Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga beni67
    Ej miki ro sa mire e njeh kushtetuten mor bab. Ah sikur te kishim ca mendje te ndritura si puna jote atje siper.
    Atehere Beni,qe te mos vdesesh injorant ben mire te hapesh ndonje cope libri....aq me teper kur flitet per "Librin" me te rendesishem per shoqerine shqiptare.

    http://www.parlament.al/dis-kus.html

    Lexo pak nenin 166 piken 1 e pastaj hajde dhe na ca daullet...

    Kur do mesosh te lexosh e aq me teper te respektosh cka shkruhet ne ate "liber" hajde dhe na fol ketu.
    .........................

  2. #12
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Mazhoranca mban premtimin për arsimimin e të rinjve durrsakë në shkollat e larta


    Qeveria miraton hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës



    Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës vitin e ardhshëm akademik 2006-2007. Kryeministri Sali Berisha tha se ky vendim është jo vetëm përmbushja e një zotimi elektoral, por dhe një domosdoshmëri për të lehtësuar arsimin në shkollat e larta dhe në universitete të të rinjve shqiptarë.

    Kryeministri u shpreh se për këtë çështje, ministri i Arsimit ka ngritur një grup pune, i cili ka bërë një punë të lavdërueshme dhe janë përcaktuar burimet e domosdoshme financiare për të proceduar në këtë drejtim. "Universiteti i Durrësit do të jetë me një dinamizëm të madh", tha ai. Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të rishqyrtohen kapacitetet logjistike, pasi pritet të jetë një universitet që do të ketë një numër të madh studentësh dhe do të plotësojë nevojat e një zone të mbipopulluar.

    Qeveria e mori këtë vendim në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13 të ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, zotit Genc Pollo.

    Universiteti "Aleksandër Moisiu", me seli qendrore në qytetin e Durrësit, do të përbëhet nga Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit si dhe Shkolla e Lartë jouniversitare.

    Fakulteti i Edukimit do të japë diplomë universitare në degët: Cikli i Ulët (3 vite akademike); Gjuhë Angleze (3 vite akademike) dhe kualifikime pasuniversitare në fushën e Mësuesisë dhe Menaxhimit të Arsimit.

    Vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton gjithashtu që Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit të japë diplomë universitare në degët: Administrim Publik (3 vite akademike) dhe Menaxhim Turizëm (3 vite akademike). Ndërsa Shkolla e lartë jouniversitare do të japë diplomë të nivelit jouniversitar. Përcaktimi i diplomave bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dy muaj para fillimit të vitit akademik.


    Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, do të përbëhet nga:


    " Fakulteti i Edukimit

    " Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit

    " Shkolla e lartë jouniversitare


    Fakulteti i Edukimit do të japë diplomë universitare në degët:


    " Cikli i Ulët (3 vite akademike)

    " Gjuhë Angleze (3 vite akademike)

    " Kualifikime pasuniversitare në fushën e Mësuesisë dhe të Menaxhimit të Arsimit


    Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit do të japë diplomë universitare në degët:

    " Administrim Publik (3 vite akademike)

    " Menaxhim Turizëm (3 vite akademike)


    Shkolla e lartë jouniversitare do të japë diplomë të nivelit jouniversitar

    Përgatiti: H.RAMA






    Qeveria, dhurata për fëmijët dhe azilantët


    Qeveria do të parashikojë dhënien e dhuratave modeste për jetimët, të moshuarit që jetojnë në azile dhe për personat me aftësi të kufizuara në qendrat përkatëse, me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, se bashkë me ministrin e Financave është rënë dakord që fondi rezervë i kryeministrit të përdoret për këtë qëllim.

    Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koço Barka, që së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, të bashkërendojnë punën dhe të marrin masa në të gjithë vendin, në mënyrë që të realizohet ky akt i vëmendjes humane ndaj këtyre personave.

    "Kjo qeveri e gjeti arkën bosh dhe nuk mund të themi se është zengjine, por do të japë një dhuratë për të gjitha shtëpitë e fëmijëve dhe azilet në Shqipëri. Pas një bisede të zgjeruar me ministrin e Financave, kemi rënë dakord që fondi rezervë i kryeministrit të mos digjet, por secilën nga këto shtëpi qeveria ta urojë me diçka për Vitin e Ri", tha kryeministri Berisha. Ai i kërkoi ministrit Barka që së bashku me Drejtorinë Qeveritare të bashkërendojnë punën dhe të marrin masat e duhura që në të gjithë vendin të bëjnë një shpërblim modest për qendrat ku janë të grumbulluar këta qytetarë, përfshirë dhe qendrat e qytetarëve me aftësi të kufizuara.

    H.R
    Or ti mik,c'lidhje ka tema per te cilen po debatojme me shkrimin e sjelle prej teje....????
    .........................

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Miki une e di qe ofendimi i te tjereve eshte burim kenaqesie per ju. Po me duket se ke nevoje per ca ore mesimi te gjuhes shqipe se me duket nuk di te lexosh mire. Mund te jete qe ti e lexon shqipen po ne menyre te qellimeshme dhe djallezore shtremberon kuptimin e neneve te kushtetutes. Ne fund te nenit MIKI RO thuhet tekstualisht : " sic parashikohet ne ligj " dhe kete ti nuk di ta lexosh apo e le kastile pa e lexuar. Per kete arsye une po e ngjis ketu poshte nenin dhe po ta nenvizoj , e ngjyros per ty or mik.

    Neni 166

    1. Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Mire paskan bo un se dija qe egzitonte ky fakt fare paskam qen ne rrezik un te me kapinin ato kur kam qen ne shqiperi te me bejne me bo 1 muj ushtri .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •