Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    BOSTON
    Postime
    166
    Beba si gjithmon hartim ti....hehehe
    Nuska....well mbasi kemi jetuar shumicen e jetes ton, te gjith feminin ne vendin ton meme, kur vjen ne nji vend te huaj, cdo gje ndryshon. Sepse menyra e jeteses esht ndryshe edhe kta keshtu e kan krijuar, ashtu sic e kan krijuar edhe shqiptaret edhe greket etj. Prandaj te ambientohesh ne nji vend te huaj esht e veshtir sepse ato gjera qe i kan bere keta ter jeten e tyre ne duhet ti pershtatemi edhe ti arrijme sa me shpejt. Por ne te njejten kohe mundohemi te jetojme edhe nji pjese te jetes se me parme sepse na mer malli plus jan tradita edhe zakone qe nuk do harrohen kurre besoj. Sic e dini edhe vet ne shqiperi te pakten shum te rinj ose me sakt shumica e te rinjve nuk jan te punesuar thjesht bejne shkolle edhe dalin. Hmmm ktu ndodh e kunderta te paket jan ata qe rrijne e te shumte ata qe punojne. Nejse ketu mua psh sic e than edhe te tjere me lart nuk me del koha per gjum. sepse shkoj ne shkoll, kthehem shkoi ne pune ( kur punoj), mbas saj mundohet te dal nga pak edhe kthehem ne shtepi edhe deri ne oret rij duke i ja kushtuar kohen mesimeve. Edhe pak a shum kjo gje esht perdit me perjashtime kuptohet. Edhe nji gje tjeter para se ta mbyll se sikur shum e zgjata lol. Shoqeria ka te bej shum kur je ne migrim. Sepse duke mos pasur te afermit ndaj teje ose sigurisht shoqerin e vjeter, nuk te ngel gje tjeter e pervec se te krijosh nji shoqeri te re. Duket e lehte po hmm nuk esht aspak. Shoqeria esht kryesore edhe duhet te krijosh besim tek ajo....por ne shumicen e rasteve shum dalin te zhgenjyer kjo ndodh sepse e krijojne ate pa patur piken e ides se kush esht kush.

    Ok boll per sot se perseri u be von edhe duhet te vazhdoj ato te shkreta detyra se u shkeputa per te shkembyen edhe une ca rreshta.....me sakt ca paragraf hahaha shnet
    What da hell?

  2. #12
    me bishtaleca Maska e BEBA
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    45
    Haha tironcja po flisje per hartimin tim, por me sa shof ia paske kaluar hartimit tim edhe paske shtuar shume gjera qe harrova ti shtoja une hahaha. Nejse mi ik aty edhe lexo per provimin qe ke neser edhe ma meso mire fare ate kushtetun e Amerikes se ajo do te te nxierri ne drite lol . see ya
    He Muska besoj se kto gjera bejne shumica e te rinjve ne Amerike edhe kush thote se eshte teper i lumtur kot ia fut sepse asnje nuk eshte aq i lumtur sac e tregon.
    Who cares what other people think:)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    BOSTON
    Postime
    166
    hahahaha
    IKa ika se lash nom.....po thash te futem iher ktu. Bobo vallai ajo kushtetut ne drite do me nxjerri. Cti bosh i ka jeta kto

    noten

    p.s. Nuska edhe une mendoj se jan ca nga gjerat qe bejne edhe mendojne shumica e te rinjve neper diaspore, megjithese ca e shprehin me shume se ca te tjere.
    What da hell?

  4. #14
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    une ne shqiperi jam si peshku pa uje ///
    te gjithe shoqerine neper bote ///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  5. #15
    OBEN OHNE Maska e MISTRECE22
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    211
    pata fatin e keq, qe ne moshen 16 vjecare te vija ne gjermani, shtet ky, te cilin nuk do ta kisha zgjedhur kurre vete por ja qe isha e vogel dhe atehere vendoste mami per mua.
    ashtu sic tha dhe ari, sa me i vogel te jesh ne moshe, aq me shpejt ambjentohesh. deri diku, qendron kjo. jam ambjentuar me gjuhen, traditat dhe zakonet e popullit te ketushem por nuk do te ambjentohem kurre me mentalitetin qe kane. mentalitet qe eshte nje pafundesi larg atij shqiptarit.
    u bera gati 7 vjet ketu dhe akoma me ben pershtypje ftohtesia e rraces gjermane.

    dikush pak me siper, tha se njeriu e drejton vete jeten e tij por per mendimin tim, duhet dhe nje prorcion i shendetshem fati qe te arrish ta drejtosh ashtu sic do ti.

    persa i perket shoqerise, e kam dhe pse vuaj faktin, qe perbehet 100% nga gjermane. por e quaj dhe eshte shoqeri siperfaqsore.
    kam vene re ne keto 6 vjet, qe nuk kam mundur ti hapem e ti shprehem nje shoku apo shoqeje gjermane, sic e beja dikur me shqipetaret. gje kjo qqe nuk do te ndryshoje kurre, sado ilac i mire te jete koha.

    ditet e mia ne gjermani nuk jane monotone. kam nje pune te mire dhe plot variacione, nje shkolle me perspektiva dhe hapesire defrimi. per dy te parat, e quaj veten me fat qe jam ketu, ku jam.
    por shpirti nuk do me gjeje kurre rehat, derisa te largohem perfundimisht nga ky shtet, ku dashur padashur u bera dhe nenshtetase e tij.

    nuk dua te mendoj shume per hallet ne emigrim sepse shpresoj se dikur do te marrin fund, duke u kthyer perseri atje ku linda....

    nuk kemi faj qe shkruajme hartime ketu. une dhe nje permbledhje vellimesh mund te shkruaja rreth kesaj teme.
    :brire
    PARTY KA GJITHMONE TE DREJTE!

  6. #16
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38
    Ke te drejte ti mistrece, po ja qe edhe po te duash te gjesh shoqeri shqiptare gjen sa te duash ketu (mjafton ti zgjedhesh sepse pyll pa dera ska ,dhe ky pylli i shqiptareve ne gjermani ka me shume derra se qengja), ja psh une do te thoja, cdeshe qe shkove deri ne L....g kur mund te vije me afer meje dhe keshtu njifeshim bashke , e ta beja shoqerine me te bukur se me 100 shqiptare bashke hahahahaha (SPASS).
    Nejse ke te drejte mistrece ashtu eshte, po une ika tani se do fle gjume.
    Pershendetje

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e zima
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    32
    Nuska tema qe ke apur esht tereqese.Mendimi im eshte qe shumica e shqiptareve ne europ jan te ambjentuar me jeten e perditshme ,po sdiskutohet qe fillimi ka qen shum i veshtir.Ndersa ne UK gjerat ndryshojn ketu ska shance qe te ambjetohen,arsyet jan menyra e jeteses ndryshon nga europa ,gjuha gjithashtu eshte shum shum e veshtir, sepse sekziston nje gjuhe fikse,menyra qe anglezet e jetojn jeten, tjeter nga europa jeta e tyre eshte ,bira, dhe gazeta etj etj.E bera krahasimin ndermjet te dyjave sepse kam jetuar ne shum shtete te europes,ndersa per andej nga ju ne amerik smund te flas se se kam iden.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    far away from the things that i love
    Postime
    42
    Une u bera gati 3 vjet ne londer ene me ka ardh shpirti ne maje te hundes... Shkolle pune shpi i njejti ritual dite per dite. E di qe jam me fat qe po arrij te bej nje shkolle te mire dhe nje standart jetese me i mire sesa ne tirane por me duket e kote pasi nuk eshte vendi kur une dua te jetoj. Shumicen e shoqerise e kam angleze dhe di ti te them qe ja kaloj shume mirepor prape si prapi me mungon tmerresisht shoqeria ime e vjeter, sado mundohem te pershtatem me ta prape qe prape do ta nxjerr dellin tim shqiptar...
    Un bacio crea una bella storia d'amore, ma la poesia la rende infinita!!!!

  9. #19
    me bishtaleca Maska e BEBA
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    45
    Mistrece kete histori qe po ma thua ti e kam degjuar edhe nga shume veta te tjere Por ca ti besh lal kshu eshte por vend me te mire se vendi yt nuk gjen, por ca ti besh kshu na ra fati qe te vemi larg vendit tone, kemi disa gjera mbase me te mira por edhe shume gjera me te keqia. Shume gjera ne mungojne sigurisht por ca ti besh, mundohu te mbijetosh me keto qe ke. Ehhh une e them asnje nuk eshte i kenaqur le te mburren edhe te thone sa te duan thjesht nuk duan ta pranojne te verteten, ose thjesht genjejne vetveten e tyre
    Me respekt BEBA
    Who cares what other people think:)

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    14
    Me vika mire qe paska edhe te tjere qe vuakan si une, te pakten s'qenkam vetem.
    Une mendoj se shume te rralle jane ata qe i jane pershtatur jetes ne emigrim dhe ndofta kane arritur ate qe donin. Shumica mendoj jo, mgjs ka nga ata qe shqiptare qe thone se s'duan te kthehen kurre me ne Shqiperi.
    Tema eshte shume interesante Nuska.
    Sinqerisht per veten time as qe shpresoj se ndonjehere do te arrij te bej dicka ketu ku jam.
    Shoqerine shqiptare e ka fal zoti, kemi shpirt mor jahu, ketyre ju ka vdek me vakt. Jane te gjithe robota.
    Osi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Integrimi i Shqiperise ne Europe
    Nga Shqiptar nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-01-2012, 13:46
  2. Shqiptaret dhe integrimi Ballkanik.
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2003, 16:26
  3. IOferte per informacion mbi shoqerite aksionere.
    Nga SSALB nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2002, 12:32
  4. Integrimi i shqipėtarėve, pa Shqipėrinė
    Nga marinI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 14-08-2002, 11:06
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •