Fjala hyrse nė botimin Kush asht Kosovari?
Gazeta JAVA u lansue me 1 Dhetor 2001 si nji hapsinė ma shumė dhe faqe ma shumė pėr tė drejtėn me qenė i Ndryshėm dhe i Tjetėrt mbrenda nji konteksti politik, kulturor e gjuhėsor aspak tolerante ndaj tNdryshmes dhe Tjetres.
JAVA nisi me e provokue dhe me e ēplue kėte jotolerancė dhe jofleksibilitet tė kulturės shqiptare ndaj tNdryshmes, tue e publikue nji idiomė tė ndalueme mbrenda kulturės dhe gjuhės shqipe Gegnishtes*.
Kishim vendosė me e sfidue taboon ma tė madhe shqiptare tė tana kohnave Gegnishten kėte Gjuhė tNdalueme mbrenda kulturės shqiptare, qė kjo kulturė shqiptare e mban tė heshtun bash si Kina komuniste qė mbante Qytetin e Ndaluem, tė bindun se me kėte kemi me e ba eksplicite e kemi me e eksternalizue krejt kėte jotolerancė tė mshefun, kėte refuzim tė elitės kulturore e politike me ndryshue dhe me reflektue ndaj tNdryshmes, si e dėshmojnė kėta 169 numra tė gazetės JAVA.
Kina e reformueme komuniste ma nfund lejoi vizitėn dhe turistat nė Qytetin e Ndaluem. Kina shqiptare jo.
Gazeta JAVA mori guximin bertoluccian me i ēue vizitorėt nė botėn e nji
Gjuhe tNdalueme!
Mirėpo, nuk ishte vetėm nevoja e revidimit tė vendimeve gjuhėsore qė u sollėn nė vitin 1972 nTiranė, nKongresin e Drejtshkrimit, nė mungesė flagrante tė lirive tė pėrgjithshme, nji ēashtje qė na ngazetė e kishim identifikue si ēashtje me randėsi fundamentale pėr tardhmen e Kosovės, pa detabuizimin dhe pa demontimin e sė cilės asht zor me folė dhe me mendue seriozisht kėte tardhme, sepse ato vendime e determinojnė nji shqiptar prej Kosove si joautentik.
Ishte edhe nji ēashtje tjetėr poaq e madhe dhe fundamentale ēashtja e gjithmonshme e identitetit, qė nis me pyetjen e famshme kush jam une?
JAVA e perpetuoi pak Kush asht Kosovari?
Kosovar ishte nji fjalė e re qė fjalorėt e mėdhej tė gjuhėve tė mėdhaje e pėrfshinė nedicionet e reja mbas intervenimit tė forcave tė NATOs nė vitin 1999 dhe angazhimit tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr paqe dhe stabilitet nė rajon, tue e pėrcaktue si kosovar personin, banorin e kėtij territori Kosovės.
Me numrin e parė tė gazetės, me 1 Dhetor 2001, lansuem edhe kėte debat. Si ka me u pa nė kėte libėr, u banė kontribute tė shumta dhe ky debat pati nji pėrqėndrim nė pesėmbėdhetė numrat e parė, pėr tu rrallue ma vonė e shfaq tek-e-tuk nėpėr tanė numrat tjerė deri sot.
Randėsia e debatimit tė nji identiteti qė nuk derivohet dhe nuk determinohet etnikisht, nė nji kontekst tė ēimentuem etnik si Ballkani, ishte poashtu nji taboo qė duhej me e sfidue.
Ne e artikuluem si nji ekstension tė debatit qė po zhvillohej nė kontekstin europian me pyetjen Kush asht europiani?, tue u mundue me i ba njerėzit me reflektue mbi identitetin supraetnik, qė nKosovė artikulohej me kategorinė kosovar. Ishim tė bindun se kėshtu po e pasunojmė nji debat qė zhvillohej nė nji nivel ma tė naltė europian pėr ēashtjet e identiteti supra-nacional, qė artikulohej me nocionin europian.
Nėse e gjejmė pėrgjegjen nė pyetjen se Kush asht kosovari?, na nJAVA ishim tė bindun se po e ndihmojmė me e gjetė gjegjen edhe npyetjen se Kush asht europiani?. Por, njikohėsisht e kuptonim debatimin e ēashtjeve qė lidhen me tardhmen e Kosovės dhe identitetin politik, kulturor, civilizues dhe shtetėror tė saj tė nji randėsie tė madhe politike.
Kishim alarmue dhe lutė pėr debat kur zoti Ibrahim Rugova bani publik propozim-flamurin dhe propozim-himnin pėr nji Kosovė tnesėrme. Kishim vu theksin nė rrezikun qė ndryshimi i ikonografisė nacionale kishte me qenė pėr tardhmen e Kosovės nėse kalon pa u debatue dhe imponohet, dhe kishim pledue se vetėm debati asht mjet civilizues me i adresue dhe me i bisedue kėto shqetėsime.
Por, ēka ndodhi.
Kėto apele dhe ky debat mbeti i mbyllun mbrenda nji tirazhi modest tė nji gazete qė padėshirė u determinue si elitiste.
Institucionet politike e kulturore nuk e vazhduen debatin. Mediat elektronike e mbanin larg debatin pėr identitetin e mundshėm supra-etnik si Gegnishten. Si Kina Qytetin e Ndaluem. Shoqnia Civile, e ashtuquejtun, nuk e gjente kurajon civile me e arsyetue emnin, e lene ma me i kontribue kėsaj ēashtje. Ajo nuk e kishte problemin e identitetit kosovar, por tė identitetit tė vet civil.
Egzistimi dhe botimi i gazetės JAVA nisi me u pa e spjegue me teori komplotesh e me dyshime shkaku i kėtyne dy ēashtjeve qė e determinonin atitudėn publike tė
saj. Deri ate ditė tė 28 Nandorit 2005, ditėn e Festės sė Flamurit, kur disa anėtarė tė Shoqatės sė Veteranėve tUshtrisė Ēlirimtare tKosovės, kishin heq propozimflamurin e presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, shpallun bashkė me flamurin kombėtar nga autoritetet e komunės sė Prishtinės nėpėr rrugėt e qytetit, dhe e kishin djegė nė mėnyrė spektakulare para kamerave televizive.
Kosova ato ēaste gjendej disa minuta larg nga lufta qytetare. Vetėm ato ditė, 4 vjet ma vonė nga apeli i gazetės JAVA, u pa tanė nevoja e debatimit tė kėtyne ēashtjeve dhe u kujtue apeli qė nė gazetė kishim ba prej vitesh pėr debat.
Shpresoj se kėto kontribute qė u publikuen nė JAVA, kryesisht gjatė viteve 2001-2002, kanė me e rikthye besimin se Kosova e nesėrme asht e mundun, poaq sa kanė me ndihmue pėr me i kuptue edhe rreziqet qė na presin tė gjithėve nga nacionalizmi si forcė motorike e mendimit politik nBallkan.
Personalisht mendoj se Kosova e nesėrme si vend i njerėzve tė lirė dhe tė barabartė asht e mundun.
Lypet vetėm diēka e ditun dhe e moēme 200 vjet - kurajo qytetare.
Migjen Kelmendi
Prishtinė, Dhetor 2005
PS. Gegnishten e pėrdorun tek-etuk nėpėr faqet e librit, kuptojeni si latituda dhe longituda tė nji harte qė duhet me ta kallxue rrugėn deri te Qyteti i Ndaluem Tingullor i kulturės shqiptare Gegnishtja. Le tė jetė ky edhe nji apel pėr reflektim ndaj nji padrejtėsie tė madhe dhe akti thelbėsisht jokulturor qė mbahet i mshefun mbrenda kulturės dhe civilizimit shqiptar.
1* Gegnishtja asht Gjuha Amtare e tri tė katėrtave tė krejt shqiptarėve, e cila mbas
vendimeve qė u morėn nTiranė, nKongresin e Drejtshkrimit, nė vitin 1972, nė kulmin e
fuqisė sė diktatorit Enver Hoxha dhe Partisė sė Punės, u hoq dhe u ndalue me u pėrdorė nė jetėn publike. Tosknishtja, idioma e dytė shqiptare, e folun nga nji e katėrta e shqiptarve u etablue si Standard Gjuhėsor. Kjo ndalesė e shkrimit dhe botimit Gegnisht vazhdon edhe sot e kėsaj dite nė krejt hapsinėn shqiptare, pos nė Gazetėn JAVA.
Krijoni Kontakt