Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    EveryWare
    Anëtarësuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    15

    Post Skenari serb për ndarje dhe përsëritja e marsit 2004?

    [B]Letër e hapur z. Soren J. Petersen[/B]

    nga gazeta Java, Prishtinë

    Shkruan: Bardhyl Metaj

    I nderuari z. Petersen:
    Në masmediat e Kosovës vazhdon të emitohet plot brengë thirrja drejtuar qytetarëve, që të kenë kujdes nga bombat dhe minat ende të pa-deaktivizuara në Kosovë. Luten njëkohësisht të gjithë, që në rast se identifikojnë ndonjë të tillë, të mos e prekin...por të lajmërojnë KFOR-in, SHPK-në, TMK-në e UNMIK-un...
    Edhe unë nuk po e prek njëherë...vetëm po alarmoj për një bombë, shpërthimi i së cilës do të përfshij një territor shumë më të gjerë seç është territori i mbetur i Kosovës - i cili me shumë përkushtim dhe seriozitet, po administrohet nga Ju. Sado që mund ta keni merituar, më shumë se çdo administratorë tjetër, ky shkrim, nuk është një Laudatio për Ju. Fjala është për një alarm dhe rrjedhimisht masat imediate për parandalimin e shpërthimit...apo të shpërthimeve zinxhirore!

    Alarmi i ndarjes së Kosovës!

    Alarmi, ka të bëj me ndarjen e Kosovës. Ndarje e cila sikurse edhe negociatat apo paralelisht me to, është në zhvillim. Në proces!
    Ju mund të më thoni, se kjo frikë është e pajustifikueshme, se këtu është NATO, KFOR-i, SHPK-ja, TMK-ja etj, pastaj të mi kujtoni ato “qëndrimet”, deklarimet etj.
    I kam lexuar edhe unë z. Petersen. Dhe e kam kuptuar kornizën e bisedimeve, e cila veç tjerash thotë edhe se “...nuk ka ndarje të Kosovës...”! OK. U rikonfirmuan këto deklarime njëqind herë dhe nga shumëkush. E dimë të gjithë dhe kjo është mirë. Por nuk është kurrfarë garance. Dhe këtë e dini edhe Ju.
    Ashtu siç po thuhet sot, pa fije përgjegjësie, se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Mitrovicë, ashtu mund të thuhet edhe nesër, se ka dështuar fill pas intervenimit, kur nuk njohu të drejtën e Vetëvendosjes dhe sovranitetit Kosovës – që do ti ishte rrethanë lehtësuese edhe për Beogradin por veçanërisht për serbët kosovarë, të njohin e pranojnë realitetin ! E jo të kemi tash 6 vjet përballje e mejdan absurd të të drejtës së shumicës me lojalitetin e pakicës, protagonistë të një shoqërie post-konfliktuoze e të pasluftës...etj, etj.
    Jam po ashtu në dije se, ishit ju që i bëtë shpjegimin më të mirë negociatave me thënien se, “Ato po zhvillohen për t’ua hequr shqiptarëve frikën e kthimit në të kaluarën dhe serbëve frikën për të ardhmen e tyre”! Me frikën, keni identifikuar (mrekullueshëm) thelbin e problemit. Por jo edhe kahet, reaksionin, dhe strategjitë e protagonistëve.
    Apo s`ju kujtohet nga shkolla ai fenomeni: Aksioni, kundër- reaksioni.
    Me fillimin e negociatave, po ngjan më shumë e kundërta e asaj që pohoni. Shqiptarët dhe serbët, të dyja palët, kanë frikë nga procesi dhe e ardhmja e tyre. Bile po frikohemi shumë.
    Secili nga këndi dhe përvojat e tij (por të gjithë plot ankth), po e projektojmë dhe për-jetojmë procesin.
    Këtë shqetësim e keni edhe Ju. Ishit në vizitë te shoqata e veteranëve të UÇK-së. Sinqeriteti dhe forma e Juaj e drejtpërdrejtë meritojnë respekt. Mirë që keni shkuar ti nderoni. Por s’kishit pse të shkoni i motivuar nga ai shqetësim. Nuk do të jenë ata, të cilët do të minojnë procesin. Frika dhe brenga është te çdonjëri Kosovarë. Dhe frika është edhe motor, adrenalinë...ajo, nuk kushtëzon vetëm reagimet e një shtrese. Por të të gjithëve. Së këndejmi, kam një lajm të keq. Vetëm qetësi, indiferencë dhe përmbajtje nuk mund të prisni.
    Është një palë tjetër që po e shtjellon dhe përgatit strategjinë e destabilizimit. Rezultatet e testit të parë në Kosovë, tashmë kanë befasuar pozitivisht edhe vetë autorin. Kujtoni Marsin e vitit 2004. Cili ishte shkasi e cili ishte shpërthimi? Kush dhe si e filloi, e kush e mbaroi? Radhitje të njëjtë parandiej edhe këtë herë! Apo keni besuar Ju ndonjëherë në proçkat se ishte faji i mediave për eskalimin, atëherë, dhe se me ndonjë rokadë në RTK-ë është eliminuar rreziku?

    Skenari Serb i „Selaçka Bunës“!

    Frika ime dhe e shumë kujt vjen nga një skenar i thjesht, i njohur dhe ripërsëritur disa herë. E kam shpaluar edhe njëherë tjetër, në një editorial për lexuesit e gazetës Jáva (Shih, Jáva nr.161, Dossier, Dr.Sandra dhe Jovan Rashkoviq) por këtë herë, po u drejtohem Juve: “çfarë të bëjmë me reprizën e gjithë asaj që pat ndodhë në Kroaci e pastaj Bosnje dhe e cila me një përpikëri po na përsëritet në Kosovë”? “Edhe atje pat filluar thjeshtë: me bojkotim institucionesh, enklavat, me disa gurë dhe bllokime rrugësh kah Knini, me nxjerrjen sheshazi të armatimit dhe fill pastaj të përdorimit të tij, me shpalljen e Autonomive...e së fundi edhe të Republikës”!
    “Cilët do të jenë kësaj radhe skenarët serb në Kosovë? Të cilët supozojmë se do ti ngjajnë si veza-vesë atyre në Kroaci, me përparësinë e mbrojtjes kësaj radhe nga kordoni i KFOR-it...dhe ku, do tu shohim ndoshta edhe Ju e Diplomatë të tjerë, të obliguar nga rrethanat e krijuara, duke përsëritë atë frazën e Milosheviqit se, “askush nuk guxon me rrahë popullin Serb? Dilemë është vetëm se, kur do të ndizet fitili...në cilën fazë të bisedimeve? Kush nga Liderët lokalë serb do të marrë rolin e kanalizimit “të pakënaqësisë së tyre objektive”? Çfarë do të jetë reagimi i shqiptarëve? Dhe a është ekstremizëm me mbrojt këtë pak copë Kosovë që ka mbet?
    Se frika ima nuk ishte/është ndonjë paranojë personale, u binda rishtazi edhe nga Muhamedin Kullashi, një profesor i nderuar filozofie, në Universitetin e Paris-it8 (shih: Intervistën e botuar në numrin e kaluar të gazetës Jáva, nr.171). Në pyetjen lidhur me procesin negociues, “Cilat janë skepsat e juaja...” përgjigjet: “Rreziku kryesor ka të bëjë me mundësinë e cungimit të një pjese të territorit të Kosovës...ani pse Grupi i Kontaktit dhe BE thonë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Skenari që do të mund të shpinte në këtë drejtim mund të rezymohet kështu: negociatorët serbë do të mund të ndërpresin bisedimet me arsyetimin se nuk po ju ofrohet asnjë zgjidhje kompromisi; pjesa veriore që është nën kontroll të Beogradit do të mund të shpallte bashkimin me Serbinë; mund të ketë ekstremistë shqiptarë që, në rrethana të tilla, të sulmojnë serbët në enklava. Brenda situatës së tillë të jashtëzakonshme do të mund të shtohej disponimi i ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës si zgjidhje që ofron stabilitetin...”! “...Beogradi, mund të përdorë për këtë qëllim edhe pakicën serbe në Kosovë” Kështu përfundonte Kullashi dhe këto pra janë shqetësimet tona dhe skenariot Serbe.
    Kush, kur dhe si janë pyetjet të cilat duhet të gjejnë përgjigje nga Liderët shqiptarë dhe miqtë e tyre gjithandej. Por përgjigje duhet ta gjeni edhe Ju, z. Petersen, bashkë me KFOR-in. Sikur edhe të precizoni masat preventive. E ta njoftoni opinionin kombëtarë e ndërkombëtarë.
    Kushdo që shpreson se skenare të tilla nuk do të ketë apo e lutë Zotin, është një figurë tragjike.
    “Era” – kësaj pune e “bombe të kurdisur”, po i vjen deri te unë në Zürich, besoj se duhet të ndihet edhe në Uashington, Bruksel e gjithandej. E kishte nuhatur edhe z. Kullashi në Paris, prandaj nuk ka si të mos e keni nuhatur edhe ju në Prishtinë.
    Natyrisht se jemi të vetëdijshëm se, të vrarit dhe viktimat e atij nën-qielli, Ju dhe as zoti, nuk mund ti shpëtoni më, nga “bombat”e njëqind viteve të fundit, të cilat tashmë kanë shpërthye.
    Por jeni përgjegjës dhe mund të bëni shumë, për këtë bombë e cila është identifikuar dhe e cila ende nuk ka shpërthye.
    Nëse për cilat do arsye nuk mund të bëni gjë, atëherë e keni me borxh, me informu popullin e Kosovës.
    Ne s`kemi kah të shkojmë e si të ndalemi...ky është vendi, varri e shpresa jonë...dhe ne besojmë shumë!Besojmë, ashtu siç ja shpjegoi Mufail Limani (gazeta express, 16 nëntor 2005) kolegut Tuaj Atisarit, se: “Thonë se ata që besojnë sa duhet, mund ta kalojnë lumin e thellë këmbë. Kosovarët janë nisur në këtë proces jo vetëm këmbe, por edhe dathë...”!

    Zürich, 19 Dhjetor 2005

    www.gazetajava.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Hallall autorit Bardhyl Metaj, letra te tilla duhet drejtuar edhe para vet popullit, per t'i vetedijsuar mbi proceset qe e presin Kosoven, pasi vendi po hyne ne nje faze kritike tashme dhe ata nuk din gje prej gjeje. Shqetsimi qe ka shprehe Bardhyli eshte mese i drejte, por nuk na ka shpjeguar se ne cfar baza e sheh rrezikun e ndarjes se Kosoves.
    Sic eshte shprehe edhe profesori Muhamedin Kullashi per mundesise e pershkallzimit te dhunes ne Kosove, kjo frike eshte e drejte, apo apo une do te thoja eshte edhe fakt se nese proceset nuk shkojne ashtu sick u konvenon shqiptarve, paknaqsia do te manifestohet.
    Esenciale eshte qe gjate kesaj faze shqiptaret e Kosoves te tregoje pjekuri, ne menyre qe paknaqsine te mos e manifestoje me dhune, pasi per kete jam i sigurt se do te jene te angazhuara ekipe te tera per manipulimin e shqiptareve dirigjuar nga Serbia, si synim destabilizimin e situates ne Kosove, sa per t'i kthyer proceset ne favor te tyre.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Hallall autorit Bardhyl Metaj, letra te tilla duhet drejtuar edhe para vet popullit, per t'i vetedijsuar mbi proceset qe e presin Kosoven, pasi vendi po hyne ne nje faze kritike tashme dhe ata nuk din gje prej gjeje. Shqetsimi qe ka shprehe Bardhyli eshte mese i drejte, por nuk na ka shpjeguar se ne cfar baza e sheh rrezikun e ndarjes se Kosoves.
    Sic eshte shprehe edhe profesori Muhamedin Kullashi per mundesise e pershkallzimit te dhunes ne Kosove, kjo frike eshte e drejte, apo apo une do te thoja eshte edhe fakt se nese proceset nuk shkojne ashtu sick u konvenon shqiptarve, paknaqsia do te manifestohet.
    Esenciale eshte qe gjate kesaj faze shqiptaret e Kosoves te tregoje pjekuri, ne menyre qe paknaqsine te mos e manifestoje me dhune, pasi per kete jam i sigurt se do te jene te angazhuara ekipe te tera per manipulimin e shqiptareve dirigjuar nga Serbia, si synim destabilizimin e situates ne Kosove, sa per t'i kthyer proceset ne favor te tyre.
    Te manipuluar nga Serbia jane ata ta cilet heshtin para korrupsionit dhe hajnise se qeveritareve ne Kosove.

  4. #4
    EveryWare
    Anëtarësuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    15

    "Friendly takeover e Kosovës apo pjesëve të saj"!

    Hallall autorit Bardhyl Metaj, letra te tilla duhet drejtuar edhe para vet popullit, per t'i vetedijsuar mbi proceset qe e presin Kosoven, pasi vendi po hyne ne nje faze kritike tashme dhe ata nuk din gje prej gjeje. Shqetsimi qe ka shprehe Bardhyli eshte mese i drejte, por nuk na ka shpjeguar se ne cfar baza e sheh rrezikun e ndarjes se Kosoves.

    I nderuar Arian_KS
    Mundësitë e ndarjes së Kosovës fatkeqësisht janë ende opcione - jo vetëm serbe!
    Për këtë çështje kam shkruar edhe një analizë më të gjërë...të titulluar:
    "Friendly takeover e Kosovës apo pjesëve të saj"! Analizën e përmendur mund ta gjesh edhe në forumin Shqiptar, por me titull: Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës! Aty kam shpalue varientet e shumta të kantonizimit dhe federalizimit të Kosovës në dritë të Raportit të Kai Aides, Grupit të Kontaktit dhe Dokumenteve të Këshillit të Sigurimit! Shkas e kisha emërimin e z. Thomas Flainer për këshilltarë kryesorë të negociatorëve serb. Experti në fjalë konsiderohet si më i përgadituri për çështje të federalizmit dhe decentralizimit.
    Të fala të përzemërta,
    B.M - everyWare

  5. #5
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    zoti B.M - Every-Ware, sa jeni i informuar nese kosovaret kan ndonje "plan b" ne rast te deshtimit te negociatave?

    sic thone edhe anetaret e grupit negociues kosovar, se pavaresia nuk negociohet, ashtu edhe une e shoh kete pune si nje "buke te gatuar" nga ana e miqve tane sh.b.a., dhe ajo qe do negociohet do jete pyetja si duhet pjek ajo buka e gatuar, pra me teper qeshtje teknike...

    megjithate kjo nuk perjashton rrezikun e nje ndarjeje apo kantonizimi te kosoves, gje qe ne shiqim te pare duket edhe synim i beogradit, dhe ne anen tjeter krejtesisht e papranueshme per kosovaret...

    meqe ky rrezik eshte gjihtnje i pranishem, shtrohet pyetja: cka pastaj?
    si do reagojne kosovaret, nese vertet do ju behet kjo tradheti, pra dicka qe jemi te mesuar nga europa?
    cka mendoni ju dhe bashkebiseduesit tjere se do ndodhte ne kete rast, dhe si do duhej te reagoj populli?
    shihemi n´gjykate

  6. #6
    EveryWare
    Anëtarësuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    15

    "A kanë kosovatët një plan "B"!

    I nderuar "deqanas":
    Së pari mbi atë, se sa jam i niformuar mbi atë "nëse kosovatët kan një plan "B"!
    Unë nuk jam në dije të një plani "B" në kuptim të reagimit ndaj ndarjes (largqoftë) të Kosovës apo të mosnjohjes së të drejtës për Vetvendosje respektivisht shtet të Pavarur dhe Suveren...!
    Megjithatë diqka mund të dijmë apo të konkludojmë së bashku: se të paktën publikisht nuk është folur asnjëherë për një plan të tillë...!
    Por ky fakt, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ai nuk egziston...!
    Unë, nuk ndaj atë "përshtypjen artificialisht të krijuar se ne nuk kemi ende Lider të fortë, të përgaditur, etj, etj,..."! Përkundrazi, kam një mendim se një "përshtypje dhe klimë e tillë mbi liderët tanë është vetëm rezulatat i procesit të gjatë të okupimit sllav, që nuk ka qenë vetëm rezultat i menagjimit të sukseshëm Sllav të kësaj Kolonie apo tokave tona, apo vetëm nga arsyeja se, shqiptarët nuk kishin rezistuar mjaftë,...skishin organizim etj...aftësi shtetformuese, ishin gjithherë të përqarë etj...e vërteta, duket të jetë më shumë është një miks i të gjithave, por "përshtypja e krijuar se ne nuk kemi ende Lider të fortë, të përgaditur, etj, etj,...", është edhe produkt i përvojave dhe i frigës...të shtresuar me të drejtë në popull historikisht...asaj komponentës se shqiptarët përqahen shpesh dhe shpejt,...theqafjeve dhe pa-aftësisë së Shqipërisë që të ndërtojë një shtet dhe shoqëri stabile, të poziconohet drejt në boshtet gjeopolitike e strategjike përkrah miqve Përendimorë, etj, etj...!
    Por megjithë këto elemente, sot, apo pesëmbëdhjetë vitet e fundit, krijojnë një bazë të fortë për të besuar se, aftësitë organizative, strukturuese e shtetformuese, të emancipimit dhe përvojës, tek ne, përgjithësisht, janë frymëzuese.
    Ngase çështja e Kosovës (çfarë sot me lehtësi mund të konstatohet), jo vetëm se është e afirmuar dhe e njohur në gjithë botën, e institucionet më të larta globale, por - ajo edhe është e shtruar për zgjidhje! Ishte përjashtim gjithbotëror intervenimi i NATO-s në Kosovë...! Në botë, ka më shumë popuj e Kombe të shtypyr se të tjerë që përfaqësohen në OKB. Dhe të gjithë, që nga Tibeti (shumë i afirmuar) deri te Çeçenët e Kurdët...nuk po arrijnë këtë që e kemi arritur ne. Prandaj, përveq frymës kritike ndaj Liderëve tanë, ne duhet të kultivojmë edhe kulturën e mirënjohjes e respektimit...bile edhe të celebrimit (festimit) të këtyre të arriturave të klasës politke Kosovare...! Aty, duhet të kemi kujdes edhe nga analfabetët politik, të cilët tentojnë që tue hymnizue një Lider, me e asgjësue një tjetër...Kjo mund ta qojë Kosovën në fenomenin e Shqipërisë së vitit 97. Pastaj ska të bëj edhe me të vërtetën objektive Kombëtare, mendoj në nivel Kosovarë. Ngase shiquar si patriot Kosovarë - e jo si militant partiak (i LDK-së apo PDK-së, etj...), atëherë nuk është e vështirë me konstatue se Lëvizja Kosovare për Pavarësi ishte shumë e shtresuar dhe komplekse...ashtu si edhe shoqrija kosovare, prandaj edhe shumë e fortë por edhe vitale e potente. Bilez ajo ishte shumë më kompakte seq fatkeqësisht thuhet e pasqyrohet pa të drejtë...! Nuk duhet harrue se qëllimi i të gjith liderëve ishte i njejtë dhe përbashkët...i ndante qasja ndaj formave, si dhe qasja e përceptimit të relativitetit të suksesit të njërës apo tjetrës formë që duhej aplikuar ndaj pushtuesit serb, apo edhe atij Jugosllav)!
    Kjo qasje na mundëson që të konstatojmë lehtë se: Lëvizja Kosovare për Pavarësi e viteve të nëntëdhjeta, d.m.th. LDK e partitë e tjera...si lëvizje paqësore (sadoqë LDK, nuk ishte vetëm e tillë - shih për këtë, dokumentet e organizimit të ushtrimeve në shqipëri të Adem Jasharit etj...që ishin kryekput të instutucionaliziuara nga LDK dhe Qeveria e Koalicionit në Shqipëri...por edhe Ramiz Alia) dhe tutje deri te organizimi i UÇk-së...paraqesin një Lëvizje kompakte, me të njejtin bazament e patos, platformë politike: Çlirimin dhe Pavarësimin e Kosovës. Dhe më tutje në këtë vazhdë e frymë: çdo njeri apo analist e historian, që shiqon me qetësinë dhe qasjen objektive, por edhe partiotizmin e nevojshëm, këtë Lëvizje shumë të sukseshme (edhe në përmasa ndërkombëtare) Kosovare, nuk ka se si të mos konstatojë se: Lëvizja ishte Një, dhe përplotësuese në vehte, dhe prej këndej edhe kaq e sukseshme;
    Përplotësuese mendoj në atë se, LDK-në dhe UÇK-në duhet parë jo si dy lëvizje të kundërta që luftojnë dhe kundërshtojnë njëra tjetrën, por si një Lëvizje...bilez edhe të pandashme, ngase ato kanë përplotësuar njëra tjetrën...dhe finalizuar fazën e parë të objektivave të Lëvizjes sonë - atë të çlirimit! Ekceset mes vetë, sado tragjike të kenë qenë Ato, në kronologjinë e përplasjeve mes vetë (LDK-UÇK-PDK), janë të dhimshme por edhe shumë minore, në krahasim me rezultatet e arritura bashkërisht. Prandaj atyre edhe sduhet dhanë rëndësinë që po u ipet, kurse flamurtarët e asaj përqarjeje, duhet injorue, neutralizue e margjinalizu...! D.m.th këto dy struktura, duhet parë si komplementare, që përplotësuan dhe pasuruan e fisnikëruan njëra tjetrën respektivisht Lëvizjen tonë për Pavarësi...! Pas fazës së Çlirimit, i cili nuk ishte rezultat i "daljes në mal" por i ndërkombëtaririzimit të terrorit serb mbi Kosovarët, i ndërkombëtarizimit të vullnetit dhe aftësisë së Kosovarëve për të ndëruar shtetin e tyre dhe Pavarësinë, i ndërkombëtarizimit të "çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan" dhe rezultat i demonstrimit se ne edhe armët jemi në gjendje ti përdorim për arritjen e qëllimit suprem: Pavarësimit dhe të drejtës për Vetëvendosje! Rezultat i të gjitha këtyre demonstrimeve tona, ishte pastaj Intervenimi ushtarak i cili çliroi Kosovën.
    Prandaj, është kaq e rëndësishme që veqanërisht sot, kur gjindemi në fazën rrumbullakuese të Njohjes së të drejtës Sonë për Vetëvendosje, të demostrojmë edhe kulturën e lartë shtetëformuese të cilën e kemi fituar në një qind-vjeqar, sa ishim të shtypur nga Serbi apo të të njetit qind-vjeqar sa është histori e Lëvizjes së shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut Shqipërisë, për Çlirim e vetëvendosje.

    Së këndejmi dhe bazuar në këto fakte (që ti kthehem fillimit të diskutimit dhe pyetjes sonë), "nëse kosovarët kan një plan "B"?: nuk ka se si të ngjajë, që tue pas parasysh përvajat e shumta dhe krejtësisht të ndryshme të çdo njërit prej tyre, të cilët përbëjnë Grupin Negociues, dhe filluar nga: Presidentit Ibrahim Rugova e deri te Hashim Thaqi, pastaj Veton Surroi, tutje te Nexhat Daci e Bajram Kosumit e duke përfundue me Blerim Shalën - dmth, nuk ka si të ngjajnë, që këto Personalitete të "lara në të gjitha ujrat", të mbështeten vetëm në besimin se, Bashkësia Ndërkombëtare do të jetë e drejtë...dhe të njohë Kosovën në territorin e përshkruar në Rezolutën 1244 - pa pasë, ndërkaq, një plan "B" nëse kjo nuk do të ngjajë.

    Natyrisht se veq Liderëve të përmendur, kosova ka edhe shumë bij të tjerë, të rinj e individë të të gjitha profilive...të cilët, të vemendshëm e plot brengë po e përcjellin këtë proces historik!
    Sipas rastit dhe rethanave, ashtu siq ngjanë edhe te popujt e Lëvizjet e tjera të ngjashme, ky resurs do të aktivizohet! Dhe duke pas parasysh, mendësinë e krijuar të kohës, nuk kemi anjë arësye të dyshojmë në gjeneratat që po vijnë e formësohen paralel, me këto ndrime historike të cilat po i përjetojnë jo vetëm ata, por i gjith populli.

    Dmth, unë besoj se ne kosovarët, bashkë me shqiptarët gjithandej, përveq planit "B", për më tepër, kemi edhe resurset, kushtimisht të quajtura "B"!

    Shkurt, nëse ngjanë e padëshirueshmja dhe e pa akceptueshmja, d.m.th. edhe një ndarje më shumë - Ajo, nuk ka se si të mos na bashkojë...! Jo vetëm si popull, por edhe si territore! Kjo do të jetë përgjigja e vetme e drejtë dhe e logjikshme...!

    Natyrisht se është dëshirë e të gjith nesh, që këto të mbesin vetëm solucione...mbrojtëse nga fatkeqësitë, kurse gjeneratat që po vijnë, energjinë, kreativitetin e atdhe-dashurinë - të kenë mundësi ta demonstrojnë duke ndërtuar Kosovën Sovrane, duke zhvilluar ekonominë...e implementuar drejtësinë dhe solidaritetin social...duke fisnikëruar jetën e qytetarëve të atij nënqielli...!

    Thuhet se ata që besojnë shumë, mund të kalojn edhe liqenin këmbë (jo duke notuar - por duke ecë mbi te)...kurse ne kosovarët - i nderuari deqanas, siq e din edhe Ti, në këtë rrugëtim, jemi nis jo vetëm këmbë, por edhe dath...dhe me ndihmën e Zotit, do të arrijmë gjithsesi te caku i përbashkët dhe shumë dëshiruem...

    Të përshëndes i nderuem, deqanas...
    B.M.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EveryWare : 25-12-2005 më 15:48 Arsyeja: korigjimet

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 17:18
  2. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 12:25
  4. Rrezatimi rreth Marsit mund të dëmtojë udhëtarët e hapësirës
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-06-2004, 20:42
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •