Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Këta adoleshentë xhepshpuar

    Sipas studimeve, adoleshentët përbëjnë grupmoshën që harxhon më shumë
    para në Shqipëri. Sociologu: Futini në punë, mësojini t'ua kuptojnë
    vlerën parave.Një
    palë xhinse të futura brenda çizmeve të qëndisura anash, një pellush
    sipër një golfi të ngushtë e, sigurisht, një çantë. Të gjitha të
    shtrenjta. Kjo është Mirela, një nga gjimnazistet e “Petro Ninit” në
    Tiranë. Një nga ato qindra adoleshente kryeqytetase që e kanë mendjen,
    shumicën e kohës, si të vishen sa më bukur. Dhe që u kushtojnë
    prindërve të tyre një djall e gjysmë. “Më pëlqen të blej sa më shumë
    rroba, të dal me shoqet dhe të shkoj në kinema. Por jam sidomos e dhënë
    pas aksesorëve”,-tregon ajo. Nuk gënjen. Një palë vathë të rëndë me
    gurë i varen veshëve, në duar ka dy unaza dhe byzylykët i tunden nëpër
    kyçe.

    Qe adoleshentët shpenzojnë shumë para ose që, në më të shumtën e rasteve
    në Shqipëri, ëndërrojnë të shpenzojnë shumë para, nuk është thjesht një
    opinion. Mjafton një xhiro e shpejtë nëpër rrugët e Tiranës që kjo të
    kthehet në bindje. Shitëset tek rruga “Myslym Shyri”, tregojnë të
    kënaqura se nxënëset e shkollave të mesme, janë klientet më të mira. Ja
    përse një mesogrua mund të heqë të zitë e ullirit derisa të gjejë një
    fustan të përshtatshëm, kurse një adoleshente mund të gjejë gjithçka
    brenda një dyqani të vetëm. Fundet e shkurtëra, bluzat e hapura,
    këpucët me ngjyra dhe getat e çmenduara, të gjitha janë për to. Mirela
    tregon se harxhon të paktën 10 mijë lekë të reja për rroba, çdo muaj.
    “Prindërit më japin para të tjera edhe për të dalë me shoqet”,-thotë
    ajo. Në të vërtetë është me fat që mund t'ia lejojë xhepi të tilla
    shpenzime, kur paga minimale në Shqipërinë që ende s'po del nga
    tranzicioni, u vërtitet 12 000 lekëve të vjetra në muaj. “Prindërit e
    mi janë të punësuar, babi në një agjensi turistike, kurse mami
    parukiere”,-thotë ajo.

    Sa i ëmbël
    është metropoli për këto 18-vjeçare fatlume, aq i hidhur është për
    shumicën e të tjerave, moshatare me to. Me prindër të papunë. Ashtu siç
    është i hidhur për shumicën e vetë kryeqytetasve, të cilët vishen me
    rroba të përdorura ose në tezgat e tregjeve. Drita Lika, një grua rreth
    të 45-ve, thotë se ajo dhe burri i saj mezi mund t'ia lejojnë vetes të
    blejnë ndonjë rrobë të re. Ai punon si mekanik, kurse ajo është e
    papunë, kanë dy fëmijë, një vajzë 19 vjeçe dhe një djalë 14 vjeç. “Mund
    të them pa frikë se pas ushqimeve, dy fëmijët na harxhojnë pjesën më të
    madhe të parave. Nuk kanë faj pasi janë në një moshë kur u pëlqen të
    vishen bukur, të dalin me shokët. U japim të dyve rreth 10 mijë lekë të
    reja në muaj. Nuk është ndonjë shumë e madhe dhe do të donim t'u jepnim
    akoma, por nuk mundemi”,-thotë ajo.

    Nëse
    një shëtitje nëpër dyqane nuk ju bind se adoleshentët janë ata që
    harxhojnë më shumë në krahasim me grupmoshat e tjera të popullsisë,
    ekziston një mënyrë tjetër për t'jua mbushur mendjen. Studimet e
    ndryshme mbi konsumin, sipas grupmoshave të veçanta, që janë zhvilluar
    nga institucione dhe shoqata të ndryshme. “Nuk kam parasysh ndonjë
    studim të caktuar, nuk më vjen në mendje për momentin, por di që janë
    bërë disa të tillë. Dhe përfundimi është ky: adoleshentët janë
    konsumatorët më të mëdhenj”,-thotë sociologu i njohur Edmond Dragoti.
    Sipas tij ende nuk është bërë një studim i mirëfilltë mbi paratë dhe
    adoleshentët, por janë bërë studime për konsumatorët sipas grupmoshave.
    Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë? “Për
    gjithçka, për mallra dhe shërbime. Kërkesat e tyre për veshjet janë të
    larta, si për shtrenjtësisë, ashtu edhe për cilësinë. Adoleshentët
    përbëjnë grupmoshën që njëkohësisht kërkon edhe më shumë shërbime, nga
    më të ndryshmet, shumë më shumë se të rriturit. Pastaj ekziston edhe
    një lloj harxhimi parazitar: kafenetë, që po frekuentohen gjithnjë e më
    shumë prej kësaj grupmoshe”,-thotë Dragoti.
    user posted image Gjeni,
    po mundët një adoleshent pa celular! Në Tiranë zor se mundeni.
    Njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë,
    Dragoti flet prerë mbi këtë temë delikate. Dhe thekson se varësia e
    adoleshentëve ndaj parave është njëlloj si ajo e një të fiksuari pas
    drogës. “Mendoj se janë disa faktorë që ndikojnë në raportet që kanë
    ata me paratë. Dhe njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi, është
    edukata familjare, mënyra se si prindërit i edukojnë që të trajtojnë
    paratë. Një pjesë e prindërve janë të shtrënguar, kurse një pjesë janë
    shumë tolerantë. U japin vazhdimisht para fëmijëve të tyre dhe këta të
    fundit mësohen gjithnjë e më keq. Sa më shumë u japin, aq më shumë
    duan, derisa arrijnë në një raport varësie ndaj tyre. Dhe kjo rëndohet
    më shumë nga fakti se adoleshenca është nëj moshë e tillë kur nuk
    vlerësohet dhe njihet krejtëisht realiteti, kur nuk ka një përfytyrim
    të saktë të gjërave, të vlerave dhe shkëmbimit”. Në
    këtë pikë, familjet shqiptare lënë shuëm për të dëshiruar. Dragoti
    thotë se pothuaj të gjithë adoleshentët varen financiarisht nga
    prindërit. “Kjo shpjegon edhe faktin përse adoleshentët shqiptarë,
    ndryshe nga bashkëmoshtarët në vendet e tjera, janë konsumatorët dhe
    shpenzuesit më të mëdhenj të parasë, krahasuar me pjesën tjetër të
    popullsisë. Ata nuk e njohin vlerën e saj të vërtetë sepse nuk kanë
    punuar për ta nxjerrë vetë. Në vendet e tjera, nxënësit e shkollave të
    mesme futen në punë, i nxjerrin vetë shumicën e të ardhurave të tyre
    dhe rrjedhimisht, duke u lodhur dhe u mësuar vlerën e vërtetë, i
    shpenzojnë shumë më me përgjegjshmëri paratë. Në Shqipëri ndodh
    ndryshe. Fëmijët nuk futen në punë pa mbaruar shkollën e mesme,
    prindërit mendojën për të gjitha, edhe për shpenzimet e tyre. Duke mos
    ua ditur vlerën e vërtetë parave, duke mos u lodhur për t'i nxjerrë
    ato, adoleshentëve nuk u dhimbsen dhe harxhojnë më shumë”. Dragoti
    shton se prindërit shqiptarë nuk kanë besimin e mjaftueshëm tek fëmijët
    e tyre adoleshentë për t'i futur në punë. Nuk besojnë se “të vegjlit” e
    tyre do të mund t'ia dalin. Mendojnë se është tepër shpejt dhe
    vazhdojnë t'i mbajnë ata nën tutelën e tyre të gjithanshme. Dhe sidomos
    financiare. Një këshillë për t'i
    bërë fëmijët tuaj të mos harxhojnë me të dyja duart? “Futini në punë,
    mësojini me punën. Mësojuni rrugët që duhen përshkuar për të fituar
    paratë. Kështu do ta kuptjnë se sa mund duhet për t'i nxjerrë ato. Dhe
    do të mësojnë të harxhojnë më pak”,-këshillon sociologu. Fëmijët e kujt janë më të rrezikuarit? Kush
    është më i rrezikuar nga keqpërdorimi i parave: një adoleshent që ka
    prindër të varfër, të pasur, apo me gjendje finaciare të mesme? “Ai që
    ka prindër të pakujdesshëm”-përgjigjet sociologu. Dorëlëshuarit,
    ata që s'mund t'i thonë kurrë fëmijës së tyre “jo”, për asnjë tekë, ata
    që duan t'ua plotësojnë të gjitha, ata që shpejtojnë t'u blejnë
    menjëherë këpucët e modës (edhe pse sapo u kanë dhuruar një palë dhe
    vetë përdorin këpucët e blera vite më parë)”, ata janë prindërit “më të
    rrezikshëm”. Nuk i duan fëmijët e tyre më shumë se ata që e bëjnë
    “zemrën gur”, se ata që nuk ua plotësojnë fëmijëve çdo kërkesë. Për
    këtë të jeni të sigurt. “Prindërit
    e pakujdesshëm nuk dinë t'u japin fëmijëve të tyre adoleshentë paratë
    në mënyrën e duhur. Nuk ua mësojnë vlerën e vërtetë, as kulturën e të
    nxjerrurit para”. E pra, fëmija i këtyre prindërve është më i
    rrezikuari për t'u bërë një “plangprishës” i vërtetë. Dragoti
    shton se, nga kepërdorimi i parave, nuk janë shumë të rrezikuar fëmijët
    me prindër të varfër. “Ata janë më të rrezikuar nga paaftësia e të
    nxjerrurit para, nga modelet e munguara”,-thotë ai. Kurse fëmijëve me
    prindër të pasur “u kanoset” nëj tjetër rrezik. “Atyre mund t'u duhet
    një kohë më e gjatë për të mësuar vlerën e vërtetë të parasë, ose edhe
    për t'u futur në punë”,-thotë ai. Përse në këtë moshë? Blejnë
    vazhdimisht dhe nuk ngopen kurrë. Përse “dashuria” për paranë nis
    vrullshëm mes moshës 13-19 vjeç tek shqiptarët? Përse, në vend që të
    harxhojë më shumë para babai, shpenzon djali i tij adoleshent? “Sepse
    ai ka filluar të rritet dhe t'i pëlqejë konsumi. Por ndryshe nga babai
    dhe moshatarët e huaj, nuk punon. Harxhon, pa ua kuptuar rëndësinë,
    paratë e babait, jo të tijat. Prandaj shpenzon më shumë. Ndryshe nga
    adoleshentët e vendeve të tjera, që në përgjithësi punojnë, shqiptarët
    e fitojnë më vonë shprehinë e të vlerësuarit për paranë”,-thotë Edmond
    Dragoti. Më shumë shpenzojnë kryeqytetasit Sociologu
    Edmond Dragoti thotë se sipas studimeve mbi shpenzimet, adoleshentët
    kryeqytetas harxhojnë më tepër se bashkëmoshatarët e tyre të rretheve.
    “Kjo ndodh ngaqë në Tiranë ka më shumë shërbime dhe mallra. Nga ana
    tjetër, në kryeqytet harxhohet më shumë, ka më shumë anonimat të
    individit (mund t'i prishësh paratë pa të njohur kush, pa u ndjerë i
    gjykuar nga të tjerët) dhe rrjedhimisht më pak përgjegjësi në harxhimin
    e të ardhurave nga të adoleshentët”,-shpjegon ai.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shume dakort me kete robin...

    Ku te co mushka o zotni, qe shko dhe i ble makine cunit 17 vjec?
    - Amon mos me fol, se vete nuk shijova rini...ta shijoni cuni te pakten! - pergjigjet babo!

    Ore, sikur po e meson pak si keq kete vajzen tende me para e tangerllikra!
    - Do ja blej mama vet te gjitha...Se lej gocen une ta ndjeje veten poshte shoqeve - thote mamka!

    Tate, hudhi ca mijshe t'mira se sonte do shkoj te ai muhabeti qe t'thash perpara!
    - Te hudh p----n e satom! Kur te me vleresosh djersen qe derdh per te mbajt kete shpi, kur te na behesh krah ose kur te me nderosh me rezultate te mira ne shkolle...atehere ta bej keshtjelle tata ty - pergjigjet me banalitet babai shkrete, qe mezi nxjerr buken e gojes! (nderkohe mamaja ka shtremberuar turinjte nga inati pse pjeshka e saj hidhet e permendet lart e poshte) lol

    PS: Ndoshta kete e kane te tera vendet e varfera (ose ato drejte zhvillimit) por duhet theksuar se mentaliteti dhe komplexet tona, jane seriozisht te skandaloze dhe sa me shpejt te ndryshohet, aq me mire eshte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e visi1987
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Perugia(Itali)
    Postime
    2
    Shume dakort me FlorI88.
    Duke i plotesuar femijes te gjitha kerkesat e mundeshme sidomos ne moshen e adoleshences i ke dhene mesimin me te keq per jeten e tij.Duke futur ne pune adoleshentin e ke bere te kuptoj vleren e vertet te parase,dhe jep nje mesim shume te mire mbi administrimin e tyre.Kjo eshte edhe menyra me e mire e per aritjen e pavaresise aq te deshiruar nga ç'do adoleshent.

  4. #4
    cute_boy @ #shqiperia
    Anëtarësuar
    14-12-2005
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Shume dakort me kete robin...

    Ku te co mushka o zotni, qe shko dhe i ble makine cunit 17 vjec?
    - Amon mos me fol, se vete nuk shijova rini...ta shijoni cuni te pakten! - pergjigjet babo!

    Ore, sikur po e meson pak si keq kete vajzen tende me para e tangerllikra!
    - Do ja blej mama vet te gjitha...Se lej gocen une ta ndjeje veten poshte shoqeve - thote mamka!

    Tate, hudhi ca mijshe t'mira se sonte do shkoj te ai muhabeti qe t'thash perpara!
    - Te hudh p----n e satom! Kur te me vleresosh djersen qe derdh per te mbajt kete shpi, kur te na behesh krah ose kur te me nderosh me rezultate te mira ne shkolle...atehere ta bej keshtjelle tata ty - pergjigjet me banalitet babai shkrete, qe mezi nxjerr buken e gojes! (nderkohe mamaja ka shtremberuar turinjte nga inati pse pjeshka e saj hidhet e permendet lart e poshte) lol

    PS: Ndoshta kete e kane te tera vendet e varfera (ose ato drejte zhvillimit) por duhet theksuar se mentaliteti dhe komplexet tona, jane seriozisht te skandaloze dhe sa me shpejt te ndryshohet, aq me mire eshte!
    ghaghaghgagah sa kom qesh me ket mer lol.
    sa i modh ky reeeee.

    _FlorI_ kur u ndan kshu na ran njoni kock e tjetri dhjam
    kshu eshte kush e ka lekun sdi si me e majt, ndersa te tjeret "hapin syt"
    Respekte i her
    Don't dream your life-live your dream

    /server -m irc.albasoul.com -j patriotet

    #patriotet

  5. #5
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168
    Edhe prindi i shkrete bie ne hall pasi nuk do qe femijes se tij t`ia bej qejfin tjeter njeri.
    Detyrohet i shkreti te jape aq sa ka mundesi,vetem e vetem qe femija t`i shkoje ne rruge te mbare.
    Por a thua adoleshentet e sotem jane ne rruge te mbare?!S`e dime pergjigjen e sakte.
    Ketu ne usa, adoleshentet mezi presin te mbushin moshen 16 vjec, qe te punojne sadopak
    dhe te permbushin nevojat personale qe kane.
    Amerikani ja rrjep lekuren femijes se tij, as nje dollar s`ja dhuron-ne moshen qe behet per t`i fituar vete.
    Dhe ky eshte mesim i mire, i pranueshem deri diku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AMERIKANJA06 : 31-12-2006 më 15:46
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    e pash vete pridnrit skan len e kan listen ne dyqane fmia tu ble roba :P
    Partizoni

Tema të Ngjashme

  1. Këta adoleshentë xhepshpuar!
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 00:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •