Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Shqipëria nuk do të ekzistonte pa kosovarët

    Mr.sc.Flori Bruqi



    SHQIPËRIA NUK DO TË EKZISTONTE PA KOSOVARËT

    ( Vështrim polemizues - antropometrik)

    Do të lexoni në revistën tonë shkencore të FKFS Prishtinë ,“Acta kineziologica” pjesë nga nga një studim elitar i autorit profesor dr Jakov Milaj, që e kemi shkëputur nga libri i tij lapidarë ”Raca shqiptare”(1944 dhe ribotuar 1997). Ky libër është mbajtur në hije për më shumë se 50 vjet,që i rikthehet publikut shqiptar, si punim i një nga studiuesi virtuozë që është njëherit edhe i pakalueshëm deri më sot ndër shqiptarët në këtë fushë mendimi antropologjikë.


    Jeta dhe vepra e Jakov Milaj


    Jakov Milaj lindi në Fier më 25.03.1911. Ai u shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë si një nga nxënësit më të mire në vitin 1931.Si nxënës Milaj, drejtoj Shoqatën Kulturore “BESA SHQIPTARE”.Punoj si mësues në Fier, sekretar komune në nënprefekturën e Kolonjës,më vonë redaktor përgjegjës në organe te ndryshme të shtypit të Tiranës e sidomos në “Vatra” të Timo Dilos dhe në revistën “Perpjekja shqiptare” të Branko Merxhanit. Në këtë kohë ka formuar shumë njohje,ku spikat mbi të gjitha,miqësia e madhe me shkrimtarin tonë të madh Migjenin.Për ata,që kanë shfletuar në shtypin shqiptarë të vitit 1930, është e pamundur që të mos hasin emrin Jakov Milaj apo inicialet e tij J.M.


    Falë erudicionit të tij,ai shkrunte në fushën etnografike,antropologjike,gjeografike, historike etj.

    Në vitin 1934 i është dhënë e drejta e studimit në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit italian të Torinos.Përkohësisht Jakov Milaj i ndërpren studimet(1935) dhe kthehet në Fier,ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit…Dështimi i kësaj kryengritje ishte fatal edhe për studentin Milaj.

    Rexhimi i atëhershëm i mbretit Ahmet Zogu e dënon më burgim prej 101 vjetëve .

    Pas ndërhyrjes së organizatave të shumta ndërkombëtare,ai falet.



    Më pas,migron nga vendi për në Torino të Italisë për ti vazhduar studimet e veterinarisë që i la në gjysmë.

    Në ditët e fundit të jetës së poetit tone të mjerimit-Migjenit, Jakov Milaj, do të jetë pranë tij dhe të motrës në Senatoriumin e Tore Feliçës…Madje,do të ishte ai,që do të sillte edhe fjalët e fundit të Migjenit dhe dorëshkrimet e fundit të tij,nga Spitali.


    Në Shqipëri Milaj kthehet në vitin 1939,pasi kishte doktoruar veterinën në Torino.
    Jakov Milaj do të punon në institucionet zyrtare dhe në qeverinë e atëhershme do të ishte pak muaj edhe Ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve.


    Shkak për largimin e tij nga posti i ministrit ishte se Milaj, kërkoj që”pyjet e Shqipërisë të shkëputeshin nga kontrolli Italian dhe milicia italiane e pyjeve të zëvendësohej më shqiptarë”Kuptohet që ministri Jakov Milaj u detyrua të jape dorëheqjen e tij....

    Pas Luftës së Dytë botërore, Milaj punoj në Stacionin e Veterinarisë në Durrës,Bilisht,Fier etj.


    Rexhimi komunist shqiptarë e dënoi (1945) Jakov Milajn me 15 vjet burg të rendë,prej të cilave i vuajti mbi gjashtë vjetë burg(1945-1951) dhe katër vjetë internim(1951-1955).
    Vdiq më 02.01.1997,në moshën 86 vjeçare.


    Në kryevepren e tij”Raca shqiptare” Jakov Milaj ,për here të parë shkroi diç për antropologjinë shqiptare.

    Vepra ka një karakter të theksuar shkencor,patriotik dhe kombëtar.
    Në aspektin antropologjik,ky është i pari punim,i shkruar mjeshtërisht më një gjuhë të pasur dhe të pastër,ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive në rrafsh kombëtar”kanë thenë shkëncëtaret e ndryshëm për ketë libër.


    Por vetë autori,më mire se kushdo tjetër e ka treguar misionin e tij në këtë vepër”Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerrë në shesh disa të vërteta,gjer më sot të panjohura,mbi racën tone dhe t’u jap shkas,atyre qe ndjejnë veten të zotin,për t’ u marrë pak më tepër më biologji e antropologji.



    Përfundimet,që ka për të nxjerrë lexuesi nga këto faqe janë të thjeshta dhe ,ndofta,të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarëvet,me gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë:se populli arbëror ka një origjinë të vetme të përbashkët:se është anas(autokton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis muslimanvet e kristjanvet ,as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor;e,më në funt,se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizmin fizik të races shqiptare”,shkruan Milaj.

    Një pasqyrë e shkurtër e hulumtuesve tjerë


    Dihet se,të dhënat e para të antropologjisë shqiptare janë të formës përshkruese.

    Përshkrimin e pare të pamjes fizike e ka bërë F. Pouqueville (1805).

    Të dhëna përshkruese antropologjike dhanë edhe J.Pisko(1894),P.Trager-i(1990),

    E.Durham(1905) si dhe F.Nopesa(1912) ...


    Hulumtimet e mirëfillta antropologjike mbi shqiptarët janë bërë nga A.Weisbach (1868) i cili në Stamboll mati 17 meshkuj shqiptarë për të cilët gjeti lartësinë mesatare 1664 mm.

    L.Glück(1895) mati 30 shqiptarë kryesisht nga Kosova.A Haberland dhe V.Lebcelter (1916)matën 106 meshkuj shqiptarë nga zonat malore dhe 13 nga Fusha e Kosovës. K.Dronçillov (1921)bëri një punim antropologjik në 112 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia Perëndimore. F.Luschan (1922) bëri matjen e kokës të 130 shqiptarë më banim në Turqi. Si punim i plotë mbi antropologjinë e shqiptarëve mund të mirren matjet e bëra në 1.067 shqiptarë nga C,S.Coon(1930).Përveç të dhënave antropologjike në këtë punim janë pasqyruar dhe afktorët ekzogjen.

    Në bazë të dhënave që mblodhi,Coon-i përshkroi tipin dinarik të shqiptarëve dhe u mundua të shpjegoi prejardhjen e tyre ilire. Zh.Gavrilloviq (1967) bëri disa matje antropologjike të kokës dhe trupit në mostren prej 201 shqiptarëve nga Deçani (Kosovë).

    Fillet e para të hulumtimeve antropologjike ndër shqiptarë hasën në dy broshura e shkrimit Sami Frashëri”Njeri” dhe “Përsëri njeri”. Punim më rendësi shkencor,si në matje ashtu edhe në përshkrushmërinë morfologjike të trupit dhe të kokës së popullatës shqiptare të Shqipërisë është punimi”Gjurmime antropologjike për shqiptarët”,i Aleksandër Dh.Dhima-s (1985).Autori në këtë punim jep të dhëna interesante për karakteristikat fizike të shqiptarëve.Përveç të dhënave përshkruese të pamjës së jashtme(ngjyra e syve,çepallat, piloziteti trupor,ndërtimi muskulor i trupit,etj)autori jep velrat e disa matjeve trupore si dhe të kokës.
    Ndër hulumtuesit e trevës sonë në këtë fushë studimi lypset veçuar edhe hulumtimet e reja në hapësirat antropometrike,lëvizore fiziologjike nga Mustafë Aliu (1991), Hasim Rushiti (1999,2000,2001) ,Agron Rexhepi (1998),Abedin Bahtiri (2004), Ajvaz Berishës (2002), Flori Bruqi (2003,2004,2005) etj.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    JU RRËFEJ PËR RACËN SHQIPTARE

    (botim i viti 1945; ribotim 1997)
    (Nga prof.dr.Jakov Milaj)


    Shumë kohë përpara anthropologeve,filologë

    ,poetë,gjeografë,historianë e udhëtarë të ndryshëm,që kanë kaluar nëpër Shqipëri,ose që kanë njohur,në ndonjë kënd të largët të Perandorisë turke a të Ballkanit,ndonjë grup Shqiptarësh,nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mire që të jetë e mundur tiparet e këtij populli,që bie në sy për madhështi e bukuri.
    Si na shihnin të huajt Ami Boue,si qindra të tjerë që s ‘po i përmendim,është prekur nga dukja fizike e Shqiptarëve.

    Në veprën e tij”La Turquie d’Europe”(Paris 1842): “ata iu përngjajnë më shumë Grekëve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malësorve zvicëran më fytyrë vezake,më hundën e gjatë e të hequr,me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e më trajtat e hedhura”. Cypren Robert-i,që ka njohur vetëm gegët,në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thotë se Shqiptarët kanë “sy të vegjël,shikim të drejtë e të ngulur,vetulla të holla,hundë të mprehtë,kokë të gjatë,ballë të sheshtë,qafë tepër të gjatë,kraharorë të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervozë”.


    Nga shkrimtarë të tjerë,dikush thotë se Shqiptarët i kanë sytë e shkruar ose bojë qieli dhe flokët e verdhë e gati t ‘ artë; dikush tjetër-Pouqueville-i,psh se sytë i kanë te zezë.

    Këto shënime,me gjithë se në përgjithësi flasin mire për ne,qëndrojnë kaq larg njëri tjetrit sa të bëjnë të besosh se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar.”...
    Por ,studimet më të plota mbi racën tonë ,dihet se janë berë prej shkencëtarëve austriak A.Haberlandt e V.Lebzelter,prej Eeninger-it,prej studiuesit gjerman Von Luschan dhe prej antropologut zviceran Eugene Pitard.Dy të parët,gjatë Luftës së Madhe u mblodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze.Bënë studime mbi një grup vullnetraësh,që shërbenin me armë në dorë për Fuqitë Qendrore dhe mbi një numër të vogël civilash e t ë burgosurish

    shqiptarë,që ishin kapur prej Serbëve.





    Janë matur 140 vetë,të tërë meshkuj,madhor me verse njëzet vjeç e lart dhe,që të gjithë,më sa duket,t ‘ardhur nga krahinat e Gegëris.Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie”XVII,me titullin”Zur physischen Anthropologie der Albanesen”.


    Dallimet fizike,paprekshmëria e racës


    Milaj thotë”Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë,pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë.



    Këta nuk kanë patur kontakt të barabartëme të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera.



    Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetrim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.Vetëm ai grup i Ilirve që më vonë u çuajt me emrin Shqiptar,qëndroi m’i pastërti dhe,me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetërimit të huaj,mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.


    Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.



    Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dime emrat.


    Kontributin që kjo race i ka sjellë botës,në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje.



    Tregon,për kundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.
    Sipas Pittard-it lartësia trupore mesatare e gegëve është 1.683 mm;ajo e Toskëve 1,673 mm.



    Si shihet, grupi i Gegëve të Dobruxhës jep një lartësi mesatare 1 mm më të vogël nga mesatarja e Glueck-ut,pra gati të barabartë me lartësinë e kosovarve dhe 10 mm më e ulët nga ajo,që kanë gjetur Haberlandt-i e Lebzelter-i,ndërsa Wniger-i ka vënë re se”në mes të Gegëve e të Toskve nuk ka asnjë ndryshim në lartësin e trupit”.


    Sikur të krahasojmë shtatin e Shqiptarvet me atë të popujve fqinj,dalin në dritë disa fakte shumë interesante.



    Përtej detit Adriatik gjendet një nga zonat me njërëzit më të shkurtër t’Evropës.


    Karta e Biasutt-it,e botuar në volumin e pare të veprës”Razze e Populi della Terra”,është një pasqyrë e saktë e lartësisë trupore të popullsive që banojnë kundrejt bregdetit shqiptar.


    Që nga Ankona e gjer në thembër të çizmës italike,e gjithë pjesa qëndrore,jugore e ishullore e Gadishullit e’ Apeninevet,përmban njerz që kanë një lartësi mesatare prej 158 deri ne 162,9 cm,pra 6 deri 10 centimetra më t’ulët se atë të Shqiptarëvet.


    Nga kjo kuptohet seër sa i përket kësaj veçorije,kryqzimet midis Shqiptarvet dhe Italijanvet gjatë shekujve të kaluar duhet të kenë qenë shumë të kufizuara për të most hënë se praktikisht nuk kanë eksistuar fare.Në lindje të tokës së zënë prej popullit shqiptar gjendet Bullgaria.



    E ndan prej sajë Maqedhonija më njerz race të perzierë,shumica e të cilëve e mban vehten si bullgarë.Bullgarët,sipas Wateff-it,kanë një lartësi mesatare prej 1.665 mm.



    Përpjestimi i njerzve të lartë nga ata të krahinave lindore:ai arrin mesatarisht në 1.678 mm do me thenë në një lartësi krejt të barabartë me atë të Shqiptarvet që gjen Pittard-i,ose 15 milimetra me t’ulët nga ajo që na japin Habrelandt-i dhe Lebzelter-i.



