Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Vetem ti...

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Vetem ti...

    Me ty në zemrën time,
    shkoj në vende ku dielli nuk perendon
    dhe lulat kurrë nuk vdesin.

    Nganjëhere më duket sikur nuk dua të flej,
    sepse gjumi me largon nga ti
    dhe nuk mund të ndjej.

    Por në mengjes,
    kur i hapi sytë dhe ti nuk je afër,
    atëher dua të flej dhe të ëndrroj për ty.

    Ti...
    Ai, i cili mi tregon rrugët e dashurisë
    dhe i hap dyrtë të cilat askush nuk mund ti hap.

    Ti...
    Ai, cilin e shof edhe kur nuk është afër
    dhe të cilin e ndjej në zemren time.

    Ti...
    Nganjëherë caj dhe pyes dhe vdes
    por pastaj ringjallem, vetëm për ty.

    Dhe prap ti, kudo që jamë, vetëm ti!
    Por kush je ti, mungesa e cilit më bën të vdekur,
    dashurija e cilit më bën të gjallë?

    Cfarë je ti?
    Një ënderr në zemren time,
    apo një iluzion i dashurisë?

    Ti...
    Për ty lind dielli im
    dhe për ty lulat e mija nuk vdesin.

    Ti...
    ai për cilin egzistoj,
    por pa cilin më duhet të jetoj.

    Vetëm Ti...
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Vetem Ti...................

    Per mua je vetem TI
    edhe pse je larg
    prap je Ti

    Ti .............
    per mua do te jesh
    gjithenje
    edhe pse jemi ne dy
    botera te ndryshme
    prap je TI

    Vetem Ti............
    Rina

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    SHKOJNË DHE MBETEN

    1.
    Uji ngadal rrjedh në rrugën e tij
    Shtratit të lumit i përshkon gjatësinë
    Kurse rëra mbetet mu sikur dhe unë
    Që gjithënjë i lagur të shijoj vetminë!

    2.
    Era fryn me forcë, gjethet i merr me vehte
    I dërgon atje ku gjejnë pushimin,
    Kurse unë mbetëm mu sikur trungu
    Që me sy të hapur të shikoj trishtimin!

    3.
    Shiu dhe bora që mbulojnë tokën
    Ikin nga retë dhe i lënë n’vetmi,
    Ashtu edhe mua më mbuluan lotët
    Atë ditë kur ike dhe kokën s’ktheve ti!

    4.
    Mbeta nga lotët i lagur duke më rrahur era
    Bora dhe shiu i jetës trupin më mbuluan,
    Bashkë me ikjen tënde pa një lamtumirë
    Ditët e vetmisë sime më shumë i vetmuan!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Jeta dhe vdekja...

    Mendime, udhtime, pyetje pa pėrgjigje...
    Provoj ti gjej lidhjet nė mes neve dhe atyre,
    nė mes ngjarjeve, provoj ti gjej pėrgjigjet,
    por nuk i kupton askush pyetjet.
    Gjatė kohes e cila shkon,
    kėrkoj atė qė kėrkova gjithė jeten
    duke mos e ditur se c“ėshtė ajo qė kėrkoj.
    Eci dhe provoj ti gjej rrugėt e jetes,
    por pastaj kthehem mbrapa dhe e kuptoj
    qė edhe rrugėt e vdekjes shkojnė nė pavdekshmeri,
    dhe me cdo ditė qė kalon,
    shkon edhe njė moment e asaj qė ne e cuajmė "JETĖ"
    vetėm pėr t“ju afruar asaj qė pėr ne ėshtė vdekje.
    Jeta...
    Rrugėt tė cilat ne mendojmė qė i njofim,
    por nė fakt nuk i kuptojmė,
    ngjarjet tė cilat ne mendojmė qė i pėrjetojmė,
    kur vetėm ėndrrojmė.
    Vetėm njė mashtrim kur mendojmė qė jetojmė
    duke e ditur cdo gjė
    dhe pastaj vdesim nė padituri.
    Vetėm njė mashtrim kur mendojmė qė jeta ėshtė realitet,
    kur nė fakt ėshtė iluzion.
    Vetem mashtrohemi kur mendojmė qė vdekja ėshtė fundi i jetės
    sepse vdekja ėshtė vetėm njė fillim.
    Dhe vdekjen mendojmė qė nuk e njofim,
    por faktikisht tė gjithė kemi vdekur nė kėtė rrugė qė ne e cuajmė "JETĖ".
    Sepse ka njerėz tė cilėt e din qė janė tė gjallė,
    por prap ndihen sikur tė vdekur,
    sikur qė ata tė cilėt vdiqen do tė jetojnė pėrgjithėmone.
    Sepse ajo qė ne e cuajmė "JETE" ėshtė vdekje
    dhe vdekja ėshtė JETĖ.

    P:S: Nė qoftė se ajo qė ne e cuajmė JETĖ ėshtė realitet
    atėhere cfarė ėshtė vdekja?
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Dashuria...

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashuria e vėrtet vjen me lumturi tė vėrtet, vjen me besim tė plotė, vjen sikur njė zog dhe troket nė dritare...Dashuria e vėrtet ėshtė sikur njė ėndėrr, njė iluzion...por prap ėshtė i vetmi realitet i qenies njerėzore.

    Dashuria nuk ėshtė vetėm ndjenje, nuk ėshtė e mvarur nga gjenetika, as nuk ėshtė koncept i cili mund tė spjegohet nga shkenca, sepse ta definiosh dashurinė ėshtė ta kufizosh atė, dhe ta kufizosh dashurinė ėshtė vdekje...

    Dashuria mund tė krahasohet, por kurrė nuk spjegohet, sepse ai i cili e spjegon dashurinė kurrė as nuk ka dashuruar...
    __________________
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendime te bukura thua oj drit ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Jeta kuptohet vetem nga kontrastet...

    Nganjėherė i duhet njeriut tė qan,
    pastaj ėshtė mė lehtė pėr tė ceshur.
    Nganjėherė i duhet njeriut tė vdes,
    pastaj ndihet mė i gjallė.

    Nganjėherė i duhet njeriut ujė i hidhur,
    pastaj cdo gjė ėshtė mė e ėmbel.
    Nganjėherė i duhet njeriut robėria,
    pastaj mė kurrė nuk dorėzohet liria.
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Sa E Bukur Jeta Sot...

    Një ditë e mrekullueshme!
    Dimër, por dielli rrezaton dritaren time.
    Sa bukur, nganjëhere jeta është sikur ato përrallat nga fëmiria që mi lexonte mami. Nganjëhere jeta është ënderr e realizuar, mvaret nga realiteti i mendjes tonë. Dhe nganjëhere nuk ka asgjë që na mundon, mungon, frikëson, vetem një qetësi e mrekullueshme.

    PSE? Ndoshta pse lumturia dhe bukuria nuk janë asgjë përvec krijesa të mendjes tonë diku mbrenda neve...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drita_Love : 22-01-2006 mė 19:00
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    VETËM PËR TY VUAJ

    Vetëm ti, dhe askush tjetër në botë
    Vetëm ti më ngjall dhe kur vdes
    Vetëm ti më bën ta ndjej jetën
    Prandaj rri, vuaj dhe pres!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •