gaz55


--------

Data: 24/12/2005, ora


Debati për Drejtësinë dhe roli i Spartak Ngjelës



Është hapur sipari i një debati të gjerë në Shqipëri në lidhje me domosdoshmërinë e ndryshimit të disa figurave kryesore drejtuese të organeve të drejtësisë shqiptare. Protagonist I këtij debati është bërë komisioni i ligjeve të Kuvendit që ka disa ditë që me tone të ashpra po diskuton për problemin. Nga njëra anë pjesa e majtë e politikës akuzon pjesën e djathtë se po bën përpjekje për të shkarkuar figurat drejtuese të organeve të larta të drejtësisë. Partia Demokratike nga ana e saj që kur ka ardhur në pushtet, asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të figurave të larta përfshirë këtu Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, duke argumentuar se Prokuroria qëllimisht ka lënë pas dore raste të korrupsionit apo krimit të organizuar. Qeveria e kryeministrit Berisha duket e gatshme të gjejë modalitete dhe mënyrat e ndryshimit të figurave në krye të disa institucioneve të rëndësishme të vendit pasi besohet se pa ndryshimin e disa hallkave kyce në drejtësi, nuk mund të thyhet sistemi i korrupsionit i projektuar me vullnet të madh nga ish qeverisja e mëparshme. Shumë herë mazhoranca është gjendur përballë akuzave se kërkon të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë për ta vënë nën fre, por kjo akuzë ende mbetet në planin e mosprovimit të saj nga e majta gjë që e bën deri diku të pabesueshme dhe ndoshta të inicuar nga motive të ruajtjes së statuquo-se prej PS-së të mos transparencës dhe parregullsive që nxit funksionimi aktual i organeve të akuzës apo edhe të tjerë në Shqipëri. Mazhoranca aktuale që ka hequr për 8 vite me radhë në kurriz të saj funksionimin anormal të institucioneve në Shqipëri beson tashmë në mënyrë të fortë se institucione si Prokuroria apo edhe nivele të caktuara të gjyqësorit i kanë shërbyer politikisht qeverisë së majtë, duke lënë pas dore e duke mos hetuar dosje korrupsioni apo të krimit të organizuar, të cilat mund të çonin në zbulimin e lidhjeve të dyshimta të politikanëve që kanë qenë në pushtet. Mirëpo sikur të mos mjaftonin të gjitha këto tashmë në një rol të ri ka dalë edhe kryetari i komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Spartrak Ngjela që në prononcime publike dhe në drejtimin e komisionit parlamentar, ka nxitur debatin publik për mënyrën e reformimit të institucioneve të drejtësisë në kushtet kur për të hequr nga posti një zyrtar të lartë si Prokurori i Përgjithshëm apo edhe të tjerë nuk është aq e lehtë sipas përcaktimeve të kuhsteteutës të vendit apo ligjeve të trjera. Kompetencat për këtë i ka parlamenti, por me rregullat në fuqi, shkarkimi bëhet me votim të fshehtë. Pas disa shenjave të natyrshme të mendimeve që nuk shkojnë në të njëtin kah edhe brenda mazhorancës pas 100 ditëve të qevrisjes, ndoshat duhet një ndërhyrje e kryeministrit të vendit i cili do të mund të jepte një zgjidhje për të gjithë këtë.dëshira e mazhorancës mbetet që të mos ketë votim të fshehtë, por të hapur në momentet e shkarkimit të një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm. Në të gjithë këtë, zërat se duhet një debat i mirëfilltë si politik ashtu edhe institcional për këtë problem sa vijën e shtohen dhe kjo sjelle me vete edhe njs risi tjetër atë të vonesave në veprimet e qeverisë së re shqiptare që premtoi më shumë se gjithshka tjetër të jetë e shpejtë dhe ashpër me ndëshkimin e korrupsionit që ka zaptuar të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore përfshirë drejtësinë me të gjitha degët e saj. Kjo përpjekje ka ngjallur reagimin e opozitës, e cila e cilëson atë si të papranueshëm dhe si shkelje. Askush nga ana tjetër nuk është në gjendje të thotë se sa e sinqertë është PS-së në gjithë përpjekjen e saj për të mbrojtur ligjin duke ditur të shkuarën plot me probleme të evidentuara nga dhjetra raporte edhe të ndërkombëtarëve për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në korrupsion që nuk u prekën kurrë pavarëisht se edhe vet ëish kryeministri Nano i akuzoi publikisht zyrtarët e tij në mbledhjet e forumeve të larta të PS-së në kohën kur qeveriste ai. E sigurtë është se debatet nuk do të mungojnë dhe në këtë sens pritet të shihet se cfarë qëndron mbrapa rolit të ri që po duket të ketë kreu i komisionit të ligjeve z Ngjela. Është një mendim ende i pazbardhur gjerësisht brenda mazhorancës se deri ku arrin hatër mbetja ndaj kreut të qeverisë Berisha të disa prej figurave të njohura të skenës politike që janë djathtas për sa u përket caktimit të emrave në rolet drejtuese të qeverisjes dhe kush pritet të jetë hallka më e dobët pas analizave të 100 ditëve të para që duhet të zëvendësohet, nëse do të ketë të tilla. Nga ana tjetër është thujase e sigurtë për logjikën e qevrisjes ndryshe npor edhe për specialistët dhe komentataorët e politikës se për të fillura të paktën seriozisht luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, duhet ndryshuar sa më parë funksionimi i institucioneve të drejtësisë. sa më shpejt shqiptarët të shohin para bankës së të akuzurëve dhe në seanca të vërteta gjyqësore të korruptuarit me emër të politikës, aq më shumë do të kthehet besimi tek politika


Kleves Bitro


--


Kemi jurista ketej nga forumi..

ne se ka..cmendojn ata per kto debatet..votim i hapur apo i fshehte per te ndryshuar kreret e drejtesise..

Me nje sallak qe e kane tredhur qe kur ja vrane Shofero bodygardin te ndjerin Genc sina.. kta.. edvin altin arapo shyt Makbulet ska se si te kete me drejtesi ne Shqiperi..
Sallaku dhe krejt prokuroria jane prej vitesh mashë e Edvinit..


cdo behet..

deri tani 3korriku eshte i asfiksuar..