Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Talking Grinden për pulat, i këput veshin me dhëmbë fqinjit

    Grinden për pulat, i këput veshin me dhëmbë fqinjit


    B.Berberi

    Pogradec –Një grindje midis dy shtëpive fqinje në fshatin Gështenjas për disa pula ka përfunduar me përleshje mes dy kryefamiljarëve. Në një çast situata është nxehur aq shumë saqë 36-vjeçari Fuat Capo i ka kapur veshin me dhëmbë dhe ia ka këputur atë krejt fqinji 35-vjeçar Sidan Spahiu.
    Ngjarja e çuditshme dhe e pazakontë fillimisht nisi për diçka shumë qesharake. Pulat e Sidanit janë futur në bahçen dhe oborrin e shtëpisë së Fuatit. Gruaja e këtij të fundit i ka thënë të mbledhë pulat në shtëpinë e vet “se po na shqetësojnë”. Komshia i është përgjigjur se s’kishte ç’tu bënte pulave e pas disa minutash, zënka me fjalë e grave ka kaluar tek burrat. Pasi janë sharë e janë goditur me grushta Fuat Capo i ka kapur fqinjit veshin e djathtë me dhëmbë dhe e ka tërhequr fort deri sa e ka këputur krejt. Spahiut i ka filluar hemorragjia dhe ka shkuar krejt i gjakosur në komisariatin e policisë ku ka denoncuar fqinjin e tij, Capon .Policia ka shkuar në vendngjarie, ndërsa Spahiu është vizituar nga mjeku ligjor i cili e ka vlerësuar veshin e këputur si plagosje të shkallës së rëndë.
    Sipas policisë, mjekët në spitalin e Pogradecit, ku shkoi i plagosuri, kanë deklaruar se veshi i dëmtuar nuk mund të rregullohet dot, ai duhet të pritet krejt.
    Më pas oficeri i policisë gjyqësore për zonën ka ndaluar Fuat Capon, i cili pas dy ditësh do të përballet me gjykatën për masën e sigurisë .





    18/12/2005
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

    Sic duket ketyre u ka ra gripi i shpendeve?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    epo qe te kishte dhe ketu kushurinj Majk Tajsoni s'ma kishte prere mendja........
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #3
    Larg familjes Maska e lumturi
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    111
    Citim Postuar më parë nga Niagara
    epo qe te kishte dhe ketu kushurinj Majk Tajsoni s'ma kishte prere mendja........
    Sa kam qeshur. Cfare behet ne kete bote.
    First try to understand, than try to be understood.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    hajde gallat. WWF live.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Se ku e shihni ju te tre gallaten atje siper nje zot e di. Ata jane njerez me halle qe vdesin per buke, ju kalamaj te llastuar kapardiseni ne mes te Amerikes e zgerdhiheni.

    Kur s'ndihmoni dot, nje cike respekt e heshtje per fukarallekun te pakten.
    Ignore List: Den Bossi

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Se ku e shihni ju te tre gallaten atje siper nje zot e di. Ata jane njerez me halle qe vdesin per buke, ju kalamaj te llastuar kapardiseni ne mes te Amerikes e zgerdhiheni.

    Kur s'ndihmoni dot, nje cike respekt e heshtje per fukarallekun te pakten.
    Mos na be neve me faj se fundi i fundit, nje nuk eshte faji yne, dy per te heshtur as nuk eshte. Me cfare te drejte ti "na kaperdisesh" me fjale? Per cfare na merr ti neve per fshatare?

    Kjo situate ose eshte te qeshesh ose te qash, ti si thua?

    Pse nuk eshte ndihme te behet fare publike se cfare po behet eshte me shume per te qeshur? Cfare do ti me para?

    Epo ne nuk do qajme se u zune pulat dhe fshataret!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Kjo situate ose eshte te qeshesh ose te qash, ti si thua?

    Eshte histori e shemtuar dhe e trishte. Dhe une s'gjej asgje per te qeshur.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Cilen nga keto ben ti Zombie:

    ndihmon? apo hesht, e ne kete menyre tregon respekt per fukarenjte?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Ihti
    Cilen nga keto ben ti Zombie:

    ndihmon? apo hesht, e ne kete menyre tregon respekt per fukarenjte?
    Nese e bej te paren nuk e them. Megjithate u kerkoj te tjereve te pakten te mos tallen.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    Zgerdhihen se spo ja kuptojne hallin keta teveqelat e Amerikes atij hallexhiut qe e kish marre uria per nje kocke veshi, o Zombie, se skane perjetu ndonjehere nje krize te tille..

    35 vjec burra te perleshen per pulat ne obor i thone fukara per mend e kokes.. jo per buke
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 28-12-2005 më 21:42

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •