Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dokumentar për papën shqiptar

    “Nje pape shqiptar” titullohet dokumentari qe Engjell Ndocaj i propozoi publikut te premten mbrema ne një nga sallat e kinemase ne kryeqytet.

    Gjon Francesku ose Klementi i 11-te i Albaneve ne 21 vjet te papatit te tij ne zanefille te 1700, vetem tre vjet pas shugurimit te tij si Pape, ishte frymezuesi i Kuvendit te II te Arbrit ne Shqiperine e rrenuar nga pushtimi osman.

    Engjell Ndocaj ne kete dokumentar sjell deshmi, pamje dhe imazhe te xhiruara ne katakombet dhe bibliotekat e Vatikanit, por edhe rruget e Urbinos, vendlindjes se papes qe deshi qe në mbiemrin e tij Alban, të nenvizonte perkatesine shqiptare.
    Kembengulja dhe lidhja e ketij pape arberesh me Shqiperine 3 shekuj me pare madje terhoqi edhe vemendjen e filozofit gjerman Lajbnic mbi shqiptaret dhe prejardhjen e tyre.

    “Papa Klementi është një figurë e atillë I cili të zgjon interesin sapo të lexosh një artikull për të të shkruar nga filozofi Lajbnic që I ngacmuar nga këto filloi të mendojë se çfarë është ky njeri që ka një origjinë” tha Ndocaj.

    Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë.

    Klementi XI u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “Këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

    Mira Tuci - ALSAT
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447
    Papa Albani pershkruhet edhe si shum kombetar, ai asnjeher nuk e arroi origjinen e tij shqiptare per kete arsye urdheroi te shkruhet cikli i librave Illiricum Sacrum!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •