Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Fragmente nga jeta e Sahabėve

    EBU HUREJRE ED DEJLEMIJ

    “Ebu Hurejre i ka mėsuar pėrmendsh mė shumė se njė mijė e gjashtėqind hadithe tė Pejgamberit a.s. dhe i ka ruajtur ato pėr popullin islam.”
    Historianėt

    S'ka dyshim se ti lexues i nderuar e njeh kėtė yll ndri¬ēues nga radhėt e shokėve tė Pejgamberit a.s.
    A ka njeri nga umeti islam i cili nuk e njeh Ebu Hurejren?!
    Nė kohėn e injorancės, njerėzit e thirrnin “Abdu shems” (d.m.th. rob i diellit) e kur e udhėzoi Allahu nė Islam dhe u takua me tė Dėrguarin a.s., ai e pyeti: “Si quhesh?”
    Iu pėrgjigj: - Quhem Abdu shems (rob i diellit).
    Pejgamberi a.s. i tha: - Le tė quhesh Abdurr Rrahman (rob i Gjithėmėshirshmit).
    Ai tha: - Po, Abdurr Rrahman. Ty, o Resulullah, tė nderoj si baba¬nė dhe nėnėn time.
    Kurse shkaku pse ėshtė quajtur Ebu Hurejre (d.m. th. baba i macės sė vogėl) ėshtė sepse ai nė fėmijėri kishte njė mace tė vogėl me tė cilėn luante dhe qysh atėherė moshatarėt e tij filluan ta thė¬rra¬sin “Ebu Hurejre (baba i macės sė vogėl).
    Kjo u pėrhap dhe mori dhenė, saqė mbizotėroi edhe vetė emrin e tij tė vėrtetė.
    Pasi u ngėrthyen tė gjitha kėto, Pejgamberi i Zotit shpesh¬herė e thėrriste “Ebu Hirr rr” (d.m.th. baba i maēokut) pėr butėsi dhe dashuri. Atėherė e pėlqeu mė shumė tė quhej “Ebu Hirr rr” sesa “Ebu Hurejre”, duke thėnė:
    - Me atė emėr mė ka thėrritur i dashuri im, Resulullahu.
    Maēoku ėshtė mashkull, kurse macja ėshtė femėr, e mashkulli ėshtė mė i mirė (mė i vlefshėm) sesa femra…
    Ebu Hurejra e pranoi Islamin nėpėrmjet Tufejl ibnu Amrit Ed Dej¬lemiut dhe mbeti nė tokėn e fisit tė tij “Devs” edhe gjashtė vjet mbas hixhretit, kur shkoi me njė grup nga fisi i tij te Resulullahu nė Medinė.
    Djaloshi devsian u vu nė shėrbim tė Pejgamberit a.s. dhe nė sho¬qėrim tė Tij. Xhamia ishte vendqėndrimi i tij, kurse Pejgamberi a.s. ishte mėsuesi dhe imami i tij, sepse nuk pati grua e as fėmijė gjersa ishte gjallė Muhammedi a.s. Megjithatė ai kishte njė nėnė plakė, e cila kėmbėnguli nė politeizėm, kurse ai vazhdimisht e fton¬te nė Islam pėr hir tė dhembjes dhe respektit qė kishte ndaj saj, por ajo largohej prej tij dhe e pengonte atė.
    I brengosur dhe i thyer nė zemėr, Ebu Hurejre largohej prej saj.
    Njė ditė prej ditėsh ai pėrsėri e thirri nėnėn e tij nė iman (be¬sim) nė Allahun xh.sh. dhe nė Pejgamberin e Tij, kurse ajo tha njė fjalė fyese pėr Pejgamberin a.s. qė e brengosi dhe e dėshpėroi pamasė. Shkoi te Resulullahu duke qarė.
    Pejgamberi a.s. e pyeti:
    - Pėrse qan o Ebu Hurejre?!
    Ai iu pėrgjigj:
    - Vazhdimisht e ftoja nėnėn time nė Islam, por ajo refuzonte. Kur e pėrsėrita ftesėn sot, ajo mė tha njė fjalė fyese pėr Ty, tė ci¬lėn nuk e pėlqeva, andaj lute Allahun e Lartmadhėruar qė tė anojė zemra e nėnės sime (e Ebu Hurejres) kah Islami.
    Pejgamberi a.s. i bėri lutje Allahut pėr tė.

    Ebu Hurejre tregon:
    - Atėherė kam shkuar nė shtėpi, kur ja dera m'u mbyll dhe dė¬gjo¬va gurgullimėn e ujit, e kur tentova tė hyj, nėna ime mė tha:
    Qėndro nė vendin tėnd o Ebu Hurejre...
    Pastaj veshi rrobat e veta dhe tha:
    - Hy! Hyra brenda e ajo tha: - Eshhedu en lā iląhe il lall llah ve eshhedu en ne Muhammeden abduhu e resuluhu... (“Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij).
    U ktheva te Resulullahu duke qarė nga gėzimi, ashtu sikurse qa¬ja njė orė mė parė nga dėshpėrimi dhe thashė:
    - Tė pėrgėzoj, o Resulullah... Allahu pranoi lutjen Tėnde dhe Ai e udhėzoi nėnėn e Ebu Hurejres nė Islam...
    Ebu Hurejra e ka dashur Pejgamberin a.s. me njė dashuri qė ia ka pėrzier mishin dhe gjakun e tij...
    Ai nuk ngopej nga shikimi tek ai dhe thoshte:
    - Nuk kam parė diēka mė tė bukur e mė tė ndritshme se Resulullahun a.s., saqė mė bėhet sikur dielli ecėn nė fytyrėn e tij.
    Gjithnjė falėnderonte Allahun qė ia mundėsoi ta shoqėrojė Pejgamberin e Tij dhe ta ndjekė fenė e Tij dhe thoshte:
    - El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili e udhėzoi Ebu Hurejren nė Islam...
    El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili ia mėsoi Ebu Hurejrės Kur'anin...
    El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili ia mundė-soi Ebu Hurejrės qė ta shoqėrojė Muhammedin a.s. ...
    Ashtu siē e ka dashur Pejgamberin a.s., Ebu Hurejra e ka da¬shur edhe dijen, tė cilėn e bėri synim dhe traditė tė tij tė shpre¬suar.
    Lidhur me kėtė, Zejd ibnu Thabiti thotė:
    - Gjersa unė, Ebu Hurejra dhe njė shok imi ishim nė xhami duke i bėrė lutje Allahut tė Lartmadhėruar dhe e pėrmendnim Atė, kur ja Resulullahu a.s. erdhi te ne dhe u ul nė mesin tonė.
    Ne heshtėm, kurse ai tha:
    - Kthehuni nė atė qė ishit!
    E lutnim Zotin unė dhe shoku im, para Ebu Hurejres, kurse Resulullahi e vėrtetonte lutjen tonė...
    Pastaj bėri lutje Ebu Hurejre duke thėnė:
    O Zoti im, vėrtet unė tė lutem Ty pėr atė qė u lutėn dy shokėt e mi... Si dhe tė lutem tė mė japėsh dije qė nuk harrohet...
    Atėherė Resulullahu tha:
    - Amin!
    Pastaj edhe ne thamė:
    - Edhe ne tė lutemi, o Allah, pėr dije qė nuk harrohet!
    Pejgamberi tha: - Ju tejkaloi djaloshi devsian.
    Siē e deshi dijen pėr vete, ashtu ia dėshiroi atė edhe tė tjerėve...
    Njė ditė Ebu Hurejra kaloi nėpėr tregun e Medinės. E fri¬kėsoi angazhimi njerėzve me jetėn e kėsaj bote si dhe thellimi i tyre nė shitblerje dhe nė kėmbim tė mallrave. Aty u ndal dhe iu drejtua atyre:
    - Sa tė paaftė jeni o medinas!!

    Ata pyetėn:
    - Ē’ke vėrejtur nga paaftėsia jonė, o Ebu Hurejre?
    Ai iu tha atyre:
    - Mirazi (trashėgimia) i Resulullahut po ndahet e ju ende jeni kėtu...! A nuk do tė shkoni dhe tė merrni pjesėn tuaj?
    Ata thanė:
    - Po ku ėshtė ajo (trashėgimi), o Ebu Hurejre?
    Ai tha:
    - Ajo po ndahet nė xhami.
    Atėherė ata me shpejtėsi dolėn nga tregu, kurse Ebu Hurejre mbe¬ti aty gjersa u kthyen ata dhe, kur e panė, i thanė:
    - O Ebu Hurejre! Ne shkuam nė xhami dhe hymė brenda, por as qė pamė diēka aty duke u ndarė!
    Ai pyeti:
    - A nuk patė ndonjė njeri nė xhami?!
    Ata thanė:
    - Po, gjithsesi... pamė njerėz duke u falur, disa duke lexuar Kur'¬anin dhe disa tė tjerė pėrkujtonin hallallin dhe haramin (tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn)...
    Ai iu drejtua atyre:
    - Mjerė pėr ju... Ai ėshtė mirazi (trashėgimia) i Muham-medit a.s.
    Ebu Hurejra ka vuajtur shumė pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj dijes dhe pėrcjelljes sė kuvendeve tė Resulullahut a.s., aq sa s’ka vuajtur asnjė njeri nga uria dhe nga vrazhdėsitė e jetės.
    Ai flet nė veten e parė dhe thotė:
    - Vėrtet, mė shtohej uria, kurse unė pyetja ndonjė sahab pėr njė ajet nga Kur'ani, ndonėse unė e dija atė, por kisha pėr qėllim qė tė mė merrte me vete nė shtėpi tė vet me qėllim qė tė mė jepte ushqim...
    Njėherė isha shumė i uritur, saqė shtrėngoja njė gur nė bark dhe u ula nė rrugė ku kalonin sahabėt. Atypari kaloi Ebu Bekri dhe e pyeta pėr njė ajet nga Kur'ani, ndonėse nuk e pyeta pėr asgjė tje¬tėr, por vetėm e vetėm qė tė mė ftojė mua, por ai nuk mė ftoi.
    Pastaj kaloi pranė meje Omer ibnul Hattabi dhe e pyeta pėr njė verset tjetėr nga Libri i Allahut. Gjithashtu edhe ai nuk mė ftoi, de¬risa kaloi pranė meje Resululahu a.s.. E kuptoi se sa i uritur jam e tha:
    - Ebu Hurejre?!
    - Unė iu pėrgjigja: - Urdhėro Resulullah. Iu vura mbrapa dhe hyra me tė nė shtėpi, ai e gjeti njė enė nė tė cilėn kishte qumėsht dhe iu drejtua familjes sė tij:
    - Prej nga ky qumėsht?!
    Ata i thanė:
    - Ta ka dėrguar njė njeri.
    Atėherė Pejgamberi mė tha:
    - O Ebu Hurejre, shko te njerėzit e Suftes dhe thiri ata!
    Mua s'mė pėlqeu qė mė dėrgoi pėr t'i thėrritur ata dhe thashė me vete: “A iu mjafton ky qumėsht njerėzve tė Suftes?!”
    Shpresoja qė tė marr pak nga qumėshti me qėllim qė tė fres¬kohem dhe pastaj tė shkoja tek ata. Megjithatė, shkova te njerėzit e varfėr, i ftova ata dhe erdhėn. Kur u ulėn te Resulullahu, ai tha:
    - Ebu Hurejre, merre qumėshtin dhe jepju atyre! Fillova t'ju jap nje¬rėzve gjersa u ngopėn dhe pinė tė gjithė, ia dhashė enėn Resu¬lullahut a.s., kurse ai e ngriti kokėn i buzėqeshur dhe tha:
    - Mbetėm unė dhe ti.
    Unė i thashė:
    - Po, vėrtet ashtu ėshtė, o Resulullah.
    Ai mė tha:
    - Atėherė pi, - dhe unė piva.
    Mandej mė tha pėrsėri:
    - Pi, - dhe unė prapė piva.
    Vazhdimisht mė thoshte:
    - Pi, - dhe unė pija, derisa i thashė:
    - Pasha Atė, i Cili tė ka dėrguar Ty me drejtėsi dhe tė vėrtetėn, nuk mund tė pi mė asnjė pikė qumėsht.
    Atėherė e mori enėn dhe piu prej saj...
    Nuk kaloi kohė e gjatė nga ai rast gjersa tė mirat i vėrshuan muslimanėt dhe iu shumėzuan fitimet, kurse Ebu Hurejra bėri pasu¬ri, shtėpi, furnizime pėr jetė, mori grua dhe i lindi njė djalė...
    Por, e tėrė kjo aspak nuk e ndryshoi shpirtin e tij fisnik e as qė e bėri ta harrojė tė kaluarėn e tij. Ai thoshte:
    - Jam rritur jetim, pa babė, jam shpėrngulur i varfėr dhe punoja si skllav te Busraja, bija e Gazvanit, vetėm pėr njė kafshatė buke, iu ndihmoja njerėzve pėr tė zbritur nga devetė, kurse kur iu hipnin atyre i tėrhiqja ato (pėr kėrpeshi) dhe mė nė fund u martova me vetė atė (Busreten)...
    Lavdi i qoftė Allahut, i Cili e bėri fenė sistem jete dhe shtyllė tė saj dhe e bėri Ebu Hurejren imam (ai ėshtė bėrė vali i Medinės nga Muaviu...).
    Ebu Hurejre u emėrua disa herė vali i Medinės nga Muavi ibnu Ebi Sufjani, por ai post nuk ndikoi asnjėherė nė shpirtbutėsinė dhe zemėrgjerėsinė e tij.
    Edhe pse ishte vali, njė ditė kaloi nėpėr rrugėt e Medinės duke mbartur dru pėr familjen e tij, kurse pranė tij kaloi Tha'lebe ibnu Malik. Ai i tha:
    - Liroje rrugėn pėr emirin, o Ibėn Malik! Ai ia ktheu emirit:
    - Tė mėshiroftė Allahu, a nuk po tė mjafton tėrė kjo fushė?! Ebu Hurejre i tha:
    - Hape rrugėn pėr emirin dhe barrėn e tij mbi shpinė.
    Ebu Hurejra fisnikėroi shpirtin e tij tė dėlirė me dijėn e tij tė madhe, me devotshmėri dhe pietet. Agjėronte gjatė ditės, falej gja¬tė njė tė tretės sė natės, pastaj e zgjonte gruan e tij, e cila gji¬thashtu falej nė njė tė tretėn e pjesės tjetėr tė natės dhe pastaj kjo e zgjonte bijėn e saj, e cila falej gjatė pjesės sė tretė dhe tė fundit tė natės...
    Pra, adhurimi ndaj Allahut nė shtėpinė e tij nuk ndėrpritej gja¬tė tėrė natės...

