
Postuar mė parė nga
xhulia
Edhe dy ore niset avioni, dhe ne me pak se kater ore do jene perseri nje mije e dyqind kilometra qe na ndajne...
E tere jeta ime ka qene nje itinerar i pafund ardhjesh, ikjesh dhe kthimesh neper aeroporte, porte e stacione trenash...
Por ende nuk me ka kapluar apatia, me ther dhimbshem diku mes kraharorit sa here me duhet te nisem, ndaj gjithmone para se te nisem zbatoj me nje perpikmeri gati obsesive disa rite te cilat ndryshojne sipas vendodhjes...
Pershembull, kur nisem nga atdheu, pergatijta e valixhes fillon qe diten e dyte te mberritjes dhe mbaron vetem 10 minuta para nisjes (kjo me sherben per te qartesuar familjaret qe nuk jam kthyer per gjithmone, ndaj duhet te shfrytezojne kohen per te me perkedhelur sa me shume...
Diten e nisjes sillem sikur kam ende shume kohe dhe c'do veprim e bej me nje ngadalesi acaruese, deri ne castet e fundit kur te gjithe me presin tek porta per te me pershendetur... Une atehere filloj e dridhem, nxitimthi hy ne te gjitha dhomat e shtepise per te zbrazur pak nga malli qe fillon te me rendoje qepallat; pastaj tek pragu i deres me duhet ti jap nje shkelm me kemben e djathte shishes te mbushur me uje dhe me nje monedhe ne vend te tapes, qe pergatit gjithmone gjyshja, pastaj fus monedhen ne xhep dhe di qe nuk duhet te kthej koken mbrapa( uji qe rrjedh nga shishja e rrezuar simbolizon rrugen, qe ajo te rrjedhe po aq shpengueshem, monedha simbolizon begatine e udhetimit, ndersa moskthimi i kokes mbrapa: nuk ka nevoje per shpjegime...
Gjithsesi, e kthej gjithmone koken mbrapa (trendafilat e oborrit kane nje vezullim te magjishem pas perdes se loteve)pastaj,duhet te takoj prape gjyshen, trembem se mos nuk e gjej me kur te kthehem...
.................................................. .................................................. ....Kur iki nga ty ritet ndryshojne paksa....
Valixhen e pergatis fshehurazi (ate gjysem ore qe ti pushon i rraskapitur pas nje nate sfilitese ku une te kam perseritur mijra here te njejten fjali: "neser mbrema do jesh vetem, une do jem larg") fshehurazi sepse sa here me ke pare duke e pergatitur une nuk jam nisur me ate dite....
Kur ti shkon te besh dushin e mengjesit, une shpejt e shpejt vendos fustanin e gjumit poshte jastikut, me parfumin tim parfumos dhomen, carcafet, dollapin e rrobave(per kete te fundit ankohesh gjithmone).
Aty Ketu fsheh sende te miat qe duken sikur i kam harruar pa dashje...dhe ti ne telefon pas ca ditesh do me thuash qe poshte divanit ke gjetur nje buzekuqin tim apo kushedi se c'fare tjeter...
Ah po!!! Nuk harroj asnjehere qe siper komose te te le nje leter qe kam shkruar nje dite me pare...nje leter e studjuar mire; qe te te bej per te qare e per te qeshur bashke ( do jesh vetem prandaj edhe mund t'ja lejosh vetes...)mbremjen e pare pas nisjes time.....
Dhe ne shtepine ne shqiperi, ne tenden gjithashtu, le gjithmone bluzen qe kam veshur diten e fundit(kjo do te thote "Kthim" mbase dhe gjysem mbetje!
Tashme dhe ti e ke kuptuar qe keto nuk i bej per te te shuar mallin por per te t'a ndezur me teper...
Dhe pak duhet te nisemi per ne aeroport,duhet te gjej patjeter nje pretekst per t'u zene me ty tani, kam nevoje per nje shkak per te qare... Ti merzitesh me pak kur qaj nga inati....
Edhe pak do jemi tek aeroporti, do te perqafoj fort, fort, fort... pastaj do iki pa kthyer koken mbrapa, por do te shoh me bisht te syrit, e di qe ti do rrish aty derisa une te mos dukem me...
Ne avion do filloj te flas me trishtimin (e kam shokune ikjeve) sic flas me gezimin kur vij (e kam shokun e kthimeve)
Pastaj... pastaj?? Do numeroj ditet perseri....
Krijoni Kontakt