Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71

Tema: Ballkani

  1. #21

    Del Ponte ankohet kundra Jugosllavise

    Del Ponte Hands Srebrenica Indictments to Belgrade

    By REUTERS


    Filed at 11:29 a.m. ET

    BELGRADE (Reuters) - U.N. war crimes prosecutor Carla Del Ponte said on Monday she had brought to Belgrade two unsealed indictments linked to the Srebrenica massacre of up to 8,000 Muslim men and boys in the Bosnian war.

    Del Ponte, currently trying to convict former Yugoslav President Slobodan Milosevic in Europe's biggest war crimes trial since Nuremberg, also complained that the authorities in Belgrade had not been doing enough to help her.

    She said the president of the United Nations war crimes tribunal in The Hague would present a formal complaint against Yugoslavia over its lack of cooperation to the U.N. Security Council next week in New York.

    Speaking to reporters after meeting Yugoslav Foreign Minister Goran Svilanovic, Del Ponte declined to reveal any details about the indictments but said they would be released later in the day.

    ``I brought two sealed indictments that are now unsealed,'' Del Ponte said.

    The tribunal in The Hague sometimes issues secret ``sealed'' indictments so suspects are unaware they are wanted, giving security forces a better chance of catching them.

    Top of Del Ponte's wanted list are Bosnian Serb wartime commander Ratko Mladic and his erstwhile political master Radovan Karadzic.

    Each has been indicted twice on genocide charges -- over the siege of Sarajevo and the 1995 Srebrenica massacre.

    The tribunal has already convicted a Bosnian Serb general, Radislav Krstic, for the mass killings at Srebrenica.

    Del Ponte's office has repeatedly complained that the Belgrade authorities are not doing enough to arrest war crimes suspects in Yugoslavia or provide access to evidence.

    ``I'm very disappointed about the cooperation... I noticed some cooperation but my feeling is that many other obstacles are coming out,'' Del Ponte said.

    ``It is a fact that we have so many fugitives...who are not arrested, particularly the accused from the military,'' she said, adding the tribunal did not have access to military archives either.



    New York Times

    ----------------------------------------------------------------------------

    Ky eshte nje artikull i sotem i NY Times, ne te cilin shprehen veshtiresite qe po has prokurorja e OKB-se per Krimet e Luftes Carla del Ponte nga shteti jugosllav dhe ku midis te tejrave thuhet qe kryetari i gjykates se Hages per krimet e luftes do te paraqese nje ankese kundra Jugosllavise per mungese kooperimi me keshillin e sigurimit te OKB-se.

  2. #22
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Zgjedhjet ne Mal t Zi - Fitore e Gjukanovicit

    21.10.2002


    Kriza mbaroi - rroftė kriza! Partia e presidentit Gjykanovic fiton zgjedhjet parlamentare nė Mal tė Zi
    Koment nga Andrej Smodis


    Nė Mal tė Zi 450.000 zgjedhėsit duke votuar pėr njė mazhorancė stabėl tė qeverisė sė deritanishme nė parlament kanė evituar njėkohėsisht disa kriza tė mundshme. Krizat, qė mund tė trondisin Malin e Zi do tė ndjehen padyshim edhe nė Beograd e nė Bruksel. Por kriza eventuale nė Mal tė Zi tashmė ka marrė fund. Apo?

    Pra zgjedhėset dhe zgjedhėsit dėshmuan qartė botėkuptimin e tyre pėr demokracinė, gjė qė nuk ėshtė e lehtė tė jetė e vetėkuptueshme pas dhjetėvjecarėve tė socializmit dhe pas periudhės sė Milloshevicit. Pjesėmarrja nė zgjedhje me 77% ishte aq e lartė sa kurrė ndonjeherė tjetėr. Dhe qeveria e deritanishme sic duket u konfirmua nė pushtet pėr arėsye tė higjenės politike, nėnvizohet nėpėr analiza. Kjo pėr faktin, se partia liberale u largua nga koalicioni duke bėrė tė domosdoshme zgjedhjet e parakohėshme. Zgjedhėsit nuk e donin kėtė, ndaj dhe ata i siguruan njė shumicė direkte partisė demokratike socialiste tė preisdnetit Gjykanovic.

    Problemi i vėrtetė politik i Malit tė Zi, pėrcaktimi i raportit me Serbinė, mbetet i hapur: Qė prej shumė vitesh malazezėt janė tė pėrcarė sa i pėrket cėshtjes, nėse ata duhet tė mbeten bashkė me Serbinė pjesė e Jugosllavisė, apo nėse ata do tė dėshriojnė mė shumė autonomi dhe pavarėsi. Sondazhet lidhur me kėtė cėshtje vazhdojnė tė rezultojnė pak a shuėm 50 me 50. BE-ja nėrpėrmjet Havier Solanės pėrpiqet tė detyrojė Beogradin dhe Podgoricėn qė tėkrijojnė njė konfederatė, pėr tė penguar copėzimin e Jugosllavisė nė dy shtete. Seps enė rast tė tillė edhe pavarėsia e Kosovės do tė ishte e pashmangshme.

    Nė marrėveshjen pėr bashkėsinė midis dy republikave jugosllave megjithatė ėshtė hartuar edhe njė kaluzolė pėr pavarėsinė: Pas tre vjetėsh Serbia dhe Mali i Zi mund tė vendosin pėr t“u larguar nga federata shtetėrore. Nė kėtė mes Millo Gjykanovicit ka njė shans tė mundshėm nė dorė. Duke pasur shumicėn e qėndrueshme pas vetes, ai mund tė insistojė tė vendosė disa kushte mė shumė nė bisedimet pėr marrėveshjen e konfederatės pėr punuar kėshtu pas tre vjetėsh pėr shkėputjen. Ndėrsa opozita nuk mund tė shpikė mė ndonjė pėrcarje, sepse kriza - eventuale - ka marrė fund.

    Sidoqoftė: krizat e mundshme nė Mal tė Zi nuk mungojnė: Ndoshta Gjykanovicit i rikthehet idesė sė tij pėr njė referendum tė parakohshėm pėr pavarėsinė. Tani ai ka shumicėn nė vend. Por kushedi se sa kohė do tė qėndrojė ai nė post? Ndoshta Tribunali i Jugosllavisė e fton Gjykanovicin pėr shkak tė sulmeve ndaj portit kroat tė Dubrovnikut pėrpara 11 vjetėsh. Ndėrsa nė Itali presidenti malazez ėshtė i dyshuari kryesor nė njė proces pėr kontrabandėn e cigareve.

    Edhe sikur Gjykanovici tė mos e prishė me BE dhe SHBA duke qėndruar urtė e butė e duke respektuar planet kohore, nė Serbi kriza tjetėr ėshtė ante protas: Pas dėshtimit tė zgjedhjeve presidenciale vazhdon tė jetė krejt e hapur cėshtja, se si do tė veprohet me kushtetutėn lidhur me "Bashkėsinė Serbi Mali i Zi". Kriza nė Mal tė Zi ka marrė fund. Megjithatė ky ėshtė vetėm njė lehtėsim i vogėl. Roftė kriza nė Serbi. BE-ja duhet tė jetė e pėrgatitur.

    DW 2002

  3. #23
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Nė prag tė zgjedhjeve nė Turqi

    Hülya Köylü


    Me 3 nėntor nė Turqi do tė zhvillohen zgjedhjet e pesta tė parakohshme parlamentare, qė nga viti 1983 dhe pėrfundimi i pushtetit trevjecar ushtarak. Pėgatitjet zgjedhore kanė hyrė nė fazėn pėrfundimtare, por atzo po zhvillohen nėn hijen e debateve ndėrkombėtare mbi fatin e Irakut. Poaq i rėndėsishėm paraqitet edhe debati pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE.

    Pėr Turqinė ėshtė vėshtirė tė koncentrohet vetėm nė rezultatet e zgjedhjeve me pjesėmarrjen e 23 partive. Secili e di qė pas zgjedhjeve mund tė ketė edhe mė shumė vėshtirėsi pėr krijimin e njė qeverie stabile. Paralelisht me kėtė opinioni ėshtė i preokupuar edhe me mundėsinė gjithnjė mė reale tė sulmeve amerikane kundėr Irakut. Dhe jo sė fundi, Ankaraja ka frikė nga samiti i BE ne Kopenghagė nė fund tė dhjetorit ku do tė debatohet edhe pėr reformat qė duhet zbatuar. Turqia ėshtė e interesuar qė tė fitojė njė termin tė saktė pėr anėtarėsim nė BE, pas paraqitjes sė kryer qė nė vitin 1987. Nė raportin e fundit tė Komisionit Evropian nuk jepet asnjė sugjerim i saktė.

    Nė kėto kushte Kėshilli i Sigurimit i Turqisė i cili dominohet prej ushtarakėve, nuk ka debatuar nė takimin e fundit kushtet e sigurisė nė vendvotime dhe pėrbėrjen e ardhėshme tė parlamentit. Kėtu u fol vetėm pėr cėshtjen e Irakut dhe BE. Turqia ka ritheksuar se njė shtet kurd nė veri tė Irakut nuk ėshtė i pranueshėm. Pohimet se krijimi i njė shteti tė kėtillė do tė ishte shkak pėr luftė, deri tani nuk janė relativizuar.

    Nė njėrėn anė, Ankaraja nuk e sheh tė arsyeshėm njė sulm ushtarak kundėr Irakut pa rezolutėn e OKB. Nė anėn tjetėr, Turqia si aleat e SHBA nė tė vėrtetė nuk ka ndonjė alternativė tjetėr pėrvec se tė ofrojė mbėshtetjen e saj.

    42 milionė qytetarė me tė drejtė vote, ndėr tė cilėt katėr milionė per herė tė parė, me votat e tyre do tė vendosin ndėr tjerash nėse duan anėtarėsimin e vendit nė BE. Nė anketat e fundit 75 pėrqind e qytetarėve janė deklaruar pėr integrimin e Turqisė nė normat dhe vlerat evropiane. Si favoritė pėr fitore nė zgjedhje konsiderohet islamistėt e partisė AKP, tė cilėt poashtu pranojnė anėtarėsimin e Turqisė nė BE. Kėrkesa pėr ndalimin e kėsaj partie do tė shqyrėtohet pas zgjedhjeve.

    Eshte interesante tė theksohet se Iraku nuk po luan kurfarė roli nė mitingjet parazgjedhore - ndonėse Turqia kufizohet me kėtė vend. Por kjo ėshtė befasuese vetėm nė shikim tė parė, sepse politikanėt e dinė qė Turqia nuk do tė ketė mbase kurfarė ndikimi. Do tė vendoset nė Uashingtonin e largėt dhe tė fortė.

  4. #24
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Serbi - KOSHTUNICA FAJESOHET PER CESHTJEN E IRAKUT

    Vendimi i presidentit federal per te mbajtur ne postet e tyre zytaret e larte te periudhes se Millosheviqit mund te kete precipituar skandalin me te fundit ne lidhje me furnizimin me arme te Bagdadit.

    Nga Aleksandar Radic ne Beograd (BCR No 376, 24-Oct-02)

    Zhurma e shkaktuar rreth perfshirjes se Jugosllavise ne tregtine e armeve me Irakun poi fajesohet mungeses se deshires se presidentit federal Vojisllav Koshtunica per te larguar nga postet e tyre drejtuese disa figura te rendesishme te regjimit te Millosheviqit.

    Autoritetet tani kanw filluar nje operacion spastrimi ndaj zyrtareve te periudhes se Millosheviqit te dyshuar se kane organizuar nje operacion per furnizimin me pajisje ushtarake dhe konsulence Bagdadin, pas nje presioni te madh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Drejtori i pergjitheshem i kompanise kryesore shteterore te tregtise se armeve, Jugoimport, Jovan Cekoviq, dhe asisteni per tregtine e armeve ne ministrine e mbrojtjes, Gjeneral Ivan Djokiq, jane shkakruar te dy nga postet e tyre me 22 Tetor.

    Ky hap ka pasuar nje kerkese zyrtare nga Uashingtoni, ne te cilen u kerkohej autoriteteve te Beogradit te nderprisnin shitjen e armeve dhe pajisjeve per Irakun.

    Amerikanet kane permendur Jugoimport dhe Institutin Orao ne qytetin Bijeljina ne zonen Serbe te Bosnjes si kompani te perfshira ne kete tregti. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thene se ai ka prova qe avionet luftarak te irakut po modernizohen nga keto dy firma.

    Autoritetet Jugosllave tani kane nisur nje hetim per kete ceshtje. "Ne do te zbatojme te gjitha detyrimet nderkombetare si pjese e perpjekjes anti terrorizem, dhe duam ta sqarojme sa me pare kete ceshtje," ka thene ministri Serb i policise Dushan Mihajloviq. Zyra e Jugosimport ne Bagdad eshte mbyllur menjehere.

    Uashingtoni ka mirepritur keto masa te ndermarra nga autoritetet Jugosllave per te ndaluar tregtine e paligjeshme, per te cilen analistet ne Beograd fajesojne Koshtunican.

    Presidenti federal ka denuar veprimet e Jugoimport me 23 Tetor, duke i pershkruar ata si fajtore "per nje veprim krejtesisht te paperjegjeshem" i cili do te denohet sipas ligjit. Ai ka shtuar se ky ka qene nje incident i izoluar dhe se nuk duhet te interpretohet si pozicioni zyrtar i Jugosllavise.

    Por rivali me i madh politik i Koshtunices, kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, nuk eshte i gatshem ta lere me kaq kete ceshtje, duke e pershkruar skandalin si "te demshem", sepse tregon se autoritetet federale kane humbur kontrollin mbi ushtrine.

    "Presidenti Koshtunica eshte pergjegjes per ushtrine, dhe ai duhet te merret me te. Fakti qe ai nuk e ka bere nje gje te tille, tregon nje mungese te theksuar profesionalizmi ne kete post," ka thene Gjingjiq, megjithese edhe kryeministri ka disa pergjegjesi per tregtine e paligjeshme sepse ministri i brendeshem i qeverise se tij Dushan Mihajloviq, eshte drejtuesi i Jugoimport dhe thote se nuk ka ditur asgje rreth kesaj ceshtjeje.

    Qe pas rrezimit te Sllobodan Millosheviqit me 5 Tetor 2000, Koshtunica ka kundershtuar cdo ndryshim te personelit ne rrethin e ngushte te ish drejtuesve ushtarake, duke thene se keta njerez ne keto poste te rendesishme nuk duhet te zevendesohen me cdo kusht.

    Analistet mendojne se Koshtunica, i cili gezon autoritet mbi ushtrine, ka qene i vendosur te fitoje mbeshtetjen e zyrtareve te larte te ushtrise per te fituar pike politikisht ne luften e tij politike me Gjingjiq.

    Megjithate, keta zyrtare, konsiderohen si "te kompromentuar" nga lidhjet e tyre te mepareshme me Millosheviqin, dhe perfshirja e tyre ne establishmentin e ri politik ka ndaluar ose ka ngadalesuar ndjeshem reformat ne shume institucione, duke penguar perpjekjet e Jugosllavise per te rihyre ne gjirin e komunitetit nderkombetar.

    Keshtu ka ndodhur edhe me Jugoimport. Ne kete firme nuk ka ndryshuar personeli - keshtu qe bashkepunimi i periudhes se Millosheviqit me Sadam Huseinin duket se ka vazhduar edhe pas rrezimit te ish presidentit.

    Nje dekret i nenshkruar nga Koshtunica ne pranveren e vitit 2001, duke konfirmuar qendrimin e Cekoviq si drejtor i kompanise, eshte prova me e mire e mbeshtetjes se tij per kete zyrtar. Presidenti federal nuk ka komentuar per kete emerim pas shperthimit te skandalit.

    Ky vendim ka qene kunder deshires se autoriteteve Amerikane, te cilat kane kundershtuar qe Cekoviq te mbaje postin e tij, sepse nje gje e tille shtonte shqetesimin se Jugosllavie mund te vazhdonte kontaktet me Irakun apo regjimet e tjera te perfshira ne listen e zeze.

    Presioni eshte rritur ndjeshem pas sulmeve te 11 Shtatorit ndaj Amerikes, ndersa Cekoviq nuk ka treguar asnje perpjekje se po largonte ekstremistet Islamik dhe regjimet qe mbeshtesin ata.

    Pak me vone, drejtori i Jugoimport eshte shpallur persona non grata - por megjithate Koshtunica e ka lejuar ate te qendroje ne postin e tij.

    Muri mbrojtes rreth Cekoviq ka filluar te bjere vetem pasi disa dokumente te gjetura ne Institutin Orao i kane dhene Amerikaneve prova te mjaftueshme qe Jugoimport dhe drejtori i saj jane te perfshire ne furnizimin me arme dhe konsulence ushtarake per forcat e Sadam Huseinit.

    Por edhe pas dergimit te paralajmerimeve fillestare kater zyrtareve te Beogradit, asgje nuk eshte bere per te ndermarre nje hetim per kete ceshtje.

    Eshte dashur botimi i raporteve te hollesishme ne media per ceshtjen e Orao per te detyruar qeverine federale te pranoje se jane bere marreveshje pa dijenine e saj dhe jashte kontrollit. Edhe atehere, nje komision hetimor i krijuar per kete qellim ka shkuar ne zyrat e Jugoimport vetem nje dite pas shkarkimit te Cekoviq.

    Burime te ushtrise Jugosllave kane thene per IWPR se Cekoviq, i cili ka mbajtur postin e tij si drejtor i Jugoimport qe prej vitit 1996, ka bere marreveshje per shitblerje armesh "si nje feudal i mesjetes". Informacioni mbi keto transaksione nuk eshte bere publik per aresye se ai perben "sekret shteteror".

    Ai ka vendosur lidhje te forta me Kinen ne gjysmen e dyte te viteve Nentedhjete, dhe Jugoimport ka kryer projekte te perbashketa per zhvillimin e teknologjise se raketave dhe municioneve te sofistikuara per artilerine.

    Megjithese biznesi me Kinen ishte prioriteti kryesor, Cekoviq nuk ka lene pas dore bleresit e tij tradicional nga vendet Arabe. Ne ato ka vite Iraku, i cili ishte nen sanksione nderkombetare dhe ishte i gatshem te paguante shuma te medha per cdo ndihme ne fushen ushtarake, ka qene nje mundesi e shkelqyer per te perfituar.

    Mesa duket megjithese administrata e re Serbe ka vendosur te heqe dore nga praktikat e vjetra te regjimit te Millosheviqit dhe te rikthehet ne gjirin e komunitetit nderkombetar, marreveshjet me irakun kane vazhduar pa dijenine e saj.

    Borisa Vukoviq, ministri i tregtise se jashteme ne kohen e Millosheviqit i cili eshte larguar per ne Irak pas rrezimit te ish presidentit te tij, eshte bere nje nder personat me te rendesishem si ndermjetes dhe ka drejtuar bisedimet ne Bagdad.

    Burime nga qarqete sherbimeve sekrete Jugosllave kane thene per IWPR se Vukoviq ka pasur mundesi te hyje lirisht ne eliten drejtuese ne Irak fale miqesise se tij me Uday Hussein, djalin e Sadamit.

    Iraku ka qene vecanerisht i interesuar per arritjen e nje marreveshjeje per mirembajtjen e flotes se tij te vjeteruar ajrore, e cila eshte ne gjendje te keqe dhe vuan nga mungesa e pjeseve te nderrimit. Motorret e prodhimit Rus, me nje jetegjatesi shume me te shkurter sesa ato te prodhuara ne Perendim, kane qene shqetesimi kryesor.

    Eksperte te forcave ajrore Jugosllave kane provuar me pare se ata jane ne gjendje te zgjasin jeten e motoreve te prodhimit Rus RD-33 - te perdorur ne Mig-29, i vetmi avion modern qe ka ne perdorim forca ajrore Irakene - me nje te treten deri ne 450-500 ore pune ndermjet sherbimeve.

    Instituti Orao - i cili ka ekspertizen e nevojeshme dhe teknologjine e duhur per te kryer keto permiresime - vepron nen kontrollin direkt te ministrise se brendeshme te Republika Srpska, RS, por forca ajrore e Jugosllavise vazhdon te mbetet nje nder klientet e tij kryesore. Brenda shtabit te pergjitheshem te ushtrise, oficeri pergjegjes per te gjitha marreveshjet me kompanine Serbe te Bosnjes ka qene Gjenerali Ivan Djokiq.

    Ai eshte bere me pas ndihmes minister i mbrojtjes per ceshtjet ekonomike ushtarake, dhe shume shpejt ka vendosur lidhje te ngushta me Cekoviq. Formalisht, Gjenerali Djokiq duhet te aprovonte cdo kontrate me kliente te huaj - perfshire edhe dergesat e armeve dhe pajisjeve te tjera ushtarake jashte vendit.

    Burime te ushtrise kane thene per IWPR se Djokiq eshte dyfish pergjegjes per skandalin e Orao - si per aresye se ka autorizuar marreveshjen e paligjeshme, dhe per organizimin e mbeshtetjes logjistike per kryerjen e marreveshjeve me Irakun.

    Vesna Marijanoviq, nje zedhenese e Qendres Demokratike, nje prej anetareve te koalicionit qeveritar ne Serbi, ka thene per IWPR se "duket si e pabesueshme" qe Jugoimport te kete vazhduar lidhjet me Irakun. "Eshte e pabesueshme qe sherbimet tona sekrete te mesojne nga te tjeret se cfare bejne kompanite e vendit tone," ka thene ajo.

    E gjithe kjo histori mund te demtoje rende Jugosllavine, e cila mund te humbase besimin e komunitetit nderkombetar pas nje perpjekje te gjate dhe te veshtire per te permiresuar marredheniet me te.

    Aleksandar Radiq eshte nje analist per ceshtjet te mbrojtjes ne agjensine e lajmeve VIP te Beogradit. Gordana Katana ne Banja Luka ka kontribuar ne kete raport.

  5. #25
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    AK fiton ne Turqi

    Islamistėt e moderuar fitojnė zgjedhjet parlamentare nė Turqi - Si do tė reagojnė ushtria dhe drejtėsia?
    Jėrg Pfuhl


    Nė zgjedhjet parlamentare nė Turqi islamistėt e moderuar kanė arritur njė fitore tė qartė. Nė bazė tė rezultatit pas numėrimit tė mė shumė se 2/3 e votave, partia e drejtesisė dhe zhvillimit nėn kryetarin e bashkisė sė Stambollit, Rexhep Taip Erdogan ka fituar me rreth 35%. Partia republikane popullore e socialdemokratit Deniz Bajkal ka dalė nė vendin e dytė me rreth 19,2%. Sipas tė gjitha gjasave partitė e tjera kanė dėshtuar nė pragun e lartė tė pėrfaqėsimit nė parlament me 10%, duke mos arritur tė fitojnė vota nė kėtė nivel.

    Ish-islamistėt nėn drejtimin e Taip Erdoganit janė fitues tė qartė tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare nė Turqi. Fitorja ėshtė aq e qartė, saqė partia e Erdoganit menjėherė iu drejtua simpatizantėve tė saj dhe iu lut atyre tė festojnė fitoren duke shmangur cdo konfrontim apo provokim: "Asnjė qytetar nuk duhet tė ndjehet i shqetėsuar, askujt nuk duhet t“i pėrgjaket hunda", u bėri thirrje Erdogani idhtarėve tė partisė sė tij.

    Por sic duket nė kėto zgjedhje dolėn me hundė tė pėrgjakur tė gjitha partitė qė deri mė sot kanė drejtuar qeverinė: dy vjetė krizė ekonomike, zhvleftėsim paraje dhe papunėsi e lartė nė vend, pėr tė gjitha kėto zgjedhėsit i ndėshkuan kėto parti, tė cilat kėtej e tutje nuk do tė jenė mė nė parlament. Kreu i partisė fituese tė zgjedhjeve Erdogan nė prononcimin e tij tė parė iu shmang megjithatė thirrjeve tė triumfit - ai u tregua i pėrmbajtur duke deklaruar qartė, se cfarė nuk do tė bėjė qeveria e ardhėshme nėn drejtimin e tij: nė asnjė mėnyrė kjo parti nuk do tė jetė islamike. Ai premtoi, se do tė nisė njė epokė e re, por kjo do tė jetė vetėm nė kuadėr tė demokracisė pluraliste, tė cilėn nuk e imponon askush: "Ne respektojmė mėnyrėn e jetesės sė gjithėsecilit pa asnjė dallim; ne jemi tė orientuar nga e ardhmja dhe duam tė angazhohemi pėr isntitucione shtetėrore qė tė funksionojnė mė mirė, pėr njė antarėsim tė shpejtė nė BE dhe pėr njė integrim tė Turqisė nė botėn e globalizuar; ne do tė ndjekim njė politikė ekonomike, e cila t“i cojė pėrpara tė gjitha kėto pikėsynime."

    Nė kėtė mėnyrė Erdogan edhe pas fitores nė zgjedhje vazhdon t“u pėrmbahet premtimeve tė tij mė tė rėndėsishme tė deklaruara gjatė muajve tė fundit; ai do tė bėjė qė tė harrohet etiketa fetare e kohėve tė vjetra; ai do qė tė mos pėrsėriten gabimet e politikės sė udhėrrėfyesit tė tij politik Erbakan, i cili nė postin e kryeministrit pėrpara pesė vjetėsh u profilizua si islamist derisa ushtarakėt e detyruan atė tė largohet nga pushteti.

    Ushtria dhe drejtėsia kanė bėrė tė qartė megjithatė, se nuk kanė besim tek islamistėt e refomruar. Erdoganit i ėshtė hequr e drejta pasive e zgjedhjes nė bazė tė njė dėnimi tė vjetėr nėn akuzėn pėr nxitje tė ndjenjave ekstremiste fetare nė popull, pėr kėtė arėsye ai nuk mund tė zgjidhet kryeministėr. Drejtėsia i ėshtė kundėrvėnė atij me njė sėrė procesesh ndaj dhe tė gjithė partisė rezikon procesi i ndalimit. Brenda pak javėsh gjykata kushtetuese do tė vendosė, nėse Erdogan duhet tė tėrhiqet ose jo nga kryesia e partisė.

    Fituesi i kėtyre zgjehdjeve ndodhet nėn presion ndaj dhe ai vetėm mund tė apelojė:"Eshtė detyrė e tė gjithėve qė tė respektojnė vullnetin e popullit. Sic ka thėnė edhe Ataturku: sovrani ėshtė populli." Se cili do tė jetė kryeministėr, kėtė islamistėt e reformuar pritet ta shpallin gjatė ditėve tė ardhėhsme. Deri nė fillim tė dhjetorit partia mund tė krijojė qeverinė. Njė qeverisje vetėm e kėsaj partie pa partnerė koalicioni flet pėr stabilitetin e shumėpritur nė vend, por kjo nga ana tjetėr mund tė ngjallė dyshime tek kredidhėnėsi FMN, nėse Truqia do tė vazhdojė t“i pėrmbahet kursit tė ashpėr tė reformave tė domosdoshme.

  6. #26
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Nje paralele Ballkan- Lindje e Mesme

    Ballkani, njė paralele me Lindjen e Mesme
    Nga : David Njuman dhe Xhoel Piters

    Bashkėsia ndėrkombetare e ka lėnė statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė hapur pėr diskutim nė njė pikė nė tė ardhmen. Formalisht, Kosova mbetet pjesė e shtetit serb. Por, nė tė vėrtetė, bashkėsia ndėrkombėtare po shtron bazamentin pėr krijimin e shtetit tė ri tė Kosovės. Ndėrsa pėrparim i konsiderueshėm ėshtė bėrė nė krijimin e njė shoqėrie demokratike shumetnike, shumė punė mbetet ende pėr tė bėrė. Tensionet dhe dyshimi e mosbesimi i pėrbashkėt midis dy popujve nuk ėshtė zhdukur. UNMIK-u ka shtruar njė numur treguesish tė qeverisjes sė mirė qė Kosova duhet t’i arrijė pėrpara se diskutimet pėr statusin pėrfundimtar tė kenė filluar. Njė nga problemet madhore ėshtė kthimi i tė gjithė refugjatėve serbė nė shtėpitė e tyre. Kjo krahinė e Ballkanit Jugor ka qenė dikur pjesė e ish-shtetit federal jugosllav, njė njėsi politike e vetme, e mbajtur sė bashku nga kontrolli i fuqishėm i mareshalit Tito, njė kroati, pėr gati 40 vjet. Krahasimet me situatėn nė Izrael dhe Bregun Perėndimor-Gaza, nuk mund tė largohen: Tė dyja janė krahina pa pavarėsinė e mėvetėsishme tė dėshiruar dhe bisedime mbi statusin pėrfundimtar; krahina, infrastruktura e tė cilave ėshtė shkatėrruar e gjitha; krahina qė kėrkojnė ndihmė ndėrkombėtare pėr tė krijuar "standardet" e nevojshme pėrpara se statusi politik tė arrihet; krahina me refugjatė qė dėshirojnė "tė drejtėn e kthimit" tek shtėpitė e tyre tė mėparshme. Nuk mund tė ketė arsye pėr tė cilat lloji i protektoratit tė pėrkohshėm pėrgatitor nė operacionet nė Kosovė tė mos futet nė efekt nė Bregun Perėndimor dhe Gaza nėse dhe kur ėshtė pranuar qė zgjidhja e kėtij konflikti do tė bėhet vetėm pėrmes krijimit tė njė shteti palestinez tė ndarė, tė qėndrueshėm dhe tė pavarur nė krah tė Izraelit. Synimi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Ballkan ėshtė krijimi i institucioneve demokratike dhe shoqėrive shumetnike nė tė cilat tė drejtat e pakicave minoritare respektohen. Pėrvoja jonė nė kalimin e urės sė Mitrovicės tregoi se arritja e kėtij qėllimi ėshtė ende shumė larg. Shqiptarėt dhe serbėt nė Mitrovicė thjesht nuk kalojnė nė anėn tjetėr. Nėse e bėjnė, jetėt e tyre mund tė jenė nė rrezik. Paralelet me Izraelin dhe Palestinėn nė Jerusalemin Jugor dhe Perėndimor menjėhere tė shkojnė sėrish ndėr mend. Nėse Kosova ėshtė si Bregu Perėndimor dhe Gaza, fqinji i saj nė Jug, Maqedonia, mbart ngjashmėri me Izraelin. Maqedonia ėshtė njė shtet i pavarur qė prej 1991-sė, menjėherė mbas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Megjithėse partitė politike kanė qenė pjesė e qeverisė nė Maqedoni nė 10 vjetėt e fundit, bashkėsia shqiptare vuan nga diskriminimi ekonomik dhe ėshtė totalisht e papėrfaqėsuar nė tė gjitha institucionet e shtetit - ushtri, polici, gjyqėsor, shėrbimin civil dhe arsimin e lartė. Marrėveshja e Ohrit, nė gusht 2001, kėrkon reforma kushtetuese me synim arritjen e kėrkesave tė bashkėsisė shqiptare, pėrfshi edhe pėrdorimin e gjuhės shqipe, si gjuhė e dytė zyrtare, decentralizimin e pushtetit dhe integrimin e shqiptarėve nė ushtri dhe forcat policore.
    Pėr maqedonasit dhe shqiptarėt nė Maqedoni, statusi pėrfundimtar i Kosovės ėshtė njė ēėshtje kritike, po ashtu si statusi pėrfundimtar i Bregut Perėndimor ėshtė ēėshtje kritike pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve xhjuisho-arabe (Izraelito-Arabe) brenda Izraelit. Ata tė gjithė pranojnė se njė shtet i pavarur kosovar mė nė fund do tė krijohet. Ėshtė e rėndėsishme pėr shumicėn maqedonase qė pakica e shqiptarėve tė tyre tė dėshirojnė tė jenė qytetarė besnikė tė njė shteti maqedonas shumetnik, nė vend qė tė shikojnė bashkimin me Kosovėn matanė kufirit. Ėshtė kėshtu nė interesin e tyre tė garantojnė pėrfaqėsim tė barabartė nė qeveri dhe njė ndarje tė drejtė tė rezervave ekonomike. Pėr Kosovėn dhe Maqedoninė - dhe Bosnjėn, Kroacinė dhe Serbinė - ka njė nxitje tė madhe pėr tė vėnė shtėpitė e tyre nė rregull. Bashkimi Evropian ka njoftuar raundin mė tė fundit tė zgjerimit - 10 vende tė reja do t’i bashkohen BE, nė janar 2004. Njė nga kėto vende, Sllovenia, njė krahinė ish-jugosllave, qė nuk e provoi dhunėn etnike me fqinjėt e saj, po punon fort tė krijojė njė qeverisje tė qėndrueshme dhe ka provuar zhvillim ekonomik pėr t’u shėnuar. Shtetet ballkanike duan tė ndjekin shembullin slloven.


    *David Newman and Joel Peters. Tė dy pedagogė nė departamentin e politikave dhe qeverisjes nė Universitetin Ben-Gurion, Tel Aviv. Njuman ėshtė editor i Revistės Ndėrkombėtare pėr Gjeopolitikėn. Peters ėshtė drejtor i Qendrės pėr Studimin e Politikės dhe Shoqėrisė Evropiane. Marrė me shkurtime nga numri i “World Press Review”, janar 2003. Pėrktheu Ylli Stefanllari
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #27
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Mbi zgjedhjet e fundit presidenciale ne Serbi dhe Mal te zi

    Nga Bashkim Muēa

    Dėshtimi sėrish i zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, pėr shkak tė mospranisė sė elektoratit tė mjaftueshėm nė zgjedhje, ka lėkundur seriozisht pozicionin aktual tė presidentit Koshtunica, megjithėse akoma rezulton mė i pranueshmi ndėr kandidatėt e sotėm. Pakėnaqėsia e Koshtunicės ndaj kryeministrit serb Xhinxhiē, ėshtė shfaqur nė mėnyrė deklarative, duke thelluar akoma mė tej hendekun e krijuar mes tyre. Madje kryeministri ėshtė akuzuar si pėrgjegjėsi kryesor, pėr dėshtimin e zgjedhjeve nė Serbi. Riparimi i marrėdhėnieve ndėrmjet dy pushtetarėve mė tė lartė serbė, ka krijuar njė terren tė pėrshtashėm pėr destabilizimin e situatės politike, e cila natyrshėm shkon nė favor tė forcave ultranacionaliste E ndodhur nė kushtet e njė tranzicioni dhe tendence pėr t’u shkėputur nga njė nacionalizėm i verbėr, pavarėsisht se askush nė Serbi akoma nuk ka guximin tė shprehet hapur rreth njė distancimi tė plotė nė kėtė drejtim, lufta e brendshme e kulmuar nė kushtet e njė rėnieje tė theksuar ekonomike, duket sė pėrbėn shkakun themelor, qė i ka mbajtur qytetarėt serbė larg kutive tė votimit. Kėto zhvillime, po tregojnė praktikisht se nuk mund tė bashkėjetojnė njėherėsh nacionalizmi ekstrem dhe demokracia.

    Nė kėto rrethana, ku frenat presidenciale i delegohen kryetares sė Parlamentit ( pėr herė tė parė njė gruaje), serbėt do tė duhet tė ndryshojnė jo vetėm liderėt, por edhe psikologjinė e tyre, nė pėrshtatje me atmosferėn integruese evropiane. Psikologjia ekzistuese i ka detyruar ata, tė shprehin mėrinė jo vetėm ndaj politikės sė brendshme, por edhe ndaj Perėndimit, i cili akoma konsiderohet nga njė pjesė e madhe e serbėve, si shkaktar i “shkatėrrimit tė Serbisė”. Nacionalizmi serb, ndodhet nė krizė edhe pėr shkak se sllavėt, aleatėt gjenetikė tė serbėve, pėrgjithėsisht po shkojnė drejt integrimit tė plotė nė kontinentin e vjetėr. Disa nga fqinjėt e Serbisė janė kandidatėt kryesorė pėr t’u pėrfshirė nė BE, ose nė NATO. Kėsisoj, Serbia po shndėrrohet nė njė burim tė mundshėm krize tė re nė Ballkan, edhe pėr shkak tė rrethanave jo shumė tė favorshme, nė tė cilėn ajo ndodhet nė raport me fqinjėt. Ndėrsa rusėt, duke patur problemet e tyre, nuk kanė kohė tė merren me paaftėsinė e serbėve, pėr tė ruajtur stabilitetin e tyre tė brendshėm.
    Tendencat e fundit pėr hapjen e shtetit bunker ballkanik, nėpėrmjet njė mbėshtetjeje perėndimore, mund tė marrin njė kthesė tė papritur. Nėse stabiliteti i brendshėm politik mbetet i kėrcėnuar, deri nė rėnien e qeverisė apo zgjedhjet parlametare tė parakohshme, me siguri qė vonesat nė integrimin e Serbisė nė rrjedhat evropiane, do tė jenė tė pashmangshme. Njė anarki e mundshme nė Serbi padyshim qė nuk do tė favorizonte shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė cilėt pėrsėri mund tė ndiheshin tė rrezikuar. Megjithė thirrjen e kryetarit tė Komunės sė Preshevės, politikanit tė njohur shqiptar R. Halimi, pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet presidenciale, shqiptarėt i bojkotuan ato. Marrėveshja e nėnshkruar pas pėrfundimit tė luftės, pėr integrimin e shqiptarėve nė institucione, ka mbetur pėrgjysmė, ndėrkohė qė shumė probleme tė tjera qė kanė tė bėjnė me standardet demokratike tė popullsisė sė kėtij rajoni, akoma nuk janė hapur. Serbėt nuk janė tė gatshėm tė bėjnė lėshimet e duhura pėr shqiptarėt e Luginės nė lidhje me probleme tė rėndėsishme tė cilat kanė tė bėjnė me arsimin nė gjuhėn shqipe, pėrdorimin e simboleve kombėtare etj. Shqiptarėt do tė vazhdojnė tė kenė shumė mė pak shanse pėr t’u integruar nė njė shoqėri, e cila ka humbur orientimin e saj. Serbia mund tė rikthehet pėrsėri nė epiqendrėn e zhvillimeve nė Ballkan, pėr shkak tė konflikteve tė brendshme. Duke mos patur ndonjė pasojė shumė influente nė Kosovė, fati sė cilės tashmė qėndron mė tepėr nė duart e vendasve dhe faktorit ndėrkombėtar, precipitimi i situatės nė shtetin qė tashmė konsiderohet si fqinj, mund tė zhvendosė disi vėmendjen nga ajo qė sot mė sė shumti po pėrflitet, ēėshtja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Ndėrsa marrėdhėniet e ringjallura sė fundi ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė, natyrshėm do tė vareshin nga situata politike atje dhe zhvillimet e mėtejshme tė saj. Vizita e kryediplomatit shqiptar nė Beograd, i ka hapur rrugė normalizimit tė plotė tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore. Gjithsesi, situata politike nė Serbi, tregon se krizat nuk kanė ardhur gjithnjė pėr shkak tė fqinjėve, por pėr shkak tė vetė serbėve, tė cilėt kanė mbijetuar nėpėrmjet diktatit mbi kombėsitė e tjera.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #28
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Mbi zgjedhjet e fundit presidenciale ne Serbi dhe Mal te zi (vazhdim)

    Dėshtim i paralajmėruar


    Vetė deklarata e kandidatit pėr president i Serbisė, aktualisht president i ish- Jugosllavisė, Vojislav Koshtunica, se nė rast dėshtimi tė zgjedhjeve presidenciale do tė ketė afrim tė zgjedhjeve tė parakohshme, tregon se dėshtimi i tretė i radhės nė Serbi ishte i parashikuar. Klima politike nė tė cilėn u zhvilluan kėto zgjedhje, gara jodemokratike e realizuar, si dhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė, paracaktuan edhe kėsaj radhe fatin e kėtyre zgjedhjeve. Nervozizmi me tė cilin u paraqit pėrpara kamerave menjėherė pas votimit, Koshtunica tregoi se ai mė shumė kėrcėnoi kundėrshtarėt e tij, se sa bėri njė parashikim elektoral. Dhe kėrcėnimi sigurisht ishte pėr kryeministrin aktual, Xhinxhiē, partia e tė cilit nuk u paraqit me kandidat tė sajin nė kėto zgjedhje, por jo vetėm kaq, ajo nuk e mbėshteti siē mund tė pritej kohė mė parė kandidaturėn e nacionalistit tė “ moderuar” , Koshtunica. Dėshtimi i zgjedhjeve ishte i pritshėm po tė analizosh disa elementė kryesorė tė gjithė sfondit politik dhe elektoral. Ajo qė filloi tė ndihet qė nė fillim tė raundit tė tretė tė kėtyre zgjedhjeve ėshtė fakti se mungonte kandidati i sė majtės, ose mė gjėrė se kaq, pėrfaqėsuesi i forcave demokratike, tė cilat bėnė tė mundur pėrmbysjen e regjimit tė Milosheviēit dhe krijimin e njė sfondi demokratik nė Serbi. Tė tre kandidatėt garues ishin tė tė njėjtės frymė: asaj nacionaliste, por vetėm me disa ndryshime nė tonalitete.
    Tė gjendur pėrballė kėtyre kandidaturave, njė pjesė e njerėzve paralajmėruar bojkotin, dhe jo kushtet e motit, siē u munduan disa agjenci shtetėrore lajmesh tė pėrligjin kėtė dėshtim, qė vonon nė mėnyrė tė ndjeshme proceset nė Serbi. Kandidatėt nacionalistė, pa platforma dhe alternativa zgjedhore, por vetėm me njė fjalor tė vjetėruar politik, nuk arritėn tė sigurojnė jo thjesht mbėshtetje politike, por as tėrheqjen e nevojshme tė vėmendjes. Njė pjesė e opinionit nė Serbi vazhdon tė vuajė tensionin se turbullirat dhe konfliktet do tė rindizen pėrsėri. Vojislav Sheshel dhe Borislav Peleviē nuk ngurruan as nė kėtė fushatė zgjedhore tė japin shenjat e nacionalizmit serbomadh, ndėrkohė qė Koshtunica vazhdon sfidat delirante ndaj SHBA-sė dhe NATO-s pa shumė ndryshime nga paraardhėsi i tij. Edhe nė mėnyre demagogjike, ata as qė bėnė pėrpjekjet mė tė vogla qė nė kėtė garė tė tretė presidenciale tė sillnin elementė konkretė tė reformave ekonomike, politike e sociale. Fjalori elektoral i mbushur me terma nacionaliste lidhej vetėm me Serbinė e madhe, qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr paralajmėron skenarė qė akoma krijojnė shqetėsim tek njerėzit e zakonshėm. Pėrballė mungesės sė alternativave demokratike, lodhjes elektorale dhe paaftėsisė pėr tė zgjuar interesin e njerėzve, shoqėruar kėto edhe me konfikte tė brendshme pėr pushtet dhe influencė, kjo mė e dukshme midis Koshtunicės dhe Xhinxhiēit, indiferenca dhe ftohtėsia e votuesve ishte prezente qė para 8 dhjetorit.Televizionet vendore nuk mund tė fshihnin shqetėsimin qė votues tė ndryshėm shfaqnin indiferencė tė theksuar ndaj kėtyre zgjedhjeve pėr faktorėt qė pėrmendėm, por edhe pėr lodhjen dhe pasojat qė u kishte shkaktuar mbrojtja fanatike e nacionalizmit. Tashmė, dėshtimi i zgjedhjeve, siē u shpreh edhe koordinatori i Paktit pėr Stabilitetin i Evropės Juglindore, Erhard Busek, do ta thellojė krizėn e sotme politike nė ish-RFJ-nė. Para sė gjithash do tė ketė njė bllokim tė reformave, po edhe tė vetė procesit tė demokratizimit tė Serbisė.
    Grindjet politike do tė rriten dhe pavarėsisht zgjidhjes tė elementit presidencial, votimi i ardhshėm do tė ketė jo vetėm shumė mė pak pjesėmarrės, por njė mbėshtetje edhe mė tė vogėl, gjė qė do tė vėrė nė pikėpyetje edhe legjitimitetin e presidentit, nga ku mund tė fillojnė kontestimet politike. Xhinxhiē, i cili ka njė mbėshtetje mė tė madhe nė Perėndim dhe nuk ėshtė futur nė lojėrat e Koshtunicės, tani pret mė i qetė zhvillimet qė do tė ndodhin dhe pas kėtij dėshtimi tė aktit tė tretė presidencial kur edhe vendi do tė drejtohet drejt zgjedhjeve tė reja, nė tė cilat Koshtunica shkon pas njė inflacioni mjaft tė ndjeshėm dhe kalorėsit nacionalistė mjaft tė lodhur nga mungesa e besimit dhe e pėrkrahjes. Kontradiktat politike nė Serbi priten tė rriten, por edhe diplomacia perėndimore do tė ketė tensionet e veta ndaj ngjarjeve qė po ndodhin nė ish – Jugosllavi. E preferuara e Perėndimit dhe e mbėshtetjes pa kushte, nuk rezultoi justifikuese pėr shpresat e njė demokratizimi tė shpejtė. Mbase fatura e euforisė perėndimore pas vitit 2000, kur Milosheviēi iku nga skena, po paguhet tani, me ngecjen e mjaft reformave dhe vonesėn e proceseve, do tė bėjė qė vėmendja tė mos largohet, por gjėrat tė lexohen mė mirė dhe nė pėrputhje me realitetin qė ofron ky vend ballkanik i mbarsur me pista komplekse. Rrezatimi i kėtyre problemeve nė Ballkan nuk mund tė kufizohet, aq mė tepėr qė mjaft vende fqinj, por edhe mė larg kanė tė lidhura njė sėrė politikash dhe interesash me Serbinė.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #29
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Federatė Ballkanike apo Dejton i dytė ?

    Idetė e hedhura sė fundi pėr tė ardhmen politike tė rajonit tė Ballkanit, duket se pėrmbajnė nė vetvete variante tė risjella nė skenė, tė cilat mund tė jenė tė parealizueshme. Ideja e ministrit tė Jashtėm grek, Papandreu, pėr krijimin e njė Federate Ballkanike, nė pamje tė parė mund tė vlerėsohet si mjaft e avancuar, madje mė e avancuar nga sa ekzistojnė kushtet pėr ta arritur njė gjė tė tillė. Ėshtė kėshtu, pėr arsye se para mundėsisė sė krijimit tė njė federate tė tillė, vazhdojnė tė mbeten pezull disa ēėshtje tė rėndėsishme qė ndodhen nė proces. Shqiptarėt e Ballkanit, parimisht nuk do tė ishin kundėr kėsaj ideje, por problemet qė ekzistojnė nė gadishull, janė aq tė komplikuara sa qė e bėjnė tė vėshtirė realizimin e saj. Nė kushtet e mungesės sė njė statusi pėrfundimtar pėr Kosovėn dhe pozitave akoma tė padefinuara institucionalisht pėr shqiptarėt e IRJEM-it (Ish -Republika Jugosllave e Maqedonisė), kjo ide vėshtirė se mund tė pranohej nga shqiptarėt. E njėjta gjė do tė ndodhte me serbėt, tė cilėt po e ndiejnė rrezikun e humbjės sė Kosovės. Megjithatė ideja e kryediplomatit grek, ėshtė e shumė e pėrgjithshme dhe nuk mund tė gjykohet teknikisht mbi tė. Por ajo qė e bėn disi tė pakuptueshme kėtė ide, ėshtė fakti qė ajo hidhet nga njė kryediplomat, shteti i tė cilit mbart akoma probleme tė vjetra me fqinjėt e tij, sidomos me Shqipėrinė dhe IRJEM-in. Greqia vazhdon tė ruajė njė ligj lufte me Shqipėrinė, ndėrsa akoma ajo nuk e ka njohur republikėn tjetėr fqinje, me emrin e mėparshėm. Kėto gjėra, e bėjnė mjaft skeptike idenė e Papandreut, duke vėnė nė dyshim edhe seriozitetin e saj.

    Ndėrsa ideja e kryeministrit serb Xhinxhiē, pėr tė pranuar diskutimin e pavarėsisė sė Kosovės, nė kushtet e mbajtjes sė njė Dejtoni tė dytė, ėshtė mė tepėr njė kėrcėnim kushtėzues, qė serbėt pėrpiqen t’i bėjnė komunitetit ndėrkombėtar. Megjithėse ėshtė hera e parė qė njė udhėheqės serb, hedh publikisht idenė e pranimit tė diskutimit tė pavarėsisė sė Kosovės, njė herezi kjo tradicionale pėr serbėt, vėnia e saj nė zbatim, do tė krijonte vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme nė kushtet e sotme. Serbėt kėrkojnė t’i vėnė ēmimin faktorit ndėrkombėtar, nėse ai do tė njihte pavarėsinė e Kosovės. Megjithėse e pashprehur qartė, ideja e kryeministrit serb, nėnkupton qė nė shkėmbim tė pavarėsisė sė Kosovės, serbėt do tė kėrkonin rishikimin e kufijve, me gjasė tė pėrfitonin futjen brenda territorit tė tyre, tė Republikės Serbska tė Bosnjės dhe pjesės veriore tė Kosovės, mbi Mitrovicė. Megjithėse zbatimi i kėsaj ideje, do t’u jepte serbėve maksimumin e mundshėm nė realitetin e sotėm, duket se ajo akoma nuk ka mbėshtetje nė Serbi. Reagimi i zėvėndėskryeministrit serb, Ēoviē, nė lidhje mė kėtė ēėshtje, pėrjashton mundėsinė e pavarėsisė sė Kosovės, duke e konsideruar kėtė status si njė kėrcėnim serioz pėr rajonin e Ballkanit, ndėrsa deklaratėn e kryeministrit, si pėrpjekje pėr tė pėrfituar politikisht. Kundėrshtitė e ndėrsjellta tė qeveritarėve mė tė lartė nė Serbi, nė qėndrimet e tyre rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės, tregon se sė fundi nė kėtė shtet, gjėrat kanė filluar tė lėvizin, megjithėse akoma jo nė drejtimin e duhur. Nga ana tjetėr, reagimi i dalė nga zyra e Shefit pėr Politikėn e Jashtme tė BE-sė, H. Solana, pėrjashton mundėsinė diskutimit tė problemit tė kufijve, pra edhe atė tė njė Dejtoni tė dytė. Tė njėjtat reagime, vijnė natyrshėm edhe nga Bosnjė -Hercegovina. Sidoqoftė, fakti se edhe nė Serbi po diskutohet pėr mundėsinė se ēfarė do tė ndodhte nėse Kosova fiton pavarėsinė, tregon se Ballkani para se tė pėrfundojė nė BE, mund tė shkojė drejt njė zgjidhjeje tjetėr definitive, pėr tė rivendosur ekuilibrat e prishur, pas luftės nė Kosovė dhe IRJEM. Por nuk ėshtė vetėm Kosova, qė mund tė shėrbejė si pikėnisje pėr njė gjė tė tillė. Zhvillimet e fundit nė Mal tė Zi dhe deklarata e kryeministrit Gjukanoviē, pėr shpalljen e pavarėsisė sė republikės mė tė vogėl tė Ballkanit pas tre vjetėsh, mund tė gjenerojnė ndryshime tė paparashikuara nė kohė tė cilat ta kenė pikėnisjen pikėrisht kėtu. Pėrpjekjet e serbėve pėr tė mos lėnė Malin e Zi tė pavarėsohet, si dhe ideja e fundit pėr tė marrė nėn vete edhe Republikėn Serbska tė Bosnjės, nė shkėmbim tė njė pjese tė Kosovės, tregon se Beogradi akoma nuk ėshtė i interesuar pėr zgjidhje definitive, por pėr zgjidhje tė pjesshme, tė cilat mė pas bėhen tė paqėndrueshme dhe shkak pėr kriza tė reja.

    Tė gjitha kėto tendenca pėr zhvillime nė politikėn ballkanike, ndodhen nėn njė vėzhgim tė kujdesshėm tė amerikanėve dhe BE-sė, tė cilėt deri tani janė treguar mjaft tė matur. Nė kėtė proces, ndėrkombėtarėt nuk do tė dėshironin tė pranonin shkėmbime territoresh, ku nga njėra anė tė ndanin, ndėrsa nga ana tjetėr tė bashkėngjisnin. Mes ideve tė pakoordinuara tė liderve tė politikės sė disa vendeve ballkanike, shqiptarėt duhet tė pėrpunojnė variatin e tyre tė pėrbashkėt, pėr tė argumentuar sė problemi i Kosovės, nuk ka tė bėjė me ēėshtje kufijsh. Kosova i ka kufijtė e saj plotėsisht tė pėrcaktuar, tė njohur formalisht edhe nga Beogradi. Ēėshtja e Kosovės, ka tė bėjė me faktin e krijimit apo jo, tė njė shteti tė pavarur nė Ballkan, njėlloj siē ndodhi me njėsitė e tjera tė ish -Federatės jugosllave. Ndėrsa ndėrmjet njė Ballkani Perėndimor tė integruar nė kushtet e njė federate, apo njė Dejtoni tė dytė, shqiptarėt nuk mund tė pranojnė as njėrėn, as tjetrėn.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #30
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    RUSIA DHE BALLKANI

    Vėshtirė se mund tė etiketohet si rastėsi amplifikimi qė i bėri Moska apelit serb pėr njė Dejton tė ri pėr Kosovėn. Po ashtu, vėshtirė se mund tė mos arrihet nė pėrfundimin se politika e saj nė Ballkan ka ndryshuar. Teza e ministrit tė Jashtėm, Igor Ivanov, se nė kėtė rajon duhet konfirmuar “ moscėnueshmėria e kufijve “ nuk lė vend pėr shumė hamendėsi se kush ėshtė beniamini i tij. Ndonėse ka kaluar kohė nga shpėrbėrja e BS, pasuesja e saj, ėshtė ende nė kėrkim tė vetvetes nė Ballkan. Deri mė sot, ajo ka vuajtur si prej kompleksit tė madhėshtisė tė “ superfuqisė sė dikurshme”, ashtu edhe prej mungesės sė ideve. Pėrkrahja qė i ofroi Serbisė gjatė ballafaqimit me NATO -n pėrbėn njė shembull spektakolar tė kėtij konfuzioni. Pėr analistėt realiste rusė, ajo u cilėsua si “ēmenduri” dhe si “dėmtimi mė serioz qė iu bė interesave nė Ballkan “. Por pėr pragmatistėt, ky qėndrim e kishte shpjegimin e vet. Ajo shėnoi njė pėrpjekje tė dėshpėruar tė ish -presidentit Boris Jelcin pėr tė fituar kapital politik. Ai shpresonte se duke shfryrė mllefin antiperėndimor do ta tėrhiqte vėmendjen e opinionit tė brendshėm prej problemeve nė vend. Po ashtu, Kremlini mendoi se nderi i humbur mund tė rivendosej nėse do t’i “ tregoheshin dhėmbet NATO -s dhe Perėndimit “. Triumfin apo dėshtimin e NATO -s nė Serbi, ai e shndėrroi nė njėsi matėse tė fuqisė apo dobėsisė sė vet. Por duke mbėshtetur njė shtet pariah dhe njė kriminel lufte, Rusia demonstroi se mėnyra e vetme qė njihte pėr tė tėrhequr vėmendjen nė ēaste pėrcaktuese ishte shkaktimi i trazirave dhe jo zgjidhja e tyre. Kjo i shqetėsoi liderėt amerikanė, qė filluan pėrpjekjet pėr ta qetėsuar “ariun e fyer “. Dhe nuk kishte sesi tė ndodhte ndryshe kur Jelcini deklaronte kėrcėnueshėm se“ ne kemi armė bėrthamore. „ Por, veē fitimit tė epitetit tė “plangprishėsit tė pėrjetshėm“, kjo politikė solli dėme konkrete pėr rusėt e thjeshtė. Nė njė kohė kur ekonomia ishte “nė rėnie tė lirė “ Moska e kishte tė pamundur tė luante rolin e balancuesit nė Ballkan. Vėzhguesi i njohur Dimitri Treni u shpreh se: “askush nuk e beson se lidhja shpirtėrore me vėllezėrit ortodoksė serbė ėshtė prioritare ndaj fatit tė miliona vetėve”. Ruajtja me ēdo kusht e marrėdhėnieve tė mira me sllavėt e jugut ka edhe njė tjetėr shpjegim. Beogradi ishte i vetmi aleat nė Ballkan dhe Europėn Lindore. Moska e ka pėrcjellė me shqetėsim humbjen graduale tė shteteve qė dikur rrotulloheshin pėrreth orbitės sė saj. Tre nga ish -anėtarėt e Traktatit tė Varshavės: Hungaria, Polonia dhe Ēekia janė anėtare tė NATO –s, ndėrkohė qė Bullgaria e Rumania po e kėrkojnė me insistim atė. Po ashtu BE po zgjerohet me shpejtėsi drejt Lindjes duke e kufizuar vazhdimisht influencėn dhe rolin rus nė Europė. E ballafaquar me njė realitet tė tillė tė vėshtirė pėr ta kapėrdirė, dhe po aq tė vėshtirė pėr t’u orientuar, Moska vazhdon tė mos heqė dorė nga qėndrimet e saj lehtėsisht tė etiketueshme prosllave dhe qė si rėndom nuk pėrkojnė me ato amerikane.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pseudo patriotizmi shqiptar
    Nga Akili-A nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 21:27
  2. Franca zbulon rrjetin e prostitucionit nga Ballkani
    Nga AlbaneZ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 03:53
  3. Ekspertė Amerikanė flasin pėr pavarėsinė e pashmangshme
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 06:53
  4. Evropianizimi i Ballkanit - sfidė nė 2006
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 10:22
  5. Ballkani dhe kandidatėt presidencialė nė SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •