Është ndërprerë një kanal përmes të cilit nga Maqedonia në Shqipëri janë trafikuar viça, për ushqimin e të cilëve është shfrytëzuar ushqim i modifikuar gjenetik, lajmëroi sot policia shqiptare. Eshtë arrestuar organizatori kryesor i trafikimit Adrian Toska, shtetas shqiptar nga fshati Pishkulat, në afërsi të Pogradecit. Sipas policisë, Toska gjatë hetimit ka pranuar se në mesin e viçave të trafikuar nga Maqedonia ka pasë edhe kafshë që janë ushqyer me ushqim artificial, që në opinionin shqiptar ka shkaktuar reagime të ashpra. Kurrfarë detajesh tjera nga hetimi i policisë shqiptare tani për tani nuk janë të njohura. I arrestuari Toska, përveç për trafikimin e viçave, para gjykatës shqiptare do të përgjigjet edhe për atë se gjatë verës në plazhet e Ohrit dhe Strugës ka vjedhur katër barka me motorë, që përmes Liqenit të Ohrit në mënyrë ilegale i ka transferuar në Shqipëri.
Krijoni Kontakt