E Hene, 19 Dhjetor 2005



FUNDI I NJE ENDRRE SHQIPTARE

Ali Podrimja

Ishte ceshtje kombetare dhe do ishte e turpshme te terhiqja. Ne shqiptaret kurre nuk kishim vepruar ne baze te besimeve. Te gjithe kishim qene tok ndaj te keqes. Tek e fundit Nena Tereze ishte e te gjitheve. Nga Roma informimi ishte i shkurter dhe i sakte. Qeveria maqedone e te ndjerit Trajkovski, me rastin e Lumnimit te Nenes Tereze, do e pasonte nje liber ne gjuhen maqedone dhe angleze: se kjo Nene na qenka me origjine maqedone. Dhe ky ishte nje falsifikim tipik sllav. Mbi tavoline kisha librin "Mesome te dua", i cili sapo ishte botuar ne gjuhen gjermane. Nga Lumnimi nuk na ndante as nje muaj. Mund te perkthehej edhe ne anglisht brenda nje kohe te shkurter, nuk mund ta besoja. Degjohem me Avni Spahiun, i cili ne mes tjerash, me thote se shumica e poezive dhe e uratave gjendeshin ne gjuhen angleze. Duhej te perktheheshin vetem ato qe ishin te vonshme.

Nderkohe, pergatitesha per ne Tirane. Dy botuesit, "Rozafa" nga Prishtina dhe "Arberia" nga Tirana, kishin rene dakord te botonin antologjine e pare per camet "Eni vjen pej Camerie", e cila ishte ne fazen perfundimtare. Botohej me rastin e 60-vjetorit te debimit te cameve nga trojet e tyre. Ne Tirane kisha lene takimin edhe me poetin e mikun Visar Zhiti. Deshiroja te di se a ekziston dic ne papat per origjinen e Nenes Tereze, per te cilen aq shume kishte zene te perflitej ne Ballkan. Visari kishte qene ca vite si atashe kulture ne ambasaden shqiptare ne Rome dhe me siguri kishte njohuri per kete. Me njofton se nje tekst domethenes te Papa Gjon Palit II, kisha shqiptare ne Tirane e kishte leshuar si thirrje. Teksti mjaftonte te shkonte dhe si parathenie. Ishte ne tri gjuhe italisht, anglisht dhe shqip. Libri "Mesome te dua" tani thuajse ishte i kompletuar. Me perkthyesin isha ne kontakt dhe numeroja ditet deri te Lumnimi.

Pas tri javesh perkthyesi e kishte kryer punen e vet. Mbetej pergatitja dhe ana teknike e librit. Shpejt iken dhe dy dite e libri "Teach me to love" tashme po shtypej. Nga gezimi kisha zene vend ne nje kafene ku takova rastesisht nje mik, perkthyes i nje gjenerali amerikan ne Bondstill. I them se libri i poezive dhe uratave te Nenes Tereze ne gjuhen angleze pritet te dale se shpejti. Disa ekzemplare kemi vendosur t`ua shperndajme konsullatave te huaja ne Prishtine, nje kontigjent t`ua dhurojme ushtareve amerikane ne Bondstill, te cilet na u gjeten ne kohen me te veshtire, ndersa njemije ekzemplare do t`i dergojme ne Vatikan, me rastin e Lumnimit te Nenes Tereze, t`ua ndajme burreshtetasve, masmediave dhe ca t`ia leme bibliotekes se Vatikanit. Gjesti yne e kishte habitur mikun, por kishte shtuar se per kete duhet te kem nje ekzemplar per ta shikuar gjenerali. Nga shtypshkronja na sollen dy ekzemplare: nje per gjeneralin dhe nje per mikun. Me zyrtaret e Bondstillit pasi ishte konsultuar, miku ia kishte behur te nesermen me dy ushtarak dhe nje xhip. Nuk mund te besonin ende per nje dhurate te cmuar nga nje shtepi e vogel botuese qe kishte ndare peseqind ekzemplare per ta. Thoshin se ishte dicka befasuese. Kurrkush nuk i kishte kujtuar me pare nga Kosova ushtaret amerikane. Zoterinjte nga Bondstilli na kishin shprehur falenderime. Brenda dite libri ishte shperndare deri ne kopjen e fundit.

Shkelnim ne javen e fundit. Njemije ekzemplaret ishin paketuar per destinacionne Itali. Lumnimi i Nenes Tereze mbahej nga data 18 deri 21 tetor 2003. Me 18 tetor aeroplani me pelegrinet nga Kosova ishte ngritur nga Sllatina ne drejtim te Romes. Mendoja per librat dhe c"do te bente qeveria e zotit Trajkovski, sapo te kete nje ekzemplar te librit tone, a do te skuqej nga fjalet e Papa Gjon Palit II, qe fliste me admirim per "bijen e popullit shqiptar qe i ka dhene nder dhe shkelqim kombit te saj". Maqedonia ishte shtet e une isha vetem nje individ, qe plasoja te verteten per Nenen Tereze.

Mirepo, befasia ndodhi ne aeroportin e Romes. Mezi kishim kaluar zonen e kontrollit. Shiriti transportues i bagazhit kishte filluar te sjelle plackat, por dhe pakot e derdhura me librat e Nenes Tereze. Neser ajo nderohej nga tere bota, po c"kishte ndodhur ? Isha shtangur dhe nuk dija c"te beja me pakot e derdhura. Kisha marre nje liber dhe iu kisha drejtuar policise: "Frikesoheni edhe nga Nena Tereze?" Shefi i aeroportit i teri i zverdhur, sapo kishte pare ne balline fotografine e asaj qe tubonte nje dynja njerez nga tere rruzulli, u kishte britur kolegeve. Imzot Mark Sopi, ish-ministri i Kultures se qeverise se Kosoves, z. Behxhet Brajshori, ca gra te shtyra ne moshe, disa police dhe une filluam t"i mbledhim librat. Sherbimi i kontrollit kushedi c"kishte menduar se ka ne ato pako, droge apo dicka tjeter me te rrezikshme. Disa nga pelegrinet kishin zene te zgerdhiheshin tamam si ai Lepi Cane nga seria serbe "Muzikantet", kurse ca vraponin te dilnin sa me pare nga aeroporti, deshironin te shenonin momentin historik ne bllokun e prapanices, njekohesisht te mos u shihej as pasaporti i Serbise. Se, me ne fund, udha i kishte qitur edhe ne Rome. Pas nje ore librat ishin palosur ne thase te rinj dhe vendoseshin ne autobuset qe na bartnin ne hotel. Tek udhetonim mendoja se Nena Tereze nuk me takonte vetem mua. Une kisha kryer nje pune te ndershme per te mposhtur nje falsifikim tipik sllav dhe per t"u treguar te tjereve nga ishte Nenemadhja. Kryeja, pra nje pune atdhetare. Bindesha se njerezit tane kur ia mesyjne botes, me teper u intereson leverdia e xhepit se ceshtja kombetare. Mendoj keshtu dhe tani. Mjafton te perqendrohesh ne bisedat e paraqitjet e tyre ne masmedia e te bindesh se kush na mbron nga e liga. Atdheun e konsiderojne para dhe asgje tjeter. Nuk me habit, pra neperkembja jone edhe nga ata qe nuk kane identitet ende. Eshte tmerruese kjo.

Me 19 tetor pelegrinet nga Kosova gjendeshin ne rendin e pare, meqe vinin nga vendlindja e Nenes Tereze. Papa Gjon Pali II, i cili do e mbante meshen per Lumnimin e te Shenjtes sone, nuk ishte as dhjete metra larg nesh. Masmediat gumezhinin ne sheshin e madh te Vatikanit, ku ishin tubuar afer nje milion njerez. Atje ne fund ishte shpalosur skaj me skaj nje flamur shqiptar. Nga stacionet e huaja televizive e sidomos nga CNN nuk hiqej kopertina e librit "Teach me to love" e Nenes Tereze, te cilin tanime e kishin te gjithe burreshtetasit e masmediat. Nje i kishes sone po ashtu kishte arritur t`ia dorezoje dy ekzemplare dhe Papes Gjon Palit II.

Personi qe me kishte informuar nga Roma per dredhine maqedone, me kishte gjetur ne mesin e pelegerineve dhe me kishte thene: falsifikatoret e terhoqen librin, e kishin lexuar se c"thoshte Papa per bemiresen tone. Ky ishte fundi i nje endrre sllave. Nuk besoj se kishte njeri me te lumtur se une ne ate moment. Kisha kryer nje pune te vogel per nje ceshtje te madhe. Nga muri i larte i Katedrales se Shen Pjetrit vazhdonte te buzeqeshte N`na Tereze. Ishte zbrazur dikur sheshi i pafund i Vatikanit, ku fitues ishte populli im qe kurre nuk u nda sipas besimeve. Dikur vone isha larguar nga aty. Ne ekranet televizive vazhdonte filmi per jeten e Nenes Tereze.

Me rastin e 600-vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Zyrih, gjendesha prape me Imzot Mark Sopin dhe kryesine e kishes sone "nentor 2005). Biseda kishte filluar aty ku e kishim lene ne Rome. Mesha e se dieles eshte mire te filloje ne kishen tone me uraten e Nenes Tereze, te cilen e thote vete ajo dhe eshte e incizuar. Kjo ide imja i kishte habitur zoterinjte, qe kishin filluar te shikojne njeri-tjetrin, tek ua ofroja tekstin. Dukesha para tyre nje diktator ndoshta, por une mendoja se fillimi i meshes se te dieles me uraten e Nenes Tereze e nderon kishen tone dhe ne si popull.

Koha Jone.