    Del ,pra,në shesh se ata q’i thonë vehtës Maqedhonas duhet të kënë shumë gjak shqiptar dhe,për sa i takon lartësis mesatare,ndryshojnë mjaft prej bullgarvet të vërtetë”,shkruan Jakov Milaj....

    Treguesi qefalik dhe veçantitë


    Milaj thotë”Në veri të Shqipëris ethnike ndodhen Serbë,Boshnjakë e Malazezë.



    Që të tre këta popuj kanë trup më të lartë nga Shqiptarët.Për të parët Deniker-i jep shifren mesatare 1.709 mm,që mund të shtohet në studime të mëvonshme.Weissbach-u në 3.802 boshnjakë,që ka matur ,ka gjetur si lartësi të mesme 1.726 mm.



    Lartësi thuaj se të barabartë me këta kanë edhe barabartë më këta kanë edhe Malazezët.
    Në jugun e vendit tone gjenden Grekët,të cilët kanë një lartësi trupi gati të njënjëshme me ne:1.670 mm.



    Kjo veçori e disa të tjera,që do të shohim më vonë,bëjnë të besosh se shumica e Grekvet,posaçërisht pjesa perëndimore,janë të një race me Shqiptarët,e bile,janë Shqiptarët,që kanë humbur gjuhën dhe,nëpërmjet shkollës e të Kishës,kanë trajtuar një ndjenjë kombëtare që,shpirtërisht,i ndanë prej nesh.


    Gjatesija e gjymtyrve të poshtme,në grupin e matur prej Pittard-it,kalon prej 711 milimetra në 872 milimetra; mesatarisht kapet në 792,6 mmm; kjo gjatësi shtohet rregullisht në përpjestim më lartësinë trupore.



    Raporti mesatar i gjatsis së shalëve në gjatsin e përgjithshme të trupit është 47,25.
    Shqiptarët kanë pra bustin më të zhvilluar nga të gjithë popujt e Ballkanit;kurse gjymtyrët e tyre,megjthëse të gjata,vijnë pas gjymtyrëve të Sërbëve e të Tyrqve.


    Weninger-i ka gjetur ndër Gegë një gjerësi koke që kalon prej 145-172 mm me frekuenca më të shumta në 147-170 mm edhe ndër toskë një gjerësi që kalon prej 148-179 mm; me frekuenca më të dendura në 151-171 mm.


    Në materialin e studiuar prej tij është vërtetuar se Toskët e kanë kryet më të gjërë nga Gegët.


    Tregonjësi qefalik është veçorija anthropologjike më e rendësishme;që bën të dallohet raca shqiptare nga racat tjera.



    Është shumë i lartë dhe prandaj vërteton se populli i ynë është,në përgjithësi,shumë kokë-shkurtër.


    Për serit e ndryshme të Shqiptarvet,që ka matur Pittard-i,tregonjësi mesatar arrin në 86,4 dhe për atë që ka matur Haberlandt-i e Lebzelter-i është pak më i ulët 86,14”,thotë Jakov Milaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Të tjerët për Milajn


    Ka shumë studius shqiptarë që e kundërshtojnë vepren e Jakov Milajt.Fjala vjen Mr.sc.Besnik Pula,në një reagim të tij në forumin “Alb-shkenca.org” dhe në gazetën “Koha ditore” : “...libri ka si
    paradigmë teoritë tashme krejt të diskredituara, pseudoshkencore
    raciste që mbështeteshin ne ide gjoja evolucionare e që argumentonin
    persinë gjenetike të racës së bardhë karshi grupeve të tjera racore,
    të legjitimuara "shkëncërisht" nga antropologët në bazë vecanerisht te
    matjeve te kafkës, veçorive të fytyrës etj, si shënja që zbulonin
    shkallën e zhvillimit biologjik e kulturor të grupeve njerëzore.”Më pastaj Pula shkruan” Këtë histori të pseudo-shkencës raciste e dokumenton dhe diskuton mirë
    Ste phen Jay Gould në librin e tij "The Mismeasure of Man"...
    Të njejtat paradigma teorike bënin
    që zyrtarë të lartë të shtetit serb në shek. 19 të argumentonin se shqiptarët jane "njerëz më bisht" duke i përshkruar shqiptaret si
    popull "primitivë" dhe duke i projektuar mbi shqiptaret konceptet raciste që evropianet kishin zhvilluar në kolonitë e tyre afrikane e
    aziatike.
    Kjo sipas Pulës ,është pikërisht ajo qe shqetëson me tepër se fakti qe libri
    mbeshtetët mbi baza joshkencore...
    Besnik Pula,thotë:”Më 1938, Musolini vendosi që ta anashkalonte akademinë italiane dhe angazhoi një student të ri të antropologjisë, Guido Landra, që ta hartojë një platformë shkencore për racizmin italian. Studenti i ri, me bekimin personal të Musolinit, në korrik të atij viti nxorri një dokument me emrin "Manifesti i Shkenctarëve Racialë" (Manifesto degli Scientisti Razziali), i cili vendosi bazamentin ideologjik për politikën e mëtejshme raciale të regjimit fashist. Manifesti shpalli italianët "racë Nordiko-Arjane", konstantoi se italianët janë "racë e pastër dhe e veçantë", formuloi definicionin biologjik të racës dhe shpalli raca inferiore çifutët dhe afrikanët.


    Aplikimi i teorive raciste përbrenda regjimit fashist italian përbënte një risi, pasi që deri më 1938 Musolini i kishte rezistuar teorive të racës që promovonte homologu dhe aleati i tij në Gjermani, Adolf Hitleri. Madje në një rast, Musolini gjatë një bisede private i kishte përshkruar ato teori si qesharake dhe të pavlefshme. Diçka e kishte bindur Musolinin që ta ndryshojë mendjen dhe menjëherë pas nxjerrjes së Manifestit, politika e regjimit fashist ndryshoi thelbësisht në raport me kolonitë afrikane dhe çifutët brenda Italisë, duke filluar një politikë persekutimi dhe represioni të haptë ndaj "racave inferiore" në bazë të një ligji racial të nxjerrë nga regjimi në po atë vit. Tani kur superioriteti dhe inferioriteti, pastërtia dhe ndotja e racave mund të vërtetohej shkencërisht, ishte e natyrshme që shteti të ndërmarrë ve[imin dhe kategorizimin e njerëzve në bazë të “esencës” së tyre biologjike dhe gjenetike”etj.etj.

    Milaj rrekët që të identifikojë prejardhjen e asaj që ky e definon si "racë shqiptare", ku raca kuptohet si një bazament biologjik dhe gjenetik i shfaqjeve fizike dhe kulturore të një grupi njerëzor. Për Milajn, shqiptarët nuk përbëjnë vetëm komb kulturor, por edhe një popullatë që veçohet nga një prejardhje e veçantë gjenetike, që i bën shqiptarët të meritojnë cilësimin si "racë". Milaj, që kishte qenë ministër për bujqësinë në Qeverinë e parë fashiste në Shqipëri, nuk ishte antropolog, por në libër shkruan se ndjehej i cytur që teoritë raciale të gjejnë shprehje edhe në Shqipëri që të kuptohet "në baza shkencore" origjina dhe identiteti shqiptar.

    Stephen Jay Gould në librin e tij "The Mismeasure of Man" ("Matja e gabuar e njeriut") hedh dritë mbi bazat false dhe pseudoshkencore të teorive raciale, të nocionit se kultura rrjedh nga biologjia, si dhe të metodave të klasifikimit të grupeve njerëzore në bazë të veçorive trupore (ngjyrës së lëkurës, formës së kafkës etj.). Dekada të tëra të punës së antropologëve dhe studiuesve të tjerë kanë dëshmuar se teoritë kishin karakter ideologjik e jo shkencor. Teorinë e vet për "racën shqiptare" Milaj e mbështet pikërisht në këtë traditë të dështuar të pseudoshkencës mbi racën, me të cilën ai tenton të vërtetojë "pastërtinë" e racës shqiptare dhe t’i vendoste edhe shqiptarët diku brenda hierarkisë së racave që kishin shpikur raciologët evropianë.


    (Autori Besnik Pula është kandidat për gradën doktor në sociologji në University of Michigan, SHBA, ku specializon periudhën fashiste në Shqipëri)
    Shkrimit të Besnik Pulaj,i kundërvihet publicisti shqiptarë nga Bostoni në foruminwww.ktraboini.com dhe në disa të tjerë(Sport-ritmi i zemrës) më titull”PASI KOLOMBI E KA THYER VEZEN”...

    Besnik Pulaj beë te mençurin duke e quajtur Dr.Jakov Milajn racist...,në lidhje më denigrimin absurd e tejët cinik që i benë Besnik Pulaj veprës se Dr.JakovMilajt " Raca shqiptare" duke e quajtur vepër raciste, shqetësim që e vlerësoj të drejtë sepse zotëriu kritizer në fjalë, flet më një stil gjoja
    akademik, por ex-catedra më një fjalor që nuk i shkon përshtat kurrfarë studiuesi sado zemërak të
    jetë...Duke e shitur vehtën si modern ky tip kritikuesi nuk e kishte për gjë te polemizonte me këdo që kishte frymë nacionaliste,... transplantime idesh pa marrë parasysh rrethanat e veçanta që ka një komb e një popull... Në analiza qoftë historike apo antropologjike,kushdo( duke përfshirë dhe z. Pulaj), mund të kenë vërejtje për një studiues si Jakov Milaj, se koha ka berë retushe, kanë ndodhur ngjarje të mëdha në histori si Lufta e Dytë Botërore, që në kohën kur u shkrua e botua kjo vepër nuk kishin dale plotësisht në dritë, por të bësh te mençurin pasi Kolombi e ka thyer vezën është një absurditet i pashoq, për të mos thenë idiotësi neë fushë të mendimit kritik.Jakov Milaj duhet gjykuar në rrethanat kur akoma nuk diheshin plotësisht ngjarje të tilla si gjenociti i tmerrshëm ndaj izraeliteve.E për më tepër nuk ka qenë ideja e Jakov Milajt superioriteti i racës shqiptare mbi racat e tjera, por për të zbukuar të veçantën, individualitetin që kishte raca shqiptare e çfarë nuk bie ndesh më vlerësimet historike të të huajve që kanë njohur tek shqiptarët cilësi të larta qoftë si luftëtarë qoftë në cilësitë morale si besnikërinë e mikpritjen.


    Mirepo edhe pse disa studiues i bejnë punët mbrapsht e mbarë në Kosovë e ne Shqipëri po i mbajnë më bukë gjithandej e shkrimët e tyre publikohen më bollëk e gjejnë e mrekullisht edhe sponzor ndërkombëtarë...,qe të kërkojë gjelpëra në kashtë, pra racizmin tonë shqiptarë që vetëm ndonjë delirant ne fushën intelektuale mund ta fantazojë,shkruan KOLEC TRABOINI,nga Bostoni/SHBA/...





    Ndërsa kritikuesi tjetër Albert Nikolla,ne web faqen “Alb-Shkenca.org” me daten 13 maj 2005 shkruan:

    ...Personalisht mendoj se njeriu më adapt që ka përcaktuar racën tonë me objektivitet është studiusi kroat më origjinë shqiptare Aleksandër Stipçeviç, i cili e përcakton kështu racën tonë: Raca shqiptare ashtu si dhe të gjithë racat e tjera evropiane, janë një produkt i pesë kulturave që kanë kaluar në teritoret Ilirike, përkatësisht një shartim Iliro-grekë, iliro-greko-romak, më pas një shartim Iliro-romako-bizantin, dhe në fund, një produkt Iliro-greko-romano-bizantino-tartar(Turk).

    Kjo tezë sipas Albert Nikollës, është shkencore pasi bazohët në elemente të rëdesishëm, si pushtimet e herëpasherëshme të trojeve shqiptare, në lëvizjet dhe migracionin e popullatëve të ndryshme në drejtim të Shqiperisë, gjatë gjithë periudhave historike, në ekzistencën e disa tipave antropomologjikë shqiptarë si tipi shqiptar mesdhetar, i shkurtër, brun, me kokë të madhe dhe sy të vegjël, tipi shqiptar origjinë kelte, i madh më sy blu deri në kafe, dhe më kafkë të madhe e shpatulla të gjëra, (sy të mëdhej) kryesisht në Malësine e mbi Shkodrës dhe në Kosovë, dhe tipi shqiptaro-tartar më trup mbi mesatarën, kokë relativisht të vogël, kembë të shtrembëra, flokë të zinj.

    Evropa dhe kryesisht Ballkani, ka qenë një kazan popujsh, dhe nuk ekziston në asnjë vend të Evropës, përfshirë dhe Suedinë, që të ketë një racë, të pastër...


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2024 më 20:58

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Më të dt. 26.06.2005 “Sport-ritmi i zemrës” z.Enklid Milaj- nga Milano ,lidhur më temën e shtruar në disa forume dherevista shkruan

    Teoritë racore apo raciste


    Letër e hapur drejtuar Muhamed Kullashit e Besnik Pulës për komentet mbi librin "Raca shqiptare" të Jakov Milajt

    1. "Ti gjysh do më shumë kosovarët sesa shqiptarët", i thashë një ditë tim gjyshi, ndërsa shëtisja me të dhe vëreja që përshëndeste me shumë dashamirësi disa njerëz që mbanin qeleshe kosove. Im gjysh më shkuli lehtë veshin e më shpjegoi se "nga veriu i Mitrovicës e deri në jugun e Prevezës, të gjithë ishim shqiptarë". Dhe pyetjes sime, nëse edhe Gjylja, që ishte aq e zezë, ishte shqiptare-Gjylja ishte një rome që me një thes të madh vinte e lypte në shtëpinë tonë - m'u përgjigj: "A nuk flet shqip, Gjylja?".

    2. Pas reagimit emotiv ndaj artikujve tuaj, vendosa të rizbuloj gjyshin tim, jo plak 80-vjeçar siç e kisha njohur unë, por si kishte qenë në kohën kur mendoi e shkruajti "Racën shqiptare".

    E duke qenë se unë nuk jam filozof, pedagog recitimi o doktorant në SHBA (pa specifikuar ku e në çfarë) e nuk mund t'i lejoj vetes të jap gjykime mbi "antropologjinë fizike", u limitova të hap enciklopedinë "Larousse" të 1923, për të parë sesa larg do të gjendej përcaktimi i "racës" së përdorur prej “racistit“ Jakov Milaj nga përcaktimi i kësaj enciklopedie jo raciste.

    Por për përcaktimin e "racës" që bën të vetin J.Milaj, "Për këtë vepër do t'ishte më i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që iu shmanget rrymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historisë: "Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të shfaqura (posaçërisht gjuha dhe vizat athropologjike përbëjnë, brenda historisë, një njësi të dalluar", (f. 13/Botimi i vitit 1944) ishte thuajse i njëjtë me ato të Larousse-it.

    Atëherë, i kënaqur me rezultatin, hapa me ndrojtje një enciklopedi bashkëkohore multimediale, "Rizzoli-Larousse 2001", me mendimin e induktuar nga ju zotërinj, se pas 60 e kusur vitesh nuk do të gjeja më një përcaktim të termit "racë" për njerëzit. Por, tekstualisht atje, "Raca" përcaktohej në rendin antropometrik si "term i përdorur shpesh për komoditet klasifikimi, për të treguar një grup njerëzish që paraqesin një omogjenitet relativ të karaktereve somatik".

    E atëherë, me më tepër guxim shfletova edhe një enciklopedi amerikane "Encarta 2002", e cila e përshkruan "Racën" si më poshtë: "Term i përdorur historikisht për të dalluar një popullsi nga një tjetër mbi bazën e elementeve biologjike. Të gjithë njerëzit i përkasin species homo sapiens. Koncepti i racës rrjedh nga ideja që speciet njerëzore mund të ndahen në grupe të ndryshme biologjike. Sidoqoftë, shkenca ka provuar që njerëzit nuk mund të ndahen në raca të pastra. Shumë shkencëtarë, sot e hedhin poshtë idenë e racës së ngurtë biologjike dhe e shikojnë njeriun si një proces në vazhdimësi. Pavarësisht nga kjo, raca persiston si një koncept i fuqishëm social e kultural, që përdoret për të karakterizuar njerëzit në bazë të diferencave fizike të dukshme e të sjelljes".

    Mora frymë thellë. Përcaktimi i fjalës "racë" për njerëzimin vazhdoka të merret në konsideratë edhe sot e kësaj dite; nuk është, sigurisht, i njëjtë me atë që përdori, Jakov Milaj mbi 60 vjet më parë, por sidoqoftë nuk qenka herezi e, pavarësisht nga evolimi i saj, nuk qenka diametralisht i kundërt.

    Nga leximet e mëpastajme arrita të kuptoj, që nga një anë ekzistojnë teoritë racore, e në anën tjetër ekzistojnë ato raciste. Që teoritë racore flasin për tipin, llojin e specien. Që teoritë racore janë shpesh keqkuptuar e keqpërdorur. Që nga keqpërdorimi i teorive racore ka lindur racizmi. E që "teoritë raciste" flasin për superioritetin e domosdoshëm të një race ndaj një tjetre dhe legjitimojnë shfarosjen e asaj inferiore.

    Me këtë background, e rilexova librin e Jakov Milajt, por në fund nuk e ndjeva aspak veten t'i përkisja një race më superiore se ajo e serbëve dhe e grekëve, zotërinj, e nuk m’u ringjall asnjë lloj përbuzje për vllehët, jevgjit apo romët. Aq më tepër kjo, kur autori shkruan se "Çështja e racave superiore dhe e racave inferiore, që është rrahur aq fort dhe vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim". (F.24, Botimi 1944).

    Dëshpërimi im ishte i madh kur pashë se Muhamedin Kullashi, nga një anë përmend ndër emrat që kanë frymëzuar "racistin" Jakov Milaj, "racistët" Eugen Fiscer, F.Gall, Guenther e G.V. De Lapouge, që autori nuk i citon në librin e vet, nga ana tjetër, harron të shkruaj që "autori racist" ka përmendur në vitin 1944 edhe çifutin Norbert Jokl të vrarë prej nazistëve në vitin 1942 (f.44, Botimi 1944).

    Por kritika juaj nuk mbaron me kaq. Në vazhdim theksoni se "Milaj nuk bën asnjë vërejtje ndaj kësaj politike shfarosëse, veç konstatimit se nuk është e sigurt se do të përfundojë me sukses".

    U habita! Këtë vërejtje, Milaj e ka botuar në janar të 1944, kur nazismi kishte zaptuar Shqipërinë. Nuk e di ku keni jetuar e sa zemërluan keni qenë ju, Muhamedin Kullashi apo paraardhësit tuaj gjatë diktaturave, por të jeni i sigurt që vënia në dyshim e realizimit të "objektivit madhor", konsiderohej nga nazismi si krim, e për këtë ndëshkohej.

    E së fundi, harroni qëllimisht, o nuk keni arritur të kuptoni, që Jakov Milaj nuk kishte marrë "racën e pastër" si premisë të punimit të vet, por kishte parapëlqyer të mbetej nxënës i Pittard-it, duke e cituar këtë të fundit thuajse 40 herë në veprën e tij.

    Eshtë e vërtetë që autori përmend togfjalëshin "racë e pastër", por e përkufizon këtë togfjalësh duke thënë se, "asnjë popull evropian nuk është i pastër nga pikëpamja e racës. Luftërat mijëvjeçare midis fiseve, migrimet e popujve prej një vendi në një vend tjetër, përpjekjet e të fuqishmëve për të futur në dorë pasuritë natyrore që zotëronin popujt më të dobët, kanë shkaktuar gjatë shekujve përzierje kaq të shumta racash, saqë sot është e pamundur të flitet për pastërtinë e tyre të plotë. Por se përdorim me këtë kuptim përkufizimin e "racës së pastër", mund të themi me plot gojën se raca shqiptare është e pastër", (f. 141, Botimi 1944).

    Për më tepër, ndërsa flet për “racën shqiptare”, Jakov Milaj, jo vetëm nuk mohon ekzistencën e minoriteteve, por arrin deri aty, sa shkruan që ato “nuk kanë asnjë ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetëm për gjuhën. Hyjnë në grupin e tyre malazesët, bullgarët, grekët e kuçovllehët“. (f.126/ Botimi 1944)

    3. Ndërsa ju, Besnik Pula, pohoni që autori i "Racës shqiptare" ishte fashist, pa i bërë pyetjen vetes çfarë do të thotë të jesh fashist. Përgjigjen nuk mund t’jua jap unë zotërinj, por mund ta gjeni në shtypin e kohës, ku Jakov Milaj shkruante herë me emrin e vet e herë me pseudonimin Horus.

    Unë vetëm po limitohem t'ju kujtoj që Branko Merxhani, kryeredaktori i revistës "Përpjekja shqiptare", pas 7 prillit 1939, u largua nga Shqipëria, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jakov Milaj, që u emërua kryeredaktor i revistës pas largimit të Merxhanit, arriti të botojë vetëm një numër të kësaj reviste, se pastaj fashistët ia mbyllën.

    Po zotërinj, Jakov Milaj ka qenë ministër i Bujqësisë së qeverisë së Maliq Bushatit në vitin 1943. Por para se të njollosni emrat, duhet të paktën të verifikoni se cili ka qenë konteksti historik në të cilin veproi kjo qeveri, cili ishte programi i saj. Pastaj për hir të së vërtetës, z.Pula duhet të shkruani se pas tre muajsh, ministri Jakov Milaj dha dorëheqjen. (A nuk është edhe ky një akt i guximshëm për kohët e fashizmit?). Dhe motivi i dorëheqjes ishte refuzimi i nënshkrimit të dhënies me koncension të pyjeve shqiptare italianëve. Faleni kësaj here Jakov Milajn, zotërinj, ai si ministër bujqësie nuk mund të bënte më tepër se të emëronte 30 zoteknikë e veterinerë të lartë të Shqipërisë në Kosovën “djerrë, por pjellore”.

    E mos harroni, se në vitet '40, dy ishin kampet që ndesheshin me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, nacionalistët, që duke shfytëzuar situatën e kohës, për herë të parë arritën të shihnin një Shqipëri të shqiptarëve, edhe pse nën hijen e rëndë të fashizmit, e nga ana tjetër, komunistët të themeluar nën kujdesin e Miladin Popoviç, të cilët që në projektet e tyre fillestare donin që kjo e fundit t'i bashkangjitej shtetit jugosllav.

    E mos harroni zotërinj, nëse jeni seriozë e pragmatikë, që një Shqipëri e shqiptarëve në ato kohë të vështira, ishte e mundur vetëm duke rinunçuar diçka e duke paguar një çmim tepër të madh, d.m.th. duke bërë kompromise me njërin kamp.

    A nuk duhet të paguajmë një çmim shumë të lartë e të bëjmë shumë kompromise edhe sot, që komuniteti ndërkombëtar të njohë pavarësinë e Kosovës?

    Nuk e di, nëse me fjalët e mia ju kam mbushur mendjen që Jakov Milaj nuk ka qenë fashist e racist në vitet '30 e '40, por di që, në ato vite, shqiptaromadhi Jakov Milaj ishte mik i "malazesit" Migjeni e bujti në shtëpinë vet në Torino "internacionalistin" Asim Vokshi, që ishte nisur për në Luftën e Spanjës.

    4. Për sa i përket rehabilitimit prej komunizmit, Jakov Milaj nuk ka nevojë për mëshirën e askujt. Jakov Milaj e kishte për nder të ishte lidhur në të njëjtat pranga me "fashistin" At Anton Harapi apo Bahri Omarin dhe jo vetëm i kishte falur me kohë persekutuesit e tij, por i mësoi edhe fëmijëve e nipërve të vet të falin, por mos të harrojnë.

    5. Jakov Milaj e përdori "racën" në librin e tij, jo për të bërë klasifikime raciste, (më citoni një fragment në të cilin shkruhet se jemi superior ndaj grekëve e serbëve (f.126 botimi 1944), por për të bërë një diversifikim. E diversifikimi është pasuri.

    Jakov Milaj e përdori "racën" për të bindur labin kokëfortë, që kosovari është po aq shqiptar sa ai, për t'i thënë shqiptarit të Mitrovicës që himarioti nuk është grek, për t'i mbushur mendjen të krishterëve me ortodoksë e integralistë, që edhe pse Muhamedin Kullashi e Mehmet Kraja kanë një emër që tingëllon aq turk, sa emri i një turku Stambolli, janë shqiptarë.

    Jakov Milaj e përdori “racën” në librin e tij, për t’i thënë shqiptarit “anakronik” të djeshëm e të sotshëm, që të ketë besim te vetja e të njohë vetveten në një kuptim të ri. Patjetër, "Raca shqiptare" është një vepër që pasqyron edhe filozofinë, shkencën e terminologjinë e kohës së vet e të gjitha limitet e saj; që ka një titull që të sjell menjëherë ndërmend "racizmin"; që me relativitetin e kohëve të sotme shumë prej tezave të shkruara në të nuk janë më bashkëkohore e ndonjë edhe e gabuar.

    Për fat të keq, teoritë mbi racën u degjeneruan, u keqpërdorën dhe u shndërruan shpeshherë në racizëm, duke prodhuar tragjedinë më të madhe të shekullit të kaluar. A mos vallë edhe doktrinat e shenjta si krishtërimi e islamizmi, kur janë keqpërdorur nuk kanë pjellë dhunë?

    Sidoqoftë, sado dashakeqës o sipërfaqësor të jeni zotërinj, sado mos ta keni lexuar librin e të keni marrë guximin të gjykoni prej titullit të tij apo parathënies, nuk e keni të drejtën morale të gjeni "racizmin shqiptar aty ku nuk është" e ta radhisni emrin e Jakov Milajt mes atyre që kanë realizuar “shfarosjen e çifutëve”. Ndër reliket që ndodhen në shtëpinë ku banonte Jakov Milaj, është edhe një "hanuchia". Dhuratë, që miqtë çifutë të "racistit" Jakov Milaj, i bënë familjarëve pas vdekjes së këtij të fundit.

    6. Një miku im çam, pasi lexoi shkrimet tuaja këto ditë, më tha: "Për sa kohë kosovarëve u duhej bashkim dhe identitet e ndryshmëri nga serbi, ata e kishin librin ungjill (fjalë të prof.A.Çetës, thënë në Fier, 1992). Tani që nevoja e do të hapen e të njihen nga bota e shkelen menjëherë".

    Jo, - i thashë mikut tim, - nuk e shkelin kosovarët Jakov Milajn, pasi e dinë se, nëse Jakovi do të ishte gjallë e do të kishte edhe më të voglin dyshim, se libri i tij do të bëhej në çfarëdolloj mënyre pengese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ai i pari që krijesën e vet të viteve '40 do ta kishte braktisur në hauret e harresës".

    7. Kur nisa t'ju shkruaj këtë letër, isha i tronditur e druhesha se ajo do të dilte thjesht emotive. Por tani që e mbarova, vura re se më shumë se unë, ka folur Jakov Milaj.

    “I dua kosovarët – i thoshte Jakov Milaj nipave të vet – pasi pa kosovarët, Shqipëria nuk do të ekzistonte”.

    (Enklid Milaj është nipi i Jakov Milaj.Enklidi është jurist pranë Studios Legale Internacionale "Lovells", Milano)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2024 më 20:58

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Bleron Baraliu ,nga Prishtina publikon më datën 15.05.2005 shkrimin në ueb faqen “Alb-shkence.org”,ku shkruan :

    ...Nga përmbledhja, kam mundur të kuptoj vetëm se libri kërkonte të bejë identifikimin statistikor te karakteristikave fizike të Shqiptarëve dhe jo ti klasifikoj ata si superior apo te klasifikojë ndonjë popull tjetër si inferior. Motivet e studimeve të tilla nga gjermanët, psh., kanë qenë të errëta, por kjo nuk mund të na shfrytëzojë si paragjykim për studime tjera të kësaj natyre...




    Në web faqen Alb-shkenca org më datën 21.06.2005.,Flori Bruqi, zhvillon polemikën më titull: “Replike për shkrimin e B. Pulës etj.,në “Alb-shkenca.org” dhe “Kohe ditore”


    Autori Jakov Milaj në librin e tij “Raca shqiptare” jep të dhëna interesante për karakteristikat fizike të shqiptarëve.

    Përveq të dhënave përshkruese të pamjes së jashtme (ngjyra e syve, çepallat, piloziteti trupor, ndërtimi muskulor i trupit ,etj.) autori jep vlerat e disa matjeve trupore si dhe të kokës.

    Me aplikimine analizës faktoriale në hulumtimet antropologjike filloi një hulumtim më i suksesëshëm in dërlidhjes dhe ndikimit të ndërsjellë ndërmjet ndryshoreve të matura në të njejtën hapësirë apo në hapësira të ndryshme antropologjike.

    Analiza faktoriale është aplikuar në hulumtimet e shumta ku është trajtuar ndërtimi dhe forma trupore e njeriut ( L . Rees , 1950, Milicerowa, 1951, M.Lorr dhe V.Fields,1954,W.Hammond,1957.).

    Me matje antropometrike është marrë A. Skibinska ( 1970, 1977 ), Ferenc Bakoni ( 1968 ) , JosipBabiq ( 1986 ), Jan Babiak ( 1987 ), Xh. Stevanoviq (1990).etj.

    Ndër hulumtuesit e trevës tonë ( Kosovë ) duhet veçuar hulumtimet antropometrike , morfologjike,fiziologjike dhe anatomike të popullatës tone si bije fjala hulumtimet shkencore të prof . dr. sc . Mustafë Aliu ( 1991 – 2005 ), Dr .sc. Agron Rexhepi ( 1998 ),Ass.Dr. sc.Ajvaz Berisha ( 2002, 2005) ,prof. dr.Hasim Rushiti(1999-2005), dr.sc.Abedin Bahtiri( 2004 ), Mr.sc.Flori Bruqi (2001- 2005), prof.dr.sc.Ibrahim Behluli( 1999-2005) ;prof.dr.sc.Bajram Nura (1999-2005) etj.etj.

    ...“Raca shqiptare”,është e mbështetur në hulumtimet e bëra nga Pittard dhe të tjerë, të sjella sjellë më një tab. matjesh cefalike dhe kranimetrike të tre popujve të siujdhesës Ballkanikeë shqiptarëve,grekëve,sllavëve

    (serbë dhe bullgarë);
    Tab 1.Skema e tipave cefalikë më përqindje(sipas J.Milaj)

    POPUJT

    1. Brakicefalë - Shqiptarët 79,50% 11,60% 8,90%
    2.bC Mezocefalë-Grekët 48,98% 17,24% 33,70%
    3.mC Dolikocefalë- Bullgarët 24% 22% 24%

    4.dC- Serbët 29,8% 30,70% 39,20%


    Siç shifet,në këtë tab kranimetrike,brakicefalia është shumë e lartë të shqiptarët,është e lartë të grekët,por mjaftë e ulët(në raport më shqiptarët dhe grekët)të sllavët, kurse dolikocefalia është mjaftë e lartë të sllavët, mesatare të grekët,kurse shumë e ulët të shqiptarët.Brakicefalia e lartë të grekët ka qenë e vërejtur nga antropologët Pittard,Deniker,Bataglia etj.



    Ata shohin brakicefalinë dominante të grekët që banonin në përendim të maleve Pind (që nga Epiri dhe Etolia deri në Peleponezë, hapësira këto më përpara të banuara nga dorët),ndërsa,këta antropologë,dolikocefalinë e kanë pare me predominance të lartë në lindje të vargmaleve Pind deri në Atikë.

    Sipas këtyre shkencëtarëve,të rumunët predominon tipi brakicefal,kurse të jevgët(ciganët) e këtyre ha[pësirave predominon dolikocefalia.

    Shefki Sejdiu, si dhe disa antropologë tjerë të shekullit 19 brakicefalinë e shpjegojnë si cilësi të popujve aziatikë,por Renato Bosuti(sipas nesh dhe Jakov Miljat) si dhe antropologjisë bashkohore rrënjet e brakicefalisë i shofim në Europë.

    Antopologu gjerman L.Swidetzky mendon që,alpidët( Keltët) dhe dinaridët(Ilirët)ka pasur një kalim nga dolikocefalia,pra ka pasur një process dedolikocefalizmi,përkatësisht brakicefalizmi.

    Në skemën e mëposhtme do të rekonstruktojmë proçesin evolutiv të ndryshimeve cefalike nga shkalla primare e tipit cefalik me predominance dolikocefalike(DC) tek indoeuropianët në djepin e tyre,që supozohet të ketë qenë hapësira e Europës Veri-Lindore e që,tani,është karakteristikë e popujve nordikë(gjermanë,skandinavë) dhe atyre të Europës Veri-Lindore(sllavët).

    Supozohët se ky process ka qenë i hershëm. Kalimi i tillë nga dolikocefalia në brakicefali i alpino-dinaridëve(keltëve dhe ilirëve) është konfirmuar edhe nga P.Bosch- Gmimpera, antropolog i dhjetëvjetshit të fundit të shekullit të shkuar.
    ........


    Sa i përket lartësisë së trupit,sipas matjeve të shkenëtarëve,serbët janë të gjatë deri në mesatare,shqiptarët kanë gjatësi mbi mesatare,kurse grekët kanë gjatësi mesatare të trupit.

    Si tek Ilirët ,ashtu tash edhe te shqiptarët,tipi dinarid apo Adriatik apo Ilirik është dominues si për kah forma e kokës dhe gjatësia e trupit,por edhe për kah ngjyra e lëkurës dhe syve; të shqiptarët dhe grekët hasen mjaft tipare edhe te tipit Mediteran.

    Kjo natyrë antropologjike dinarido-mediterane e shqiptarëve mund të spjegohet me praninë shumë të hershme të protoshqiptarëve në Ballkan dhe Mediteran.

    Sipas shkenctarit kosovarë prof.dr. sc.Shefki Sejdiu,për të kuptuar më mire karakterin dolikocefalik dhe nordikeve dhe europianëve verilindorë ,janë flokëverdhë dhe atë të alpideve dhe dinaridëve mezocefalikë dhe brakocefalikë ndihmon shumë rregulla e Bergmanit,sipas të cilës qenieve të gjalla për të mbijetur në hapësirë më klimë të ftohtë u nevojitet një masë më e madhe trupore,por mutatis mutandis,në hapësirat e ngrohta apo në ato me klimë të moderuar nuk iu nevojitet një masë e madhe(mbrojtëse e tillë).Sipas kësaj rregulle rezulton se populli Kelt dhe ai Ilir,me herët se popujt tjerë indoeuropianë u janë drejtuar hapësirave më klimë më të moderuar dhe më të ngrohtë,të Europës Qendrore dhe Mesdhetare(Mediteranit).

    Ky konstatim mund të përforcohet me faktinse edhe të francezët si dhe tëshqiptarët përveç tipareve Alpiko-Dinaride hasen edhe edhe ato Mesdhetare(Mediteranë).

    Në fund mund të pohohet se shumë ndryshime antropologjiko-morfologjike(tipare të kokës,trupit,ngjyrës së lëkurës dhe syve)janë të kushtëzuar nga factorë gjeoklimatikë dhe rrethana të tjera sociokulturore,historike,kontaketsh dhe raportesh substrato-adstrato-superstratike etj.

    Të shqiptarët hasen gjithashtu gjurmë të lashta etnokulturore siç janë kuvada,kulti i diellit,kulti i gjarpërit,rite vdekjeje,si psh.mbyllja e syve të posavdekurit nga ndonjë i afërm i tij,rit ky i ngjajshëm më atë të italikëve të periudhës romake dhe veprime siç është gjakmarrja,e ngjajshme me viendettan korzikane apo ajo malazeze etj.

    Në fushë të etnolinguistikës,përveç përdorimit virtual dhe simbolik sidomos të numrave 3,7,9,12 etj., që mund të hasen edhe të shumë gjuhë të popujve të hapësirës mesdhetare e më gjërë,të shqiptarët haste edhe një përdorim emotive i këtyre numrave.

    Të hangshin shtatqind mi dreqen ! etj.Nga gjuhët e ballkanit shqipja është e vetmja gjuhë që akoma ruanë gjurmë të sistemit vigezimal si të dyzetë(2x20=40);më përpara,në shqipe,për të shprehur nocionet’’ 60” dhe “80”,janë përdorur strukturat vigzimale trezet(3x20) dhe katërzet(4x20).

    Një logjikë e tillë e formimit të emrave haste edhe në baskishte (2x20=40); në galishte(2x20=40); 3x20=60;4x20=80)në oksitanishte dhe në frengjishte të vjetër(3x20=60;4x20=80;6x20=120 madje edhe 15x20=300);në frengjishten e re gjithashtu haste 4x20 =80 por edhe emra të tjerë të numrave të ndërtuar mbi këtë bazë për numrin ,psh.99 thuhet 4x20+10+9=99 etj.

    Profesor Sejdiu shkruan : “… Në gjuhën shqipe gjallojnë struktura etnolinguistike apo më saktësisht antropolinguistike dhe kulturore që dëshirojnë se,që në lashtësi,kanë ekzistuar kontakte të protoshqiptarëve dhe të gjuhës së tyre,me popuj,gjuhë dhe kultura paraindoeuropiane të Mesdheut.Këto gjurmë hetohen të disa emra të sistemit të farefisnisë si elemente materjarkati,p.sh.tek emir motër...

    …Dhe në vend të konkludimit; këto gjurmë të lashta antropologjike,etnokulturore,

    gjuhësore,racore që ndeshën të shqiptarët nuk janë sjellë këtu vetëm si fakte të ndara dhe të shpërndara ,përkundrazi në këtu jemi përpjekur që këto fakte ti shohim ne, si struktura dhe ne sisteme (jo) raciste.Pjesa më e madhe e këtyre elementeve dhe fakteve janë gjurmë dhe dëshmi e kontakteve direkte dhe e një jete në simbiozë,që në kohrat më të lashta,me popujt paraindoeuropianë dhe indoeuropianë si dhe me kulturat dhe gjuhet e tyre në hapësirat e Mesdheut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2024 më 20:58

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    LITERATURA E SHFRYTËZUAR:


    1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima na kronolosku dob., Doktorska disertacija,1992,Sarajevo.


    2.Bozina,M.I.: Morfoloske osobine jugoslovenskih naroda,etnoantropoloski problemi,knjiga 11,Beograd,1990.


    3.Bruqi,Flori.:”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet trupore,Flomed,Prishtinë,botimi 1,2003 dhe botimi 2,2004.


    4.Bruqi,Flori.: Ndikimi sistematik i ushtrimeve fizike në strukturën e personalitetit të sportistit,Flomed,2003,botimi 1 dhe Flomed,2004,botimi 2.


    5.Bruqi,Flori.: Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportiestë para dhe pas vrapimit 400 metra,Punim magjistrature,Prishtinë,2005.



    6.Bruqi,Flori.: Ndikimi i ushtrimeve trupore në personalitetin e të rinjve,Prishtinë,2005,projekt



    7.Bruqi,Flori.: Ndikimi i ushtrimeve trupore në fajshmërinë e adoleshentëve,Prishtinë,2005,projekt


    8.Durakovic,M.M.,i suradnici,Morfoloska antropometria u sportu,Zagreb,1995.


    9.Milaj,Jakov”Raca Shqiptare”,Tiranë,1945 dhe 1997.

    10.Materjale të shfrytëzuara të polemikave të autorit Flori Bruqi ,të zhvilluara në forumet virtuale “Art-Cafe”,”Alb-shkenca.org” dhe “Sport-ritmi i zemrës”(maj-shtator 2005)

    Etj.





    Prishtinë,14.12.05. FLORI BRUQI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2024 më 20:58

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •