Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Në mbarë botën përkujtohen viktimat e Cunamit

    Në mbarë botën përkujtohen viktimat e Cunamit

    Xhakartë: Në shumë vende të botës me minuta heshtjeje, mesha kishtare dhe ceremoni përkujtimore u përkujtuan më tepër se 220 mijë viktimat e katastrofës së Cunamit. Më 26 dhjetor 2004, në oqeanin Indian ndodhi një tërmet nënujor me pasoja tragjike. Pamje të shkatërrimit të paimagjinueshëm përhapën një valë shoku në mbarë botën. Pa asnjë paralajmërim tërmeti nënujor krijoi një valë shkatërrimtare batice në afërsi të brigjeve të Sumatrës.

    Brenda pak minutash dhuna natyrore e shpërthyer asgjësoi qindra kilometra bregdet në Indonezi, në Tajlandë dhe në Srilankë duke çuar drejt vdekjes rreth 220.000 njerëz. I ngarkuari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për mënjanimin e pasojave të Cunamit, ish-presidenti amerikan Bill Klinton deklaroi dje se përkundër ndihmave të deritanishme njerëzit në rajonet e katastrofës do të përballen ende me vështirësi të mëdha: "Unë e di se shumë prej jush duhet të duroni ende vështirësi të mëdha. Dhjetëra mijëra prej jush jetojnë ende në mbrojtje të pamjaftueshme dhe dijnë shumë pak për të ardhmen e tyre. Megjithatë, përkundër vështirësive dhe vuajtjeve ju ishit të pathyeshëm", tha Bill Klinton.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Edhe ne Scandinavi u shenue kjo dite.
    Nje numer i madh skandinavesh humben jeten atje nga tsunami.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    U be 1 vjetori dhe duket sikur ndodhi dje aq tragjike ishte, nje ngjarje pa paralajmerim qe mori jeten shume njerezve dhe te pa pergatitur per tu mbrojtur cdo gje u shkaterrua. Fuqia e tsunamit eshte e pa ndalushme dhe ket gje Japonia e di me mir nga te gjith pasi ata cdo vit e kan "lufte" tsunamin ne gjith Japonin por asnjeri nuk e priste te ndodhte ne ate rajon dhe goditi ne kohen dhe vendin ku asnjeri nuk e priste!

    Frika mbetet prap qe ngjarje e njejte mund te ndodhi per 1-5 vjet sipas shkencetarve dhe tragjedia do jet akoma me e rende.

    Per momentim vetem te shpresojm qe tragjedira mos te ket, natyren nuk e kemi ne dore por e gjith bota duhet te punoj te rindertoj ato vende dhe te shpresojm qe forca e natyres mos te ndodhi mbi kokat tona!

Tema të Ngjashme

  1. SHBA, shqiptari ofron drekë falas për viktimat e Madof
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:56
  2. Viktimat e revolucionit famekeq kulturor Kinez ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 19:25
  3. Viktimat E Perdhunimit Dhe Vuajtejet E Tyre
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 07:31
  4. Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08
  5. Hiroshima kujton viktimat
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •