Shqipëria është vendi i parafundit në një listë nga 12 vende të cilat qytetarët e Bashkimit Evropian do t'i pranonin në radhët e tyre, thuhet në një sondazh të BE-së, Eurobarometri.
E fundit në listë është Turqia.
Hyrjen e Shqipërisë në BE e mbështesin 33 për qind të qytetarëve, ndërsa 5O për qind janë kundër.
Anëtarësimin e Turqisë e përkrahin 31 për qind, ndërkaq kundër janë 55 për qind.
Para Shqipërisë në listë është Unioni Serbi-Mali i Zi.
Pro hyrjes së Maqedonisë në BE janë 41 për qind, ndërsa kundër 43 për qind, njoftojnë mediat e huaja.
Mbështetje të fuqishme për të hyrë në BE kanë marrë tri vende: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, madje midis 66 e 77 për qind.
Krijoni Kontakt