Te gjithe jemi deshmitare te epidemise se video lojes "CounterStrike" keto vitet e fundit. Eshte folur mjaft per te, bile ka pasur dhe emisione ne televizion dedikuar vecanerisht per adhuruesit e CS. Poashtu jane te njohura disa raste te dhunes se ushtruar neper shkolla ne SHBA dhe ndonje shtet tjeter nga femijet apo adoleshentet te influencuar nga kjo loje, ku nuk kane munguar dhe viktimat.
Perkunder kesaj, tek ne askush nuk ka menduar seriozisht lidhur me ndikimin negativ te lojerave te tilla ne psiken e femijeve. Cdo internet cafe, e te tilla nuk mungojne tani as neper fshatra, u ofron klienteve mundesine per te luajtur ne grupe, duke u perpjekur ne kete menyre ta shtojne profitin ne renie nga sherbimet e internetit. Nuk jane te rralla rastet kur edhe femijet 7-8 vjecare behen kliente te rregullt te ketyre cafeve, jo vetem duke shpenzuar para, por edhe kohen qe do te duhej ta kalonin ne mesim.
Para pak ditesh, ne nje bisede private me nje pjesetar i Sherbimit Policor te Kosoves kuptova se para ca kohesh policia kishte intervenuar ne nje rast kur dy grupe femijesh 10-12 vjec ishin ballafaquar fizikisht, keshtu duke kaluar nga dhuna virtuale ne ate te vertete. Shume femije ishin lenduar, gjersa njeri kishte pesuar lendime te renda ngaqe nje moshatar i tij e kishte sulmuar ashper me nje cope dru. Mos te ishte intervenuar me kohe, kushedi cfare ka mundur te ndodhte ne ate shfryerje te pakontrolluar te dhunes.
Ky rast besoj se eshte mjaft shqetesues dhe jep alarmin qe te ndermirret dic ne kufizimin e moshes se atyre qe mund te shkojne ne internet cafe per te luajtur lojera te tilla. Kjo kerkon jo vetem kujdesin e prinderve, por edhe ndergjegjesimin e pronareve te lokaleve te tilla te cilet per hir te njefare profiti (qe dhe nuk eshte kushedi cfare) vene ne rrezik gjeneraten e re, duke krijuar nga ta monster, me pasoja te paparashikueshme per shoqerine ne te ardhmen.
Krijoni Kontakt