3 aksidente automobilistike ne Fushe-Kruje, Mamurras e Lezhe, vdesin 3 persona
Data e Publikimit: 16/12/2005
Autori i Lajmit:
BW
Ne Fushe Kruje, Fushe Mamurras dhe ne Lezhe jane dje shenuar tre aksidente me vdekje. I pari ka ndodhur rreth oreve te pasdites se te enjtes, kur ne rrugen nacionale Fushe-Kruje Tirane ka gjetur vdekjen shtetasi Shkelzen Mirdita nga Thumana e Krujes. Drejtues i automjetit ka qene nje biznesmen italian, i cili ka prere gabimisht rrugen duke shkaktuar keshtu aksidentin fatal per viktimen qe udhetonte me nje motociklete.
Ndersa ne oren 18.30 ne superstraden Fushe Kruje-Lezhes, nje 50 vjecar ka mbetur i vdekur ne vend, pas goditjes se nje autoveture, e cila eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima eshte identifikuar me emrin Hamit Tonuzi nga Fushe Mamurrasi, i cili udhetonte ne rruge me nje biciklete. Drejtuesi i mjetit aksidentues eshte larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia e Lacit ende nuk e ka kapur ate. Nje ore me vone, nje tjeter aksident ka ndodhur nje tjeter aksident ne afersi te Lezhes. Viktima quhet Tom Perleci 45 vjec nga fshati Ishull. Ai eshte goditur nga nje kamioncine me targa te Krujes, e drejtuar nga shtetasi Qemal Ziri. Policia e Lezhes tha se viktima i kishte dale perpara krejt rastesisht makines qe e aksidentoi.
Krijoni Kontakt