Shkrimi i meposhtem eshte marre nga gazeta Shekulli, por eshte botuar edhe ne disa gazeta te tjera, pak a shume me te njejtin tekst. Per ata qe kane banuar apo banojne ne Tirane, ju lutem ta lexoni dhe te shikoni se cfare ka qe nuk shkon.
Pėrfundon blloku Qemal Stafa
Bashkia e Tiranė ka pėruruar dje mbylljen e punimeve nė bllokun Qemal Stafa. Blloku, me njė sipėrfaqe tė brendshme prej rreth 6 hektarėsh, ėshtė rikonstruktuar falė njė fondi 80 milionė lekėsh nga Bashkia e Tiranės. Sipas kryebashkiakut Edi Rama, i pranishėm nė kėtė pėrurim, kjo ėshtė fjala e bashkisė, pėrkundėr veprimeve absurde tė qeverisė pėr bllokimin e punimeve. Janė gjashtė hektarė tė tjerė qė dalin nga balta dhe qė u kthehen kryeqytetasve, pavarėsisht bllokimit absurd qė u shoqėrua nga njė zhbllokim i pashmangshėm i shumicės dėrrmuese tė kantiereve, shprehje kuptimplote e faktit se gjithė kjo qė po bėn qeveria ėshtė njė farsė, e cila synon goditjen e imazhit tė suksesshėm tė Bashkisė sė Tiranės, qė jo vetėm nuk dobėsohet, por del edhe mė e fortė nga njė betejė kaq e paprinciptė dhe kaq e pabarabartė, duke dėshmuar, siē po dėshmon sot, se ėshtė puna dhe jo llafet ajo qė bėn diferencėn dhe se qeveria bėn mirė qė pėr tė bėrė punėt e veta tė mos merret dhe tė mos prishė punėt e tė tjerėve, - tha Rama, duke shtuar se ky ėshtė njėherėsh vullneti i qytetarėve tė Tiranės, vullnet qė nuk e shkel dot askush. Blloku i banimit shtrihet nė Lindje tė qytetit tė Tiranės dhe kufizohet nga rrugėt Kongresi i Manastirit dhe Bajram Curri. Ky bllok ėshtė urbanizuar para 30 vjetėsh dhe pėrbėhej nga njė rrjet i brendshėm rrugor i amortizuar plotėsisht me gjurmė asfalti jashtė pėrdorimit dhe kryesisht bazament natyral. Ndėrkaq, situata pas rikonstruksionit ka ndėrruar krejtėsisht, qė nga zgjerimi i rrugėve, 5-7 metėr, trotuarėt 1 metėr nė dy anėt e rrugėve, zėvendėsim i rrjetit tė ujėsjellėsit deri nė vendosjen e ndriēuesve tė lartė.
Komenti im:
Pervec emrit te vene, blloku Qemal Stafa, qe e degjoj per here te pare, shkrimi i mesiperm thote qe ky 6 hektaresh shtrihet midis rruges "Kongresi i Manastirit", qe eshte rruga qe te con tek spitali Nr.5 apo tek shkolla Cajupi, dhe rruges Bajram Curri, qe eshte rruga e Dibres.
Kush e njeh ate zone le te me korrigjoje e te me thote qe jam gabim, por midis ketyre dy rrugeve duke filluar qe ne fillim, tek kufizimi me rrugen Bardhyl, gjendet ne fillim spitali onkologjik, infektiv dhe spitalet e tjere me radhe. Mbasi mbarojne spitalet, fillojne shkollat ushtarake, Skenderbej dhe Akademia, qe shkojne deri tek oxhaku. Ku eshte blloku i banimit ketu? Mua nuk me kujtohet te kete shtepi apo pallate, me perjashtim te pak shtepive e pallateve ne krahun e majte te rr. Kongresi i Manastirit, perballe shkolles Cajupi.
Mendimi juaj?
Krijoni Kontakt