Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 92
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Lidhur me këto se u than ma naltë desha të jap mendimin tim.

    A e dini se si është puna e feve?


    Feja është e domosdoshme, pra njeriu të besoj në Zotin Hyji; Krjuesin tonë është e mirë dhe e pa të metë, por, ne i ngatrrojna gjanat në shumë raste.


    Një fillozof ka thënë se asnjë emer ne botë nuk është fye dhe këqperdorur sa emri i Zotit!


    Me këtë thënje un pajtoj dhe është e vërtetë se emri i Zotit është përdorur dhe përdoret në shumë raste deri edhe në vrasje dhe lufta të ndryshme që sjellin gjakderdhje të tmerrshme.


    Në shumë raste ne besojmë se ka Zot por që varet se si e kuptojmë dhe sa e njohim ne Hyjin dhe si e njohim ne Atë.


    Nëse dikush beson se ka Zot por që nuk e njef atë dhe nuk e ka shijue atë, është sikurse nëse njeriu beson se në mulli ka miell dhe dikush ja ka lavdue at millë, por qe maxhja e tij është e thatë dhe s'ka buk me ngrënë! Edhe kjo është mashtrim i vetvetit!


    Në shumë raste ne kemi përdorur edhe simbolet fetare (kryqin, tespit etj etj) por që në realitet ato i kemi patur vetëm si marketing dhe pa ditur fare se qka do me thënë kjo, edhe kjo është një lloj feje tëk ne dhe që nuk sjellë kurrfar dobie.


    Në shum raste kemi predikuar dhe kemi folur mbi shkrimet shenjëta por që aspak nuk i kemi perdorur si model dhe rrugë për jetesë dhe edukatë në shoqërinë tonë. Pajtoj me thënjen e iliria e para ku thot se: "nëse i gjejna një shumë të madhe të hollave....." vështirë do të hasësh në shqiptar se do të dorzoj paratë e gjetura në polici, por që edhe ka asi shqiptari, e nëse ka, me siguri se polici apo gjykatësi do ti ndal per veti sepse shumica janë hajdut.


    Po e tregoj një rast:

    Un perpara kam jetuar në Zvicër, atje kishna një mik dhe shumë her dilna me të dhe kalojsha kohen e lirë. Ai njeri shumë her më folte për fe dhe ishte i përkushtuar, por, perkushtimin e kishte në mënyrë të zakonshme siç e kemi thuaja ne të gjithë; teorinë dhe asgjë më tepër.
    Un, si njeriu se s'mund të rrin rahat, mirrna pjesë shumë her në disa aktivitete, para lufte shumëher ka patur nevoja të ndihmojmë nga mërgata Kosoven dhe shoqerinë Kosovare. Shumëher më ka ra me pa dhe me njoftë njerëzit gjatë asaj kohe. Këtë njeri që thash se predikonte dhe i thonte vetit fetar e percjella se a mos po e lexoj emrin e ti ndokun në lista të ndihmave apo..., askund nuk lexova emrin e ti! Një ditë kërkova dhe ju luta që të paguaj diçka sipas mundësisë për arsimin që paguanim në ato kohna, më tha se jam keq prej parave në këtë muaj, kështu që nuk paguajti. Në vitin 1997 filluam një aktivitet për ndertimin e Kishës së Sh Pjetrit dhe Sh Palit në Gjakovë. Filloj edhe aktiviteti për grumbullimin e të hollave. Kur shiqova listen bankare e vërejta se ky njeri nuk kishte paguar asnjë pare. Kur erdhi prifti përgjegjës nga Gjakova ne Zvicër, e mora priftin dhe u shkuam në banesa këtyre njerëzve që nuk kishin paguar, kështu që i shkova edhe këti far mikut, e pyeta a do të ndihmoj ai ndertimin e Kishes apo jo, i thash se është duke u rrëzue Kisha, mu pergjigj se nuk i ka sendet mirë me para njëher, kështu që nuk u tregue burr i mirë. Këtë njeri e kam pa me sy të mi kur në një klub shqiptarësh i ka dhënë këngëtares 100 franga, ndërsa për ndertimin e Kishës nuk e bëri zemren e fortë, poashtu as për arsim në Kosovë nuk ka dhanë asgjë, ndërsa në anën tjetër nuk prante duke folur për fe, duke lavduar fenë e vet, duke u lavduar se sa fetar është, pos asaj thonte se Zoti mi ka dhan këto të mira dhe une po punoj në Zvicër e kështu me radhë...! Kam edhe raste tjera të njerëzve të besimit islam por unë mora një shembull nga një besimtar i perkatësisë time fetare.


    Më duket se e zgjata pakëz, por ajo se dua me e thënë ështe; pa dallim feje në këtë rast, se na shqiptarët (por jo edhe të gjithë), flasim shumë për fe, edhe fëmia i vogël e din se qka është katoliki dhe qka është muslimani, por në praktikë jemi shumë mrapa krahasim me dynjan tjetër. Dikujt i duket se është marë dhe i mjafton nëse vetëm din të falet apo të lutet, din të fal namazin apo din të bëjë kryq, por jemi shumë largë asaj që Zoti e kërkon prej nesh. Ndoshta nuk ju pelqen kjo thënje e imja por të pakten unë kështu po shoh këtu ku po jetoj.



    Një dua ta themë dhe kjo ështe fillimi dhe mbarimi i fesë dhe bindjes time mbi Zotin: Jezus Krishti ka thënë " Nuk do të hyjë në mbrtetërinë e Hyjit ai i cili veq thotë o Zot o Zot, por ai i cili e kryen vullnetin e Atit tim", pra le ta dijmë dhe njëher e përgjithmonë, dhe të jemi sy qelë se nuk është feja ajo që përdorim në teori por ajo që zbatojmë në praktikë.


    Edhe diçka desha të shtoj; sipas disa shkrimeve më naltë vërejta se Kryqi konka duke i penguar disa njerzëz!! Mua nuk më pëngon ndonjë simbol islam. Çuditëmi se përse ju pengon Kryqi? vallë përse e keni frikë Kryqin në këtë formë, a është kjo frikë nga Hyjnorja apo.....?

    Mos të shitemi shumë fetar sepse në vepra shihet feja jonë; "Pema nihet prej frytit të vet"!


    Pershëndetje të përzemërta nga
    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 23-12-2005 mė 19:05

  2. #12
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Une nuk e kuptoj se si mund te provokohet dikush nga simboli fetar i dikujt tjetri....Zoteria mos eshte valle gje nga Arabia Saudite e nuk ka pare kurre kryq ne jeten e tij? A nuk jeton ne te njejtin fshat me te krishteret? Nje kishe komplet nuk e provokoka, nje kryq ne maje te kodres e "provokoka"? Kaq persa i perket pseudoprovokimeve.

    Parimisht, deri diku ka te drejte nese me te vertete pasuria ( prona) ku eshte vendosur kryqi eshte publike. Shteti eshte laik dhe i ndare nga feja , dhe te gjitha fete jane te barabarta...Keshtu qe dhe vendosja e simboleve fetare ne prona publike duhet te evitohet....

    Nga ana tjeter, edhe sheshi Skenderbej ne mes te Tiranes vend publik eshte...Po megjithate e degjon kengen e hoxhes ( madje te vene ne altoparlant)....Cfare duhet te bejme tani ? Ti presim koken hoxhes se i prishet terezia ndonji te krishteri a ateisti? Me te tilla budallalliqe kane filluar te merren fetaret ( te cfaredo feje) tani?

    Te tilla gjera , per mendimin tim jane vogelsira, "te qara kalamajsh te llastuar"....
    "Who is John Galt?"

  3. #13
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nuk me lejoka forumi mer Toro djali, se u dashkan spread some around (around vec llufa me tonelate) ...

  4. #14
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Sipas Arqipeshkvit, Imzot Rrok Mirdita, simbolet fetare nuk duhet të vendosen pa kriter

    Komuniteti Musliman, të hiqen kryqet në Bushat


    B.Prifti

    Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muça ka kërkuar heqjen e menjëhershme të kryqeve të vendosura në një kodër në Bushat të Shkodrës. Sipas tij, veprime të tilla mund të bëhen shkak për prishjen e harmonisë dhe tolerancës fetare që ka vendi ynë. “Simbolet fetare kanë vendin e tyre ku duhet të vendosen. Mendoj se veprime të tilla duhet të frenohen e të parandalohen në kohë. As bashkitë e as komunat, nuk duhet të lejojnë vendosjen e simboleve në vende të tilla”- deklaroi Muça dje, pas ceremonisë së organizuar nga bashkia e Tiranës, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për krerët e 4 komuniteteve fetare në vend. Sipas Muçës, ndalimi i veprimeve të tilla duhet bërë në kohë, pasi mund të shkaktohet irritim dhe karshillëk tek besimtarët. Ndërkaq, sipas Arqipeshkvit të Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirditës, harmoninë fetare nuk e përbëjnë disa segmente. “Këto janë dukuri që kanë ndodhur edhe më parë, por janë marrë me mirëkuptim, pasi nuk imponojnë një përkatësi fetare të dominojë një tjetër”- deklaroi ai, duke shtuar se ndan mendim të njëjtë me Muçën, për vendosjen e simboleve fetare. “Natyrisht, nuk jam për vendosjen pa kriter të simboleve fetare. Ne nuk i inkurajojmë këto. Besimin tonë ne e shfaqim përmes veprave tona, me paqen dashurinë dhe mirëkuptimin”- tha më tej ai, duke shtuar se është kundër vendosjes pa kurrfarë kriteri, kudo që t’i bjerë ndërmend dikujt. Debati nisi dy ditë më parë kur Myftinia e Shkodrës, reagoi kundër vendosjes së kryqeve në vende publike në Shkodër, ndërsa Arqipeshkvia deklaroi se, nuk kishte dijeni se kush i kishte vendosur.
    Titulli
    Krerët e 4 komuniteteve fetare në vend, janë nderuar dje nga Bashkia e Tiranës me titullin “Qytetar Nderi”. Kryebashkiaku Edi Rama u dorëzoi nga një pllakë simbolike për këtë çmim, ish-Kryetarit të Komunitetit Musliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçit (pas vdekjes), Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof.Dr. Anastas Janullatos, Arqipeshkvit të Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirditës dhe Kryetarit të Komunitetit Bektashian, Baba Reshat Bardhit. Vendimi për nderimin e këtyre katër personaliteteve të klerit shqiptar, është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës që në shtator të këtij viti, me motivacionin: Për ndihmesën e vyer e me vlera në ripërtëritjen e Komunitetit që drejton, ndërtimin e objekteve të kultit të dëmtuara gjatë viteve të sistemit komunist ndaj objekteve fetare, rikthimin e besimit në mbarë vendin, si dhe për rolin shumë të rëndësishëm në organizimet shoqërore të qytetit ku janë shquar për tolerancë fetare, bashkëpunim ndërfetar dhe publik, për ndihmë humanitare ashtu edhe për kapërcimin me urtësi të situatave të vështira politike.“Ky nderim është një nderim sigurisht, për këta katër njerëz, por është edhe një përpjekje e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të nënvizuar këtë vlerë të paçmuar, të cilën ashtu sikundër Komuniteti Musliman po e ruan dhe e nderon në kujtimin e Hafiz Sabri Koçit, patjetër që ashtu do ta ruajnë edhe komunitetet e tjera, pasi fara që kanë rimbjellë Fortlumturia e Tij, Janullatosi, Monsinjor Rrok Mirdita apo Kryegjyshi Reshat Bardhi, është një farë e shëndetshme, e cila do të vazhdojë të kultivojë në Shqipëri një pemë ku degët e ndryshme të besimit, do ta kenë rrënjën në të njëjtin vend: tek dashuria për njeriun dhe tek shpresa për një botë më të mirë”- tha Rama.





    24/12/2005
    KATEGORIA: Sociale


    http://www.shekulli.com.al/index.php...fadf8e8da3dcfe

  5. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Pse ju pengon Kryqi?

    Është kjo nga Hyjnorja apo....?!


    Ajo qe un dua të them mbi Kryqin është se Kryqi duhet të perqafohet dhe të perjetohet nga secili i krishter, është pjesë e pandashme e besimit. Kryqi është një ndër arsyet kryesore të ardhjes dhe mishërimit të Hyjit në njeri.


    E dyta: Kryqi është thuaja se arma kryesotre që na ka vesh Krishti, pra është forma e shktarrimit të mishit ku nepërsëcilës shkatërrohet armiku i jonë, armiku është fryma e ndytë e cila bënë pjesë në mishin tone. Në shumë rastë edhe nuk mund të kuptohet Kryqi, mbi Kryqin dhe me Kryqin nuk ka edhe fillozofi, por nga besimtari i vërtetë vetëm duhet të përjetohet.


    Ka disa lloje dhe menyra të perjetimit te Kryqit. Nje nga keto është (agjerimi, agripnia, kreshma, lutja, sakrificat të ndryshem e kështu me radhë) por të gjitha vetëm në emër të Krishtit. Një ndër to është edhe objekti Kryq, mbajtja e Kryqit në qafë, shtëpi, auto por edhe në rrugë, edhe në vende të ndryshme vendosët Kryqi. Edhe kjo është mënyrë e perjetimit. Pra të krishterët përpos që është simbol i tyre, kan edhe shumë arsye të tjera për këtë, sepse:

    Kryqi ishte parathënje në shkrime të perparme!

    Jezusin e denuan; varje ne një kryq dhe nuk e vranë me gurë apo me diçka tjetër!

    Jezusi tha nxënësve të vet qe te marrim kryqin e tij dhe të ndjekin atë. Ai nuk tha të mos e marrin Kryqi apo të mbyllin në një vend të pa pashëm, por tha të marrin Kryqin dhe t'më njekin!

    Kryqi është takim dhe perplotësimi i vertikalës (Hyji) dhe horizentales (njeriu)!



    Kryqi është i Shenjët për Krishtërizmin dhe sipas ligjeve nderkombëtare ai nuk mund të pengohet. Vetëm mund të urrehet dhe të përfolet!

    Së fundi; Kryqi është zgjedhje me vullnet të lirë, duhet kuptuar mirë se ai është mjet vdekje por nga ana e tjetër është fitore-ngadhnjim nga vdekja. Kryqi duhet të vendoset në bazë të kriterëve. Asesi nuk duhet përdorur për objekt marketingu në forma të ndryshme por asesi nuk bënë të jetë objekt i urrejtur dhe i merzitshëm nga të tjerët, sepse, të dya këto jan vetëm nga djalli!


    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 24-12-2005 mė 08:17

  6. #16
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    E para besimi ndodhet ne zemer dhe nuk varet ne qafe ose ndertohet rrugeve.Mynyra e vendosjes se kryqeve rrugeve dhe ne maje te kodrave eshte per mua me shume me sens politiko-propgandistik se sa e nje riti fetar.

    Shqiptaret nuk e kane pasur zakon ti vendosin kryqet ne maje te maleve per ti indetifikuar qytetet poshte tyre me varreza masive.

    Pikerisht kjo eshte shqetesuese per cdo besimtar .Vendosja e kryqeve ne vende publike kur keto vende frekuentohen nga muslimane , ateiste dhe te krishtere.Pikerisht kjo sjell reagim.Nese kryqi do vendosej tek nje kishe askujt sdo i kishte lindur nevoja per reagim.Pra i gjithe problemi eshte zenia e hapesirave publike me objekte fetare kur keto hapesira i perkasin jo vetem besimtareve kristiane por dhe atyre muslimane.

