Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Pershendetje te gjitheve.
    Teme e bukur shume.
    Une jetoj ne Angli , edhe drejten me thene gjynof me u qa. Por te them te drejten duke qene si popull mesdhetar edhe shume me teper ballkanas, shumica jemi "qaramane", njeres qe vetem ankohemi , fodulla, edhe shume egoista. Duke qene shume gjera edhe shume komplekse qe na rrethojne na ben qe te vuajme kudo qe jemi . Kur erdha ne fillim ne angli , u bona derr , me te thene te drejten , sepse menyre ndryshe nga ajo e te jetuarit ne shqiperi. Ne fillim kete thonja edhe une , qahesha , nuk shtyhet nuk behet. A tju bej nje pyetje te terve qe jane jashte atdheut. Si ja kaloni ne shqiperi ??? Sikur te keni edhe miliona, kur ulesh me i lokal , edhe shokun qe ke ne tavoline ta qellojne edhe ta vrasin , ose kur dike tjeter aty tek celi i lokalit merr vesh se i vodhen makinen?? Une kam qene para 3 muajsh ne shqiperi , edhe ju siguroj qe po ta boni i gje te tille, ka me ju ik truni. Po flas pak tani sikurse flitet midis shokve. Te them te drejten , po folim te drejten gjithe ato qe jane ne angli gjynof me u qa, se i vret zoti . Ju kujtoj , Italine , stacionat e trenit , vagonat e trenit qe u shendruan ne shpi banimi, per shqiptaret e marokenet. Ndersa ketu , vjen e strehohesh ne shpi tamon , me i bo letrat , mund te bosh cere pune ta ka qejfi , pa piken me te vogel te problemit. Pastaj shqiptaret nuk dun vetem me u perzi me anglezet. Ne kemi ardhe ketu , si emigrante, edhe ne dum me ju ndryshu rregullat anglezve gje e pamundur. Dikush me lart tha pune shpi pune shpi . PO pse mor vlla nuk shko ne KINEMA ti ? Pse nuk shko ne teater ti ? Pse nuk del perjashta me nje mik a nje shok , a nje te panjohur fare, ulesh ne lokal e ha nje darke? Apo do me pune 16 ore ne dite qe te bosh "keshtjellen " ne shqiperi ? Integrimin ne komunitet duhet ta kerkoni vete. Mos harroni po ju kujtoj te gjitheve, jetojme ne nje vend te huaj ku ne duhet tu pershtatemi atyre, edhe jo ato neve(nese duam te banojme ketu?). Mos harroni qe ne emigrantet jemi me rracista se vete vendalinjt , ketu.
    Ju faleminderit shume ,
    gresi
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    E njejta gje ndodh edhe me Shqiptaret ne Amerike, te njejtat ankesa, te njejtat probleme, duan te punojne nga 3 punera mundesisht qe te bejne para me grushta dhe pastaj ankohen se jeta qenka pune e gjume....ne se ti zgjedh ate menyre jetese, s'ke pse ankohesh te pakten gjen kenaqesi ne parate e mbledhura ose viceversa shijo jeten e mos u anko, sigurisht qe parate nuk behen me rroga, por te pakten mund te besh nje jete normale...do te doja t'i shihja perseri aty para ambasadave ne rradhe per te marre nje cope vize....

  3. #23
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    te them te verteten me pelqen ketu ku jetoj , menyra e jetes e njerzve ketu
    kam shume shoke e shoqe she ja kaloj shum mire me ta !!!
    por si ngrohtesi dhe ciltersi enderroj vendin dhe njerezit e mi, ketu njerzit kane shume strese cdo gje duhet bere shpejt shpejt dhe kjo eshte dicka qe nuk me pelqen ne kete vend!!!
    menyra e jetes them sepse ketu i kane kushtet te dalesh dhe te besh shume gjera qe une i kam enderruar ti beja ne vendin tim
    kaq kisha ; nje gje dua te them dashuria per vendin tim eshte e vecante dhe ashtu do te mbetet!
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  4. #24
    Ju dua shume dhe ju uroj fat... !!!

  5. #25
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    O MAlli , nuk e di se nga je , e kuptoj qe te pelqen vendi yt sepse atje ke lindur edhe atje besoj se je rritur, por te uroj te shkosh njehere, edhe te perfundosh ne nje spital , edhe ta shikosh , se sa lekure ke ?? besoj edhe lekuren e 7 kane per ta rrjepur. Kur thua ste pelqen sepse atje ku jetoni i bejne punet shpejt e shpejt ,ke te drejte si popull mesdhetar qe jemi , edhe ballkanes, jemi shume dembela, jemi shume kumarxhinj, edhe cdo gje i duam llokum ne goje , ose parate e medhaja i bejme duke transportuar droge, e femra, . Te uroj te perfundosh ne shqiperi , edhe te krahasosh menyren se si jetonje , me vendin ku ke perfunduar,, edhe me vjen keq qe ky eshte vendi ku jam lindur edhe une , edhe qe ma futi shkelmin, e me hodhi ketu ku jam, vendi ku robi po han robin. Gezohu faktit qe nuk je atje, edhe mos u anko shume,
    te faleminderit
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Massachus...USA
    Postime
    27
    Nuska!
    Ne shqipetaret jemi kerkues ndaj vetes dhe adoptohemi shpejt me jeten e atij vendi ku jetojme.Shume intelektuale jane merguar nga Shqiperia per aresye te situates jo te mire atje.Dhe mendoj se kjo plejade intelektualesh shqipetare kane gjetur veten ne vendet ku kane shkuar.Fillimisht kane filluar edhe pune qe nuk i shkojne per shtat por duke qene kerkues ndaj vetes kane synuar te punojne aty ku jane diplomuar dhe ja kane dale mbane.Kuptohet qe njeriu ne vendin e huaj nuk e gjen kenaqesine maksimale por kushtet te detyrojne qe te adoptohesh.Une per vete jetoj ne Mass.Usa dhe jam kerkues ndaj vetes time dhe po punoj te gjej vetveten aty ku e meritoj.Ne Shqiperi isha shume mire me pune dhe gjithshka por situata e turbulluar me detyroj te emigroj ne Sh.B.A.Megjithese ketu kam krijuar miqesi me mjaft intelektuale me mungon shume miqesia atje e cila nuk ka te krahasuar.Ketu ekziston shoqeria por me shume shoqeri ne aparence dhe siperfaqesore.Ne ambientet publike qe frekuentoj shpesh kam vene re se ka "thashatheme" me keq se ne Shqiperi dhe se shoqeria eshte e ndertuar ne bazat e interesave materiale me shume se interesat njerezore apo shpirterore.Por ne shqipetaret jemi njerez te durueshem dhe e ulim koken sepse kur duruam 50 vjet komunizem drastik nuk e kemi problem te durojme aspektet qe jeta na ofron kendej.Une per vete ndjek parimin "I duruari,i fituari".

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Qe te japim nje pergjigje te mjaftueshme te kjo teme duhet te kuptojme ne fillim c'far do te thot integrim.
    Integrim per mua do te thot humbja e nje elemnti dhe ngjitja e tij ne nje element tjeter. Pra per mua integrimi i Shqiptarve ne shtetet ne te cilat ata ndodhen nuk eshte gje aspak e mire, dhe per fat te keq po ndodh me nje ritem te shpejt.
    C'far dua te them, mir eshte qe emigrantet te stabilizohen me shoqeri, pune , dokumenta etj. por jam kundra te integrimit kulturor dhe kombetar. Kudo qe te jemi duhet te ruajme gjuhen dhe traditat tona se per ndryshe do humbim dhe ne sic humben emigrantet shqiptar qe ishin para nesh psh, vitet 1900-30 dhe ata para tyre. Per fat te keq shoh qe ketu ne Greqi midis ketij emgrimi qe ju pershkruani, shume shqiptar po grekezohen, te rradhe jane femijte e Shqiptarve qe lindin ketu dhe te mos ken emra grek ose te dine shqip. Shume Shqiptar flasin ne shpiat e tyre me femijet gjuhen greke , per shume shkaqe, nje gje e tille per mua eshte turp kombetar dhe con drejt c'dhqiptarismit te emigranteve. Besoje se dicka e tille ndodhe ne Itali apo ne vendet e tjera ku ndodhen Shqiptaret.
    falemNDERit

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    PERSHENDETJE

    Emigracioni, eshte thjeshte nje menyre shpetimi per te gjithe ata qe e marin por jo e ardhme, te pakten per brezin e pare sepse brezi qe vjen me pas do ta gjej veten te integruar ne jeten e vendit ku lind.

    Por qe te pretendosh se gjerat i kemi ne nė dore kjo eshte e veshtire per te mos thene e pamundur. gjerat vendosen nga shtetet e fuqishme dhe po nuk ndryshuan ato veshtrimin ndaj nesh eshte e pa mundur qe shqiperia te ngrihet ekonomisht. Pra emigracioni eshte frut i ekonomise se dobet te nje vendi qe nuk shet e nuk prodhon pothuajse asgje.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Alba jam ndakort me ty deri ne nje far pike po nga andej dhe tutje besoje se "po nuk e rregullove shtepine tate vet nuk do t'a rregulloje tjetri", kushdo qoft ai (akoma dhe shtetet e medha ,qe thua). Prandaj mendoje se Shqiptaret kudo qofshin duhet te besojne se "shtepia tyre" eshte mbrapa ne Shqiperi kete ndjenje t'a kalojne dhe te femijet e tyre qe nje dite ata te kthehen ne atdhe dhe t'a rregullojne "shtepine". Me kete menyre u rregullua edhe Greqia (akoma dhe Italia) e cila deri ne vitet 1980.. nxirte rrefugjat kurse mbas viteve 1990.. ariti te priste rrefugjat. Spese emigrantet grek u kthyen gati te gjithe dhe investuan ne vendin e tyre kurse ne neqoftese "do lejme kockat" jashtetit, kush do t'a rregulloje atdheun , ata qe e kan mendjen te ikin per vete apo mafiozet ?!


    Prandaj bashke'atdhetaret e mi ku do qe te jeni sado mire qe te ndjeheni mos haroni se memedheu ju pret, dhe si "mema(dheu)"
    nuk ka!
    falemiNDERit

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2003
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    9
    pershendetje juve
    teme e veshtire,pak e komplikuar dhe si thoshte nje ketu duhen vellime per te folur mbi kete teme.pastaj cdo njeri flet per eksperiencen dhe per ate qe ka jetuar vete.jetoj dhe une prej vitesh jashte.do thoni a kam shoke ketu?po,kam miq mund te them.shok,shoqe per mua kane kuptim tjeter.integruar ne nje shoqeri te huaj?kur vjen ne nje vend te huaj,shoqeri te huaj je ti i pari qe duhet te besh ndryshime...pra qe duhet te pershtatesh.dhe ti marresh kesaj shoqerie,ketij vendi te huaj anen pozitive dhe jo negative.per veten time nuk mund te pershtatem plotesisht ketu,pse?sepse jam gatuar paksa ndryshe.megjithese e di veten per tip sportiv.po problemi eshte qe ketu urrej hipokrizine,ftohtesine,arrogancen dhe egoizmin.po keto semundje i gjen kudo.kam dhe dicka per ate vajzen qe jeton ne gjermani dhe nuk ndihet mire.eshte nje shprehje qe thote ne gjermanisht.....der reisende verändert nur den himmel über sich,nie die seele. me duket se ne e nderrojme ndonjehere apo jo vajza nga gjermania.
    gjith te mirat
    imagine

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Integrimi i Shqiperise ne Europe
    Nga Shqiptar nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-01-2012, 13:46
  2. Shqiptaret dhe integrimi Ballkanik.
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2003, 16:26
  3. IOferte per informacion mbi shoqerite aksionere.
    Nga SSALB nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2002, 12:32
  4. Integrimi i shqipėtarėve, pa Shqipėrinė
    Nga marinI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 14-08-2002, 11:06
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •