Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin.

    Diktatori synonte krijimin e një ushtrie super luftëtarësh

    Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin

    Nëse Adolf Hitleri besonte në mutacionin e gjeneve njerëzore për përftimin e pasardhësve të pastër arianë, homologu i tij, lideri sovjetik, Josef Stalin, ka urdhëruar kryqëzimin e majmunëve me njerëzit. Me këtë ai shpresonte të përftonte luftëtarë mostra, që do t’i shërbenin më së miri Ushtrisë së Kuqe. Sipas disa dokumenteve sekretë, të zbuluar në arkivat e Moskës në vitin 1920, Stalini i ka kërkuar shkencëtarit Ilya Ivanov që t’i përdorte aftësitë e tij për të krijuar super luftëtarët. Sipas një të përditshmeje ruse, mësohet se Stalini i ka thënë shkencëtarit: “Dua një qenie të re, të pamposhtur njerëzore, të pandjeshme ndaj dhimbjes, rezistente dhe indiferente ndaj cilësisë së ushqimit që konsumon”.

    Projekti

    Në vitin 1926, Byroja Politike në Moskë ia kaloi kërkesën Akademisë së Shkencave, së bashku me urdhrin për të ndërtuar “një makinë të gjallë lufte”. Urdhri erdhi në një kohë kur autoritetet sovjetike po përpiqeshin për të riformuar sërish Ushtrinë e Kuqe, pas dëmeve që kishte pësuar në luftëra. Shkencëtari Ilya Ivanov në vitin 1926 u dërgua në perëndim të Afrikës për të kryer eksperimentin e tij të parë të kryqëzimit të njeriut me majmunin, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 200 mijë dollarë. Ndërkohë u ngrit dhe një qendër tjetër në vendlindjen e Stalinit, Gjeorgji, e cila do të shërbente për rritjen e majmunëve. Pikërisht në këtë vend, në Detin e Zi janë gjetur më vonë skelete shimpanzesh. Më parë, shkencëtari Ilia Ivanov ishte përpjekur që të krijonte një superkalë, duke kryqëzuar kafshët me zebrën.

    Dështimi

    Eksperimentet e Ivanov rezultuan në dështim të plotë. Kështu dhe ëndrra e diktatorit rus, i cili shpresonte për krijimin e qenieve me fuqi të jashtëzakonshme, por me tru shumë të pazhvilluar, të cilat, përveç se në luftë, synonte t’i përdorte dhe për ndërtimin e hekurudhave. Për shkak të dështimit, Ivanoiv u dënua me pesë vjet burg, të cilat më pas iu kthyen në pesë vjet internim në Kazakistan, ku dhe vdiq për shkak të punës së rëndë në ndërtimin e hekurudhave.

    Zbulimi
    Pas dështimeve të njëpasnjëshme për kryqëzimin e njeriut me majmunin, Ivanov bëri një përpjekje të fundit për të bindur një trashëgimtare kubaneze për t’i huazuar disa nga majmunët e saj për eksperimente të mëtejshme. Mirëpo kjo ra në vesh të amerikanëve dhe me botimin e lajmit nga e përditshmja “New York Times” plani ra poshtë

    Tirana-Observer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •