Shpeshere dhuratat vijne si rezultat i mardhenieve shoqerore apo farefisnore, qe ne kemi midis njeritjetrit. Po keshtu shume here ato paraprihen dhe nga mardheniet e interesave qe ne kemi midis njeritjetrit. Pra gjithsesi dua te them se, dhurata eshte nje peshqesh qe shpreh nje mirenjohje, qe shpreh nje lidhje farefisnore ose familjare, si dhe qe shpreh mardhenie te ndyshme iteresash. Por une kam nje pyetje: a mund ti besh nje dhurate armikut tend , me ane te se ciles ti shprehesh atij dashurine dhe gezimin e madh qe ker per te? Mendoj se nje veprim i tille, eshte absurditeti me i madh qe mund te ekzistoje ndonjehere ne mendjen dhe llogjiken njerzore.
Le te shohim me konkretisht se cfare Perendia beri per njeriun, e megjithse njeriu ishte nje kundershtar i Perendise. Qysh ne kopshtin e Edenit, kur sapo kishte filluar jeta ne kete planet, njeriu ne mosbindjen e tij kundershtoi urdherin e Zotit. Ai nga nje mik i Perendise u kthye ne nje kundershtar dhe blasfemues i Zotit te tij. Midis njeriut dhe Perendise hyri ndarja e perjetshme, qe per njeriun do te thote: vdekje e perjetshme. Por a e ndali Perendia dashurine e tij ndaj krijeses (njeriun), edhe pse njeriu nuk e meritonte nje dashuri te tille? Qe ta njohesh kete fakt dhe ta ndjesh ate ne ne vete jeten tende, duhet se pari te njohesh Perendine dhe te gjithe miresine e Tij. Shume njerez festojne festen e krishtlindjeve, por jo te gjithe ndjejne dhe shohin ate qe Perendia beri per mbare njerzimin.
Krishtlindja nuk eshte nje kenaqesi e mishit, per faktin se ne te banon mekati, prandaj dhe mishi eshte ne armiqesi me Perendine, dhe si i tille ai nuk do te trashegoje mbreterine qiellore. Atehere cfare eshte krishtlindja? Krishtlindja eshte DITA e MADHE ku Perendia Permbushi premtimin e tij, duke DERDHUR HIRIN e tij Shpetues per cdo mekatar qe vjen ne kete bote. Ky eshte nje mesazh i gjalle per cdo njeri qe kerkon te behet pjese e kesaj miresie te Perendise. Ai dha Birin e tij te vetmelindur, qe te sakrifikohet ne tmerin e kryqit, si e vetmja DHURATE SHPETUESE, per cdo mekatar qe kerkon te vije ne PAQE me Perendine.
Edhe yjet u perkulen para tij, dhe engjejt gezuan. Barinjte gjume nuk kishin ate nate, se Mireisa e Zoti erdhi prej se lartmi. Malet dhe luginat e errta u ndricuan, edhe dijetaret e thane lindjen e tij. Cdo gje e gjalle ngriti syte per te pare DHURATEN e Zotit, si dhe per te LAVDERUAR te Madhin Perendi, per Dhuraten e Hirit qe ai dha ne kete bote te mjere. A jeni ju pjese e ketij GEZIMI? A moret Hir prej Hirit te Tij dhe Paqe prej Paqes se Tij? Ai lindi si ty e si mua, ne te njejtin trup e mish. Ai e peruli veten e tij duke u bere i ngjashem me njerzit, edhe pse ishte Perendi. Pra e gjithe kjo sakrifice e ka nje emer, dhe ky emer eshte : DASHURI.
Festoni diten e Madhe, ate dite qe Zoti beri te mundur Shpetimin tone, ate dite ku vdekja mori ndeshkimin dhe mekati pagen e tij. Shiko se cfare Dhuriate te Hirit Zoti pergatit per ne, duke na dhene ate qe nuk meritojme, Birin e tij Shpetimtiar. vete Zotin prej qiejve.
Sot eshte dita. Le te jete kjo prakfeste, ku ti te maresh Hir prej Hirit te tij, Jete prej jetes se tij, dhe Paqe prej Paqes se tij.
Vellezer dhe motra, ju uroj krishtlindjet gezuar, ku do qe te jeni. Zoti ju bekofte me hirin dhe Paqen e tij. Zoti bekofte kishen e tij dhe popullin e Tij. Amin.
Deshmuesi
Krijoni Kontakt