Nusja e shtėpisė me dy fėmijėt e saj si dhe i vjehrri kanė gjetur vdekjen nga e gazit gjatė natės sė hėnė. Agonia ka vazhduar gjatė dhe ėshtė marrė vesh pasditen e ditės sė djeshme kur njė mysafir do tė jepte lajmin e kobshėm nė tėrė fshatin.
Gazi shuan familjen, 4 tė vdekur
Besim Dybeli
Elbasan
Njė familje e tėrė ėshtė shuar dje nga njė bombul gazi nė njė fshat tė rrethit tė Elbasanit. Ngjarja, jo e para e kėtij lloji, ėshtė zbuluar rreth orės 14.00 tė ditės sė djeshme, porse nė tė vėrtetė, ajo ėshtė regjistruar pėrgjatė mbrėmjes tė sė hėnės. Vetėm nata ka qenė dėshmitare e tmerrit qė ka pėrjetuar njė familje e tėrė. Nė fshatin Shelcan tė komunės sė Shushicės, pikėrisht nė lagjen Panxhi, tė gjithė pjesėtarėt e familjes Topuzi janė asfiksuar nga gazi. Katėr prej tyre kanė vdekur dhe vetėm njėra, mė e moshuara, gjyshja e shtėpisė, qė ditėt e vdekjes i numėronte me gishta, ka mundur tė shpėtojė.
Nusja e shtėpisė me dy fėmijėt e saj si dhe i vjehrri kanė gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit gjatė natės sė hėnė. Agonia ka vazhduar gjatė dhe ėshtė marrė vesh pasditen e ditės sė djeshme kur njė mysafir do tė jepte lajmin e kobshėm nė tėrė fshatin.
Tė parėt kanė mbėrritur gazetarėt dhe forcat e policisė. Nuk kanė munguar as ekspertė tė policisė e tė prokurorisė sė Elbasanit bashkė me shefin e emegjencave nė prefekturė, Fatos Suvaria. Tė gjithė nė krye tė detyrės, por nė pamundėsi tė jepnin ndonjė ndihmė. Viktimat tashmė prisnin vetėm arkivolet, jeta e tyre kishte marrė fund. Ajo qė shpėtoi, Dile Topuzi, ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital dhe ka shpėtuar pėr pak nga vdekja.
Ngjarja
Pėr ekspertėt e policisė nuk qe e vėshtirė pėr tė ndėrtuar skenat e ngjarjes sė dhimbshme nė atė ēka shihej nė atė shtėpi fshati, e cila pėr nga luksi mund tė krahasohej me vilat nė qytetin e Elbasanit. Dy vjet mė parė, Josif Topuzi, kryefamiljar, babai i fėmijėve tė vdekur, i cili tani ndodhet si emigrant ekonomik nė Greqi, do tė zhvendoste shtėpinė e tij nga qendra e fshatit Shelcan nė lagjen Panxhi atje ku kishte dhe tokat e familjes sė tij. Gjithēka qė kishte fituar nė kurbet, ai e harxhonte pėr tė ndėrtuar njė shtėpi tė re, shumė tė rehatshme, rrėzė shpatit tė njė mali, tė cilėn mund tia kishin zili edhe qytetarėt. Tre dhoma e njė kuzhinė, tė kompletuara me tė gjitha pajisjet, mė sė shumti sipas modelit tė jetesės greke, tė jepnin pėrshtypjen se po hyje nė njė shtėpi tepėr tė kamur, pavarėsisht se pamjet brenda saj ishin rrėqethėse.
Dukej qartė se familja sapo kishte ngrėnė darkė dhe tavolina ishte lėnė e pangritur. Ende mbi mbulesat e bardha shiheshin lugė, copa buke tė prera me dorė, njė tenxhere ende me gjellė, njė kanė uji e gota qelqi.
Kurse nė ēdo cep tė shtėpisė gjendej njė viktimė. Poshtė njė krevati, nė korridor, nė mes tė dhomės, tek dera e banjės, tė gjithė tė shtrirė sikur kishin dashur ti kėrkonin njėri-tjetrit ndihmė. Por dhėnia e saj nuk qe e mundur. Mbasditen e djeshme, katėr pjesėtarėt e familjes, tashmė kishin nga njė mbulesė pėrsipėr dhe rreth tyre policė e gazetarė. Ajo qė kishte ndodhur kurrsesi smund tė kthehej mė mbrapa, nga askush. Gati i tėrė fshati qe shkulur nė oborrin e shtėpisė pėr tė parė e pėr tė marrė pjesė nė mortin e katėrfishtė.
Si ka ndodhur ngjarja
Kanė ngrėnė darkė tė gjithė bashkė. Gjyshi, Jorgji, gjyshja, Dilja, nusja e shtėpisė, Vanthia, vajza Ana dhe djali, Dionisi. Babai, Josif Topuzi, nuk ndodhej aty sepse prej kohėsh ai emigron nė Greqi. Ndoshta natėn e sė hėnės ata kanė folur me tė pėr herė tė fundit nė telefon. Pėr tė mos ia dėgjuar mė kurrė zėrin njėri-tjetrit.
Jorgji Topuzi ishte shtrirė pėr tė fjetur nė njė divan, por trupi i tij qe rrėzuar pėr tokė, anash divanit ku flinte, ndėrsa mbulesat kanė mbetur gjysmė tė hapura. Vanthia, nė njė divan tjetėr dhe anash saj vajza dhe djali. Vetėm gjyshja e tyre, Dile Topuzi, kishte fjetur nga dhoma tjetėr. Dhe qe me fat.
Familja Topuzi kishte edhe gjenerator nė shtėpi, edhe njė sobė me gaz, jo pėr tu ngrohur, por pėr tė gatuar. Nė njė cep tė kuzhinės, pėr ngrohje kishin edhe sobė zjarri. Nuk dihet se kush e kish harruar bombulėn e gazit tė sobės hapur. Ndoshta nusja e shtėpisė qė duhet tė ketė bėrė darkėn. Askush nuk e ka ndier erėn e gazit sepse tė gjithė kanė rėnė tė flenė qetėsisht. Shtėpia ishte tepėr e izoluar dhe dritaret tė mbyllura.
Gazi ka qenė i hapur gjatė gjithė natės dhe ata tė gjithė nė gjumė nuk e kanė marrė vesh fare ēfarė po u ndodhte. Nga mėnyra si janė gjetur trupat, dukej sikur nė njė moment ata e kanė ndier erėn e gazit dhe janė pėrpjekur tė shpėtojnė, tė dalin jashtė. Por askush prej tyre nuk ka patur fuqi tė hapė dyert e dritaret pėr ajrim apo aq mė pak, tė dilte jashtė. Secili ka dhėnė jetė aty ku grahmat e fundit tė oksigjenit kanė shteruar. Tė katėr i ka mbytur gazi Nė dhomėn tjetė gjyshja e paralizuar e qė nuk fliste dot pėrpėlitej nga mungesa e frymėmarrjes.
Kėsisoj vdekja ėshtė mbjellė nė tė gjitha qoshet e shtėpisė qė nė orėn 22.00 mbrėmjen e sė hėnės pėr tu zbuluar rreth orės 14.00 tė ditės sė djeshme. Njė fqinj i largėt kishtė shkuar pėr tė pirė njė kafe tek Topuzėt, por nė vend tė fjalės mirėseardhe ka gjetur katėr personat e kėsaj familjeje tė shtrirė pėr tokė. I tmerruar ai ka lajmėruar gjithė fshatin dhe tė tėrė janė gjendur aty. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe me policinė. Qė nga drejtori i policisė sė Elbasanit e shumė tė tjerė kanė ardhur me urgjencė nė Shelcan, por tek e fundit, kanė bėrė vetėm procedurat. Gjithēka kishte mbaruar brenda njė nate.
Viktimat
Jorgji Topuzi , 80 vjeē , gjyshi
Dile Topuzi , 75 vjeē , gjyshja ( ka shpėtuar )
Vanthi Topuzi , 42 vjeē , nusja e Josifit
Ana Topuzi , 11 vjeē , vajza
Dionis Topuzi , 8 vjeē , djali
Krijoni Kontakt