S'me pelqeu menyra se si Bojken Lako i ndau cmimet...
P28 e meritonin vendin e I-re!
S'me pelqeu menyra se si Bojken Lako i ndau cmimet...
P28 e meritonin vendin e I-re!
Nuk kan pasur kurre keshtu festivale Shqipetaret, mos u beni shume interesant sikur ka nisur TOPI do te shkoje jo ne MTV por ne HOLIVUD te lumte TOP CHANNELL
Un me thon te drejten dje e pash naten finale...lol... ene me aq sa kuptova un ( pasi kenget si njof mire ) me pelqeu menyra e ndarjes se cmimeve, ene spaktakli ishte nice...
Kenga fituese e meritonte me fitu iher, ene kush bon llafe mos tboj kot se Albani o goxha cun ene kengen e kishte qa. Gjithashtu me pelqeu kenga P28, Sonit,Shpatit, Anjeza & Niku, ene ja dy te tjera qe spo ja kujtoj emrin...lol
Nejse me mire se Topfest 1-shi ( se 2-shin se kom pa ) ishte ...![]()
* I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *CrosiN Da Dead LiNe...Y
Flet frontmeni i grupit Kthjellu, fitues i dy ēmimeve nė Top Fest
Mungonte vetėm logoja e MTV-sė
MANIK BEGOLLI
Mentor Haziri, frontmen i rok-grupit Kthjellu, shprehet i befasuar me organizimin e festivalit Top Fest nė Tiranė, ku i fitoi dy ēmime.
Spektaklit i ka munguar vetėm njė gjė - logoja e MTV-sė. Organizim tė tillė nuk di tė bėjė askush nė Ballkan. Ishte jashtėzakonisht mirė, thotė ai nė njė bisedė pėr Lajmin.
Nė duet me kėngėtarin Alban Skenderaj, Kthjellu e ka fituar ēmimin kryesor, me kėngėn Diēka, ndėrkaq me kėngėn Mundohem tė harroj e ka fituar ēmimin Best Pop/Rock.
Kėngėt tona kanė qenė mė tė votuarat nė tė gjitha radiot dhe televizionet, megjithatė nuk kemi pritur se do ta fitojmė ēmimin kryesor. E vėrteta ėshtė se e kemi pritur ēmimin Best Pop/Rock, thotė Haziri.
Bashkėpunimi me Alban Skenderajn ėshtė treguar shumė i suksesshėm.
Unė Albanin e kam shok dhe mendoj qė bashkėpunimin ta vazhdojmė edhe nė tė ardhmen. Arma e fortė jona nė skenė ka qenė gėrshetimi i vokalit, gjė qė e ka bėrė kėngėn edhe mė tė veēantė.
Deri mė tash, Kthjellu e ka edituar njė album me tetė kėngė, i titulluar Kthjellu 1. Albumi i ri pritet nė vjeshtė.
Kėngėt janė kompozuar nga grupi
Kėngėt Diēka dhe Mundohem tė harroj janė shkruar dhe kompozuar nga anėtarėt e grupit, ndėrkaq vetėm incizimi ėshtė bėrė te kompozitori Ilir Osmani. Ai ka qenė sound inxhinier, por absolutisht nuk ka marrė pjesė nė kompozim dhe tekst tė kėngės, thotė Haziri.
Njė ditė mė parė, Osmani i ka deklaruar Lajmit se ishte kompozitor i kėngėve fituese tė grupit Kthjellu. Ndoshta ka dashur tė pėrfitojė prej kėsaj pune, thotė Haziri.
Kthjellu pėrbėhet nga Mentor Haziri (vokalist), Adnan Sinani (kitarist) dhe Valon Isufi (bateri). Haziri thotė se ėshtė nė bisedė me Fatos Kryeziun, bass kitarist, pėr tu bėrė pjesė e bendit. Kryeziu ėshtė aktor dhe njihet mė sė shumti me rolin e Kryemadhit nė serialin Kafeneja jonė.
Marre nga Gazeta Lajm
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Sa per Alban Skenderaj mendoje se ishte dicka e pa merituar,kishte goxha prodhime me te bukura,e pse duhet ta mirrte ai!!
Kam frik se behet ndonje manipulim se dy vite rresht te marrsh cmim te 1..Pfffff
Mua me erdhi shume keq per Nikun & Anjezen qe nuk u vlersuan fare,kengen e kishin yll.Pastaj Stine nuk doli pa gje,Shpati me ate ninen e tija kot fare.
Gjithsesi kenga fituese e keti audicioni nuk ishte aspak e merituar.
Feel the pump √
Kenga e Kthjellu&Alban Skenderaj - Dicka eshte zgjedhur nga votat e publikut e jo nga organizatoret. Une mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit dhe jo me kot publiku e zgjodhi ate kenge.
Per kategorine Pop-Rock, Kthjellu ishte bindshem me i mire se gjithe kandidatet tjere, megjithe konkurrencen shume te madhe qe kishte nga Votra (fituesit e vitit te kaluar ne kete kategori) dhe Humusi (fituesit e vitit te kaluar ne alternative).
Ne kategorine e Alternatives, kenga e ASD - Leviz ishte me e bukura por ne kete rast kane dashur ta shperblejne Gentin si debutant ne kete rryme muzikore. Megjithese, edhe kenga e Qelbanikeve me pelqeu me shume se kjo e Gentit, por si duket emri i tyre ndikoj qe mos ta marrin keta cmimin por Genti.![]()
Ne kategorine e Hip Hop dhe RnB, bindshem me te miret ishin ata qe fituan Dj Blunt & K-os etj, me gjithe konkurrencen e Anjezes dhe Nikut (qe ishte poashtu nje kenge shume e bukur). Kenga fituese jo vetem realizimin dhe muziken, por edhe interpretimin, videon, e kompletisht ishte shume me e arrire se kenga e Anjezes dhe Nikut. Keshtu qe, edhe pse Anjeza e Niku kishin kenge shume te bukur, konkurrenca ne kategorine e tyre ishte shume e forte, prandaj ngelen edhe pa cmim. Ne kete kategori, kenge te bukura ishin edhe Duda e Produkt 28, por konkurrenca e madhe dhe fituan ata qe e merituan me shume kete cmim, Dj Blunt dhe K-os.
Ne kategorine e interpretuesit me te mire, Blero e meritonte, jo vetem per kete vit por per gjithe kontributin e tij muzikor keto tre vitet e fundit. Blero, ne te njejten kohe, ne tre festivalet, eshte ai qe e ndezte me se shumti atmosferen ne publike.
Ne kategorine e femrave, Jonida me Tunen, e kane merituar plotesisht kete cmim. Kenga ishte shume e bukur, e sidomos interpretimi i Tunes (si gjithmone) ishte fenomenal. Tuna kendon me zemer. Edhe Big Mama kishte kenge te bukur.
Ne kategorine, Kenga me e mire, Soni me vertete e ka merituar plotesisht, po e qan fare Ndarjen dhe piano ishte send shume i forte ne ate kenge.
Ne kategorine e Video me e mire, Jericho me Tomlin e Nones, jo qe e merituan per video, sepse video e Dj Blunt dhe K-os ishte me e realizuar, por kualiteti i Jerichos (momentalisht hard rok-grupi me i mire shqiptar) dhe meqenese ishte kategoria e vetme ku kishin kandiduar, atehere cmimi duhej te shkonte tek ta. Me real do ishte tu jepej cmimi i Alternatives, apo krijimi i nje cmimi te ri, Hard Rok.
Kenga e Stineve, ishte e bukur poashtu, dhe e meritoj cmimin qe morri.
Kenga e debutuesit me te mire, Malda Susuri, kengen dhe vet ishte e bukur shume por interpretimi nuk ishte dhe aq, mendoj qe Hana duhej te kishte fituar kete cmim.
Kenga e mashkullit me te mire, Shpati nuk e kishte kengen (komponuar nga Blero) aq te mire, por Shpati ka krijuar shume fansa, dhe publiku e ka pelqyer kengen e tij shume, edhe pse mua nuk mu duk ndonje kenge. Mendoj qe Ardian Gaxha e ka merituar me shume cmimin.
Cmimi Digitalb, Nora Istrefi , vet Nora eshte e bukur, e edhe interpretimet i ka shume te bukura, por muzika ishte shume orientale dhe jo aq e bukur. Por kete cmim e ka dhene Digitalb dhe jane ata qe e kane zgjedhur kete kenge.
Sidoqofte, organizimi e muzika ne pergjithesi ishin shume te arrira, dhe si e thashe edhe une para disa diteve e edhe Kthjellu (kishin marre mirenjohje nga kryetari i bashkise se tyre te Ferizajit per sukseset e arritura ne TopFest 3), ne Ballkan jemi te paret me muzike e edhe me larg se Ballkani. Muzika jone eshte me e bukur se ne shumicen e vendeve tjera europiane.
Per hera tjera, mendoj qe duhet te bashkepunohet me Akademite Muzikore te Tiranes dhe Prishtines, dhe te sigurohet pjesemarrja e gjithe muzikanteve shqiptare. Poashtu, cmimet duhet te jipen ne baze te suksesit te kenges dhe zhanrit qe i takon, nese dikujt i bjen te marre me shume se nje cmim, atehere le ti marre. Poashtu, angazhimi i ndonje showmeni me te mire, do ishte me mire, sidomos dikujt qe ka edhe sens humori. Pjeset humoristike do i kisha heq fare nga spektakli, sepse nuk ka vend per pjese te tilla ne nje festival muzike. Dhe kengetaret duhet ti kushtojne me shume rendesi vallezimit me kenge te tyre, pra te angazhojne koreografe (qe nuk mungojne sidomos ne Tirane, duke pasur parasysh shkollen e Baletit ne Tirane, Ansamblet e Valleve te Tiranes, Prishtines etj.) dhe te vallezojne edhe vet ata dhe poashtu paraqitjes apo performances skenike ne pergjithesi, e jo te dalin e rrijne si hu gjate tere kohes qe kendojne kenget e tyre.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 21-04-2006 mė 03:23
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Mire e ke or ti dodon, po mu mgjau si konga qeter. ajo me peme e me male vec se kji i kishte llafet e tjera.
a mund te me tregoj dikush ju lutum ku mund ta gjej kengen e Malda Susurit- Dashuri e hidhur
por te gjithen komplet se un e kam kete kenge por jo komplete
faleminderit shume![]()
E degjova ate kengen "Kthjellu". Asgje me shume se nje kopio e kenges se pare te ketij djalit. E njejta menyre kendimi. Per vokal s'behet fjal fare.
Kishte ndonje kengetar tjeter qe la pershtypje te mira apo vetem ky eshte?
HOLLAND...
Kthjellu - Mundohem te harroj meritonte vendin e pare per mua , kengetari shtatshkurter nga prizreni me te vertete qe me la mbresa .
Ndersa Kenga albanit ishte identike si e para , pike mori vetem se ka zerin e mire .Asgje me shume .
Krijoni Kontakt