Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Grushtime në Parlamentin Shqiptar

    Deputeti i PD, Babasi godet deputetin socialist Balla

    E Premte, 17 Shkurt 2006
    Sherr mes mes deputeteve ne maxhorances dhe opozites mbreme ne Parlament. Votimi nga ana e deputeteve te PD me karten e Majlinda Bregut, e cila nuk ishte ne Parlament per aresye objektive, ka sherbyer si motiv perplasjeje mes deputetit te PD Ndricim Babasi dhe deputeteve socialiste Ndicim Hysa dhe Taulant Balla.

    Te cilet kur kane pare ne elektronike voten e Bregut, kane kercyer ne drejtim te deputetit Babasi dhe situate ka degjeneruar deri ne perplasje fizike. Deputeti i PD, Babasi eshte shkeputur nga vendi ku qendronte dhe ka shkuar drejt deputetit socialist Taulant Balla te cilin e ka goditur me grushta, nje nga ngjarjet e rralla qe po ndodh ne Parlamentin shqiptar.

    Nje sjellje e cila ka bere qe te sillet vemendja ndaj tyre. Kane qene koleget e ketyre deputeteve dhe sherbimi i sigurise qe kane nderhyre, duke bere qe situate te mos precipitonte ne dhune te metejshme fizike ndaj njeri tjetrit. Pavaresisht se ata kane parandaluar vetem goditjet e tjera, nderkohe qe deputeti Balla eshte larguar nga salla.

    Kryetari i grupit parlamentar Pandeli Majko, ka dale ne podiumin e Parlamentit dhe ka akuzuar maxhorancen parlamentare se po perdor dhune fizike ndaj opozites, po perdor grushtet qe eshte nje turp per Parlamentin. Por qe gjithsesi Majko nuk ka bere te ditur qendrimin e metejshem te grupit parlamentar te PS.

    Ai qe ka lene per te kuptuar se ky sherr qe degjeneroi ne grushte dhe ku u demtua deputeti socialist Balla, nuk do te sherbeje per te braktisur Parlamentin ne seancat e ardhshme. Kryetarja e Kuvendit Topalli, sipas deputeteve socialiste, ka perdorur dy kute ne zbatimin e rregullores ne Parlamentin shqiptar, duke mos perjashtuar deputetin Babasi nga seanca e mbremshme. Ne te njejten kohe ata jane shprehur se per kete dhune dhe sidomos per mosreagimin e kryetares Topalli, do te mbahet nje qendrim politik.

    Topalli, sot mbledh Byrone parlamentare per incidentin

    E Premte, 17 Shkurt 2006
    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bere me dije mbreme vone se diten e sotme do te mbledhe Byrone Parlamentare per te diskutuar dhe per te vendosur per incidentin e ndodhur mbreme. Ku deputeti i PD, Ndricim Babasi goditi deputetin socialist Taulant Balla.

    Sipas njoftimit te dhene menjehere pas perfundimit te seances parlamentare, kryetarja Topalli eshte shprehur se nje incident i tille duhej me patjeter qe te diskutohej dhe te merrej nje mase, pasi po vihej ne diskutim seriziteti i legjislativit shqiptar.

    Korrieri...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Partia Demokratike: Strategjia e PS per te krijuar tensione ne Kuvend tregon se ata nuk dine te bejne Opozite

    Nga D.B.

    Tirane (17 Shkurt) - Strategjia e partise Socialiste per te braktisur sallen e Kuvendit dhe per te krijuar tension nuk eshte gje tjeter vecse shprehje e pa-mundesise se saj per te bere opozite. Ky eshte reagimi i PD, nje dite pas incidentit ne Kuvend. "PS prej kohesh ndjek te njejten strategji dhe kjo reflekton krizen e brendshme te tyre qe krijojne t'a transferojne ne Sallen e Kuvendit," deklaroi sot deputeti Demokrat, njekohesisht nenkryetar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Bujar Nishani.

    Sipas tij edhe mbreme ndodhi e njejta gje, "ku disa deputet aktivizuan karta elektronike te Fatos Nanos, Vangjel Tavos e Majlinda Bregut, qe dihet qe nuk ishin ne salle, nderkohe qe u pezullua 3 here seanca per shkak te ketyre karagjozeve. Ata tregojne se nuk dine te bejne opozite," theksoi Nishani.

    Ballkan Web
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Deputeti i PD-së, pezullohet dy javë nga punimet e Kuvendit. “PS të mos vijë në Kuvend, nëse ka vend të na provokojë”

    Babasi: Sherri me Ballën, unë isha pasoja jo shkaku

    N.Perndoj

    TIRANË-I ka kushtuar plot dy javë pezullim nga punimet e Kuvendit, incidenti që ai ka shkaktuar dy ditë më parë në Kuvend, duke goditur deputetin socialist, Taulant Balla. Deputeti demokrat, Ndriçim Babasi, nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit për një periudhë dy javore, pas vendimit që mori dje Byroja e Kuvendit. “Pavarësisht nga shkaqet që çuan në incidentin e mësipërm, Byroja vendosi pezullimin për një periudhë dy javore të deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi”,- thuhet në vendimin e Kuvendit. Ndërkohe, nga ana e tij, deputeti demokrat Babasi nuk ka kërkuar ndjesë për atë që ndodhi, pasi siç u shpreh në një konferencë për shtyp, ai ishte pasoja dhe jo shkaku. “Me thënë të vërtetën, problemi nuk është siç e keni mediatizuar ju, problemi është më banal, jo i mirë. Nuk duhet të ndodhte. Megjithatë, qe në gjaknxehtësi e sipër. Por, desha t’ju them dhe në këtë rast i bëj thirrje edhe opozitës, se në qoftë se ka bërë mend me lënë sallën e Parlamentit për të mos votuar, të mos vijnë të na provokojnë ne nga mbrapa, me thënie të hijshme ose të pahijshme, me fjalorin shqiptar apo fjalorin jo shqiptar. Unë do të shprehja keqardhjen time për incidentin. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në Parlamentin shqiptar, megjithatë ajo ndodhi, dhe unë nuk kam se çfarë të them më”,- tha dje Babasi. Ndërkohë po dje, edhe zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Bujar Nishani ka mbajtur një deklaratë në emër të grupit, lidhur me incidentin ndodhur dy ditë më parë. “Denoncoj para opinionit publik, sjelljet e vazhdueshme rrugaçërore të një grupi deputetësh socialistë, për bllokimin e seancave plenare me mjete të dhunshme. Edhe dje me të njëjtën sjellje, deputetët socialistë aktivizonin në vende të ndryshme, kartat elektronike të deputetëve Fatos Nano, Vangjel Tavo dhe Majlinda Bregu, mungesa e të cilëve në Parlament ishte evidente, kjo me qëllim, që më pas të denoncohej votimi si i pavlefshëm”,- tha Nishani. Ai shtoi se ishin deputetët socialistë, që nisën të adresonin sharje dhe fyerje ndaj deputetëve të maxhorancës në sallë, duke kërkuar me çdo kusht tensionimin e situatës. “Kjo strategji e vazhdueshme e braktisjes së sallës, apo shfaqjes se veprimeve rrugaçërore për të provokuar tension artificial, tregon vetëm paaftësinë e të bërit opozitë konstruktive dhe një traumë të madhe politike brënda Partisë Socialiste, krizë që në amulli të plotë, kjo parti kërkon ta transferojë në aulën e parlamentit”, - tha ai.

    PS
    Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi deklaroi se Partia Demokratike, vazhdon ta përdorë dhunën dhe se nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. “Fakti që pa asnjë lloj arsye deputeti Babasi goditi me grusht mbi deputetin socialist Balla, tregon se PD-ja e orkestruar nga fryma Berisha, vazhdon të përdorë dhunën në proçesin politik e rrjedhimisht edhe në proçesin legjislativ dhe nuk është hera e parë, që ndodhin tentativa të tilla ”,- tha ai.


    Topalli, pezullon dy javë Ndriçim Babasin
    Tiranë-Një ditë pas incidentit të ndodhur në Kuvend, Byroja e Kuvendit vendosi që në rastet e verifikimit të kuorumit para proçesit të votimit, të konsiderohen prezent të gjithë deputetët që janë fizikisht të pranishëm në sallë. Pavarësisht nga shkaqet që çuan në incidentin e mësipërm, Byroja vendosi pezullimin për një periudhë dyjavore të deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. Ky i fundit, godi dy ditë më parë deputetin socialist, Taulant Balla, gjatë periudhës që po diskutohej për proçesin e votimit. Menjëherë, deputetët socialistë kërkuan nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të merrte masa ndaj deputetit në fjalë. Ndërkohë dje ne mesditë, Topalli ka mbledhur Byronë e Kuvendit për të marrë masat e nevojshme ndaj deputetit në fjalë, por duke vendosur edhe rregull për prezencën e deputetëve, para procesit të votimit.

    PS: PD vijon përdorimin e dhunës
    Tiranë-Deputeti socialist, Petro Koçi deklaroi se Partia Demokratike vazhdon ta përdorë dhunën dhe se nuk është hera e parë, që ndodhin gjëra të tilla. “Fakti që pa asnjë lloj arsye, deputeti Babasi goditi me grusht mbi deputetin socialist Balla tregon se, PD-ja e orkestruar nga fryma Berisha ,vazhdon të përdorë dhunën në proçesin politik e rrjedhimisht edhe në proçesin legjislativ dhe nuk është hera e parë, që ndodhin tentativa të tilla”,- tha ai. Ndërsa deputeti demokrat, Bujar Nishani deklaroi dje, në emër të grupit parlamentar të PD-së, se deputetët socialistë aktivizonin në vende të ndryshme kartat elektronike të deputëve Fatos Nano, Vangjel Tavo dhe Majlinda Bregu, mungesa e të cilëve në Parlament ishte evidente, “kjo me qëllim që më pas, të denoncohej votimi si i pavlefshëm”.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ne i çojme te na bejne ndonje pune e te na rregullojne vendin, ata zihen. S'mjafton qe merren tere kohes me llogje, po edhe bejne sherr me grushta. Ncncnc.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Rahmet per se gjalli Pjeter Arbnorit : "Yhyyyyyyy s'keni pa gja ju ne Bruksel si rrehen, vazhdoni vazhdoni..."

    Kampionet jane japonezet, ruset e vendin e trete e zene mamurrsit

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Rrihen deputetet ne bruksel????

    Nuk besoj, gjithsesi edhe nqs. rrihen ky nuk eshte justifikim per deputetet tane per te bere te njejten gje.

    Turp.

  7. #7
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sherr mes mes deputeteve ne maxhorances dhe opozites mbreme ne Parlament. Votimi nga ana e deputeteve te PD me karten e Majlinda Bregut, e cila nuk ishte ne Parlament per aresye objektive, ka sherbyer si motiv perplasjeje mes deputetit te PD Ndricim Babasi dhe deputeteve socialiste Ndicim Hysa dhe Taulant Balla.
    Edhe nė Parlament votojnė me emrat e jo prezentėve pd-istėt...ju ėshtė bėrė ves tė shkretėve se mezi gjetėn mėnyrėn si tė vjedhin...u lodhėn plot 8 vjet pėr tė gjetur manipulimin...
    Pėr ngjarjen, ai i pd-sė thotė jam pasoja...hahahahaha...dhe e godet tjetrin qė e "provokoi"...se mos na dalė ngjarja si ajo e Azem Hajdarit me atė kuksianin e ps-sė

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •