pensionistėve kosovarė. Cilido demokrat i vėrtetė nuk do ta privonte tjetrin nga njė e drejtė e tillė e rėndomtė madje edhe pėr Afrikėn. Krijimi i strukturave paralele tė serbėve nė Veri tė Kosovės gjithsesi nuk ėshtė bėrė as pa dijeninė e tij dhe as pa ndihmėn e tij. Ndėr deklaratat e tij tė fundit kanė qenė ato pėrmes tė cilave ai kėrkonte federalizimin e Kosovės - me njė fjalė ndarjen e saj sipas tapive qė Serbia i mban peng dhe qė i qėndisė ashtu si ia do e bardha zemėr. Rrjetet kriminale dhe Gjingjiqi Vrasja e Gjingjiqit u pasua nga arrestime tė shumta. Rreth dy mijė njerėz u morėn nė polici. U zbuluan rrjete tė tėra kriminale (me njė arsenal tė paparė armatimi), tė cilat pushteti i emėrtoi si "klane". Nė euforinė e shpalosjes sė dosjeve tė pjesėtarėve tė kėtyre klaneve, sidomos tė atij tė Zemunit, zyrtarėve serbė u shpėtoi edhe ndonjė fjalė aty-kėtu lidhur me akvitetet e kėtyre keqbėrėsve nė Kosovė, nė Bosnjė-Hercegovinė e nė Kroaci. Pyet njeriu vetveten: a thua i dinin zyrtarėt serbė kėto tė dhėna edhe mė parė, apo tani sapo i mėsuan? Pse pikėrisht pas vrasjes sė Gjingjiqit u mor vesh se ata paskan bėrė edhe krime tė tjera? Pse tani rrėnohen pasuritė e tyre, kur ato ishin aty ku ishin dhe askush nga pushtetarėt nuk i cenonte mė parė si tė paligjshme? Prej nga ajo pasuri e koncentruar nė duart e njė klani tė vetėm? Tė paktėn kjo e fundit ėshtė e kuptueshme pėr ēdonjėrin: pasuria dhe mbrojtja e tyre buronin nga pushteti qė e kishin. Ky klan nuk ishte vetėm njė aleat i thjeshtė i pushteti, ai ishte vetė pushteti. Dhe kur pushteti mbyllte sytė sa herė qė ata vrisnin shqiptarė, boshnjakė, kroatė etj. do tė duhej ta kuptonte mirė se vrasėsit ndonjė ditė do tė trokisnin edhe nė derėn e tyre. Ėshtė e sigurt se edhe pushteti "i ri" i pėrdorte kėta kriminelė herė pas here kur kishte nevojė dhe sidomos kundėr pjesėtarėve tė popujve tė tjerė, sikundėr nė Kosovėn Lindore, ndėrsa nė mėnyrė tė ndėrsjellė ata e shpėrdoronin pushtetin sa herė qė dėshironin. Dhe ky ishte njė pakt pėr tė cilin Gjingjiqi jo vetėm se dinte, por nė njė mėnyrė edhe ishte palė. Gjithsesi insistimet pėrherė e mė tė shpeshta tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė Serbia t'i shpallte luftė kriminalitetit, vetėm pak ditė para se tė ndodhte vrasja e tij, bėnė qė Gjingjiqi tė pėrpiqej tė lirohej nga kjo barrė. E gjithė kjo, sikundėr ėshtė tashmė e njohur, rezultoi tragjikisht pėr Gjingjiqin, duke u bėrė shefi i parė i vrarė i njė qeverie evropiane nė shekullin XXI, i pari madje qė nga koha e vrasjes sė Nikolae Ēausheskut, kryetar i Rumanisė. Fushata e arrestimeve, e cila pasoi menjėherė pas vrasjes sė premierit serb, ishte tejet karakteristike pėr dy arsye: e para, shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme dhe e fletarrestimeve pėr njė numėr tė konsiderueshėm personash; dhe e dyta, zgjerimi i aksionit si nė planin e pėrfshirjes sė njė numri gjithnjė e mė tė madh tė akuzuarish - deri dy mijė sish - ashtu edhe sa i pėrket shtrirjes territoriale, e cila pėrfshiu pothuajse tė gjitha pjesėt e Serbisė. Kėto fakte na bėjnė qė tė nxjerrim gjithashtu disa pėrfundime tė pashmangshme: - kriminaliteti nė Serbi ėshtė i pėrmasave tmerruese, - disa nga tė tė arrestuarit janė pjesė e hierarkisė mė tė lartė ushtarako-policore dhe janė tė afėrt me strukturat pushtetore tė sė kaluarės dhe tė sė tashme, - lėshimi i pėrnjėhershėm i shumė fletarrestimeve ėshtė dėshmi se pushteti kishte tė dhėna pėr tė kaluarėn e tyre kriminale, - se pushteti kėtė herė dėshiron qė tė pėrballet seriozisht me kriminelėt (gjatė arrestimit madje vrau disa prej tyre) etj. Pa marrė parasysh se pėr cilin vend tė Ballkanit ėshtė fjala, ekzistimi i njė rrjeti tė kėtillė tė rrezikshėm kriminelėsh ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr destabilizimin e mbarė rajonit. Nė mėnyrė tė veēantė rrjetet e kėtilla janė tė rrezikshme, kur, sikundėr nė rastin e Serbisė, bashkėpunojnė me pushtetin dhe instrumentalizohen pėr qėllime tė caktuara nga ai. Logjikisht, shpallja luftė krimit dhe kriminelėve tė tillė nė tė gjitha vendet e Ballkanit ka gjetur mbėshtetje tė parezervė. Me kėtė rast nuk mund tė anashkalohet fakti se, pėrderisa pushteti nė Serbi pothuajse nuk ka ndėrmarrė asgjė me qėllim qė t'i dėnojė ekzekutuesit dhe urdhėrdhėnėsit si autorė tė qindra mijė vrasjeve tė shqiptarėve, tė boshnjakėve dhe tė kroatėve, tani vetėm pėr njė njeri, i cili sado qė nė kėtė mandat ishte kryeministėr, megjithatė ishte njeri si tė tjerėt - andaj edhe vlera e jetės sė tij nuk ka pse tė dallojė nga ajo e viktimave tė tjera - ka arrestuar mijėra tė dyshimtė. Nuk e shpreh ndryshesėn nė raport me kėto situata vetėm shpėrputhja sa u pėrket masave tė ndėrmarra pas krimeve dhe pėrmasave tė tyre, aq sa e shpreh dallimi nė qasje. Gjithsesi ėshtė pėr tė ardhur keq qė serbėt nuk ishin tė gatshėm ta fillonin pėrballjen me krimin dhe me kriminelėt qė nė fillim dhe po tė ndodhte kjo me kohė sigurisht qė e keqja tani nuk do tė ishte nė vatrat e tyre. Nė njė rast tė tillė Ballkani do tė kursehej nga shumė fatkeqėsi, vuajtje dhe pasoja tė luftėrave. Megjithatė, pėr tė ndodhur kjo ka qenė e domosdoshme zhbėrja e njė ideologjie, nė radhė tė parė ndryshimi i njė mentaliteti, sipas tė cilit serbėt janė popull i Zotit, soj qė mund dhe duhet tė sundojnė mbi tė tjerėt etj. Ky ėshtė edhe njė kusht i rėndėsishėm pėr demokratizimin e mirėfilltė tė njė shoqėrie tė helmatisur pėr shekuj tė tėrė me hegjemoni. Gjingjiqi, pėr tė gjallė, u pėrpoq qė me ndryshime artificiale e kozmetike ta pėrmirėsonte imigjin e Serbisė nė botė - dhe kjo ishte diēka iluzore - paradoksalisht mund tė ndodhė qė pikėrisht vdekja e tij tragjike ta shėnojė kthesėn vendimtare tė kėtij rajoni dhe ta orientojė atė nga njė e ardhme mė e mirė, tashmė jo duke e krijuar pėrshtypjen artificiale pėr tė huajt, jo si njė dekor demokracie pėr botėn dhe pėr diplomacinė e saj, por duke e transformuar rrėnjėsisht dhe duke demokratizuar sė brendshmi shoqėrinė serbe. Sa pėr fillim, nė orėn e parė tė demokracisė, me rėndėsi esenciale ėshtė qė tė kuptohet fakti se nuk ėshtė krim vetėm kur e vret veten, njė krim jo mė i vogėl ėshtė edhe kur e vret tjetrin.


    *Autori ėshtė studiues nė Prishtinė
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #53
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Sekreti i marrėveshjes Shkup– Beograd

    Nga Ylber Lili

    Maqedonia, e cila akoma ēalon nga papėrgjegjshmėria institucionale ka treguar nė konferencėn rajonale tė mbajtur nė Ohėr se me Serbinė ėshtė e lidhur si “mishi me kockėn”. Nė laboratoret e boshtit Shkup- Beograd po pėrpunohen ide dhe skema qė Kosova tė skualifikohet nga e drejta pėr vetėvendosje. Optika e politikės pansllaviste, Kosovėn e shikon vetėm si vend i turbulencave dhe kanosjeve. Nė kėtė prizėm ka rrjedhur dhe takimi i kryeadministratorit Shtajner me ministrat e Brendshėm dhe tė Mbrojtjes sė Maqedonisė, ku ėshtė arritur pajtueshmėri pėr shkėmbim informacionesh rreth AKSH-sė. Ndėrkaq, pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr vendkalimet e reja kufitare, numri njė i OKB-sė nė Kosovė ėshtė shpėrfillur, thėnė me fjalė tė tjera, maqedonasit me njė fanatizėm tė shfrenuar vlerėsojnė se Kosova ėshtė nėn ombrellėn serbe. Fakti qė kryeministri maqedonas Cervenkovski nėnshkroi marrėveshjen me Serbinė pėr hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare nė pjesėn me Kosovėn ėshtė tregues real i kėsaj konkluze. Maqedonia pas kėtij hapi anashkalues, i treti me radhė, me vetėdije tė plotė pėrbuz jo vetėm Kosovėn dhe institucionet e saj, por dhe rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Ėshtė rasti i tretė qė maqedonasit anashkalojnė institucionet legjitime kosovare dhe aq mė keq ato ndėrkombėtare nė nėnshkrimin e marrėveshjeve. Marrėveshja pėr tregtinė e lirė, ajo e vijės kufitare dhe e fundit ,ajo e vendkalimeve kufitare janė fakte konkrete qė Maqedonia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės. Hipokrizia e Cervenkovskit ka shėnuar kulminacionin pikėrisht nė konferencėn e Ohrit, ku teorikisht ka dhėnė njė vlerėsim “emancipues”, pra ndryshe nga politika qė ka ndjekur gjer mė tani, por praktikisht ka vepruar diametralisht kundėr duke nėnvleftėsuar institucionet kosovare dhe ato ndėrkombėtare. “Ardhmėria e Maqedonisė nuk lidhet me statusin e Kosovės”, -ka thėnė Cervenkovski. Sipas tij, pėr Maqedoninė me rėndėsi ėshtė qė nė Kosovė tė mbizotėrojė ligji dhe rendi. Mirėpo vetėm pak minuta mė vonė, ai ka nėnshkruar njė marrėveshje tinzare me autoritetet serbe pėr Kosovėn. Duke iu referuar rezolutės 1244 tė OKB-sė, Kosova ėshtė nė administrimin ndėrkombėtar dhe pėr ēdo vendim qė merret lidhur me fatet e mėtejme tė Kosovės ėshtė UNMIK-u ,i cili vulos nė bashkėpunim me institucionet vendore kosovare. Mirėpo kėtė paragraf nuk kanė dėshirė ta kuptojnė autoritetet e Shkupit zyrtar. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, pėr ta Alfa dhe Omega e Kosovės mbetet Serbia. Marrėveshja e nėnshkruar dy ditė mė parė nė Ohėr mes autoriteteve maqedone dhe serbe pėr hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare Tanushė-Debėllde dhe Strezimir-Restelicė dha tė kuptojmė sėrish se prapa shpinės sė Kosovės, dy shtetet sllave po luajnė nė mėnyrė perfekte lojėrat e tyre antishqiptare. Shtrohet pyetja: a ka tė drejtė Shkupi zyrtar tė drejtohet nga Serbia qė tė vendosė firma duke kapėrcyer Kosovėn? Sė pari duhet theksuar se ēdo marrėveshje qė i referohet Kosovės, pa dijeninė e institucioneve tė saj sjell pakėnaqėsi, jo vetėm nė kuadėr tė institucioneve kosovare por dhe tė opinionit tė gjerė shqiptar. Sė dyti, maqedonasit duhet tė kuptojnė se institucionet e Kosovės nuk janė krijesa artificiale, por pėrkundrazi ato kanė legjitimitet dhe veprojnė legalisht ku janė tė pranuara ndėrkombėtarisht. Sė treti, sllavomaqedonasit duhet tė qartėsohen qė njė marrėveshje, e cila ka tė bėjė pikėrisht me Kosovėn ėshtė e pranueshme dhe e qėndrueshme vetėm atėherė kur bisedohet me institucionet kosovare dhe ndėrkombėtare. Fataliteti i nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje qėndron nė atė se shteti maqedonas, merr guximin tė injorojė institucionet kosovare dhe ato ndėrkombėtare. Do tė ishte qesharake, nėse Cervenkovski me suitėn e tij do tė kamuflonin me rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Shembulli i Shqipėrisė do tė demantonte njė gjė tė tillė. Kohė mė parė mes shtetit shqiptar dhe Kosovės janė lidhur njė sėrė marrėveshjesh, mirėpo ato janė nėnshkruar mes UNMIK-ut, institucioneve tė Kosovės dhe qeverisė sė Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, ēfarė fshihet pas marrėveshjes mes Shkupit dhe Beogradit? Strategėt serbė dhe maqedonas gjatė gjithė kohės hartojnė dhe pėrpilojnė planin pėr instalimin e njė pike biologjike qė do tė pengonte komunikimin e brendshėm shqiptar. Pika kufitare Tanushė-Debėllde dhe Strezimir-Restelicė si dhe ajo qė preferohet nė tė ardhmen nė Gollobordė, assesi nuk mund tė konceptohet nė funksion tė lehtėsimit tė komunikimeve tė brendshme shqiptare. Nuk duhet harruar se njė pjesė tė madhe tė trasesė nga Dragashi nė Restelicė e pati ndėrtuar ushtria jugosllave pėr nevojat e saj strategjike ushtarake. Nė kėtė interes tė pėrbashkėt serbo-maqedonas, ku mendohet tė shfrytėzohet popullsia sllavofolėse myslimane qė jeton nė Kosovė, buron fshehtėsia e marrėveshjes nė Ohėr. Ndėrkaq vonesa e komunikatės nė Ohėr, po ashtu flet pėr njė tendencė tė papėrmbajtur tė sllavėve tė jugut tė jenė faktorė kyē nė kėto procese tė evropianizimit tė marrėdhėnieve ndėrkufitare. Pra, ėshtė e qartė se serbėt dhe maqedonasit nė mėnyrė vullgare po imponojnė interesin e tyre. Heshtjen e shqiptarėve ,ata po e blejnė duke stimuluar, pėrkrahur dhe shpėrblyer qėndrimet e moderuara tė mefshta qė nuk i pengojnė projektet e tyre. Po deri kur shqiptarėt do tė bėjnė sehir ndaj kėtyre projekteve sekrete?!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #54
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Nje analize e shkelqier ku dele ne pahe fare qarte HIPOKRIZIJA Maqedonse, dhe indiferenca e shtetit Shqiptar.
    Kuptohet qe kjo indiference nuk vjene vetem nga "moderimi" i politikes Shqiptare,por vjene nga sherbetoret dhe mercenaret qe pas cdo veprimi anti-shqiptar marin pagesen.Vendit te shqiponjave i mungojne SHQIPONJAT.....

  5. #55
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    A po ndodh Europianizimi i skenės mediale ballkanike

    Nga Milazim Krasniqi

    Shoqėria VAZ, qė pėrfaqėsohet nga Bodo Hombah, ish -shefi i Paktit tė Stabilitetit, ka blerė tashmė disa nga mediat kryesore tė shkruara nė Serbi, nė Bullgari e nė Rumani. Kjo shoqėri planifikon edhe blerjen e tre gazetave kryesore maqedonase, pastaj edhe disa gazeta ditore nė Podgoricė, nė Novi Sad e nė Prishtinė. Pėr secilin ėshte e qartė se kompania qė ka 22 gazeta, 50 revista dhe qarkullim prej 1,5 miliardė eurosh nė vit, me blerjen e mediave bėn biznes, dhe si i tillė ai nuk do tė duhej tė paraqiste asgjė ekskluzive.
    Por, nė jetėn ballkanike, tė mbarsur me paragjykime ndaj tė huajve dhe ku epiqendrat e nacionalizmave ende prodhojnė dridhje tektonike, ky projekt duket si ekskluzivitet i dorės sė parė. Nė kėtė kontekst, blerja mė pikante e shoqėrisė VAZ, ka qenė blerja e 50 pėr qind tė aksioneve tė gazetės kontraverse serbe “Politika”, e cila ka qenė simbol i nacionalizmit serb nė periudhėn e regjimit tė Milosheviēit. Dikur e njė kohė, askush nuk do tė mund tė imagjinonte qė gazeta “Politika” tė menaxhohej nga njė kompani gjermane. Por, ja qė sot kjo paraqet njė realitet.
    Angazhimi i Perėndimit nė Ballkan nė periudhėn paskonfliktuale, pėr eliminimin e pasojave tė luftės, vėrtet ka qenė i gjithanshėm, qė nga angazhimi ushtarak e deri te ai edukativ. Tash duket se ka filluar edhe njė fazė e re, ajo e europianizimit medial tė Ballkanit, pėrkatėsisht e shkėputjes sė tyre nga e kaluara.
    Dihet roli negativ qė kanė luajtur njė pjesė e mediave nė konfliktet ballkanike. Ndoshta kėtė rol e ilustron mė sė miri njė shembull nga lufta nė Kroaci, ku njė gazetar, pasi kishte intervistuar ushtarakun Shlivancanin, ia kishte zgjatur dorėn dhe ia kishte uruar fitoren, paēka se nė prapavijė dukej Vukovari duke u djegur nga flakėt. Edhe me ndryshimet e ndodhura politike, pėrvoja e keqe dhjetėvjeēare e disa mediave, ka qenė e pamundur tė ēmontohet spontanisht. Pėrkundrazi, ka qenė i nevojshėm njė projekt sikundėr ėshtė ai i shoqėrisė VAZ.
    Por, europianizimi i skenės mediale ballkanike, pėrveē si element i dekontaminimit nga nacionalizmi, bart me vete edhe disa situata qė mė parė nuk janė imagjinuar. Analisti bullgar Oleg Zllatev thotė se me kėtė trend “shprehja e mendimit tė lirė monopolizohet”. Nė fakt, cili do tė jetė raporti ndėrmjet europianizimit tė medias dhe monopolizimit tė saj, tani pėr tani nuk mund tė dihet, sepse punėt janė nė proces.
    Ky biznes i madh ballkanik i shoqėrisė VAZ, sipas gjasave, do ta prekė edhe Kosovėn. Por tani pėr tani nuk dihet se nė ēfarė forme dhe nė ēfarė pėrmasash. Kjo pėr faktin se gjendja e mediave tė shkruara mė Kosovė ėshtė shumė e vėshtirė. Disa prej tyre, mė shumė mbahen me donacione e me inercion, se sa si biznese tė suksesshme. Tirazhet simbolike tė shumicės prej tyre, qysh tash ua tregojnė rrugėn drejt ankandit. Se a do tė ndodh kjo dhe sa do tė ndikojė, nėse ndodh, nė ngritjen profesionale tė gazetarisė dhe tė etikės profesionale, prapė mbetet tė shihet. Por, duket se pritja nuk do tė jetė edhe aq e gjatė.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    me pak serbe ne ket bote,me mire eshte!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kėshilli i Evropės: Kosova, autonomi speciale

    KOSOVA



    STRASBURG - Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Evropės ka propozuar qė Kosovės t'i jepet statusi i autonomisė speciale, i cili bashkė me garancitė e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk do ta vinte nė pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Bashkėsisė shtetėrore tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Njė status i tillė do tė mundėsonte respektimin e tė drejtave tė pakicave si nė kuadėr tė Serbisė, ashtu edhe nė kuadėr tė Kosovės, thuhet nė Rezolutėn e aprovuar ditėn e dytė tė seancės parlamentare tė Kuvendit tė KE-sė nė Strasburg. Asambleja parlamentare e KE-sė vlerėsoi se nė kushtet e realitetit tė ri nė Serbi dhe nė Mal tė Zi njė zgjidhje e tillė "duket e mundshme dhe rekomanduese", duke pasur parasysh se ekzistojnė shembuj tė autonomive speciale nė Evropė. Por dihet qė shqiptarėt e Kosovės nuk do tė pėrkrahnin asnjė lloj forme tė statusit tė vendit tė tyre, pėrveē pavarėsisė. Ndėrsa Beogradi ėshtė i vendosur pėr tė mos e lėshuar kurrė Kosovėn. Ndėrsa gjithnjė e mė shumė po shtrohet urgjenca e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, qė siē thuhet po mban peng Ballkanin, aq mė e vėshtirė paraqitet zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje. Prej kohėsh diplomacia perėndimore po mendon rrugėt pėr statusin e Kosovės, edhe pse aktualisht Prishtinės e Beogradit po u bėhet presion qė si fillim ata duhet tė nisin njė dialog mes tyre.


    Marre nga shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Cfare kane per te thene mbeshtesit e zjarrte te bashkimit europian dhe integrimit shqiptar ne BE per kete lajm?

    NO COMMENT!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #59
    Nga Europa nuk na ka ardhur asnje gje e mire deri me sot dhe nuk duhet te tregohemi teper naive per te pritur ndonje te mire ne te ardhmen.

    Europa historikisht ka qene kundra faktorit shqiptar dhe ne rast se presim ndonje te mire nga ajo, do te qendrojme perseri keshtu sic jemi.

    E vetmja shprese nga jashte per ceshtjen tone Kombetare eshte Shteti pertej Atlantikut. Prej atij egzistojme sot dhe vetem bashkepunimi me te mund te na nxjerre ne drite ne te ardhmen.

    Cdo rryme antiamerikane sot per sot do te demtonte teper ceshtjen tone Kombetare.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Une mendoj se kjo loje qe po ben Evropa me Kosoven eshte edhe kjo nje strategji e Tipit "Kali i Trojes".Le te jemi te qarte se mbas kesaj politike qendrojne Francezet ne sulm, Ruset ne mesfushe dhe Gjermanet qe po tregojne se jane te coroditur dhe nuk dine se cfare po bejne dhe se cfare kerkojne.
    Status apo Status Special per mendimin tim do te thote: "hiq nga ana ver ne samar" dhe kjo rruge nuk eshte gje tjeter vecse te shkelesh mbi gjakun e mijera njerezve dhe mbi vuajtjet shekullore te popullit te Kosoves.Pandaj te dashur miq i vetmi vend qe ne na ka ndihmuar dhe po na ndihmon sinqerisht jane vetem Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe per kete duhet tu jemi mirenjohes deri ne fund.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pseudo patriotizmi shqiptar
    Nga Akili-A nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 21:27
  2. Franca zbulon rrjetin e prostitucionit nga Ballkani
    Nga AlbaneZ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 03:53
  3. Ekspertė Amerikanė flasin pėr pavarėsinė e pashmangshme
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 06:53
  4. Evropianizimi i Ballkanit - sfidė nė 2006
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 10:22
  5. Ballkani dhe kandidatėt presidencialė nė SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •