Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11

    Lightbulb Kapitulli IX

    “UDHËTIMI I SHPIRTIT NË BOTËN E ËNDRRAVE”


    “Allahu i merr shpirtërat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon(të kthehet) deri në një kohë të caktuar. Vërtetë, që në këtë ka argument për popullin që mendon.”(Zumer, 42)

    I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) njëherë pat thënë se:

    “Gjumi është vëllai i vdekjes.”(Mishkat)

    Gjumi është një lloj i përkohshëm i vdekjes, pasi në të dy gjendjet shpirti merret prej trupit të tij nga All-llahu. Këtë e kuptojmë nga ajeti kur’anor i lartëpërmendur.

    a) All-llahu i Gjithëfuqishëm e merr tek Ai shpirtin e çdo personi që bie të flejë, pa marrë parasysh se a do të vdesë pastaj apo jo.

    b) I Gjithëfuqishmi i mban shpirtërat e të gjithë atyre për të cilët vdekja është e përcaktuar në atë çast. Këta janë njerëzit që vdesin ë gjumë.

    c) I Gjithëfuqishmi i kthen ata shpirtëra për të cilët vdekja ende nuk është caktuar. Zgjimi i personit nga gjumi do të thotë që shpirti i është kthyer trupit të tij.

    Personi i fjetur nuk e humb kontaktin me shpirtin e tij, por mban lidhje biologjike që i lejon atij të vazhdojë frymëmarrjen.
    Thuhet se personi fjetur dhe shpirti i tij endacak mbesin të lidhur nëpërmjet një fijeje të padukshme që del nga vrimat e hundës së tij dhe përmes hundës duket që shpirti lëviz brenda dhe jashtë trupit.

    Shpirti i njeriut të vdekur humb çdo lidhje me shpirtin e tij, por, kur do All-llahu, ai lejohet që të kthehet në trupin e tij për periudha të shkurtëra, sikurse kur u përgjigjet pyetjeve në varr nga engjëjt Munkeri dhe Nekiri që trupi të ndiejë dënimin e tij.
    Gjatë jetës, lidhja ndërmjet trupit dhe shpirtit nuk është gjitmonë e njëjtë, por luhatet. Në një kohë është e fortë, në tjetrën e dobët.
    Gjatë gjumit lidhja është e dobët dhe shërben vetëm si funksion biologjik. Lidhja gjithashtu do të jetë e dobët gjatë sëmundjes, por e fortë gjatë shëndetit.

    Dënimi i varrit është i pakuptueshëm për shumë njerëz sepse, kur ata shohin poshtë të vdekurin në varrin e tij, nuk shohin shenja të vuajtjeve apo gëzimit. Varri duket i njëjtë, njësoj sikur është hapur, pa shenja të zgjerimit apo ngushtimit për banorët e tij.
    Për shembull, trupi i mumifikuar i Faraonit është ruajtur deri në ditët e sotme dhe nuk tregon shenja të paraqitjes ndaj zjarreve të Xhehennemit çdo mëngjes dhe mbrëmje. Personi i vdekur duker sikur është në gjendjen e gjumit tëvazhdueshëm, pa mundësi që të ndiejë dhimbje ose gëzim.
    Pastaj shikoni personin që është në gjumë dhe është duke ëndërruar. Nëse është duke parë ëndërr të këndshme, ai do të zgjohet i qetë, i çlodhur dhe i lumtur. Mirëpo, nëse ka parë një ëndërr të keqe, aido të zgjohet i temrruar dhe i frikësuar.
    Ai mund të shohë veten duke u mbytur në oqean, duke rënë nga një lartësi shumë e madhe ose duke u sulmuar nga përbindëshat tmerrues. Ai do të zgjohet nga ankthi i tij i mbytur në djersë dhe i rraskapitur nga mundimi i rëndë, edhe pse trupi i tij nuk është larguar nga shtrati.

    Për shikuesin, personi është thjeshtë në gjumë të thellë, përderisa ai vetvetiu ndien se është pjesëmarrës në dhjetra mundime të rënda.
    E njëjta gjë shfaqet edhe tek i vdekuri gjatë periudhës së Berzahut.

    VAZHDON KAPITULLI I 10-të dhe shkrimi i fundit me titull:

    “LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE”
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #12

    Arrow

    KAPITULLI X


    “LLOJET E NDRYSHME TĖ ĖNDRRAVE”

    Kur trupi i njeriut ėshtė nė gjumė, shpirti i tij ėshtė i aftė tė endet lirisht dhe me shpejtėsi nėpėr qiej, ku ai atje takon shpirtėra tė tjerė dhe kėto udhėtime pastaj mbahen mend nga personi, si ėndrra.
    Njėherė, Umeri e pyeti Aliun se pėrse disa ėndrra realizohen, pėrderisa disa tė tjera jo.
    Aliu u pėrgjigj se gjithēka qė shpirti pėrjeton nė qiell gjatė gjumit ėshtė e besueshme dhe do tė realizohet si e vėrtetė. Megjithatė, djalli do tė provojė ta hutojė shpirtin duke ia pėrzier vizionin e tij me frikė dhe gėnjeshtra, nė mėnyrė qė personi tė zgjohet duke mbajtur mend qoftė ankthet, qoftė trazimet e tmerrshme tė ėndrrave qė nuk kanė kuptim.

    Lidhur me kėtė njohuri i Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) pat thėnė:

    “Ai qė flet mė sė drejti prej jush, do tė shohė ėndrrat mė tė vėrteta.”


    Ai, (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė), gjithashtu u ka thėnė shokėve tė tij:

    “Pejgamberllėkut i ka ardhur fundi, por mbesin lajmet e mira.” Kur u pyet pėr lajmet e mira, ai u pėrgjigj: Ato janė ėndrrat e mira.”

    Nė njė transmetim tjetėr, i Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) ka thėnė:

    “Ėndrra e mirė ėshtė e 46-ta pjesė e shpalljes.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Ekzistojnė tri (3) lloje tė ėndrrave siē ka thėnė i Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė):

    1. Rrėfimet e shpirtit

    Kėto janė ėndrra qė pasqyrojnė jetėn e pėrditshme tė njeriut. Pėr shembull, personi qė lexon Kur’an rregullisht, do tė dėgjojė Kur’an nė ėndrrat e tij, ndėrkohė qė ndjekėsi i koncerteve do tė dėgjojė muzikė. Tregtari do ta shohė veten duke bėrė shitblerje nė ėndrrat e tij, pėrderisa kuzhinieri do tė ėndėrrojė receta tė reja.

    2. Kėrcėnimet nga djalli

    Djalli tenton ta frikėsojė personin e fjetur me gėnjeshtra dhe frikė. I Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) ka kėshilluar qė, kur tė pėrjetohet ankth, personi duhet tė thotė:

    “Kėrkoj strehim tek All-llahu”,

    t’i fryejė duart, tė kthehet nė anėn e tij tė djathtė dhe MOS t’ia tregojė ėndrrėn askujt. Ėndrra e keqe nuk do tė realizohet nėse do All-llahu. (Ibėn Es-Sunniu)

    3. Ėndrrat e mira nga All-llahu

    a) Ėndėrrimi i dikujt qė ėshtė gjallė ėshtė adresim i drejtpėrdrejtė pėr atė person tė veēantė dhe pėr askėnd tjetėr.

    b) Ėshtė e zakonshme tė ėndėrrosh qė njė i vdekur ėshtė duke tė folur. Vdekja ėshtė bota e sė vėrtetės dhe ėndrrat e tilla ndodhin ngase shpirti i tė fjeturit dhe i tė vdekurit takohen nė qiej, kėshtuqė kjo ėndėrr ėshtė e vėrtetė.


    c) Engjėlli i ėndrrave do tė shfaq gjithashtu vizione nė gjuhėn e shenjave.Kėto ėndrra janė gjithashtu profetike dhe tė vėrteta por duhet tė shpjegohen nė mėnyrė tė drejtė.
    I Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) ka parė rregullisht ėndrra tė tilla.
    Pėr shembull, ai (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė), njėherė ka ėndėrruar njė grua tė vjetėr, tė rrudhur dhe me flokė tė shprishura. Shpjegimi qė ai e dha ishte se gruaja paraqiste botėn, ajo kishte jetuar shumicėn e jetės sė saj dhe ishte afėr vdekjes sė saj, pra bota ishte afėr fundit tė ekzistimit.

    Vazhdon.....
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #13

    Lightbulb

    I Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) ka parė gjithashtu dy byzylykė tė artė nė ėndėrr.
    Shpjegimi i dhėnė ishte se dy burra do tė pohojnė pejgamberinė pas vdekjes sė tij. Dhe siē u parashikua, Musejleme Kedhabi dhe El-Esved el-Ansi pretenduan tė jenė pejgamberė pasi i Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) kishte vdekur.

    Para betejės sė Uhudit, i Dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) pa njė ėndėrr nė tė cilėn u therr njė lopė. Shpjegimi ishte se njė numėr i shokėve tė tij do tė bien dėshmorė. Shtatėdhjetė shokė tė tij (sahabė) vdiqėn nė Uhud.

    Gjuha e ėndrrave asnjėherė nuk ėshtė lehtė tė shpjegohet. Megjithatė, tabiini (pasues i sahabėve) i njohur, i quajtur Ibėn Sirin, kishte njohuri tė gjerė nga Kur’ani dhe Hadithi dhe ishte i shquar pėr aftėsinė e tij tė shpjegimit tė ėndrrave nė mėnyrė korrekte.

    - Nė njė ngjarje tė njohur njėherė erdhi tek ai njė burrė dhe kėrkoi qė t’ia shpjegojė ėndrrėn e tij. Ai kishte ėndrruar se kishte thyer njė vezė, e kishte hedhur tė verdhėn dhe kishte mbajtur tė bardhėn.
    Ibėn Sirini pohoi se kjo ishte ėndrra e tij personale dhe pastaj doli jashtė me pretekst dhe e alarmoi policinė, se nė shtėpinė e tij ishte vjedhėsi i varreve. Njeriu ishte mėsuar tė hapė varret qė t’i vjedh qefinėt, duke e lėnė mėnjanė kufomėn, tė paraqitur nė ėndėrr si e verdha e vezės.

    - Nė njė ngjarje tjetėr, njė tregtar i pasur i cili kishte pesė djem ėndėrroi se gishtėrinjtė e tij ishin prerė me sėpatė. I brengosur, se fėmijėt e tij janė nė rrezik, ai nxitoi tek Ibėn Sirini pėr kėshillė. Ibėn Sirini kėrkoi nga ai shpėrblim material para kohe dhe, kur i mori paratė, iu pėrgjigj se personi kishte neglizhuar pesė kohėt e namazit dhe se duhet t’i kryejė rregullisht. Njeriu u largua i kėnaqur qė djemtė e tij ishin tė sigurtė!

    Dijetarėt islamė tė shpjegimit tė ėndrrave thonė se koha kur ėndrrat realizohen varet prej kohės sė ėndėrrimit tė tyre. Nata paraqet njė mesatare prej njėzet vjetėsh, kėshtu qė ėndrra e parė nė fillim tė natės do tė realizohet pėrafėrsisht pas njėzet vjetėsh.

    Pėr shembull, Jusufi (paqja e All-llahut qoftė mbi tė) ėndėrroi qė Dielli, Hėna dhe yjet i bėnė sexhde (ranė me fytyrė nė tokė). Ėndrra u pėrmbush njėzet vjet mė vonė, kur prindėrit dhe vėllezėrit i bėnė sexhde nga mirėnjohja.

    Ėndrra e parė nė mes tė natės do tė realizohet pas rreth dhjetė vjetėsh dhe ėndrra e parė nė agim do tė pėrmbushet sė shpejti.

    ***********************************************

    FUND.
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #14
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    moter paqja qofte me ty amani

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  3. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •