Nga Shirly Klojs Diogardi *
Pėr muaj kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė regjimit nė Irak, qė tashmė ėshtė shumė pranė. Por nuk kemi dėgjuar rreth nevojės sė ndryshimit tė regjimit nė Serbi. Ky diskutim duhet tė fillojė sė shpejti tani qė Serbia e pasluftės ėshtė demaskuar si njė shtet i kontrolluar nga krimi, nė tė cilin anėtarė tė botės sė nėndheshme tė Beogradit, policia sekrete, dhe establishmenti sundues vranė kryeministrin serb Zoran Gjingjiē mė 12 mars. Qysh nga vrasja, mė shumė se 2 mijė serbė janė arrestuar nė pėrpjekje pėr tė shkallmuar rrjetin kriminal qė ēoi nė eliminimin e Gjingjiēit. Nė njė intervistė nė Ėashington Post, njė ditė pas vrasjes sė kryeministrit serb Zoran Gjingjiē, ish-shefi i policisė sė Beogradit, Marko Nikoviē, kishte vlerėsuar seaskund nė botė nuk ka njė simbiozė ndėrmjet kriminelėve, shėrbimit tė sigurimit dhe aparatit qeveritar siē ėshtė nė Jugosllavi. Ai po ashtu ka thėnė se kur demokratėt erdhėn nė pushtet (Serbi) pas revolucionit tė tetorit, ata e bėnė njė gabim shumė tė madh: Ata e pranuan pėrkrahjen e grupeve kriminale dhe tė policėve tė korruptuar, tė cilėt deri nė atė kohė ishin tė lidhur me Milosheviēin. Derisa qeveria e SHBA-ve i duartrokiste Serbisė sė rrethuar nga grupet kriminale menjėherė pas vrasjes sė Gjingjiēit, do tė duhej tė shikonte me vėmendje tė madhe vlerėsimin e Marko Nikoviēit pėr Serbinė, si njė vend ku bota e krimit operon ngushtė me kriminelėt e luftės, me njėsinė speciale tė policisė dhe me zyrtarė qeveritarė. Pastaj, nėse ajo dėshiron tė arrijė njė paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan, qeveria amerikane duhet tė shikojė me vėmendje tė madhe nė rolin e Perėndimit nė dėshtimin pėr ta ēmontuar sistemin e Milosheviēit kur ky e kthente nė mit realitetin e Serbisė sė pasluftės. Gjingjiē ishte vrarė qėllimisht pėr shkak se ai ishte nė prag tė kapjes sė grupit tė ashtuquajtur Klani i Zemunit dhe rrjetit tjetėr kriminal dhe dorėzimit tė tyre nė gjyq. Ai ėshtė vrarė edhe pėr shkak se kishte imituar njė aleancė me krimin e organizuar nė pėrpjekje pėr ta rrėzuar nga pushteti Milosheviēin nė tetor tė vitit 2000 dhe mė pas pėr ta dėrguar atė nė Gjykatėn e Hagės. Gjingjiē ia kishte borxh ngritjen nė pushtet botės sė krimit e pėr kėtė ka fakte tė bollshme se ai kishte pėrfituar nga kjo lidhje. Kur ai pėrfundimisht vendosi qė ta shkatėrrojė pikėmbėshtetjen e krimit tė organizuar nė qeverinė e tij pėr shkak tė presionit tė Perėndimit, ai e pagoi ēmimin pėrfundimtar. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, mė 2 prill shkoi nga Turqia nė Beograd pėr njė takim jozyrtar me presidentin Svetozar Maroviē dhe kryeministrin Zoran Zhivkoviē pėr tė treguar pėrkrahjen tonė derisa ata po kalojnė nėpėr kėtė kohė tė vėshtirė dhe pėr tua bėrė me dije se ne jemi me ta. Natyrisht se ai i ishte referuar vdekjes sė Zoran Gjingjiēit pas sė cilės Beogradi kishte shpallur gjendje tė jashtėzakonshme dhe pastaj kishte arrestuar 3,000 qytetarė serbė nė ndjekje tė atentatorėve tė tij nė pėrpjekje pėr ta shuar rrjetin e krimit qė kishte ēuar nė eliminimin e tij. Pėrderisa shfaqja e pėrkrahjes sė Kolin Pauellit ndaj njė populli nė kohė krize ėshtė me vend, nė anėn tjetėr ka diēka shqetėsuese rreth shprehjes sė tij tė afrimit me Serbinė, e cila u demaskua si njė shtet i kontrolluar nga kriminaliteti, njė shtet qė ende ėshtė nė grahmat e ultranacionalizmit, ksenofobisė dhe racizmit qė kishte ēuar nė okupimin e Kosovės pėr njė dekadė tė tėrė dhe pėr tė nisur katėr luftėra agresive dhe gjenocidale nė Ballkan qė si pasojė pati shuarjen e 350,000 jetė njerėzish dhe 4 milionė refugjatė. Pa u ēuditur fare, Millorad Lukoviē Legia, kreu i bandės kriminale tė Zemunit, tė cilit i ėshtė dhėnė hapėsirė e lirė nė Serbinė e pasluftės pėr tė kontrabanduar, vjedhur, rrėmbyer dhe pėr tė vrarė, ishte edhe ish-komandant i njėsisė speciale tė policisė Beretat e kuqe qė i ka kryer krimet mė tė rėnda kundėr muslimanėve tė Bosnjės dhe shqiptarėve tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Evropa Perėndimore mbajnė njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr pushtetin e kriminelėve tė luftės dhe krimit tė organizuar nė Serbinė e pasluftės pėr shkak tė kėmbėnguljes qė nga rėnia e Milosheviēit se Serbia ishte njė demokraci e re qė duhej tė pranohej shpejt nė bashkėsinė e popujve, me qasje tė plotė nė institucionet ndėrkombėtare financiare dhe organizmave qeveritar. Me nostalgjinė e pakontrolluar pėr Jugosllavinė e Titos dhe pikėpamjet e rreme pėr pėrparėsitė ekonomike nė Serbi, Uashingtoni dhe Brukseli e kanė mbajtur tė fshehur pėr katėr vitet e kaluara faktin se Serbia ishte mė afėr njė shteti gangsterėsh se demokracisė. Ata e kanė fshehur kėtė realitet deri nė pikėn kur e kthenin kokėn nė anėn tjetėr kur serbėt vallėzonin nėpėr rrugė pas sulmeve terroriste tė 11 shatorit nė SHBA. Ata bėnė lėshim pas lėshimi pa marrė parasysh refuzimin e Beogradit pėr ti dorėzuar kriminelėt serbė tė luftės nė Gjykatėn e Hagės, posaēėrisht komandantėt e serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mladiē. Uashingtoni dhe Brukseli kanė ndenjur duarkryq kur Beogradi punonte nė destabilizimin e Kosovės dhe Bosnjės, pėr ndarjen e paligjshme tė veriut tė Kosovės dhe pėr ti paraqitur nė mėnyrė tė shtrembėr shqiptarėt nė shtypin ndėrkombėtar si burim i dhunės nė Ballkan. Edhe pėrkundėr dy raporteve tė mėdha televizive, njėri nė televizionin ABC kurse tjetri nė CBS, ku ėshtė vėnė nė dukje shitja ilegale e armėve tė Serbisė nė Irak, e cila kishte filluar nė kohėn e Milosheviēit dhe ishte shkallėzuar nėn qeverisjen e Gjingjiēit kanė kapėrcyer pa u kontrolluar. SHBA-tė duhet ta marrin njė pjesė tė fajit mbi supe pėr mėnyrėn se si kanė marshuar dorė pėr dore shteti dhe krimi i organizuar nė kėtė vend, -ka thėnė Zoran Kusovac, ananlist pėr Ballkanin, nė Janes Defense Ėeekly, mė 30 mars tė kėtij viti nė emisionin 60 minuta tė quajtur Kush po i shet armė Irakut. Sipas Kusovacit, SHBA-tė, sė bashku me vende tė tjera perėndimore, kanė lejuar ndryshime sipėrfaqėsore nė Serbi. Kjo ėshtė ajo qė pohimin e sekretarit Pauell e bėn shqetėsues, siē ėshtė edhe thirrja e drejtuar gabimisht nga disa qarqe me rastin e vrasjes sė Gjingjiēit se SHBA-tė duhet ta zbehin presionin ndaj Serbisė pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės dhe pėr tė bėrė reforma demokratike nė shkėmbim tė ndihmės ndėrkombėtare. Siē kishte thėnė, nė mėnyrė shumė korrekte, senatori Xhozef Bajden, nė njė fjalim nė Ēikago, mė 15 shtator tė vitit 2002 se Serbia si forca kryesore lėvizėse pėr luftėrat e ēmendura gjenocidale tė viteve 90 duhet ti plotėsojė tė gjitha kushtet e nevojshme pėr tė pėrfituar ndihmėn e SHBA-ve, si dhe kėrkimi i faljes nga Serbia pėr Kosovėn dhe Bosnjėn. Sikurse gjermanėt e kohės sė nazizmit, ka shpjeguar Bajden, ėshtė me rėndėsi qė serbėt tė zhvishen nga mitologjia se ata janė viktimat e njė mitologjie e cila u ka mundėsuar atyre qė ti justifikojnė aktet e agresionit ndaj tė tjerėve. Nėse ne me tė vėrtetė jemi me Serbinė, atėherė SHBA-tė duhet tė bashkohen me popullin e saj nė ēmontimin e miteve pėr tė kaluarėn e Serbisė dhe tė sjellė reforma tė reja nė mėnyrė qė gjeneratat e reja tė serbėve tė mos e pėrsėrisin historinė dhe qė mė nė fund ky vend tė bėhet pjesė integrale e njė Evrope demokratike. Megjithatė, nuk mjafton tė arrestosh mbeturinat kriminale tė epokės sė Milosheviēit. Serbia nuk do tė bėhet njė demokraci e vėrtetė, dhe nuk do tė ketė paqe dhe stabilitet nė Ballkan deri atėherė kur i gjithė vendi tė konfrontojė historinė e racizmit tė tij dhe gjenocidin kundrejt shqiptarėve dhe popujve josllavė tė tjerė.
*Autorja, ėshtė eksperte pėr ēėshtjet e Ballkanit dhe bashkėshorte e Jozef Diogardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane nė SHBA
Krijoni Kontakt