    Ai kishte njė shėrbėtore zezake nga Sudani. Njė ditė ajo i kishte bėrė njė tė keqe atij dhe i kishte fyer familjen. Ebu Hurejra sapo e ngriti shkopin pėr ta goditur, u ndal menjėherė e tha: - Sikur tė mos ishte ndėshkimi nė Ditėn e Gjykimit do tė tė sakatoja njėsoj siē mė nėnēmove mua, megjithatė do tė shes tek ai qė mė jep ēmi¬min e mjaftueshėm pėr ty, meqė kam mė shumė nevojė pėr tė ho¬lla sesa pėr ty.
    Shko, ti je e lirė, pėr Allahun e Lartmadhėruar.
    E bija e tij i thoshte: - O baba, vėrtet vajzat mė pėrqe-shin dhe mė thonė: Pėrse nuk tė stolis babai me ar?!
    Ai iu pėrgjigj:
    - Vajza ime, thuaju atyre: - Vėrtet, babai im ka frikė pėr mua se mė djeg zjarri i xhehenemit (ferrit).
    Ebu Hurejra nuk e pengoi vajzėn e vet pėr t'u stolisur pėr shkak tė koprracisė ose qė tė ruajė pasurinė, sepse ai ishte bujar, dorėlirė nė rrugėn e Allahut.
    Mervan ibnu El Hakemi ia dėrgon atij 100 dinarė ari, kurse ai tė nesėrmen ia dėrgoi atij njė shkresė dhe i tha:
    - “Nė tė vėrtetė, shėrbėtori im ka gabuar dhe t'i ka dhėnė dina¬rėt, kurse unė nuk e kam pasur qėllimin qė t'i jap ty, por tjetėrkujt.”
    Atėherė Ebu Hurejre ra nė dilemė dhe i penduar tha:
    “I kam shpėrndarė nė rrugėn e Allahut dhe as qė ka qėndruar tek unė asnjė dinar prej tyre, por kur tė mė arrijnė tė ardhurat e mia nga arka shtetėrore e muslimanėve, merri ata dinarė prej tė ardhurave tė mia.”
    Mervani e bėri kėtė pėr ta provuar atė dhe pasi e ndoqi rastin e gjeti se ishte i vėrtetė.
    Ebu Hurejra gjatė tėrė jetės sė tij mbeti gjithnjė me sjellje tė mira ndaj nėnės sė vet. Sa herė qė dilte prej shtėpisė, ndalej nė derė tė dho¬mės sė saj dhe i thoshte:
    Es-selamu alejki, oj nėna ime, mėshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty!
    Ajo ia kthente:
    Ve alejkes selam, o biri im, mėshira dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty gjithashtu!
    Ai thoshte:
    Tė mėshiroftė Zoti, ashtu siē mė ke edukuar kur isha i vogėl!
    Ajo ia kthente:
    Tė mėshiroftė Zoti, ashtu siē mė ke respektuar edhe pasi u rrite!
    Pastaj, kur kthehej nė shtėpi e pėrsėriste tė njėjtėn gjė.
    Ebu Hurejra ishte shumė i kujdesshėm dhe i thirrte njerėzit qė t'i respektojnė prindėrit dhe farefisin e tyre.
    Ai pa njėherė dy njerėz, njėri mė i moshuar se tjetri, duke ecur sė bashku dhe pyeti mė tė riun:
    Kush ėshtė ky njeri me ty?
    Ai tha:
    Ky ėshtė babai im.
    Ebu Hurejre i tha:
    Mos e thėrrit atė nė emėr, mos ec pėrpara tij dhe mos u ul para tij!...
    Kur Ebu Hurejra u sėmur dhe u gjet para vdekjes, ai vajtoi...
    Atėherė i kanė thėnė:
    Pėrse po qan, o Ebu Hurejre?!
    Ai ėshtė pėrgjigjur:
    Nuk po qaj pėr jetėn e kėsaj bote..., por po qaj pėr udhė¬timin e gjatė dhe pėrgatitjen e mangėt pėr tė...
    Jam ndalur nė fund tė njė rruge e cila do tė mė hedhė nė xhenet apo nė xhehenem... dhe nuk e di... nė cilėn prej tyre do ta kem vendin!!
    Mervan ibnu Hakemi e vizitoi atė dhe i tha:
    Tė mėshiroftė Allahu, o Ebu Hurejre.
    Nė ato ēaste, ai tha:
    O Zoti im, vėrtet e dėshiroj takimin me Ty, andaj dėshiroje o Allah takimin tim me Ty dhe tė lutem shpejtoje atė (aludon nė vdekje, v.jonė).
    Ende pa u larguar Mervani nga shtėpia e Ebu Hurejres, ai u shkėput nga jeta e kėsaj bote...

    Allahu e mėshiroftė Ebu Hurejren me njė mėshirė tė gjerė, meqė ai ka ruajtur pėr muslimanėt mė tepėr se 1609 hadithe tė Re¬su¬lullahut a.s..
    E shpėrbleftė Allahu me tė mirat e Tij pėr hir tė Islamit dhe tė muslimanėve.

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    SEID IBNU AMIR EL XHUMEHIJ

    “Seid ibnu Amir El Xhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.”
    Historianët

    I riu Seid ibnu Amir El Xhumehij ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur “Ten’im”, jo larg Mekës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJJIT, njërit prej sahabëve të Muhammedit a.s., të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët.
    Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depër¬tojë në mesin e turmës, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumë të tjerë, të cilët shko¬nin në krye të kolonës.
    Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur me pranga, ndërsa turma e grave, fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të sheshit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këte e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit a.s. për të vrarët e tyre në be¬tejën e Bedrit.
    Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekze¬kutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir el Xhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi, ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjua zëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë:
    “Nëse dëshironi, më lejoni t’i fal dy rekate para se të më ekzekutoni!”
    Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi!
    Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë:
    “Betohem në Allahun, se sikur të mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!”
    Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubej¬bin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur:
    - A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!
    Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej:
    - Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi a.s. theret, qoftë edhe nga një therrë.
    Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: Mbyteni, mbyteni!!!
    Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë:
    - O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë! Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave.
    Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.
    Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el Xhumehij, asnjë-herë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.
    Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dë¬rrasës së varjes dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli.
    Rasti i Hubejbit i mësoi Seidin atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe se për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje.
    Mësoi, po ashtu, se besimi i fortë bën çudira dhe mrekullira.
    Seidi mësoi se njeriu të cilin aq shumë e donin sahabet e tij patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Zoti.
    Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto, Allahu xh. sh., ia hapi zem¬rën për Islam. Në një rast, ndërsa ndodhej në një tubim të madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mëkatet e kurejshitëve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë islame.
    Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medinë, e shoqëroi Pejgam¬berin a.s. dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në be¬tejat e mëvonshme.
    Pasi Muhammedi a.s. ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e am¬shuesh¬me, duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij mbeti shpatë e mprehtë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit, i cili e kishte blerë ahire¬tin me dynja dhe e kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut xh. sh. mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit.
    Të dy halifet e Pejgamberit a.s. e njihnin mirë Sied ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e prandaj edhe i dëgjonin këshillat e tij.
    Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë:
    - O Omer, të këshilloj të kesh frikë Allahun në marrë-dhëniet me njerëzit e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet me Allahun. Fjala jote të mos vijë në kundër-shtim me veprën tën¬de, sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra!
    - O Omer: Bëhu i njëjtë për të gjithë muslimanët, fatin e të cilëve Allahu ta besoi ty, si ndaj atyre që i ke të afërt dhe atyre që i ke të largët. Dëshiroju atë që dëshiron për vetveten dhe familjen tënde. Mos ia dëshiro të keqen atyre, ashtu si nuk ia dëshiron të keqen vetvetes dhe familjes tënde. Bëhu i qëndrueshëm në vështirësi, në emër të së vërtetës. Në rrugën e Allahut mos u frikëso prej qortimit të askujt!
    Omeri pastaj pyeti:
    - Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?!
    Ai u përgjigj:
    - Këtë mund ta bëjë një njeri si ti, të cilit Allahu ia besoi fatin e umetit të Muhammedit a.s. dhe në mes tij e Allahut nuk është askush tjetër.
    Pas kësaj bisede, Omeri r.a. e ftoi Seidin që ta ndihmojë dhe i tha:
    - O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit.
    Seidi iu përgjigj:
    - O Omer, pasha Allahun, mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!
    Omeri i hidhëruar ia ktheu:
    - Ç’është me ju?! Më keni varur në qafë tërë këtë barrë (hila¬fetin) udhëheqjen e muslimanëve e pastaj më lëni vetëm!!
    Atëherë Seidi ia ktheu:
    - Pasha Allahun, nuk do të lë!
    Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit dhe i tha:
    - A të caktoj një pagë të rregullt?
    Seidi iu përgjigj:
    - Ç’të bëj me të, o prijës i muslimanëve?! Ajo që më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevo-jat e mia dhe më tepron.
    Pastaj shkoi në Hims...
    Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi, në të cilin ai kishte besim të plotë.
    Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë:
    - Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që t’u jepet një ndih¬më e cila do t’ua plotësojë nevojat më elementare të tyre.
    Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit r.a., e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.
    Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:
    - Kush është ky Seid ibnu Amir?!
    Ata iu përgjigjën:
    - Valiu ynë.
    Omeri pyeti përsëri:
    - Valiu juaj i varfër?!
    Ata u përgjigjën:
    - Po, pasha Allahun, kalojnë ditë të tëra e në shtëpinë e tij nuk ndi¬zet zjarri.
    Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qau derisa lotët iu bashkuan në mjekër. Mori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha:
    - Përcillni Seidit të falat e mia dhe i thujini: “Halifeja e muslimanëve t’i ka dërguar këto të holla për disa nevoja personale.”
    Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi t’i largojë duke thënë:
    - Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!
    Ishte goditur si¬kur t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Kur e vërejti këtë gruaja e tij nxitoi tek ai për t’i dalë në ndihmë dhe e pyeti:
    - Çka të ka ndodhur, o Seid?!
    A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?!
    Seidi u përgjigj:
    - Jo, diçka më e madhe se ajo.
    Kur ajo përsëri e pyeti: - A mos kanë pësuar muslimanët disfatë në ndonjëren prej betejave të tyre?!
    Seidi përsëri u përgjigj:
    - Jo, diçka edhe më e madhe.
    Atëherë ajo pyeti:
    - Çka mund të jetë më e madhe se kjo?!
    Ai u përgjigj:
    - Ka hyrë tek unë dynjaja, që të ma prishë ahiretin, dhe hyri e keq¬ja në shtëpinë time.
    Gruaja tha:
    - Largoje atë! duke mos ditur asgjë për dinarët.
    Ai e pyeti:
    - A do të më ndihmosh?
    Ajo u përgjigj:
    - Po.
    Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër.
    Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të pa¬rë për së afërmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti në Hims, që qu¬hej “El Kuvejfe” (Kufa e vogël), për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre, ashtu sikurse vepronin banorët e Kufes në Irak.
    Me rastin e ardhjes së Omerit r.a. banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur e ai i pyeti:
    - Si sillet valiu juaj!
    Ata u ankuan dhe përmendën katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën.
    Omeri tregon e thotë: I bëra bashkë banorët e Himsit dhe va¬liun e tyre dhe e luta Allahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh.
    Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë:
    - Për çka ankoheni nga valiu juaj?
    Ata u përgjigjën:
    - Nuk paraqitet në mes nesh vetëm pasi kalon një pjesë e mirë e ditës.
    I thashë: Ç’thua për këtë, o Seid?
    Heshti pak e pastaj tha:
    - Pasha Allahun, nuk kam dashur të flas për këtë. Mirëpo, pasi po më pyetni, po ju tregoj. Familja ime nuk ka shërbëtor, prandaj unë çdo mëngjes e përgatis brumin dhe e lë një kohë de¬risa të vijë e pastaj i gatuaj bukët. Pas kësaj marr abdes dhe dal në popull.
    Omeri pastaj pyeti:
    - Cila është ankesa tjetër?
    Ata thanë:
    - Askujt nuk i përgjigjet në ftesë gjatë natës.
    I thashë: Ç’thua për këtë, o Seid?

    U përgjigj:
    - Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr në shesh këtë. Unë ditën ia kam kushtuar nevojave të popullit, kurse natën e kam caktuar t’i bëj ibadet Allahut xh.sh.
    Omeri pyeti prapë:
    - Cila është ankesa tjetër?
    Ata u përgjigjën:
    - Nuk paraqitet te ne një herë në muaj.
    E pyeta: Ç’thua për këtë, o Seid?
    Ai u përgjigj:
    - Nuk kam shërbëtor, o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që kam në trupin tim. Këto i laj një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i vesh dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës.
    Pastaj Omeri pyeti përsëri:
    - Për çfarë ankoheni tjetër?
    Ata u përgjigjën:
    - Shumë herë thellohet në mendime, kur rrimë së bashku, saqë nuk di se ku është.
    E pyeta: “Ç’thua për këtë, o Seid?
    U përgjigj:
    - Isha dëshmitar i mbytjes së Hubejb ibnu Adijjit, kur unë isha pabesimtar. E kam parë se si kurejshitët ia prenin gjymtyrët e tru¬pit një nga një dhe i thonin:
    “A do të dëshiroje që Muhammedi të jetë në vendin tënd?”
    Ndërsa ai përgjigjej:
    “Pasha Allahun, nuk do të dëshiroja që unë të jem i qetë me fa¬miljen time e me fëmijët e mi e Muhammedi të theret qoftë edhe prej një therre.” Betohem në Allahun se çdoherë që më kuj¬tohet ajo ditë dhe i bëj pyetje vetvetes përse nuk i dola në ndihmë, më kap frika se Allahu nuk do të ma falë këtë dhe për këtë arsye kaloj në atë gjendje.
    Pas kësaj Omeri tha:
    - Falënderimi i qoftë Allahut, që nuk më zhgënjeu në para¬gjy¬kimet e mia ndaj Seidit.
    Pastaj nxori një mijë dinarë dhe ia dhuroi Seidit për t’i plotë¬suar disa nga nevojat e tij më elementare.
    Kur i pa gruaja e tij tha:
    - Falënderimi i qoftë Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor.
    Seidi ia ktheu:
    - A ke propozim më të mirë se ky?
    Gruaja pyeti:
    - Cili është ai?!
    Ai u përgjigj:
    - Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të.
    Gruaja pyeti:
    - Kujt?!
    - Ia japim dikujt për Allahun, si hua më të mirë.
    Gruaja ia ktheu:
    - Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat!
    Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet:
    - Dërgoja këta dinarë të vejës së filanit dhe jetimave të filanit, të varfërve të familjes së filanit dhe atyre që kanë nevojë prej familjes së filanit.
    Allahu qoftë i kënaqur me Seid ibnu Amir el Xhumehiun. Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri.

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    TUFEJL IBNU AMR ED DEVSIJ

    O Zoti im, bėji atij njė shenjė qė do t’a ndihmojė nė bamirėsi!”
    Nga lutja e Pejgamberit a.s. pėr tė.

    Tufejl ibnu Amr Ed Devsij, ishte prijės i fisit Devs nė kohėn e injo¬rancės (nė periudhėn paraislame), njėri prej njerėzve mė me auto¬ritet tė parisė arabe dhe prej njerėzve mė tė ndershėm, tė rrallė, tė asaj kohe.
    Tek ai asnjėherė nuk hiqej vorbulla nga zjarri, dhe as nuk mbyllej de¬ra e shtėpisė para mysafirėve.
    Ushqente tė uriturit, siguronte tė frikėsuarit dhe streh-onte ata qė kėrkonin strehim.
    Pėrveē kėsaj, ai ishte mendjehollė, i zgjuar, poet i ndje-shėm dhe orator.
    Njė ditė prej ditėsh, Tufejli u largua nga vendbanimi i popullit tė tij nė “Tuhame” dhe u nis pėr nė Meke. Nė atė kohė rrėmuja e luftės ndėrmjet Pejgamberit a.s. dhe pabe-simtarėve kurejshit kishte arritur kulmin. Secila palė dėshiro-nte tė pėrfitonte nė anėn e vet sa mė shumė miq dhe aleatė. Ndėrsa Pejgamberi a.s. i lutej Krijuesit tė vet, e arma e tij e vetme ishte besimi i vėrtetė.
    Pabesimtarėt kurejshit i ishin kundėrvėnė thirrjes sė tij, e luftonin me ēdo mjet dhe nė ēdo mėnyrė i largonin njerėzit nga feja.
    Tufejli u gjet nė kėtė luftė i papėrgatitur dhe do tė hyjė nė tė pa ndonjė qėllim tė caktuar.
    Ai nuk kishte ardhur nė Meke pėr kėtė qėllim, e as qė i kishte shku¬¬ar ndėrmend ndonjėherė pėr konfliktin e mėpar-shėm ndėrmjet Muhammedit dhe kurejshitėve.
    Rreth kėtij konflikti, Tufejli pėrjetoi njė ndodhi qė konside¬ro¬het prej tregimeve mė tė ēuditshme. Ta dėgjojmė pra.
    Tufejli tregon e thotė:
    Arrita nė Meke. Posa mė panė, paria e Mekės u nisėn nga unė. Mė pritėn shumė mirė dhe mė nderuan me njė mikpritje qė nuk mba¬het nė mend.
    Pastaj u tubuan rreth meje mė tė zgjedhurit e kurej-shitėve dhe mė thanė:
    - O Tufejl! Ti erdhe nė vendin tonė. Ky njeri, i cili pretendon se ėshtė Pejgamber, na ka pėrēarė dhe na ka prishur. Nė BE kemi frikė se mos do tė ndodhė me ty dhe me popullin tėnd ajo qė na ka ndodhur neve. Kujdes, e mos fol me atė njeri! As mos dėgjo prej tij asgjė, sepse ai ka disa fjalė, tė cilat i ngjajnė magjisė: e ndan fėmijėn prej prindit, vėllanė prej vėllait e gruan prej burrit.
    Tufejli pastaj vazhdon e thotė:
    - Betohem nė Allahun se, derisa mė tregonin lajme tė ēuditshme pėr tė dhe duke mė frikėsuar mua dhe popullin tim pėr veprat e tij tė ēuditshme, vendosa qė tė mos i afrohem atij, tė mos i flas e as tė mos dėgjoj prej tij asnjė fjalė.
    Nė mėngjes herėt u zgjova dhe shkova pėr tė bėrė tavaf rreth Qabes, qė tė kėrkoj ndihmė nga idhujt e vndosur nė tė, ku bėnim haxhin dhe i adhuronim ata. Para se tė nisesha, i mbylla tė dy veshėt me pambuk, nga frika se mos do tė depėrtojnė tek unė fjalėt e Muhammedit.
    Mirėpo, posa hyra nė Qabe, e pashė Muhammedin duke u falur, e falur qė ndryshonte nga tė falurit tonė, edhe adhurimi i tij ndryshonte nga adhurimi ynė. Pamja e tij mė magjepsi dhe mėnyra e adhurimit tė tij mė mahniti. E pashė veten duke iu afruar atij padashje dhe pėr njė ēast e gjeta veten pranė tij. Deshi Allahu tė arrijė te veshėt e mi ajo qė thoshte ai. Dėgjova fjalė tejet tė bukura dhe thashė me vete:
    “Medet pėr ty, o Tufejl!”
    Ti je njeri i menēur dhe poet. Je nė gjendje tė dallosh tė mirėn prej tė keqes. Ē’tė pengon ty tė dėgjosh prej kėtij njeriu se ē’thotė?
    Nėse ajo qė thotė ėshtė e mirė, e pranon, e nėse ėshtė e keqe, e lė.
    Tufejli pastaj vazhdon rrėfimin e tij:
    Qėndrova aty derisa u largua Pejgamberi a.s. dhe u nis pėr nė shtė¬pinė e vet. U nisa menjėherė pas tij dhe, ndėrsa ai hyri nė shtė¬pinė e tij dhe deshi ta mbyllė derėn, e arrita dhe i kėrkova leje tė hy¬j me tė. Menjėherė ia fillova bisedės dhe i thashė:
    - O Muhammed! Populli yt mė ka thėnė pėr ty kėshtu e ashtu. Be¬to¬hem nė Allahun se mė frikėsuan prej teje deri nė atė shkallė saqė i mbylla tė dy veshėt me pambuk me qėllim qė tė mos dėgjoj prej teje asgjė. Mirėpo, deshi Zoti e dėgjova diēka dhe e hetova se ėshtė e bukur.
    Mė trego pėr ēėshtjen tėnde. Pejgamberi a.s. i tregoi nė de¬ta¬je dhe ia lexoi atij kaptinėn “El Ihlas” dhe “El Felek”.
    Tufejli pastaj thotė:
    - Betohem nė Zotin se asnjėherė nuk kam dėgjuar fjalė mė tė bu¬kura se fjalėt e tij dhe as qė kam parė njeri me parime dhe mėsime mė tė drejta.
    Nė atė moment ia dhashė dorėn dhe dėshmova se “nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij”, dhe kėshtu hyra nė fenė islame.

    Tufejli pataj vazhdon rrėfimin e tij:
    - Pas kėsaj qėndrova njė kohė nė Meke pėr t’i mėsuar bazat e fesė islame dhe mėsova pėrmendsh disa pjesė tė Kur’anit. Kur vendosa tė kthehem te populli im, Pejgamberit a.s. i thashė:
    - O i Dėrguari i Allahut! Fjala ime ka peshė nė fi¬sin tim. Unė do tė kthehem te populli im dhe do t’i ftoj ata nė fe¬nė islame. Lute Zotin tė mė japė njė shenjė, qė do tė mė ndih¬mojė nė thirrjen time. Atėherė Pejgamberi a.s. tha: “O Zoti im, jepi kėtij njė shenjė!”
    U nisa pėr te populli im dhe kur arrita nė njė vend tė lartėė, prej ku dukeshin shtėpitė e tyre, nė mes tė syve tė mi u paraqit njė dri¬tė, njė si kandil, e thashė:
    - O Zoti im, bėje atė jashtė fytyrės sime, sepse kam frikė se ata do tė mendojnė se ky ėshtė dėnim pėr mua, pėr shkak tė braktisjes sė fesė sė tyre.
    Posa hyra nė shtėpinė time, hyri babai im i shtyrė nė moshė dhe i thashė:
    - Largohu prej meje, o babai im! Ti nuk je imi e as unė nuk jam yti!
    Babai i habitur ma ktheu:
    - Pėrse, o biri im?!
    Iu pėrgjigja:
    - Unė jam bėrė musliman dhe kam kaluar nė fenė e Muhammedit a.s.
    Babai ma ktheu:
    - Nė rregull, biri im. Feja jote ėshtė edhe feja ime!
    Atėherė i thashė:
    - Shko lahu dhe pastroi rrobat, e pastaj eja tek unė qė ta mėsoj atė qė kam mėsuar unė.
    Babai shkoi e u la, i pastroi rrobat e veta dhe pastaj erdhi. Ia paraqita fenė islame dhe e pranoi.
    Pas tij erdhi gruaja ime, sė cilės i thashė:
    - Largohu prej meje, sepse nuk jam yti e as ti nuk je imja!
    Gruaja e habitur ma ktheu:
    - Pėrse?! Tė betohem nė babanė dhe nėnėn time?!
    Iu pėrgjigja:
    - Na ka ndarė feja islame. Unė kam pra¬nuar Islamin, fenė e Muhammedit.
    Atėherė ajo tha: Feja jote ėshtė edhe feja ime.
    I thashė: - Shko, pastrohu me ujin e “Dhish Shera”! E “Dhish Shera” ishte njė idhull i posaēėm pėr fisin “Devs”, rreth tė cilit zbriste ujė nga kodra.”
    Gruaja e habitur ma ktheu:
    - Tė betohem nė babanė dhe nėnėn time, a mos po u ndodh fėmijėve ndonjė e keqe nga “Dhush Shera”?
    Ia ktheva me hidhėrim:
    - Medet pėr ty dhe pėr “Dhush Sheran”?! Tė thashė shko dhe pas¬trohu atje, larg prej syve tė njerėzve, e unė tė garantoj ty se ai gur i shurdhėr nuk ėshtė nė gjendje tė tė bėjė asgjė.
    Shkoi dhe u pastrua. Pastaj u kthye. Ia paraqita fenė islame dhe e pranoi.
    Pastaj e thirra fisin tim “Devs”, por ata ngurruan t’i pėrgjigjen thirrjes sime, pėrveē Ebu Hurejres, i cili ishte mė i shpejti nė pra¬ni¬min e fesė islame.
    Tufejli pastaj vazhdon e thotė:
    Shkova te Pejgamberi a.s. nė Meke bashkė me Ebu Hurejren. Po¬sa mė pa, Pejgamberi a.s. u gėzua pėr ardhjen time dhe mė pyeti:
    - Ēka ka, o Tufejl?!
    Iu pėrgjigja:
    - Zemra tė ngurta dhe mosbesim i madh. Nė fisin tim “Devsin” ka triumfuar e keqja dhe amoraliteti.
    Pejgamberi a.s. u ēua, mori abdes, u fal dhe i ngriti duart lartė kah qielli. Ebu Hurejre tregon:
    “Kur e pashė ashtu, mė hyri frika se mos po e mallkon popullin tim e do tė shkatėrrohet dhe thashė: ”Medet pėr popullin tim!”
    Mirėpo, Pejgamberi a.s. filloi t’i lutet Allahut me kėto fjalė:
    - O Zoti im, udhėzoje Devsin!!! O Zoti im, udhėzoje Devsin!!! O zoti im, udhėzoje Devsin!!!
    Pastaj u kthye kah Tufejli dhe tha:
    - Kthehu te populli yt, sillu butė me ta dhe thirri ata nė fenė islame!
    Tufejli pastaj vazhdon e tregon:
    - Derisa unė isha nė mesin e fisit Devs duke i thėrritur ata nė fenė islame, Pejgamberi a.s. u shpėrngul nė Medinė. Ndėrkohė ndodhi lufta e Bedrit, e Uhudit dhe e Hendekut. Njė ditė prej ditėsh shkova te Pejgamberi a.s. dhe me mua ishin tetėdhjetė shtėpi tė fisit Devs, tė cilėt kishin pranuar fenė islame. Kjo e gėzoi pa masė Pej¬gam¬berin a.s. dhe na dhuroi njė pjesė nga preja e luftės sė Haj¬be¬rit, kurse ne i thamė:
    - O i Dėrguari i Allahut, na cakto neve krahun tėnd tė djathtė nė ēdo luftė dhe le tė jetė shenja jonė “mebrur”.
    Tufejli pastaj vazhdon rrėfimin e tij:
    - Vazhdimisht isha me Pejgamberin a.s., deri nė ēlirimin e Mekės dhe njė ditė prej ditėsh i thashė:
    - O i Dėrguari i Allahut mė dėrgo te “Dhul keffejni”, idhull i Amėr ibnu Hamemes, qė ta djeg atė... Pejgamberi a.s. mė lejoi dhe shkova tek idhulli nė krye tė njė ēete tė popullit tim.
    Posa arrita tek idhulli dhe desha t’ia vė zjarrin, rreth tij u tubuan gratė, burrat dhe fėmijėt, e vėzhgonin dhe pritnin se do tė gjuajė rru¬feja, nėse i bėja ēfarėdo dėmi “Dhul keffejnit”.
    Mirėpo, nė prezencėn e adhuruesve tė tij u drejtova kah idhu¬lli dhe nisa tė fusė zjarr nė brendinė e tij, duke recituar;
    “O ‘Dhul keffejn’, nuk jam prej adhuruesve tė tu.
    Lindja jonė ėshtė mė e vjetėr se lindja jote.
    Unė e ndeza zjarrin nė brendinė tėnde”.
    Me shkatėrrimin e idhullit “Dhul keffejn” u shka¬tėrrua ēdo gjė qė kishte mbetur nga mosbesimi nė fisin Devs dhe i tėrė populli pranoi fenė islame.
    Pas kėsaj ngjarje, Tufejl ibnu Amr Ed Devsij mbeti me Pejgam¬berin a.s. derisa i Dėrguari i Allahut ndėrroi jetė.
    Pas vdekjes sė Pejgamberit a.s. dhe me kalimin e hilafetit nė duart e Ebu Bekr Es Sidikut, Tufejli me gjithė tė birin ishte nė shėrbim tė halifes sė Pejgamberit a.s.
    Posa filluan luftėrat kundėr renegatėve tė fesė islame, Tufejli u mo¬bi¬lizua sė bashku me tė birin e tij, Amrin, nė krye tė ushtrisė sė muslimanėve nė luftė kundėr Musejleme el Kedh dhabit.
    Gjatė rrugės sė tij pėr nė Jemame pa njė ėndėrr, tė cilėn ua tre¬goi shokėve tė vet dhe u tha:
    - Unė kam parė njė ėndėrr. Cili prej jush mund tė ma shpjegojė domethėnien e saj?
    Shokėt e pyetėn:
    - Ēfarė ke parė?
    Tufejli u pėrgjigj:
    - Pashė se i kisha qethur flokėt, njė zog doli prej gojės sime, njė grua mė futi nė barkun e saj dhe se djali im Amri filloi tė mė kėr¬kojė me tė shpejtė, mirėpo diēka e pengoi qė tė mė bash¬kan¬gjitet.
    Shokėt i thanė:
    - Dhashtė Zoti e tė jetė mirė.
    Tufejli iu ktheu atyre:
    - Pasha Allahun, sa mė pėrket mua, unė e kam shpjeguar atė.
    Sa i pėrket qethjes sė flokėve tė mi, kjo do tė thotė se mua do tė mė prehet koka.
    Ndėrsa shpendi qė doli prej gojės sime, ai ėshtė shpirti im.
    Kurse gruaja, e cila mė futi nė barkun e saj, simbolizon tokėn nė brendinė e sė cilės do tė varrosem.
    Por, edhe dėshira ime e kahershme ėshtė qė tė vdes shehid.
    Ndėrsa kėrkesa e birit tim dhe nxitimi i tij pas meje do tė tho¬tė se edhe ai do tė kėrkojė tė bjerė shehid sikurse unė, me lejen e Zotit xh.sh., mirėpo, ai do ta arrijė kėtė mė vonė.
    Nė luftėn e Jemames, sahabi i ndershėm, Tufejl ibnu Amr Ed Dev¬sij, tregoi trimėri tė rrallė, derisa ra shehid nė fushėn e betejės. Ndėrsa i biri i tij, Amri, vazhdoi tė luftojė derisa e lodhėn plagėt dhe iu pre dora e djathtė. Pas mbarimit tė betejės, u kthye nė Medinė duke lėnė nė mejdanin e luftės babanė dhe dorėn e vet.
    Nė kohėn e sundimit tė Omer ibnul Hattabit, Amr ibnu Tufejli shkoi njė herė nė vizitė tek ai dhe ndėrkohė Omerit ia sollėn ush¬qimin dhe tė gjithė njerėzit qė ndodheshin aty u ulėn nė sofrėn e Omerit, pėrveē Amrit, i cili u largua. Kur Omeri vėrejti mospre¬zencėn e tij, pyeti:
    - Ēfarė ke, o Amr?! Ndoshta ti nuk deshe tė ulesh pėr shkak se turpėrohesh prej dorės sate.
    Amri u pėrgjigj:
    - Po. O halife (sundues) i besimtarėve...
    Omeri, atėherė ia ktheu:
    - Betohem nė Allahun se nuk do ta kėrkoj kėtė ushqim derisa mos ta pėrziesh me dorėn tėnde tė prerė. Betohem nė Allahun se nuk ėshtė asnjėri nė mesin tonė qė njė pjesė e tij e ka nė xhenet, pėrveē teje, - duke aluduar nė dorėn e tij.
    Ėndrra e rėnies shehid i dilte parasysh vazhdimisht, qė nga koha kur ishte ndarė prej babait. Kur u zhvillua lufta e Jermukut, Amri nxitoi tė marrė pjesė nė tė, bashkė me tė tjerėt, dhe nė betejė e sipėr, nė kulmin qė kishte arritur lufta, ai ra shehid, gjė qė edhe e kishte paralajmėruar babai i tij disa vjet mė parė.
    Allahu xh.sh. e mėshiroftė Tufejl ibnu Amrin. Ai ishte shehid dhe baba i shehidit.

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES SEHMIJ

    “Ēdo musliman ka tė drejtė ta puthė kokėn e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unė i pari e bėj kėtė.” Omer ibnul Hattabi


    Heroi i tregimit tonė ėshtė njė njeri nga sahabėt, i cili quhet ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES SEHMIJ.
    Historia ka mundėsi tė kalojė para kėtij njeriu ashtu sikurse kaloi pa¬ra miliona arabėve para tij pa i pėrmendur fare.
    Mirėpo, Islami madhėshtor ia bėri tė mundur Abdullah ibnu Hu¬dha¬fes tė takohet me dy sundim¬tarėt e botės sė asaj kohe: Kisranė e persianėve dhe Cezarin, perandorin e romakė-ve, dhe me secilin prej tyre tė ketė nga njė ndodhi, tė cilat do t’i ruajė kujtesa e kohės dhe do t’i rrėfejė historia.
    Ngjarja e tij me Kisranė e persianėve ndodhi nė vitin e gjashtė tė hixhretit, kur Pejgamberi a.s. vendosi t’i dėrgojė disa prej saha¬bėve tė vet me mesazhe mbretėrve dhe perandorėve tė huaj, me anė tė tė cilėve i ftoi nė fenė islame.
    Muhammedi a.s. ishte i vetėdijshėm pėr rrezikun qė mbarte nė ve¬te ky mision.
    Emisarėt e tij do tė shkonin nė vende tė largėta, tė cilat nuk ki¬shin pasur rast t’i vizitonin mė parė. Ata nuk kishin njohuri pėr gju¬hėt e atyre popujve e as nuk ua dinin temperamentin mbretėrve tė tyre.
    Pastaj, do t’i ftonin ata mbretėr tė braktisnin fetė e tyre dhe tė hiqnin dorė nga pozitat dhe pushteti qė mbanin dhe tė hynin nė fenė e njė populli, i cili deri dje ishte i nėnshtruar prej tyre.
    Vėrtet ky ishte njė udhėtim i rrezikshėm. Ai i cili merrte guximin tė nisej nė atė rrugė, ishte i humbur, ndėrsa ai qė kishte fat tė kthehej prej saj, ishte i lindur pėr sė dyti.
    Prandaj Pejgamberi a.s. i tuboi shokėt e vet dhe u foli atyre. Pa¬si falėnderon Allahun xh.sh., siē e kishte zakon, iu drejtua sahabėve tė vet me kėto fjalė:
    - Unė dėshiroj t’i dėrgoj disa prej jush te mbretėrit e huaj, pran¬daj mos polemizoni me mua ashtu si polemizuan tė bijtė e Izraelit rreth Isait, tė birit tė Mejremes.
    Sahabėt iu pėrgjigjėn:
    - O Pejgamber i Allahut, ne jemi nė gjendje tė kryejmė ēdo ur¬dhėr tėndin, dėrgona kudo qė dėshiron ti!
    Pejgambari a.s. i dėrgoi gjashtė prej sahabėve t’i mbartin mesa¬zhet e tij te mbretėrit arabė dhe ata joarabė. Nė mesin e tyre ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es She-mija. Ishte emisar i Pejgamberit a.s., qė mbarte mesazhin e tij te Kisra i Persisė
    Menjėherė pas udhėzimeve tė marra nga Pejgamberi a.s., Ab¬du¬llah ibnu Hudhafe e pėrgatiti devenė e tij. U pėrshėndet me bashkė¬shorten dhe fėmijėt dhe u nis nė misionin e tij tė shenjtė, duke ka¬luar nėpėr male tė larta dhe rrafshina, i vetmuar, nuk kishte me vete askė, pėrveē Allahut xh.sh. Pas njė udhėtimi tė gjatė dhe tė mundimshėm, arriti nė kryeqendrėn e Persisė, nė pallatin e peran¬dorit. Kėrkoi leje pėr tė hyrė te perandori dhe u tregoi ndihmėsve tė tij pėr mesazhin, qė kishte me vete.
    Kur Kisra mori vesh pėr kėtė, u vesh me stolitė mė tė bukura pe¬randorake dhe e ftoi parinė dhe njerėzit mė me autoritet tė ma¬rrin pjesė nė mexhlisin e tij. Ata iu pėrgjigjen ftesės. Pas¬taj urdhėroi qė t’i lejohet Abdullah ibnu Hudhafes tė hyjė nė pallatin e tij.
    Abdullahu hyri te Perandori i persianėve i veshur me xhelabijen e tij tė hollė dhe me shallin e tij tė bardhė prej materiali tė vrazh¬dė, nė tė cilin dukej modestia arabe.
    Megjithatė, ai ishte kryelartė, i vendosur. Nė tėrė trupin e tij ndiente fuqinė e Islamit dhe nė thellėsinė e zemrės sė tij vlonte kre¬naria e imanit (besimit).
    Posa e pa se ishte nisur nė drejtim tė tij, Kisra i dha shenjė njė¬rit prej njerėzve tė tij qė t’ia merrte mesazhin prej dorės, por Abdullahu i tha:
    - Jo! Mua mė ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut qė kėtė mesazh ta dorėzoj ty, personalisht nė dorė, dhe unė nuk mund ta shke¬l urdhrin e tė Dėrguarit tė Allahut.
    Atėherė, Kisra iu drejtua njerėzve tė tij:
    - Lėreni tė afrohet pranė meje!
    Abdullahu iu afrua Kisrasė dhe ia dorėzoi mesazhin e Pejgambe¬rit a.s. me dorėn e vet.
    Kisra dha urdhėr qė tė vijė njė ēatip arab prej banorėve tė Hi¬res. Pėr njė ēast hyri ēatipi, e Kisra e urdhėroi ta hapė mesazhin para tij dhe t’ia lexojė atij, nė tė cilin, pėrveē tė tjerash, shkruante:
    “Me emrin e Allahut, tė Mėshiruesit e Mirė¬bėrėsit.
    Prej Muhammedit, tė Dėrguarit tė Allahut, deri te Kisra, tė ma¬dhit tė Persisė. Paqja qoftė mbi atė qė i pėrmbahet udhėzimit...!”
    Posa dėgjoi vetėm kėtė pjesė tė mesazhit nė zemrėn e Kisrės gu¬foi hidhėrimi si zjarri. Fytyra e tij u skuq e u bė all dhe i gufuan da¬ma¬rėt pėr arsye se Pejgamberi a.s. kishte filluar mesazhin me em¬rin e vet. E tėrhoqi mesazhin prej dorės sė ēatipit tė vet dhe nisi ta shqyejė, pa e ditur fare se ē’pėrmbajtje kishte nė vazhdim, e nė ndėrkohė nisi edhe tė bėrtasė:
    - Mua tė mė shkruajė kėshtu, e ai ėshtė robi im?!!
    Pastaj dha urdhėr qė Abdullah ibnu Hudhafe tė nxirret prej mexhlisit tė tij dhe ashtu u veprua.
    Abdullahu doli prej mexhlisit tė Kisras dhe nuk dinte se ēka do tė bėnte Allahu me tė.
    A do tė mbytet apo do tė lihet i lirė?
    Mirėpo, pasi mendoi njė ēast, tha:
    “Pasha Allahun, le tė ndodhė me mua ēkadoqoftė, pasi qė unė e do¬rėzova mesazhin e Pejgamberit a.s.” Nuk vonoi, i hipi devesė dhe u nis.
    Pas njė kohe, Kisrasė i kaloi hidhėrimi, urdhėroi qė tė hyjė tek ai Abdullahu, por ai nuk ishte. E kėrkuan nė tė gjitha anėt, por ai kishte humbur pa shenjė, pa gjurmė.
    E kėrkuan nė rrugėn qė shpiente drejt Gadishullit Arabik, por mė kot, ai kishte shkuar.
    Kur kishte arritur nė Medinė, pas njė udhėtimi tė mundimshėm, Abdullahu u paraqit te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se ēka kishte ndo¬dhur me Kisranė dhe shqyerjen e mesazhit. Atėherė Pejgamberi a.s. tha:
    - Allahu ia shkatėrroftė perandorinė!!!
    Ndėrkohė, Kisra i shkruajti Badhanit, mėkėmbėsit tė tij nė Jemen: “Dėrgoja atij njeriu qė ėshtė paraqitur nė Hixhaz dy njerėz tė fuqishėm nga ana jote dhe udhėroji ata tė ma sjellin mua.”
    Pa humbur kohė, Badhani dėrgoi dy njerėz tė fuqishėm, nga mė tė afėrtit e tij, te Pejgamberi a.s. dhe me vete ua dha njė letėr nė tė cilėn kėrkonte prej tij tė nisej sė bashku me ata pėr t’u takuar me Kisran pa u vonuar.
    Nė bisedė me ta Badhani kėrkoi prej tyre qė ta hulumto-jnė ēėsh¬tjen e Pejgamberit a.s. dhe t’i sjellin atij informata mė tė plota pėr tė.
    Ata u nisėn dhe pas njė kohe arritėn nė Taif, ku u takuan me disa tregtarė tė Kurejshit dhe nė bisedė e sipėr i pyetėn ata edhe pėr Muhammedin a.s. Ata u pėrgjigjėn se ai gjendet nė Jethrib. Treg¬tarėt e Kurejshit vazhduan rrugėn e tyre tė gėzuar e tė kėnaqur dhe filluan t’i pėrgėzonin kurejshitėt me kėto fjalė:
    - Gėzohuni sepse Kisra do t’i kundėrvihet Muhammedit dhe do t’ju kursej prej sherrit tė tij!
    Ndėrkohė tė dy njerėzit u drejtuan kah Medina dhe pas njė udhėtimi tė gjatė arritėn atje, e takuan Pejgamberin a.s. dhe ia do¬rėzuan letrėn e Badhanit duke i thėnė:
    “Mbreti i mbretėrve, Kisra, i shkroi mbretit tonė Badhanit, tė dėrgojė dikė qė tė tė ēojė ty deri tek ai. Ne kemi ardhur qė tė nisesh me ne; nėse vjen, do t’i flasim Kisrasė pėr atė qė ėshtė nė tė mirėn tėnde dhe tė tė kursejė nga keqtrajtimet dhe torturat. Nėse e refuzon kėtė, ti e njeh fuqinė dhe vrazhdėsinė e tij pėr tė shkatėrruar ty dhe popullin tėnd.”
    Pejgamberi a.s. buzėqeshi dhe u tha atyre:
    - Kthehuni sot te devetė tuaja dhe ejani nesėr tek unė!
    Kur erdhėn tė nesėrmen te Pejgamberi a.s. e pyetėn:
    - A je pėrgatitur tė udhėtosh me ne pėr t’u takuar me Kisranė?

    Pejgamberi a.s. u pėrgjigj:
    - Nuk do ta takoni Kisranė pas sotit. Atė e vrau Allahu. Atė e pėr¬¬mbysi prej pushteti i biri Shirevejhi, nė kėtė natė dhe nė kėtė muaj.
    Ia hodhėn njė vėshtrim fytyrės sė Pejgamberit a.s. dhe dukeshin shenjat e habisė nė fytyrat e tyre, pastaj i thanė:
    - A e di se ēfarė je duke thėnė?! A t’i shkruajmė Badhanit pėr kėtė?!
    Pejgamberi a.s. ua ktheu:
    - Po. Thojini po ashtu se feja ime do ta mbulojė tėrė terri¬torin e perandorisė sė Kisrasė. Nėse e pranon fenė islame, do tė ta jap atė qė ėshtė nėn sundimin tėnd dhe do tė tė bėj sundues tė popullit tėnd.
    Dolėn prej Pejgamberit a.s. dhe u nisėn tė shkojnė te Badhani pėr ta informuar pėr tėrė atė qė kishin parė dhe dėgjuar.
    Pasi i dėgjoi Badhani me vėmendje, u tha:
    - Nėse ajo qė ka thėnė ėshtė e vėrtetė, atėherė ai ėshtė Pej¬gamber, e nėse jo, atėherė ne do tė kemi tjetėr qėndrim ndaj tij.
    Nuk shkoi shumė kohė dhe Badhanit i arriti letra e Shirevejhit, nė tė cilėn shkruante:
    “Ju bėjmė me dije se unė e kam mbytur Kisranė dhe kėtė nuk e kam bėrė pėr asgjė tjetėr, por vetėm nė shenjė hakmarrjeje pėr po¬pu¬llin tim. Ai lejoi mbytjen e njerėzve mė tė ndershėm, e gratė e tyre i merrte robėresha dhe ua konfiskonte pasurinė. Posa tė arri¬jė letra ime, bindju urdhrit tim, ti dhe tė gjithė ata qė janė me ty!”
    Posa pėrfundoi Badhani letrėn e Shirevejhit, e hodhi nė njė anė dhe e shpalli pranimin e fesė islame dhe me tė e pranuan Islamin tė gjithė persianėt qė ishin nė Jemen.
    Kjo ishte ngjarja qė kishte ndodhur nė takimin e Abdullah ibn Hu¬dhafes me Kisranė e Persisė.
    Cila ishte ngjarja qė kishte ndodhur nė takimin me Cezarin, tė madhin e Romės (Bizantit).
    Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatė sundimit tė Omer ibnul Hattabit r.a. Ai takim ishte prej ngjarjeve mė madhė-shtore nė histori.
    Nė vitin e nėntėmbėdhjetė tė hixhretit Omeri r.a. dėrgoi njė ekspeditė ushtarake pėr tė luftuar kundėr romakėve, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es Sehmi-ju. Cezari ishte informuar pėr motivacionin dhe moralin e lartė, me tė cilin njiheshin ushtarėt muslimanė, si dhe besimin e madh qė kishin ata nė luftėn e tyre nė rrugėn e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.
    Cezari i urdhėroi ushtarėt e tij qė nėse e zėnė rob ndonjė ush¬tarė musliman, t’ia sjellin tė gjallė. Deshi Allahu xh.sh. qė Abdu¬llah ibnu Hudhafe tė zihet rob dhe tė bjerė nė duart e romakėve. Ushtarėt e dėrguan te perandori i tyre dhe i thanė: “Ky ėshtė njėri prej sahabėve tė parė tė Pejgamberit a.s., me duart tona e zumė rob dhe ua sollėm juve.”
    Perandori romak e shikoi gjatė Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:
    - Unė tė ofroj ty njė gjė.
    Abdullahu pyeti:
    - Ē’ėshtė ajo?!
    Perandori iu pėrgjigj:
    - Tė ofroj tė bėhesh i krishterė. Nėse e pranon kėtė, do tė lė tė lirė dhe do tė nderoj me ēfarėdo pozite tė duash.
    Robi (Abdullahu) iu pėrgjigj me krenari dhe me vendosmėri: - Larg asaj! Vdekja pėr mua ėshtė njė mijė herė mė e dashur se ajo qė mė ofron!
    Cezari ia ktheu:
    - Unė po shoh se je njeri i menēur. Nėse mė pėrgjigjesh nė atė qė tė ofrova, do tė jesh pjesėmarrės nė konzėn time dhe do ta ndajmė sė bashku pushtetin tim.
    Robi i lidhur me pranga buzėqeshi dhe tha:
    - Tė betohem nė Allahun se, sikur tė ma dhuroje tėrė pasurinė tėnde dhe tėrė pasurinė qė kanė arabėt, me qėllim qė ta braktis fenė e Muhammedit a.s., pėr aq sa vetėm njėherė lėviz syri, nuk do ta bėja kurrė.
    Kur e pa kokėfortėsinė e tij, Perandori i tha:
    - Atėherė do tė tė mbys.
    Abdullahu ia ktheu:
    - Bė ē’tė duash!
    Perandori urdhėroi qė tė kryqėzohet dhe i tha xhelatit nė gju¬hėn romake:
    - Hidheni afėr duarve tė tij! I ofronte atij tė bėhej i krish¬te¬rė, mirėpo ai refuzoi.
    Atėherė i tha:
    - Hidheni afėr kėmbėve tė tij. I ofronte ta braktiste fenė e vet, por ai prapė e refuzoi ofertėn.
    Perandori urdhėroi tė heqin dorė prej tij. Kėrkoi prej xhelatit ta zbre¬sė nga dėrrasa e kryqėzimit. Pastaj kėrkoi t’i sjellin njė vorbė tė madhe, tė cilėn e mbushėn me vaj dhe e vunė mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i mori dy muslimanė tė zėnė robėr dhe urdhėroi qė njėri prej tyre tė hidhet nė tė. Pėr njė ēast i tėrė mishi iu shkri dhe iu panė eshtrat.
    Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofori pėrsėri tė bėhet i krishterė, por kėtė herė refuzimi i tij ishte edhe mė i fu¬qi¬shėm se herėve tė tjera.
    Pasi humbi ēdo shpresė se do ta braktiste fenė islame, urdhė¬roi ta hidhnin nė vorbėn e mbushur me vaj tė vluar, nė tė cilin gje¬ti vdekjen shoku i tij musliman. Nė momentin kur e morėn ta hidhnin nė tė, i lotuan tė dy sytė. Njerėzit e Cezarit e vėrejtėn kėtė dhe i thanė: “Robi po qan.” Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po i dhimbsej jeta, prandaj urdhėroi e tha:
    “Kthejeni tek unė!” Kur ia sollėn pėrpara, i ofroi tė bėhet i krish¬ter, por Abdullahu pėrsėri refuzoi.
    Atėherė, Perandori e pyeti:
    - Medet pėr ty. Ē’ėshtė ajo qė tė shtyu tė qash?!
    Abdullahu u pėrgjigj:
    - Ajo qė mė bėri tė qaj ishte se thashė me vete: “Tė hedhin nė kėtė vorbė dhe tė del shpirti. Do tė dėshiroja qė tė kem aq shpirtra sa ėshtė numri i qimeve nė trupin tim dhe tė gjithė ata tė hidhen nė kėtė vorbė, nė rrugėn e Allahut.
    Diktatori, atėherė i tha:
    - A don ta puthėsh kokėn time e tė tė liroj?!
    Abdullahu iu pėrgjigj:
    - Me kusht qė t’i lirosh edhe tė gjithė ushtarėt muslimanė tė zė¬nė robėr.
    Cezari u pėrgjigj:
    - Po, do t’i liroj dhe muslimanėt e zėnė robėr.
    Abdullahu tregon:
    Thashė me vete: “Ta puth kokėn e njėrit prej armiqve tė muslimanėve dhe tė lirohem unė dhe tė gjithė muslimanėt e zėnė robėr, ky ndoshta nuk ėshtė mėkat i madh pėr mua.
    Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokėn. Atėherė, perando-ri ro¬mak dha urdhėr qė tė tubohen tė gjithė muslimanėt e zėnė robėr dhe tė lirohen.
    Pas lirimit nga robėria, Abdullahu shkoi te Omer ibnul Hattabi r.a. dhe i lajmėroi pėr kėtė, pėr Omeri u gėzua shumė. Pasi i shi¬koi robėrit, u tha:
    - Ėshtė detyrim i ēdo muslimani ta puthė kokėn e Abdullah ibnu Hu¬dha¬fes dhe unė filloj i pari.
    Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokėn...

  5. #5
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    UMEJR IBNU VEHBI

    “Umejr ibnu Vehbi është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi.”
    Omer ibnul Hattabi

    Umejr ibnu Vehbi el Xhumehiju u kthye prej Bedrit shëndosh e mirë, mirëpo kishte lënë pas të birin, Vehbin, rob në duar të muslimanëve.
    Umejri kishte frikë se muslimanët do ta marrin të riun me sy të keq dhe do ta torturojnë në shenjë hakmarrjeje për shkak të fajit të babait të tij, i cili e kishte keqtrajtuar Pejgamberin a.s dhe sa¬habët e tjerë dhe u kishte shkaktuar dëme të shumta.
    Një mëngjes Umejri u nis për në Qabe, me qëllim që të bëjë ta¬vafin dhe të kërkojë ndihmë prej idhujve. Aty gjeti Safvan ibnu Umejen të mbështetur në krah. U drejtua kah ai dhe e përshëndeti:
    - Mirëmëngjesi, o zotëri i kurejshitëve!
    Safvani iu përgjigj:
    - Mirëmëngjesi, o Eba Vehb! Ulu këtu pranë meje të bisedojmë pak, sepse koha kalon duke biseduar.
    Umejri u ul pranë Safvan ibnu Umejes. Filluan të rikujtoj-në luftën e Bedrit dhe tragjedinë e madhe që u kishte ndodhur. Nisën t’i numërojnë robërit e luftës, që kishin rënë në duar të Muham¬medit dhe sahabëve të tij. Ndjenin dhembje të madhe për parinë e Kurejshit mbytur nga shpatat e muslimanëve dhe që i kishte marrë Kalibi në thellësitë e tij.
    Safvan ibnu Umeje ofshani thellë dhe tha:
    - Betohem në Zotin se jeta nuk ka shije pas tyre.
    Umejri ia priti:
    - Betohem në Zotin se është ashtu si thua ti.
    Pastaj heshti për disa çaste dhe tha:
    - Betohem në Zotin e Qabes, se sikur të mos i kisha disa borxhe, të cilat nuk kam mundësi t’i paguaj, si dhe të mos ishin fëmijët që i lë pas dhe për të cilët kam frikë se do të humbin pas meje, do të shkoja te Muhammedi dhe do ta mbytja. Me këtë do t’i jepja fund sherrit të tij.
    Pastaj vazhdoi të flasë me një zë të ulët:
    - Meqënëse biri im Vehbi gjendet në duar të tyre, shkuarja ime në Jethrib nuk do të ngjallte kurrfarë dyshimi.
    Safvan ibnu Umeje, i shfrytëzoi fjalët e Umejr ibnu Vehbit dhe deshi ta shfrytëzojë këtë rast, e iu drejtua atij me këto fjalë:
    - O Umejr sa i përket borxheve të tua, unë po i marr përsipër të gjitha ato, sado e madhe të jetë shuma e tyre. Ndërsa familjen tënde do t’ia bashkoj familjes sime dhe do të interesohem për ta sa të jem gjallë unë dhe ata.
    Unë kam pasuri të mjaftueshme, e cila do t’u mundësojë atyre jetë të rehatshme.
    Umejri ia ktheu:
    - Atëherë mbaje në fshehtësi bisedën tonë dhe mos i trego as¬kujt për këtë.
    Safvani i tha: - Ashtu qoftë.
    Umejri u nis prej Qabes dhe zjarri i urrejtjes së tij kundër Mu¬ham¬medit ia përvëlonte zemrën. Pa u vonuar filloi të bëjë përga¬titjet e duhura për ta realizuar atë që kishte vendosur. Nuk kishte frikë se dikush do të dyshonte në udhëtimin e tij, sepse anëtarët e familjeve të të zënëve robër nga kurejshitët shpeshherë udhëtonin për në Medinë, duke u përpjekur që t’i lironin anëtarët e familjeve të tyre.
    Umejri urdhëroi që të përgatitet shpata e tij, të mprehet mirë dhe t’i vendoset helm. Kërkoi t’ia sjellin devenë, hipi në të dhe u nis. Ia mësyu Medinës, e në zemrën e tij fshehte urrejtjen dhe qëllimet më të këqija.
    Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, Umejri arriti në Medinë dhe u nis në drejtim të xhamisë: dëshironte Pejgamberin a.s. Posa arriti pranë derës së xhamisë, e ndali devenë dhe zbriti.
    Omer ibnul Hattabi në atë moment ishte ulur para derës së xha¬misë me disa prej sahabëve që përkujtonin Bedrin dhe pasojat e saj për palën kurejshite, numrin e madh të të zënëve robër dhe të vrarëve. Përkujtonin trimëritë që kishin treguar në atë luftë muhaxhirët dhe ensarët. Përmen¬d¬nin nderimin e madh që u kishte bërë atyre Allahu xh.sh. me atë fi¬to¬re dhe dëshpërimin dhe humbjet e mëdha që kishte pësuar armiku.
    Për një moment, kur e ktheu fytyrën, Omeri vërejti Umejr ibnu Vehbin duke zbritur prej devesë dhe duke u nisur në drejtim të xhamisë me shpatën e ngjeshur në krah. Omeri u ngrit prej mexhlisit i tmerruar dhe tha:
    - Ky qen është armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi! Betohem në Allahun se ky ka ardhur vetëm për sherr. E kanë nxitur kundër nesh armiqtë e Mekës. Ishte agjent i tyre para betejës së Bedrit. Pastaj iu drejtua sahabëve të pranishëm me këto fjalë:
    - Shkoni te Pejgamberi a.s. gjenduni pranë tij dhe kini kujdes se mos po e tradhton ky njeri i keq.
    Omeri nuk vonoi dhe vetë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
    - O i Dërguari i Allahut! Armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi ka ar¬¬dhur me shpatë të ngjeshur. Mendoj se nuk ka ardhur për tjetër gjë, por vetëm ka për qëllim që të bëjë ndonjë të keqe.
    Pejgamberi a.s. ia ktheu:
    - Urdhëroje të hyjë brenda tek unë!
    Omeri u nis në drejtim të Umejr ibnu Vehbit, e kapi nga rrobat, ia lidhi mbajtësen e shpates për qafe dhe e çoi në drejtim të Pejgamberit a.s.
    Kur Pejgamberi a.s., e pa në këtë gjendje, e urdhëroi Omerit duke i thënë:
    - Liroje, Omer!
    Omeri iu bind urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e liroi menjëherë.
    Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Omerit:
    - Shko prapa tij!
    Omeri u tërhoq mbrapa.
    Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Umejr ibnu Vehbit me këto fjalë:
    - O Umejr ibnu Vehb, afrohu pranë meje!
    Umejri u afrua dhe i tha:
    - Mirëmëngjes! (Kjo ishte përshëndetje e arabëve në kohën e injorancës)
    Pejgamberi a.s. ia ktheu:
    - Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se kjo përshëndetja jote, o Umejr! Allahu na ka nderuar me përshëndet¬jen e selamit (paqes). Kjo është përshëndetja e banorëve të xhenetit.

    Umejri ia ktheu:
    - Besoj se nuk është e panjohur kjo përshëndetje jona për ty.
    Pastaj Pejgamberi a.s. iu drejtua me këto fjalë:
    - Çfarë e mire të ka prurë këtu, o Umejr?
    Umejri u përgjigj:
    - Kam ardhur t’ju lutem, nëse është e mundur, të ma lironi robin e luftës të zënë te ju, keni mirësinë ndaj meje për këtë.
    Pejgamberi a.s., pastaj e pyeti:
    - Ç’është kjo shpatë e varur në qafën tënde?!
    Umejri u përgjigj:
    - Sa të kobshme janë këto shpata! A na ndihmuan diçka në bete¬jën e Bedrit?!
    Pejgamberi a.s. e pyeti përsëri:
    - Bëhu i sinqertë. Çka të ka shtyrë të vish deri këtu, o Umejr?!
    Umejri u përgjigj:
    - Nuk kam ardhur për asgjë tjetër, vetëm për atë që të thashë më parë.
    Pejgamberi a.s., atëherë i tha:
    - Ishe duke ndenjur ti dhe Safvan ibnu Umeje në Qabe dhe në bi¬se¬dë e sipër i përkujtuat të varrosurit e Kalibit, në Bedr, prej të vrarëve të kurejshëve, pastaj iu ankove atij se, sikur të mos kishe disa borxhe dhe sikur të mos kishe fëmijët që do të mbeteshin pa kujdestar, do ta mbytje Muhammedin. Pas kësaj Safvan ibnu Umeje e mori përsipër borxhin tënd dhe përkujdesjen për familjen tënde me qëllim që të më mbysësh mua...
    Mirëpo, Allahu është Ai i cili të pengon në realizimin e qëllimit tënd.
    Umejri u shtang për një çast, pastaj tha:
    - Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.
    Pastaj vazhdoi e tha:
    - Të përgënjeshtronim, o i Dërguari i Allahut, derisa ishe në Meke, për lajmet të cilat të vinin nga Qielli dhe çka të zbritej ty prej Shpalljes. Mirëpo, bisedën time me Safvan ibnu Umejen nuk e dinte askush përveç meje dhe atij... Betohem në Allahun se tani jam i bindur se për këtë nuk të ka bërë me dije askush përveç Allahut.
    Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më drejtoi deri te ti që të më udhëzojë mua në fenë islame.” Pastaj e shqiptoi fjalën e dëshmisë! “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, dhe e pranoi fenë Islame.
    Atëherë Pejgamberi a.s. i urdhëroi sahabëve të vet:
    - Mësojani vëllait tuaj fenë, mësojani atij Kur’anin dhe lirojeni robin e tij!
    Muslimanët u gëzuan pa masë me islamin e Umejr ibnu Vehbit, saqë Omer ibnul Hatabi tha:
    - Një derr ishte më i dashur tek unë sesa Umejr Ibnu Vehbi, kur ai erdhi te Pejgamberi a.s., ndërsa sot është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi!
    Derisa Umejri pajisej me mësimet islame, e mbushte zemrën e vet me dritën e Kur’anit, dhe jetonte ditët më të lumtura dhe më të begatshme të jetës së tij, gjë që e bënë atë ta harrojë Meken dhe kush ishte në të, Safvan ibnu Umeje i bënte qejfin vetes, duke kaluar pranë klubeve të kurejshitëve e duke paralajmëruar: “Gëzohuni për një lajm të madhërishëm, i cili do t’ju vijë së shpejti e me të do ta harroni betejën e Bedrit.”
    Meqenëse pritja e Safvanit u zgjat, filloi të depërtojë shqe¬të¬simi në shpirtin e tij. Kështu ai nisi t’i pyeste kalorësit që vinin nga Medina për Umejr ibnu Vehbin, por nuk gjente tek asnjëri përgjigjen që dëshironte.
    Derisa një ditë erdhi një kalorës dhe e lajmëroi se Umejri është bërë musliman. Ky lajm i erdhi sikurse rrufeja.
    Ai ishte më se i bindur se Umejr ibnu Vehbi nuk do të bëhej musliman dhe sikur ta përqafonin fenë islame të gjithë njerëzit që jetojnë në rruzullin tokësor.
    Ndërkohë Umejr ibnu Vehbi vazhdoi të mësojë fenë islame dhe të mësojë përmendsh Fjalët e Allahut xh.sh., derisa një ditë erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: ”O i Dërguari i Allahut! Kaloi një kohë dhe unë isha i palodhshëm në shuarjen e dritës së Allahut. I keqtrajtoja pa masë të gjithë ata që kishin pranuar fenë islame. Dëshira ime është të më lejosh të kthehem në Meke që t’i thërras kurejshitët në rrugën e Allahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij. Nëse e pranojnë këtë prej meje, do të bëjnë një punë shumë të mirë, e nëse nuk e bëjnë, atëherë do t’i keqtrajtoj në fenë e tyre, ashtu siç veproja me sahabët e të Dërguarit të Allahut xh.sh.”
    Pejgamberi a.s. e lejoi të kthehet në Meke. Me të arritur në Mekë, shkoi në shtëpinë e Safvan ibnu Umejes dhe i tha:
    - O Safvan, ti je njëri prej zotërinjve të kurejshitëve dhe njëri prej më të mençurve ndër ta. A ta merr mendja se idhujt prej gurëve, që i adhuroni dhe që flijoni për ta, janë fe?!
    Sa më përket mua, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.
    Umejri pastaj filloi të thërrasë në rrugën e Allahut, në Meke, dhe në sajë të tij një numër i madh njerëzish e pranuan fenë islame.
    Allahu e shpërbleftë Umejr ibnu Vehbin dhe ia ndriçoftë varrin.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    EL‑BERRAU IBNU MALIK EL‑ENSARIJ

    “Mos e caktoni el‑Berran në krye të ushtrisë muslimane, nga frika se ai do t’i marrë në qafë ushtarët muslimanë për shkak të guximit të tij!”
    Omer ibnul Hattabi

    Ishte flokëshprishur, trupvogël e thatanik. Në shikim të parë syri e shikon me përbuzje dhe neveri.
    Mirëpo, megjithatë, ai i mbyti njëqind pabesimtarë vetëm në dy­l­uf­tim, përveç të tjerëve që ka mbytur në hovin e luftës me luftëtarët e tjerë.
    Ai ishte trimi i guximshëm për të cilin Omeri u kishte shkruar më­këmbësve të vet në të gjitha anët që mos ta caktojnë në krye të ushtrisë muslimane, për shkak të frikës se ai do t’i marrë në qafë ushtarët për shkak të guximit të tij.
    Ai është el‑Berra ibnu Malik el‑Ensarij, vëllai i Enes ibnu Malik el‑Ensariut, shërbëtorit të Pejgamberit a.s.
    Nëse ia nisim t’i numërojnë heroizmat e el‑Berra ibnu Malikut, lypset një kohë e gjatë dhe hapësirë e gjerë. Për këtë e shohim të arsyeshme që të përmendim këtu vetëm njërin prej heroizmave të tij të shumtë dhe kjo të rrëfen edhe për trimëritë e tij të tjera.
    Kjo ngjarje fillon në çastet e para të vdekjes së Pejgamberit a.s. dhe ngritjes së shpirtit të tij te Krijuesi i tij. Atëherë kur fiset arabe nisën ta braktisin fenë e Allahut xh.sh. grupe‑grupe, ashtu si­kurse kishin hyrë në të grupe‑grupe, saqë nuk mbetën në fenë islame vetëm banorët e Mekës, Medinës, Taifit dhe disa grupe aty ‑këtu, në zemrat e të cilëve Allahu xh.sh. e kishte ngulitur besimin.
    Ebu Bekr Es‑Siddiku iu kundërvu kësaj kryengritjeje shkatërrue­se dhe qëndroi para saj si malet. Për shuarjen e saj ai përgatiti njëmbëdhjetë ushtri prej ensarëve dhe muhaxhi-rëve. Komandantëve të ushtrive ua dha njëmbëdhjetë flamuj dhe i dërgoi në anë të ndryshme të Gadishullit Arabik që t’i kthejnë renegatët në rrugën e drejtë dhe të vërtetë e t’i detyrojnë devi­juesit të kthehen në rrugën e vërtetë islame edhe me përdorimin e shpatës.
    Tradhtari më i fuqishëm dhe me numër më të madh ithtarësh ish­te Musejlemetul Kedhabi nga fisi benu Hanife.
    Nga gjiri i popullit dhe i aleatëve të tjerë Musejleme pati sukses të tubojë rreth vetes dyzet mijë luftëtarë të rreptë.
    Ata e kishin përkrahur për shkak të lidhjeve fisnore e jo për shkak të besimit në të. Disa prej tyre thoshnin:
    Dëshmoj se Musejlemeja është gënjeshtar,
    ndërsa Muhammedi është i sinqertë,
    mirëpo, gënjeshtari i Rebias,
    është më i dashur për ne se i sinqerti i Mudarit.
    Musejlemeja kishte ngadhënjyer kundër ushtrisë së parë të muslimanëve nën udhëheqjen e Ikreme ibnu ebi Xhehlit dhe e kishte de­ty­ruar atë të zmbrapset.
    Për këtë Ebu Bekr Es‑sidiku u detyrua të dërgojë ushtrinë e dytë nën udhëheqjen e Halid bin Velidit, në përbërjen e së cilës ish­te një numër i madh i sahabëve të Pejgamberit a.s. prej ensarëve dhe muhaxhirëve. Në krye të tyre ishte el‑Berrau ibnu Malik el‑Ensa­ri dhe një numër i trimave muslimanë.
    Dy ushtritë u takuan në tokën e Jemames në Nexhd. Pas një ko­he fare të shkurtër, ushtria e Musejlemes tregoi epërsi të dukshme ndaj ushtrisë muslimane. Ushtarët muslimanë filluan të tërhiqen nga pozitat e tyre, derisa ithtarët e Musejlemes e morën tendën e ma­dhe të Halid bin Velidit dhe e nxorën atë me themel. Në atë rrëmu­jë gati sa nuk mbytën edhe gruan e tij, sikur të mos e merrte nën mbrojtje njëri prej palës kundërshtare.
    Në atë moment muslimanët e hetuan se u kanoset rreziku i madh dhe e kuptuan se, nëse ata pësojnë disfatë para Musejlemes, Islami më nuk do të mëkëmbet pas kësaj dite dhe Allahu i Vetëm nuk do të adhurohet më në Gadishullin Arabik.
    Halid ibnu Velidi pa humbur kohë u ngrit dhe bëri riorganizimin e ushtrisë së tij. I dalloi muhaxhirët nga ensa-rët, ndërkaq fiset noma­de arabe i ndau veç e veç.
    I tuboi bijtë e çdo babai nën një flamur me qëllim që të shohë rezul­tatet e secilës palë në luftë dhe se prej cilës anë po goditen muslimanët.
    Në mes të dy palëve u zhvillua një luftë e ashpër, të cilën muslimanët nuk e kishin përjetuar më parë. Populli i Musejlemes qënd­roi në fushë të betejës sikurse malet e larta dhe nuk i frikësoi aspak e dhëna se në mesin e tyre kishte shumë të vrarë. Në atë luftë muslimanët treguan heroizëm të paparë dhe sikur të tuboheshin të gjitha ato heroizma, do të ishte njëra prej epopeve më të bukura në his­torinë e njerëzimit.
    Ky është Thabit ibnu Kajsi, mbartës i flamurit të ensarë-ve, njeri që përgatitet për vdekje, pret qefinin dhe ia hap vetes një gropë në tokë, zbret në të deri nën gju dhe qëndron në pozitën e tij duke e mbrojtur flamurin e popullit të vet derisa bie dëshmor.
    Ky është Zejd ibnul Hattabi, vëllai i Omer ibnul Hattabit r.a. duke u bërë thirrje muslimanëve:
    - O ju njerëz, shtrëngoni dhëmbët, sulmoni armikun tuaj dhe shkoni përpara!
    O ju njerëz, betohem në Allahun se nuk do të flas më pas kësaj fjale, asnjëherë, derisa të pësojë disfatë Musejle-meja apo unë ta takoj Allahun dhe t’ia paraqes Atij faktet e mia.
    Pas kësaj e sulmoi armikun me tërë fuqinë dhe luftoi derisa ra dëshmor.
    Ky është Salimi, robi i Ebu Hudhejfes, e mban flamurin e muha­xhi­rëve dhe populli i tij ia ka frikën se mos do të dobësohet apo do të luhatet dhe i thotë:
    - Ne kemi frikë se mos do të kalojmë ty. Kurse ai u përgjigj: “Nëse më kaloni mua, sa mbartës i keq i Kur’anit jam unë!”
    Pastaj u vërsul mbi armiqtë e Allahut derisa u plagos rëndë.
    Mirëpo, heroizmat e të gjithëve janë të vogla në krahasim me he­roizmin e el‑Berrau ibnu Malikut r.a.
    Halid ibnul Velidi kur pa se zjarri i luftës sa vinte e bëhej më i nxehtë, iu drejtua el‑Berra ibnu Malikut dhe i tha:
    - Shko tek ata, o djalosh i ensarëve!
    El‑Berrau iu drejtua popullit të vet me këto fjalë:
    - O popull i ensarëve, mos të mendojë askush prej jush se do të kthehet në Medinë. Nuk ka Medinë për ju pas sotit! Ekziston vetëm Allahu i Madhërishëm e pastaj xheneti!”
    Pastaj u vërsul si vetëtima mbi pabesimtarët e me të u vërsul edhe populli i tij. Si vetëtima i shpërthente radhët dhe me shpatën e tij të mprehtë i prente qafat e armiqve të Allahut, derisa u lëkund dheu nën këmbët e Musejlemes dhe ithtarëve të tij, prandaj kërkuan shpëtim në kopshtin, që u njoh në histori më vonë me emrin “Kopshti i vdekjes”, për shkak të numrit të madh të të vdekurve në të atë ditë.
    Kopshti i vdekjes ishte i gjerë dhe me mure të larta. Musejlemeja dhe disa mijëra ushtarë të tij hynë brenda, i mbyllën dyert e kop­shtit dhe mbroheshin në sajë të mureve të tij të larta. Pastaj filluan t’i gjuajnë muslimanët me shigjeta, të cilat binin sikurse shiu.
    Në këtë situatë pa shtegdalje u paraqit heroi dhe trimi i muslimanëve El‑Berrau ibnu Maliku dhe tha:
    - O popull, më vëni mua në një mburojë dhe çojeni lartë mburojen me shigjeta e pastaj më gjuani në kopsht afër derës. Ose do të bie dëshmor ose do t’ua hap derën juve që të hyni brenda.
    Sa çel e mbyll sytë, el‑Berra ibnu Malik u ul në mburojë. Ishte thatanik dhe i lehtë. Për një çast e ngritën atë dhjetëra shigjeta dhe e hodhën në kopshtin e vdekjes, në mesin e disa mijëra ushta­rëve të Musejlemes. Ai zbriti mbi ta sikurse rrufeja. Luftoi me ata para derës së kopshtit me shpatën e tij derisa i mbyti dhjetë prej tyre dhe e hapi derën, e në trupin e tij kishte mbi tetëdhjetë plagë prej gjuajtjeve me shigjeta apo nga të rënat me shpatë. Muslimanët menjëherë vërshuan si bletët në kopshtin e vdekjes nga muret apo dyert e tij dhe i shtinë në veprim shpatat e tyre në qafat e tradh­tarëve, të cilët ishin të mbrojtur nga muret e larta të kopshtit, derisa i vranë afër njëzet mijë veta dhe arritën deri te Musejlemeja dhe e mbytën edhe atë.
    El‑Berranë e morën shokët e tij dhe e dërguan te tenda e vet që të shërohet nga plagët e marra. Halid ibnul Velidi ia shëroi plagët për afro një muaj, derisa Allahu e shëroi dhe ua mundësoi muslimanëve fitoren nga duart e tij.
    El‑Berra ibnu Malik el‑Ensariju vazhdoi të kërkojë rastin të bjerë dëshmor, rast ky i cili nuk iu dha në kopshtin e vdekjes.
    Ai vazhdoi të marrë pjesë në të gjitha luftërat, njëra pas tjet­rës, duke dëshiruar ta realizojë dëshirën e tij të madhe për t’u ta­kuar me Pejgamberin e tij fisnik, deri kur erdhi dita e çlirimit të Tusterit, një vend në Persi. Persianët ishin strehuar në një kështje­llë të lartë. Muslimanët e rrethuan kështjellën nga të gjitha anët, por meqenëse rrethimi vazhdoi një kohë të gjatë, persianët u gjetën në pozitë të palakmue-shme, kështu që filluan të lëshojnë zin­xhirë të hekurt prej mureve të kështjellës, në të cilët ishin lidhur çengele të çeliktë, të nxehura në zjarr, të cilat nguleshin në trupat e muslimanëve, pastaj i ngritnin ata ose të vdekur ose para vdekjes.
    Një çengel i tillë kishte kapur Enes ibnu Malikun, vëllanë e el‑Berrau ibnu Malikut. Posa e pa, el‑Berrau kërceu në murin e kësh­tjellës, e kapi zinxhirin, i cili e çonte vëllanë lart, dhe filloi ta heqë çengelin prej trupit të tij. Ndërkohë dora e tij filloi të digjet dhe të nxjerrë tym, mirëpo ai nuk e ndjeu dhembjen e dorës së vet derisa e shpëtoi vëllanë nga vdekja e sigurtë. Ra në tokë, pasi dora e tij kishte mbetur vetëm kockë, sepse mishi i ishte djegur.
    Në këtë luftë el‑Berrau e luti Allahun xh.sh. që të bjerë shehid dhe Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së tij, sepse në përfundim të luf­tës ai ra shehid, i gëzuar nga takimi i tij me Allahun e Madhërishëm.
    Allahu xh.sh. e zbukuroftë fytyrën e el‑Berra ibnu Malikut në xhenet dhe le ta kënaqë në shoqërinë e Muhammedit a.s!

  7. #7
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    UMMU SELEMEJA

    A di se kush është Ummu Selemeja!? Sa i përket ba¬bait të saj, ai është njëri prej zotërinjve të Mahzumijve të njohur dhe njëri prej bujarëve të rrallë arabë. Ai quhej “furnizues i kalorësve”, sepse udhëtarët nuk i lënte të furnizoheshin vetë nëse ia mësynin shtëpive të tyre apo shkonin në shoqërinë e tij.
    Burri i saj është Abdullah ibnu Abdul Esedi, njëri prej dhjetë të parëve që ka pranuar fenë Islame. Para tij fenë Islame e kishte pra¬nuar Ebu Bekri dhe një grup i vogël, që nuk arrinte numrin e gishtë¬rinjve të dy duarve.
    Emri i saj është Hind, mirëpo ajo më vonë mori ofiqin Ummu Seleme dhe u bë e njohur me këtë emër.
    Ummu Selemeja e pranoi fenë Islame së bashku me burrin e saj, kështu që edhe ajo pati nderin të jetë prej muslimanëve të parë.
    Posa u përhap lajmi se Ummu Seleme dhe burri i saj e kanë pra¬nuar fenë Islame, kurejshitët u ngritën në këmbë dhe filluan t’i keqtrajtojnë dhe t’i torturojnë me të gjitha mjetet në dispo¬nim. Mirëpo, ata u përballuan të gjitha torturave dhe nuk u përulën.
    Mirëpo, kur torturat dhe mundimet u bënë të padurue-shme dhe atëherë kur Pejgamberi a.s. u lejoi sahabë-ve të vet të shpërngulen në Abisini, ata të dy ishin në krye të muhaxhirëve.
    Ummu Selemeja së bashku me burrin e saj shkoi në një vend të huaj duke lënë në Meke shtëpinë e saj të bukur, tërë pasurinë që kishte dhe farefisin e saj, duke kërkuar kënaqë-sinë e Allahut xh.sh. dhe duke llogaritur në shpërblimin e Tij.
    Edhe pse Ummu Selemeja dhe muslimanët ishin nën mbrojtjen e Nexhashiut, Allahu ia shëndritë fytyrën e tij në xhenet, mirëpo malli për Meken, djepin e Shpalljes, si dhe dashuria për të Dërguarin e Allahut, burimin e udhëzimit, ia përvëlonte zemrën e saj dhe të burrit të saj.
    Në Abisini kishin arritur lajmet se numri i muslimanëve në Mekë ishte rritur dhe pranimi i Islamit nga ana e Hamza ibnu Abdul ***¬ta¬libit dhe Omer ibnul Hattabit i kishte forcuar radhët e tyre dhe persekutimet e kurejshitëve ishin pakësuar. Kjo bëri që një numër i muhaxhirëve të kthehet në Meke nga malli dhe dashuria për vendin e lindjes. Në mesin e tyre ishin Umu Selemeja dhe burri i saj.
    Mirëpo, me t’u kthyer në Meke, muhaxhirët u zhgënjyen dhe kup¬tuan se lajmet që u kishin arritur në Abisini nuk kishin qenë të vërteta. Me kalimin e Hamzës dhe Omerit në fenë Islame, kurej¬shitët vetëm kishin shtuar edhe më shumë reprezaljet e tyre ndaj muslimanëve.
    Pabesimtarët shpikën lloj lloj metodash për torturimin e muslimanëve, kështu që ata përjetuan vuajtje të papër¬shkrueshme.
    Kështu, Pejgamberi a.s. u lejoi sahabëve të tij të shpërngulen për në Medinë. Ummu Selemeja dhe burri i saj vendosën të jenë prej mu¬haxhirëve të parë, për ta shpëtuar fenë e tyre dhe për t’u shpë¬tuar torturave të kurejshitëve.
    Mirëpo, kësaj radhe shpërngulja e Ummi Selemes dhe e burrit të saj nuk do të kalojë lehtë, ashtu siç e kishin menduar. Por, ajo ish¬te e vështirë dhe e hidhur dhe pas vetes la një tragjedi, para së cilës çdo tragjedi tjetër është e lehtë.
    Po ia japim fjalën Ummi Selemes të na rrëfejë për tragjedinë e saj. Ndjenjat e saj janë më të thella e më të fuqishme dhe përshkrimi i saj është më i hollësishëm dhe më i plotë.
    Ummu Selemeja rrëfen e thotë:
    - Pasi Ebu Selemeja vendosi të shkojmë në Medinë, përgatiti për mua një deve, më hypi në të e në prehërin tim vendosi fëmijën tonë, Selemen. Pastaj u nis dhe e kapi devenë për dore, duke mos i shkuar mendja për asgjë.
    Para se të dilnim prej Mekës na panë disa njerëz të fisit benu Mahzum. Na dolën përpara dhe Ebu Selemes i thanë:
    - Nëse nuk na ke pyetur për veten tënde, a thua, çka je duke bërë me gruan tënde? Ajo është bija jonë. A mendon se ne do të lejojmë ta marrësh atë prej nesh e të shkosh me të kah të duash?
    Pastaj iu vërsulën atij, mua më zbritën me dhunë prej devesë dhe më morën me vete.
    Posa i panë ata njerëzit e fisit të burrit tim, beni Abdul Esed, duke më marrë me dhunë mua dhe fëmijën tim, u hidhëruan për së tepërmi dhe thanë:
    - Jo, për Zotin. Nuk ua lejojmë djalin që tonë ta marrë bija juaj, pasi ju ia morët me forcë vëllait tonë. Ai është fëmija ynë dhe ne kemi të drejtë në të.
    Pastaj nisën ta tërheqin fëmijën tim, Selemen, para meje të dy palët, derisa ia nxorën dorën dhe e morën djalin me vete.
    Për një çast e gjeta veten të vetmuar, pa askë.
    Burri im u nis në drejtim të Medinës, duke ikur për të shpëtuar fenë dhe vetveten, kurse djalin tim e rrëmbyen njerëzit e benu Abdul Esedit para duarve të mia të copëtuara e të sakatosura.
    Mua më morën njerëzit e fisit benu Mahzun dhe më dërguan në shtëpitë e tyre, kështu që për një çast mbeta pa burrë dhe pa birin tim.
    Prej asaj dite, çdo mëngjes dilja në shkretëtirë dhe ulesha në vendin ku më kishte ndodhur tragjedia. Rikujtoja momentet e ndarjes nga burri dhe biri im dhe ashtu vazhdoja të qaja derisa binte terri i natës.
    Në këtë mënyrë vazhdoi jeta ime një vit, apo afërsisht një vit, derisa një ditë kaloi njëri prej kushërinjve të mi, të cilit i erdhi keq për gjendjen time, e u tha njerëzve të fisit tim:
    - Përse nuk e lironi këtë të mjerë? Si e keni ndarë atë prej burrit dhe birit të saj?
    Ende kishte në mesin e njerëzve të fisit tim, që ndienin dhem¬bje për atë që më kishte ndodhur mua dhe më thanë:
    - Je e lirë t’i bashkangjitesh burrit tënd, nëse dëshiron!
    Mirëpo, si t’i bashkangjitem burrit tim në Medinë e ta lë djalin tim, pjesën e zemrës sime, në Mekë, te benu Abdul Esedi!?
    Si mund të qetësohet dhembja ime, apo të thahen sytë e mi, kur të shkoj në Medinë dhe biri im i vogël të mbetet në Mekë e unë të mos di asgjë për të?!
    Disa njerëz të mirë e ndjenë dhembjen time dhe mallin tim. Shkuan te njerëzit e benu Abdul Esedit dhe u folën atyre rreth çështjes sime dhe ata ma kthyen birin tim, Selemen.
    Nuk desha të vonohem në Mekë, që të gjej ndonjë njeri me të cilin do të udhëtoja, sepse kisha frikë se mos po më ndodh ndonjë e papritur e më pengon t’i bashkangjitem burrit tim.
    Prandaj, fillova ta përgatis devenë time, e vendosa djalin tim në prehër dhe u nisa në drejtim të Medinë. Dëshiroja t’i bashkan¬gji¬tesha burrit tim, e me mua nuk ishte askush përveç Allahut të Madhë¬rishëm.
    Posa arrita në “Ten’im”, takova Uthman ibnu Talhan, i cili më pyeti:
    - Për ku ia ke mësyer, oj udhëtare?
    Iu përgjigja:
    - Në Medinë, te burri im.
    Më pyeti:
    -Nuk është askush me ty?!
    Iu përgjigja;
    -Jo, për Zotin, me mua nuk është askush, përveç Allahut dhe fëmijës tim të vogël.
    Atëherë më tha:
    - Betohem në Allahun se nuk do të të lë vetëm, derisa të mbërrish në Medinë.
    Pastaj e kapi devenë për dore dhe u nis me mua.
    Ummu Selemeja pastaj shton e thotë:
    - Betohem në Allahun se nuk kam shoqëruar kurrë njeri prej arabëve më të ndershëm se ai. Kur arrinte në ndonjë vend pu¬shimi, e ndalte devenë time, shkonte mbrapa derisa zbritja prej saj. Pastaj e çonte nën hijen e ndonjë peme, e lidhte, shkonte larg me¬je te një pemë tjetër dhe shtrihej për të pushuar nën hijen e saj.
    Kur afrohej koha e nisjes, shkonte te deveja ime, e përgatiste dhe e sillte para meje, pastaj shkonte pak mbrapa dhe thoshte hip. Posa hipja dhe rregullohesha mbi deve, vinte e kapte devenë për freri dhe nisej.
    Kështu vazhdoi të veprojë me mua për çdo ditë, derisa arritëm në Medinë. Posa e pa fshatin Kuba, ku banonin fisi benu Amr ibnu Avf tha: “Burri yt është në këtë fshat. Hy në të me bekimin e Alla¬hut”, - e ai u kthye për në Mekë.
    U bashkua familja pas një ndarjeje të gjatë. U çmallën sytë e Ummi Selemes me burrin e saj. Ebu Selemeja u gëzua pa masë për të birin dhe gruan e tij. Pastaj nisën të zhvillohen ngjarjet me një shpej¬tësi të paparashikueshme.
    Ndodhi beteja e Bedrit, në të cilën mori pjesë Ebu Seleme, i cili kthehet prej saj me muslimanët e tjerë pas një fitoreje bindëse.
    Pastaj pason beteja e Uhudit, në të cilën tregon heroizëm të jashtëzakonshëm. Mirëpo, ai kthehet prej saj i plagosur me plagë të rënda. Vazhdoi të shërohet, saqë iu duk se plaga ishte shëruar, mirëpo ai përmirësim ishte vetëm sipërfaqësor. Pas pak kohe plaga nisi të hapet, gjë që e detyroi Ebu Selemen të mbetet në shtrat.
    Në kohën kur Ebu Selemeja ishte i sëmurë në shtrat, duke mje¬kuar plagët e tij, iu drejtua gruas së vet e i tha:
    - Oj, Ummi Seleme! E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:
    “Atij që i ndodh ndonjë fatkeqësi e kthehet tek Allahu me fja¬lët: “Ne të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi” dhe i lutet Kri¬jue¬sit duke thënë: “O Zoti im, te Ti kërkoj shpërblim për këtë fat¬ke¬qësi timen! O Zoti im, më jep tjetër më të mirë se kjo”, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do t’i japë atij.”
    Ebu Selemeja qëndroi disa ditë i sëmurë në shtratin e tij. Në një mëngjes erdhi Pejgamberi a.s. ta vizitojë. Posa e përfundoi vizitën dhe ende pa dalë prej derës së shtëpisë, Ebu Selemeja u nda nga kjo botë, kështu që Pejgamberi a.s., me dy duart e tij fisnike ia mbylli sytë sahabit të vet. Pastaj i çoi duart lart dhe tha:
    - O Zoti im, fale Ebu Selemen dhe lartësoje gradën e tij në mesin e të dashurve të Tu! Trashëgoje atë me pasardhës të mirë!
    Falna neve dhe atë, o Krijues i botëve! Zgje¬roje dhe ndriçoje varrin e tij!
    Ummu Selemes iu kujtua se çka i kishte transmetuar Ebu Selemeja nga i Dërguari i Allahut dhe tha:
    - O Zot im, prej teje kërkoj shpërblim për këtë fatkeqësi timen!
    Ajo ishte mjaftuar vetëm me kaq e nuk kishte thënë:
    - O Zot im, më zëvendëso në këtë fatkeqësi time me atë çka është më e mirë se kjo!”
    Këtë e kishte bërë për arsye se ajo i bënte pyetje vetes se kush mund të jetë më i mirë për të se Ebu Selemeja?!
    Mirëpo, nuk shkoi pak kohë dhe ajo e plotësoi lutjen.
    Muslimanët u pikëlluan për fatkeqësinë e Ummi Selemes, ashtu siç nuk u pikëlluan për asnjë fatkeqësi të mëparshme që u kishte ndo¬dhur atyre. Për këtë edhe e quajtën “Ej jimil Arab”, apo gruaja e cila e humbi burrin e saj (e veja e arabëve).
    Ummu Selemeja nuk kishte në Medinë askë prej të afërmve të saj, përveç fëmijëve të saj të vegjël.
    Si muhaxhirët, ashtu edhe ensarët e ndienin se ishte obligimi i tyre t’i dilnin në ndihmë Ummi Selemes. Posa ajo e kreu periudhën e pikëllimit të saj, iu paraqit Ebu Bekri, i cili paraqiti gatishmërinë e tij ta marrë atë për grua, por ajo nuk iu përgjigj kërkesës së tij.
    Pastaj iu paraqit Omer ibnul Hattabi, por edhe atij ia ktheu ashtu siç ia kishte kthyer shokut të tij.
    Më vonë iu paraqit asaj Pejgamberi a.s. e ajo i tha atij:
    - O i Dërguari i Allahut, unë kam tri cilësi:
    - Unë jam grua xheloze e kam frikë se do të shohësh diçka prej meje që do të të hidhërojë e do të më dënojë Allahu për të.
    Unë jam grua e shtyrë në moshë.
    Jam grua me fëmijë.
    Pejgamberi a.s. atëherë iu përgjigj:
    - Sa i përket xhelozisë, unë do ta lus Allahun xh.sh. që ta lar¬go¬jë xhelozinë prej teje.
    Kurse sa i përket moshës, edhe unë jam në të njëjtën moshë sikurse edhe ti.
    Ndërsa sa i përket fëmijëve, fëmijët e tu janë fëmijët e mi.”
    Pas kësaj Pejgamberi a.s. u martua me Ummi Selemen, kështu që Allahu iu përgjigj lutjes së saj dhe ia kompensoi asaj Ebu Sele¬men me më të mirë se ai.
    Prej asaj dite Hind el Mahzumije nuk ishte më nënë vetëm e Selemes, por ajo u bë “Nënë e të gjithë besimta-rëve”.
    Allahu xh.sh. le të bëjë që fytyra e Ummi Selemes të shkëlqejë në xhenet dhe Ai qoftë i kënaqur me të!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Enis Rama - Njė ditė nga jeta e sahabėve
    Enis Rama - Ebu Hurejra dhe nėna e tij
    Enis Rama - Ummu Sulejm
    Enis Rama - Xhabiri dhe babai i tij
    Enis Rama - Esma, vajza e Ebu Bekrit

    http://www.qsi-ks.com/webi/video.php
    A known mistake is better than an unknown truth.

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Kadare
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 11-11-2023, 20:38
  2. Fragmente interesante librash
    Nga FierAkja143 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 08-06-2013, 20:17
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Kurani Dhe Bibla
    Nga (AHMEDI) nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 01:31
  5. Tė konvertuar a ka ndonjė nė forum?
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •