Pastaj prifti thotë këto urata si më poshtë dhe populli, përgjigjet çdo herë: Mëshiro, o Zot.
Prifti: Le të lutemi për paqen e botës.
Për të krishterët shpresëtarë dhe orthodhoksë.
Për Kryepiskopin tonë (aksh} dhe gjithë vëllazërinë tonë më Krishtin.
Për etërit dhe vëllezërit tanë që mungojnë.
Për ata që na urrejnë dhe për ata që na duan.
Për ata që na dihmojnë dhe na shërbejnë.
Për ata që na porositën ne të padenjët të lutemi për ta.
Për çlirimin e robërve.
Për ata që udhëtojnë mirë në det dhe në ajër.
Për ata që dergjen në sëmundje.
Le te lutemi dhe për pjellorinë e pemëve të dheut.
Dhe për gjithë etërit dhe vëllezërit tanë orthodhoksë që u prehën më parë, këtu e kudo.
Le të themi dhe për veten tonë: Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot.
Lexuesi: Me bukurinë e virgjërisë sate dhe me shkëlqimin e pastërtisë sate, Gavrili u çudit, o Hyjlindëse, dhe të thërriste: Ç'lavdërim të denjë të të thur unë ty? Dhe si të të quaj nuk di dhe po shtangem. Prandaj të thërres siç u urdhërova: Gëzohu, o Hirplotë!
Prifti: Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht, mëshirona dhe shpëtona.
Lexuesi: Amin.
Krijoni Kontakt