    Si do i vinte nje kristiani ku muslimanet te ndertonin ne maje te nje kodre nje minare apo nje shenje Islame.Kjo per mua eshte non-sens dhe i perngjat me shume metodave te slloganeve te partise ku ne cdo vend duhej te shkruhej me shkronja dhe simbole per te dashuren parti dhe shokun Enver.Propaganda me simbole eshte e varfer si propagande kurse ideologjia eshte mjeti me efikas per ti sunduar shpirtat.Ne momentin ku mungon ideologjia ajo ia le vendin simboleve qe nuk bejne gje tjeter vetem se lejne tek njerzit vetem konfigurime vizive dhe aspak ndjenja, moral, besim etj.Pra do te ishte mire qe ne si njerez te gjykonim drejte dhe ti jepnim perparesi ndertimit te shpirtit njerzor me cilesi dhe atribute te larta morale fetare sesa te ndertojme objekte te cilat nuk lene asnje gjurme per ndryshimin e njeriut.Kryqi eshte simbol dhe send dhe ai nuk percon tek njerzit vetem se mesazhin e nje figure gjiometrike e cila perfaqeson besimin krishter.Ai nuk e meson njeriu se cfare duhet te punoje dhe te dije ne lidhje me besimin.Eshte tamam sikur ne majet e kodrave te vendosnim tituj librash ose kapaket e tyre.Lereni natyren te deshmoj me bukurine e saj se ka nje Zot te vetem dhe se Krijesat jane roberit e Tij.


    Bashkohem ploteishst me analizen e Myftiut te Elbasanit

  7. #17
    Ē'lidhje kanė kėto me tolerancėn e mirėkuptimin fetar o popull! Kėtu shkelet ligji i shtetit (kujt shteti t'mthoni, po nejse).

    Tė marrė njė avokat myftinia e Shkodrės dhe tė hedhė pėrgjegjėsit nė gjyq, pėr veprim antikushtetues shkelje tė nenit 11 pika 2, parashikuar nė kodin penal neni 199 dhe 200 dhe gjobė ose gjashtė muaj deri 2 vjet burgim. Prona publike administrohet nga shteti qė nuk favorizon asnjė fe siē kėto parashikohen nė kushtetutė, 6 pikat e nenit 10.

    Nesėr po dal unė nga kodrat e liqenit e tė ngre ca yje davidiane. Hajde rrumpalla hajde.
    Alle Serben müssen sterben

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    Ç'lidhje kanë këto me tolerancën e mirëkuptimin fetar o popull! Këtu shkelet ligji i shtetit (kujt shteti t'mthoni, po nejse).

    Të marrë një avokat myftinia e Shkodrës dhe të hedhë përgjegjësit në gjyq, për veprim antikushtetues shkelje të nenit 11 pika 2, parashikuar në kodin penal neni 199 dhe 200 dhe gjobë ose gjashtë muaj deri 2 vjet burgim. Prona publike administrohet nga shteti që nuk favorizon asnjë fe siç këto parashikohen në kushtetutë, 6 pikat e nenit 10.

    Nesër po dal unë nga kodrat e liqenit e të ngre ca yje davidiane. Hajde rrumpalla hajde.


    Pse nuk ngrehim zërin kundër bunkerave në breg të rrugëve?


    Ti po fletë fjalë të mençur dhe me mend ore vëlla, por çka me i ba këti myftiut dhe kollan kosurit tjetër që po ngrehin zërin kaç shumë lidhur me këtë çèshtje, të betohna se nuk e kan këtë ulurimë per arsye të pengimit të prones publike dhe as per arsye të dëmtimit të hapsirër, por kjo që i mundon është Kryqi, në kohen e fundit, gjithçka lidhet me kryqin ka fillue ti trazon dhe të jetë pengesë për disa grupe të caktuara.


    Në këkë temë unë kam shkruar dy shkrime, un kam dhënë mendimin tim lidhur me këtë çështje, poe perseris se duhet të ketë kriter, por, që tani pasi lexova këtë shkrim me lindi kjo pytje:


    Pse askush nga këta myfti dhe kollan kusurat të tjerë që po uluritin kaq shumë kundër Kryqit, nuk e ngritë zërin për të larguar qindra bunkera bregu të rrugës deri edhe në thellsi të qytetit, bunkera këta tash edhe të çoroditur dhe në shumë raste përdoren edhe WC? Vallë a është kjo një argument se këta njerzëz nuk është duke i penguar arsyeja e hapsirës dhe zbukurimit hapsinor por është vet Kryqi ai që vërtetë i pengon!



    Lereni ore vëlla, rroki me ndonjë punë më të mençur dhe më orgjente për dobi të popullit dhe kultures tonë e mos t'ju del kaq punë me Kryqin e Krishtit që s'është pengesë e askujtë tjetër përpos e djallit!



    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 25-12-2005 mė 09:24

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Ok toni,ki te drejt deri diku,mirepo pejsazhi disi po duket si ne skenat rrenqethese ne filmin per Spartakun kur jan gozhduar 6000 gladiator, prej Romes e deri ne Kapua.Mandej eshte edhe problemi i qeneve te cilet i perdorin keto "shtylla" per te shenuar teritorin e vet duke urinuar ne to,e kjo pa dyshim eshte perdhosje dhe blasfemi e kryqit te shenjte.
    Toni,sikur kryqi do te ishte pengese kunder djallit, si thua ti, beso, s'do te kishte vend ne toke pa ndonje kryq.
    Sa i perket bunkereve,"pak" eshte problem per ti shkulur nga toka dhe eshte nje pune e kushtueshme per ekonomine e vendit.

    ps.urime festen

  10. #20
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Pse nuk ngrehim zërin kundër bunkerave në breg të rrugëve?
    Bunkeret nuk jane objekte te ndertuara pa leje kurse kryqet po.Bunkeret i ndertoi shteti per interes te pergjithshem te gjithe shqiptareve kurse kryqet perfaqesojne vetem nje pjese te shqiptareve.Nuk dua ti hy debatit ne vleshmerine e bunkereve.Ajo qe e kam sqaruar dhe me lart eshte se ambienti publik i cili i perket muslimaneve dhe krishtereve bashke sduhet te behet pjese e planit per pushtim me ane te kryqeve prej hekri.Nese dikush deshiron te ndertoje ndonje figure gjometrike le ta beje ne ambiente jopublike ose ne pronat qe ju perkasin atyre.

    Nese do te vi ty neser nje njeri dhe perballe shtepise tende te ndertoje nje minare ne mes te rruges ose buze te rruges pa asnje kriter ligjor dhe duke shkelur mbi pronen e pergjithshme per interesa vetjake si do te thoje.

    Askush nuk ka frike prej kryqeve se ato jane vetem copa hekuri dhe figura gjometrike mos kujto se muslimanet e kane frike kryqin.Muslimanet kane frike vetem Zotin dhe asgje tjeter.Per to kryqi nuk eshte Zot dhe skane pse i frikesohen.Edhe Jezusin e nderojne duke e quajtur profete te larte dhe duke e larguar nga shpifjet ose mallkimet e dikujt.

    Pikerisht kete duhet ta keni qarte ju kristianet se muslimanet nuk i tremben kryqit duke qene se ai s'perfaqeson dicka hyjnore,porse ne deshirojme qe ne pronat dhe ambientet publike mos te pushtohen me simbole qe i perkasin nje religjoni te vetem nderkohe qe keto prona jane te te gjitheve.Besoj se je i qarte per kete.

    Mos u bej si "ato" qe kur muslimanet shpiken oren me sahat i tundnin tymin e temjanit per te larguar djallin.

    Lereni ore vëlla, rroki me ndonjë punë më të mençur dhe më orgjente për dobi të popullit dhe kultures tonë e mos t'ju del kaq punë me Kryqin e Krishtit që s'është pengesë e askujtë tjetër përpos e djallit!
    Djalli nuk perzihet me Monoteizmin ai eshte mik i ngushte i paganeve dhe politesiteve, i fton ato ne adhurimet e krijesave dhe shenjterimin e tyre dhe i largon nga besimi i nje Zoti te vetem.Djalli eshte armik i Zotit dhe miku i politeisteve dhe paganeve te cilet adhurojne ne vend te Zotit, idhuj, simbole, njerez, kafshe, shtete,planete, materien monetare dhe fizike etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 25-12-2005 mė 11:27

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundėr tolerancės, pro bashkėjetesės fetare
    Nga Orientalist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:51
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •