Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qeveria miraton hapje e universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës

    Rd

    --

    Mazhoranca mban premtimin për arsimimin e të rinjve durrsakë në shkollat e larta


    Qeveria miraton hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës



    Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës vitin e ardhshëm akademik 2006-2007. Kryeministri Sali Berisha tha se ky vendim është jo vetëm përmbushja e një zotimi elektoral, por dhe një domosdoshmëri për të lehtësuar arsimin në shkollat e larta dhe në universitete të të rinjve shqiptarë.

    Kryeministri u shpreh se për këtë çështje, ministri i Arsimit ka ngritur një grup pune, i cili ka bërë një punë të lavdërueshme dhe janë përcaktuar burimet e domosdoshme financiare për të proceduar në këtë drejtim. "Universiteti i Durrësit do të jetë me një dinamizëm të madh", tha ai. Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të rishqyrtohen kapacitetet logjistike, pasi pritet të jetë një universitet që do të ketë një numër të madh studentësh dhe do të plotësojë nevojat e një zone të mbipopulluar.

    Qeveria e mori këtë vendim në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13 të ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, zotit Genc Pollo.

    Universiteti "Aleksandër Moisiu", me seli qendrore në qytetin e Durrësit, do të përbëhet nga Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit si dhe Shkolla e Lartë jouniversitare.

    Fakulteti i Edukimit do të japë diplomë universitare në degët: Cikli i Ulët (3 vite akademike); Gjuhë Angleze (3 vite akademike) dhe kualifikime pasuniversitare në fushën e Mësuesisë dhe Menaxhimit të Arsimit.

    Vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton gjithashtu që Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit të japë diplomë universitare në degët: Administrim Publik (3 vite akademike) dhe Menaxhim Turizëm (3 vite akademike). Ndërsa Shkolla e lartë jouniversitare do të japë diplomë të nivelit jouniversitar. Përcaktimi i diplomave bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dy muaj para fillimit të vitit akademik.


    Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, do të përbëhet nga:


    " Fakulteti i Edukimit

    " Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit

    " Shkolla e lartë jouniversitare


    Fakulteti i Edukimit do të japë diplomë universitare në degët:


    " Cikli i Ulët (3 vite akademike)

    " Gjuhë Angleze (3 vite akademike)

    " Kualifikime pasuniversitare në fushën e Mësuesisë dhe të Menaxhimit të Arsimit


    Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit do të japë diplomë universitare në degët:

    " Administrim Publik (3 vite akademike)

    " Menaxhim Turizëm (3 vite akademike)


    Shkolla e lartë jouniversitare do të japë diplomë të nivelit jouniversitar

    Përgatiti: H.RAMA






    Qeveria, dhurata për fëmijët dhe azilantët


    Qeveria do të parashikojë dhënien e dhuratave modeste për jetimët, të moshuarit që jetojnë në azile dhe për personat me aftësi të kufizuara në qendrat përkatëse, me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, se bashkë me ministrin e Financave është rënë dakord që fondi rezervë i kryeministrit të përdoret për këtë qëllim.

    Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koço Barka, që së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, të bashkërendojnë punën dhe të marrin masa në të gjithë vendin, në mënyrë që të realizohet ky akt i vëmendjes humane ndaj këtyre personave.

    "Kjo qeveri e gjeti arkën bosh dhe nuk mund të themi se është zengjine, por do të japë një dhuratë për të gjitha shtëpitë e fëmijëve dhe azilet në Shqipëri. Pas një bisede të zgjeruar me ministrin e Financave, kemi rënë dakord që fondi rezervë i kryeministrit të mos digjet, por secilën nga këto shtëpi qeveria ta urojë me diçka për Vitin e Ri", tha kryeministri Berisha. Ai i kërkoi ministrit Barka që së bashku me Drejtorinë Qeveritare të bashkërendojnë punën dhe të marrin masat e duhura që në të gjithë vendin të bëjnë një shpërblim modest për qendrat ku janë të grumbulluar këta qytetarë, përfshirë dhe qendrat e qytetarëve me aftësi të kufizuara.

    H.R

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Urime
    Dhe Ju LumtË!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria: Të shembet vila e Kadaresë në Golem


    Nën goditje edhe Skëndo, Rosh e Male






    Ismail Kadare shkrimtari i madh shqiptar nuk ka për të pushuar më në vilën e tij në Golem, nëse shteti e ka seriozisht me kërcënimin që ka bërë për prishje të vilave të një fshati turistik. Prej disa ditësh policia ndërtimore i ka dërguar letrën për prishje të disa prej vilave të fshatit turistik Ada Holding në Golem të Kavajës, të cilat i përkasin Kadaresë dhe biznesmenëve Marsel Skëndo, Zhyljen Roche e Behar Male.
    Burime zyrtare në policinë ndërtimore e kanë pranuar ekzistencën e kësaj letre, ndërsa kanë thënë se ndërkohë është duke u bërë një kontroll verifikimi në të gjithë bregdetin. Ky fshat turistik në të cilën ka një vilë të tijën edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ishte gjobitur më parë me 2 milionë dollarë. Tani shteti nuk kërkon më gjobën por kërcënon me shkatërim të vilave si zgjidhje për parregullësitë e vëna re. Çështja ka mbetur pezull që në kohën e qeverisjeve socialiste.

    Zëvendësimi i gjobës
    Prej kohësh qëndronte në fuqi një gjobë që ish-drejtuesit e turizmit në kohën e qeverisë socialiste vendosën për fshatin turistik në fjalë. Gjoba përfshinte 2 milionë dollarë si ndëshkim për parregullësitë që janë vërejtur në zbatimin e projektit, tejkalimin e parametrave fillestarë si dhe mospasjen e lejes. Kjo gjobë nuk u pagua asnjëherë dhe policia ndërtimore, drejtuesit aktualë të saj kanë shfrytëzuar raportet e paraardhësve për t’i dërguar letrën për prishje. Tashmë nuk kërkohet më gjoba prej 2 milionë dollarë.

    Kontrollet
    Policia ndërtimore, sipas burimeve zyrtare është duke bërë kontrolle përgjatë gjithë bregdetit shqiptar për të verifikuar shkeljet që janë bërë në urbanistikë, ndërtimet pa leje dhe për të stidiuar vendet ku duhet të ndërhyet. Kontrolli vjen pas deklarimeve si elektorale por edhe vendosjes në programin qeveritar të çështjeve që kërkojnë zgjidhje të problemeve që lidhen me turizimin. Berisha premtoi vendosje të rregullit në bregdet si pjesë të strategjisë për turizmin, prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas tij strategjia për turizimin do të niste që gjatë dimrit për të përgatitur vendin për pritjen e sezonit të ri turistik.

    Kadare
    Ismail Kadare, gjatë udhëtimeve të tij mes Parisit dhe Tiranës ndalet shumë shpesh edhe në Golem në vilën e tij në plazh që është pjesë e fshatit turistik të cilit i është dërguar letra për shembje të ndërtimeve. Në atë vilë kanë marrë shkas ose janë vazhduar edhe disa nga veprat më të fundit të tij letrare të botuara në Francë dhe në Shqipëri. Por tani shkrimtari i madh shqiptar duhet të shkëputet pak nga realiteti i tij i letërsisë për t’u përballur me rrezikun e humbjes së pronës së tij. Ai nuk është i vetmi që kërcënohet se do të humbasë vilën, janë edhe disa biznesmenë mes të cilëve edhe Marsel Skëndo dhe Zhyljen Roche, aksionerët më të mëdhenj të dy mediave, të cilat duket se janë edhe burimi i vërtetë i “andrallave” më të fundit edhe tani në kohën e qeverisjes së PD-së

    ZEVENDESOHET GJOBA
    Policia Ndërtimore nuk i kërkon më gjobën prej 2 milionë dollarë fshatit turistik në Golem, por i ka dërguar njoftimin për shembjen e ndërtimeve

    Banorët
    Ndër banorët më vip të këtij fshati është shkrimtari Ismail Kadare i cili qëndron në vilën e tij në Golem sa herë kthehet në Shqipëri nga Franca

    Kontrollet
    Policia ndërtimore është duke kontrolluar dhe verifikuar të gjitha ndërtimet në bregdetin shqiptar si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri turistik.



    g.sh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Urime po man premtimet qeveria edhe nje universitet me shum per ti shtuar dije trurit , se ne shqiperi kane nevoje me shum se kudo tjeter :P

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mezi cpret PDK e Thaqove dhe PS e Edvinave.. ta ndersejne Kadarene kunder Saliut..

    Pak retrospektive..

    Ne fushaten per nxitjen e kanibalizmit te 97-tes.. ish LPRK e Xhavit Elshan Kelmendave sot PDk e Xhavo-thaqit.. luajti nje rol te madh.. qe sinkronizohej me ZP e Mejdan Klos Edvinave dhe Agoll Qoset e asaj kupoles kuqe .. rol te cilin e kreu shume mire dhe si shperblim ksaj Partie ju dha "e drejta" nga Ps ne pushtet pas 97-tes qe pikerisht keta nxitesit e 97-tes te jene dhe Shtabo-drejtoria polatike e UCk-se.. dhe tu krijohen komoditetet e nevojshme brenda territorit te Shquperise.. qe ..... Te luftoje shkaun..mendoni ju... jooo eh sa mir do ish.. por qe te persekutojne tere atdhetaret qe donin te luftonin nen flamurin e institucioneve te Kosoves..
    Kudo si bishat gjindeshin keta lloj uck-ashash.. te dirigjuar nga shtabo-drejtoria rognero-15 katsho-Dajto shpellore enveriste (disa prej tyre i keni ne foton qe paraqet alibaba ) duke terrorizuar plackitur e poshteruar vullnetaret qe lan pun e familje neper Bote e qe ju pergjigjen thirrjes se atdheut qe po masakrohej nga Sllobo ne Kosove..
    Me ke je ti.. i drejtoheshin keta bandite vullnetareve ne Rinas, port Durres e kudo..
    Me thaqin..mir eja ktu shko e baj x detyre.. kuptohet me ba spiunin e jo luftarin..
    Me rugoven thosh dikush..
    ashtu dajak pra kapeni pisin e lidheni e rriheni e hidheni ne berllog..
    Fryt i kesal aleance shtazarake mes kanibaleve Kloso Nanoiste e Thaqo melaim zeko Halito-iste.. eshte.. vrasja e kolonel Krasniqit ne Tirane.. perdhunimi i njesiteve luftarake te FARK-ut e qe mbrriti kulmin me masakrimin e 4 luftareve Fark -iste qe u rrahen e u masakruan e u mbyten ne liqen prej Toger Idrizave e atij gjeneralit qe ben sot letra nga burgu..

    beri nje poezi driteroi athere si Trakt per Zan Caushet e Vlores..
    Tani edvini llogarit Kadarene ta kthjej ne ushtar te tije..
    gjerat kan lidhje..

    edhe gezimi qe cfaq sot GSH e Veli Bollinos se Kadarese do i prishet Vila.. eshte ne linjen kanibaleske qe thame me lart..

    Ata po presin.. po ferkojn duart.. nga padurimi.. qe saliu tu bjere tullave ne Golem.. dhe ata e din pastaj si e kullundrisin punen..

    Kadarene do e vene te beje trakte sic vune dikur Agollnë.. per nje 97 te re..

    Dhe pastaj e di edvinua.. kusurin e punve..

    Mjeshtra jane..

    i lumte..

    Te shohim do e haje Saliu kte kokerr ulliri..

    tritolin Socialist te Elektrikut.. Saliu ju a pshu..rri..
    Por Ai duhet te eci cdo dite me mina kerkuese ne terrenin e minuar mjeshterisht nga Edvinoistet..

    Cdo minut mendja e tyre punon per ti bere Varrin 3 korrikut ..atij 3 korrikut te ngrate fukara por dinjitoz qe shembi.. Bidon-theso-Shuko- izmin Lesko blusho majko-majmo- ist.. qe ja hoqi celsat e Parajses se ngritur mbi gjakun e Popullit.. krokodileve 3 brezash te PS-se..


    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-12-2005 më 09:30

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po perse po kapesh per te PDK-se ore njeri
    po ky postim e ka burimin nga nji Gazet shqiptare e shqiperis haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    po PDK-ja ka pune ma te meqme se mu marr me budallallaqet e sales ore bal
    Poty tu kane ba cancer ne tru e zemer e mushkeri keta te PDK-se haaaa
    biri vetit pas ore brari po qfar pati tema apo shkrimi me PDK-ne apo Thaçin Halitin e ndonji person te PDK-se ju lutem na trego pash nderin ne paq nonji grim na trego.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ----

    Rikthimi i qeverisjes


    Arian STAROVA*


    Debati për buxhetin e vitit 2006 zhvillohet në prag të mbylljes së 100 ditëshit të parë të qeverisjes. Për hir të së vërtetës dhe për mendimin tim, koncepti i 100 ditëve nuk do të duhej të ishte kriter i matjes së parë të sukseseve të kësaj qeverie, sepse ai është i keqservirur në mënyrë naive për interesat propagandistike të kundërshtarëve tanë politikë. Qeverisjes sonë nuk i nevojitet keqpërdorimi i luksit të vendeve të përparuara me institucione e administratë të konsoliduar, kur në 100 ditë vërtet mund të kesh të drejtë t'u kërkosh qeverive të bëjnë diçka. Megjithatë, me këtë nuk dua të them aspak se po i vë në dyshim të 100 ditët e para të qeverisjes sonë. Përkundrazi, sukseset janë të shumta e të dukshme në këto 100 ditë. Ato nuk duan t'i shohin vetëm deputetët e opozitës dhe kjo është e drejta e tyre, ndonëse kjo e drejtë po përdoret në mënyrë jo të ndershme dhe njëherësh në konflikt edhe me interesat e vetë zgjedhësve të tyre.

    Sukseset e para të qeverisë "Berisha" janë sa politike, aq edhe të lidhura me fushat konkrete të qeverisjes.

    A nuk është suksesi më i madh e i pamohueshëm i qeverisjes së këtyre pak muajve realizimi i prerjes së lidhjeve ndërmjet politikës qeveritare dhe veprimtarive të jashtëligjshme të atyre llojeve për të cilat bashkësia ndërkombëtare e ka akuzuar pa pushim qeverisjen e mëparshme tetëvjeçare?

    A nuk është një sukses tjetër i pamohueshëm zhbllokimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit në Bashkimin Europian dhe rikthimi i qeverisjeve shqiptare në nivelin e partneritetit ndërkombëtar?

    A nuk është sukses për të cilin duhet të gëzohemi të gjithë, pavarësisht prej përkatësive politike, fakti që qeveria e re ka ulur në mënyrën më të arsyeshme shpenzimet shtetërore në të mirë të rritjes së pagave të ulëta e të mesme?

    A nuk është një sukses tjetër çlirimi i tregut të konkurrencës së lirë prej monopoleve të klaneve të caktuara politike apo ekonomike?

    A nuk është gjithashtu sukses rritja e dukshme e investimeve në arsim, në fushën më delikate e më të rëndësishme, por shpeshherë të pakuptueshme si të tillë të investimeve tona për të ardhmen?

    A nuk është sukses që qeveria e re ka arritur të rritë shumë ndjeshëm të ardhurat nga mbledhja e taksave të ndryshme?

    U ndala në mënyrën e qeverisjes së re të deritanishme, pikërisht sepse ajo na tregon të gjithëve e sidomos zgjedhësve shqiptarë se si e për çfarë do të përdoret buxheti i vitit të ardhshëm. Për mua, ajo është një argument për të mbështetur në parim këtë buxhet, si një buxhet i cili do të fillojë të bëjë realitet idetë për të cilat shqiptarët votuan në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut të kaluar.

    Unë nuk do të ngurroja t'u bëja thirrje edhe sa më shumë deputetëve të opozitës ta mbështesin këtë buxhet, sepse ai është mbështetja për një qeverisje që e ka nisur mirë punën e saj. I kam dëgjuar një pjesë të kritikave të opozitës dhe ajo çka më habit nuk janë kritikat normale sipas vizionit të çdo deputeti apo force politike, por kritikat që bëhen në mënyrë absurde në emër të zgjedhësve të forcave politike që qeverisin. Kritika të tilla nuk mund të gjejnë veshë për t'u dëgjuar, kurse kritikuesit i bëjnë qesharakë.

    Natyrisht, unë kam edhe vetë kritika apo vërejtje për këtë buxhet. Ajo çka do të doja unë të shihja më shumë të pasqyruar në buxhet, është një përqidje më e madhe investimesh në rritjen e burimeve energjitike të vendit, në infrastrukturën rrugore, në përmirësimin e mjedisit shumë të dëmtuar, sidomos fillimin e ripyllëzimit të shumë hapësirave që kanë ndikuar dukshën edhe në prishjen e klimës në vendin tonë. Ndoshta, edhe një përpjekje nxitëse më e madhe për të vënë në lëvizje depozitat bankare shumë të mëdha të krijuara nga emigracioni shqiptar, për të hapur biznese të reja me dhënie kredish apo me nisma të vetë bankave do të sillte dobi në rritjen e prodhimeve të vendit e të ardhurave kombëtare. Në këtë pikë, ekonomistët e financierët tanë nuk do të duhej të ngurronin nga një rritje e mundshme e normale e inflacionit.

    Në këtë mënyrë do të kishte mundësi që edhe fondi për partitë të ishte më normal për një vend me demokraci të re e të brishtë si Shqipëria. Pavarësisht prej këtyre mendimeve, e mbështes në parim këtë buxhet.

    *Deputet, Kryetar i BLD

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Qeveria: Të shembet vila e Kadaresë në Golem


    Nën goditje edhe Skëndo, Rosh e Male






    Ismail Kadare shkrimtari i madh shqiptar nuk ka për të pushuar më në vilën e tij në Golem, nëse shteti e ka seriozisht me kërcënimin që ka bërë për prishje të vilave të një fshati turistik. Prej disa ditësh policia ndërtimore i ka dërguar letrën për prishje të disa prej vilave të fshatit turistik Ada Holding në Golem të Kavajës, të cilat i përkasin Kadaresë dhe biznesmenëve Marsel Skëndo, Zhyljen Roche e Behar Male.
    Burime zyrtare në policinë ndërtimore e kanë pranuar ekzistencën e kësaj letre, ndërsa kanë thënë se ndërkohë është duke u bërë një kontroll verifikimi në të gjithë bregdetin. Ky fshat turistik në të cilën ka një vilë të tijën edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ishte gjobitur më parë me 2 milionë dollarë. Tani shteti nuk kërkon më gjobën por kërcënon me shkatërim të vilave si zgjidhje për parregullësitë e vëna re. Çështja ka mbetur pezull që në kohën e qeverisjeve socialiste.

    Zëvendësimi i gjobës
    Prej kohësh qëndronte në fuqi një gjobë që ish-drejtuesit e turizmit në kohën e qeverisë socialiste vendosën për fshatin turistik në fjalë. Gjoba përfshinte 2 milionë dollarë si ndëshkim për parregullësitë që janë vërejtur në zbatimin e projektit, tejkalimin e parametrave fillestarë si dhe mospasjen e lejes. Kjo gjobë nuk u pagua asnjëherë dhe policia ndërtimore, drejtuesit aktualë të saj kanë shfrytëzuar raportet e paraardhësve për t’i dërguar letrën për prishje. Tashmë nuk kërkohet më gjoba prej 2 milionë dollarë.

    Kontrollet
    Policia ndërtimore, sipas burimeve zyrtare është duke bërë kontrolle përgjatë gjithë bregdetit shqiptar për të verifikuar shkeljet që janë bërë në urbanistikë, ndërtimet pa leje dhe për të stidiuar vendet ku duhet të ndërhyet. Kontrolli vjen pas deklarimeve si elektorale por edhe vendosjes në programin qeveritar të çështjeve që kërkojnë zgjidhje të problemeve që lidhen me turizimin. Berisha premtoi vendosje të rregullit në bregdet si pjesë të strategjisë për turizmin, prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas tij strategjia për turizimin do të niste që gjatë dimrit për të përgatitur vendin për pritjen e sezonit të ri turistik.

    Kadare
    Ismail Kadare, gjatë udhëtimeve të tij mes Parisit dhe Tiranës ndalet shumë shpesh edhe në Golem në vilën e tij në plazh që është pjesë e fshatit turistik të cilit i është dërguar letra për shembje të ndërtimeve. Në atë vilë kanë marrë shkas ose janë vazhduar edhe disa nga veprat më të fundit të tij letrare të botuara në Francë dhe në Shqipëri. Por tani shkrimtari i madh shqiptar duhet të shkëputet pak nga realiteti i tij i letërsisë për t’u përballur me rrezikun e humbjes së pronës së tij. Ai nuk është i vetmi që kërcënohet se do të humbasë vilën, janë edhe disa biznesmenë mes të cilëve edhe Marsel Skëndo dhe Zhyljen Roche, aksionerët më të mëdhenj të dy mediave, të cilat duket se janë edhe burimi i vërtetë i “andrallave” më të fundit edhe tani në kohën e qeverisjes së PD-së

    ZEVENDESOHET GJOBA
    Policia Ndërtimore nuk i kërkon më gjobën prej 2 milionë dollarë fshatit turistik në Golem, por i ka dërguar njoftimin për shembjen e ndërtimeve

    Banorët
    Ndër banorët më vip të këtij fshati është shkrimtari Ismail Kadare i cili qëndron në vilën e tij në Golem sa herë kthehet në Shqipëri nga Franca

    Kontrollet
    Policia ndërtimore është duke kontrolluar dhe verifikuar të gjitha ndërtimet në bregdetin shqiptar si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri turistik.



    g.sh

    E c'fare lidhje ka ky postim me temen ne fjale ?

    Sa pa lidhje .....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •