Si u hoq ylli i komunisteve nga flamuri i shqiptarėve


Gazeta Shqiptare ka mundur tė sigurojė dokumentin origjinal me propozimet qė u pėrfshinė nė Dispozitat Kryesore Kushtetuese, tė cilat mundėsuan heqjen e yllit nga flamuri kombėtar. Nė vendet e lindjes, ky yll konsiderohej si njė simbol I komunizmit dhe me njė akt tė tillė, edhe Shqipėria e sapohyrė nė tranzicion, kėrkonte ndarjen edhe nė mėnyrė simbolike nga bota tė cilės I kishte pėrkitur pėr gati njė gjysėm shekulli. Pėr mė tepėr, kėrkesa synonte dhe rikthimin e flamurit tė vjetėr tė shqiptarėve, duke ruajtur modelin e pėrdorur nga Heroi Kombėtar Gjergj Kastrioti. Nė dokumentin qė po botojmė janė firmat e deputetėve tė asaj legjislature, ndėr tė cilėt, Pjetėr Arbnori, Petrit Kalakulla, Agron Musarai, Aleksandėr Meksi , Arben Imami, Rexhep Uka, Tritan Shehu, Xhevat Lloshi e tė tjerė.
Gazeta boton sot dėshminė e ish-Kryeministrit Aleksandėr Meksi, pėr seancėn nė Kuvend qė miratoi kėtė akt nė Dispozitat Kryesore Kushtetuese.

Nė Kuvendin e parė pluralist, dalė nga zgjedhjet e 22 marsit 1992, qė nė ditėt e para u paraqitėn dhe u miratuan disa ndryshime ne Dispozitat Kushtetuese. Nė njėrėn nga ato seanca, kerkova nga vendi ku isha ulur si deputet I Partisė Demokratike, (ne ishim ndodheshim nė krahun e djathtė tė sallės ku sot rri PS), qė tė shtohej nė Dispozita edhe njė nen qė do tė sanksiononte heqjen e yllit nga flamuri kombėtar. Nga krahu tjeter foli Namik Dokle, (me sa me kujtohet), duke kerkuar qė ky propozim tė paraqitej me shkrim. Atėherė unė me nxitim shkruajta disa nene qė parashihnin heqjen e yllit me pesė cepa nga flamuri i Kastriotit, flamuri i shqiptarėve, qė Tirana pėrcaktohet si kryeqytet i Republikes se Shqiperise. Gjithashtu kėrkova qė njė komision I posaēėm tė percaktonte formėn e shqiponjės.
Heqja e yllit ishte njė akt politik, por dhe njė simbolikė e qartė qė synonte tė nėnvizonte fundin e nje epoke, asaj te diktatures komuniste, mė tė egrės diktaturė tė kėtij soji nė Evrope, por qė nė asnjė rast nuk mund tė quhet cėshtje e mbyllur, sic ėshtė politikisht e modės sot pėr ndonjė ngjarje kthesė apo tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė. Mendoj se nė tė njėjtėn kohe, ky ishte edhe njė veprim qė na kthente ne shqiptarėve, flamurin e tė parėve. Persa i perket shqiponjės nė flamur dhe formės sė saj, pata parasysh, siē edhe propozova mė vonė, qė tė vendosej shqiponja e Skėnderbeut, qė njihet nga vulat e tij tė ruajtura. Sipas meje, ajo formė shqiponje ka vlerė historike pėr tė dėshmuar vjetėrsinė e shtetit dhe flamurit shqiptar. Pėr fat te keq, ky propozim nuk u pranua me vonė, por mendoj se kjo ēėshtje mund tė konsiderohet ende e hapur.
Mbasi shkruajta propozimin me nenet pėrkatėse, shkova drejt kryesisė pėr t’ia dorėzuar zotit Arbnori, por sapo mbėrrita tek ai, u degjua zėri i mėparshėm: “duhen njėzet firma”. Atehere u ktheva sėrish nė bankat e para nė Kuvend dhe nė tė dyja anėt e fletės ku kisha shkruar propozimet, firmosėn nė mėnyrė tė ērregullt, njė numėr deputetesh dhe jo vetem te Partise Demokratike. Me kėto firma, shkova pėrsėri tek kryetari i seances, i cili i lexoi dhe ato u miratuan njė nga njė dhe nė tėrėsi nėn duartrokitjet e salles qe i aprovonte.
Vlen te kujtoj ketu qe nga dhjetori i ‘90 dhe deri atėherė, nė shumė manifestime tė opozitės sė djeshme, flamujt e pėrdorur ishin me yllin e prerė nga flamuri.

Paris me 14 dhjetor,
Aleksander Meksi


G.SH