Pershendetje te nderuar miq,
moderatore anetare te forumit,
Kjo puna e piramidave ilire shume interesante dhe misterioze per ne Shqiptaret, qe te kuptojme dhe zbulojme thesarin tone te fshehur thelle nen toke.
Sic i kishte thene nje historian kroat para shume vitesh, historia e popujve sllave eshte mbi toke, e e popullit Shqiptar nen te. Sikur te rrotullohej toka do te dilte historia e Shqiptareve.
Kete teme po e hapi pasi qe degjova nje gje shume interesante nga profesori i nderuar Skender Riza, ne nje interviste, ku ceku, mu per ceshtjen e piramides ilire qe u zbulua ne Bosnje (apo ende spekulohet), tha se dy te tilla, pra piramida ilire gjenden ne Maqedoni.
Madje, nga disa njerez qe njoh, mesova qe ato mund te verehen fare mire nga rruga magjistrale, por nuk me vertetuan me siguri se ne cilen magjistrale saktesisht, por me dyshim me thane se ose ne ate Shkup-kufiri me Bullgarine, ose Shkup-Athine, por me teper kjo e para.
Si nje teme shume interesante dhe per ta sensibilizuar qe cdokush i interesuar te beje hulumtime, mendova qe eshte mire te diskotojme dhe mesojme edhe per kete pasuri ilire ende te pazbuluar.
Leka nga Prishtina
Krijoni Kontakt