Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ky do ishte shume hap pozitiv per socialistet. Nano eshte shume me i mire se Rama.

    Do thone socialistet qe joooooo, Nano per 8 vjet s'beri asnje gje me vlere per vendin, si qenka me i mire? Ore eshte, degjoni mua... Per socialistet eshte. Per popullin? Ç'rendesi ka populli?!

  2. #22
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Populli ka nje arm shume te fort angeldust, dhe ajo arm quhet "Vota". Populli votoi per PD-n dhe tani ngelet per te pare nese Demokracia do te plotesoj nje pjese te mire te premtimeve, te pakten nese ajo po mundohet* ti plotesoj premtimet. Ato shprehjet e tua nen thonjeza nuk me interesojne aspak. Sepse kush eshte blu apo i kuq per ty apo per mua sot smerret vesh (Sot, kur na del Rama dhe Nanua me parime "Demokratike", kushdo mund ta quaj veten blu apo te kuq....) Drejtesia nuk i sheh gjerat sipas ngjyrave apo maskave.... por sipas veprave kryer ne favor te popullit (vepra te cilat kemi pare mire qe PD-ja ka ndermarre).

    Ne nuk po filozofojme ketu angeldust qe te me tregosh mua qe s'ka qeveri te drejte. C'eshte drejtesia per ty angeldust? C'fare tiparesh sipas teje duhet te kete nje njeri qe drejton? Angeldust, pavaresisht se e drejta "absolute" nuk ekziston, kjo nuk do te thot se nuk ekziston nje njeri qe eshte gati te punoj me shume se nje tjeter per popullin e tij.

    Ti se ke iden se cfare eshte mentaliteti im i drejtesise sepse nuk e kam perkufizuar ate qe nenkuptoj une me drejtesi oj angeldust (dhe nuk mjafton ketu te kesh lexuar shkrimet e mija idealiste te filozofia qe shprehin deshirat e mija ne me shume se nje rast).

    Angeldust, une jam personi i fundit, qe duhet te mesosh per decentralizimin e demokracise vs. centralizimin e nje shteti autoritar apo diktatorial. Por meqense ke kohe te me pergjigjesh mua persa i perket "drejtesise" se nje shteti diktatorial atehere te sugjeroj me mire te shkosh dhe te lexosh me teper mbi ate shtet sesa te harxhosh kohe duke me sqaruar mua.

    Ligji ka ekzistuar angeldust, por ai ligj nuk eshte vene ne zbatim sepse Ekzekutivi ka qene i korruptuar. Sot, shyqyr zotit, ne po shohim nje Ekzekutive qe po punon per te vene ne pune ligjet. Nese ti nuk ke sy ta shohesh kete atehere eshte e kot te diskutojme bashke.

    E persa i perket propagandes, kjo sme intereson aspak. Ashtu sic hyn gjithe te tjeret kur kane kohe te lire per te shprehur mendimet e tyre ne tema te tjera, ashtu hym edhe ne per te shprehur mendimet dhe pikepamjet tona ketu. Po te ishte per propagand shkonim dhe beheshim gazetar te gjithe...

    Kalofsh mire angeldust.

    O Veshtrusja ate arme e ka pas gjithmone por gjate tete viteve qe ishin ne pushtet banda e kuqe ajo arme ju hoq pasi ato i vidhnin me ca ambasadore te korruptuar.
    Dilnin kto ( ish Albasadoret )edhe jepnin konferenca ku thoshin" zgjedhjet ishin te lira dhe me standarte" kur ne nje kohe neper shqiperi vidheshin me furgona policie e me titullare duke u prire.



    Ene ti angeldust nuk po hame buke as ka pd as ka ps jetojme ne usa me forca tona por eshte gjynaf qe i rob me mendu sic mendo tie me bo shkrime te tilla.

  3. #23
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Ne i gje tjeter Fatosi eshte mafioz per vete por eshte shum me i mire se edi rama eshte shum me paqesor edhe me i zoti e me i zgjuar ne llojin e vet.
    Kurse Rama o berrnut vec ja ka dhene posti ato mundesi se do ishte rrugeve te botes tani duke shit jeanse edhe doza drroge.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    Edi eshte tamam rrumpalle edhe tosi po rri urt edhe kur rri urt ai dicka ben them se do ja marri kryesin perseri kti palles.
    Mico Bathorja, mos i ngatarro gjonat. Mos ja vidh Salhiut tend titullin 'rrumpall' se e ka me tapi me trademark, dhe merzitet pastaj...hihihi

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nano jo president, por kryetar i PS-së

    Pas kthimit nga SHBA-ja, Nano do të rikthehet në politikën aktive për të orientuar një opozitë dinamike, duke synuar gradualisht postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Rikthimi i Nanos në politikën e përditshme parlamentare dhe publike do të bëhet menjëherë pas 10-ditëshit të parë të janarit, ndërsa ofensiva kryesore për të rimarrë frenat e selisë rozë do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve të pushtetit lokal.

    Megjithë kërkesën e vazhdueshme të mbështetësve të tij në bazë dhe në kryesi, të cilët duan që ai të rikthehet shpejt në kupolën socialiste, përsëri Nano ka preferuar të presë deri në zgjedhjet lokale në mënyrë që t’u krijojë hapësirën e nevojshme drejtuesve të sotëm të Partisë Socialiste, për të provuar platformat e tyre.Në të njëjtën kohë një synim i mëvonshëm i Nanos është gjithashtu rikthimi i tij në krye të qeverisjes së vendit, duke kapur postin e kryeministrit. Për këtë arsye deri tani ai e ka lënë të qetë qeverisjen e Berishës, në mënyrë që të mos adresojë kritika të parakohshme. Për këto synime të tij, Nano gëzon mbështetjen e bazës si edhe të grupit parlamentar, ku ai numëron rreth 27-30 deputetë të krahut të tij. Nga ana tjetër, për shkak të këtij popullariteti që gëzon ish-kryeministri, brenda forumeve të Partisë Socialiste, por edhe në kampin e partive aleate, janë publikuar disa deklarata se gjoja Nano synon postin e presidentit.

    Këto deklarata bëhen kryesisht për të vërtetuar se gjoja midis Nanos dhe Berishës ekziston një bashkëpunim i fshehtë, i cili sipas tyre mund të ketë lindur prej kohësh dhe mund të jetë riaktivizuar rishtazi. Por kjo bëhet kryesisht nga kundërshtarët kryesorë të Nanos, të cilët nuk shohin asnjë perspektivë individuale brenda forcave të majta, në rast të rikthimit të ish-kryetarit. Ndërkaq burime të sigurta afër Nanos, bëjnë të ditur se ai nuk ka paraqitur asnjë ambicie për postin presidencial, por synimi i parë është kryesimi i PS-së dhe i dyti drejtimi i qeverisjes, në rast fitoreje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo bëhet prej tij, për dy arsye. Për të treguar një opozitë konstruktive gjatë kësaj priudhe dhe më vonë, pas zgjedhjeve për të treguar se platformat e qeverisjes së socialistëve do të jenë efikase.

    Gazeta "SOT".
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Djali i Dulles ka te mesmen

    Dikush plasi dicka qe nuk kishte te bente fare me temen;”"Nëse do të dish mendimin tim për Fatos Nanon është ky. Ne te vërtetë unë do të desha që vendin tim ta perfaqesonte një personalitet i tipit te Fatos Nanos, me kulturëëëëëëëëë, diplomat, politikan, ekonomist, njohes i disa gjuhëve te huaja. Mik personal edhe i disa personaliteteve te huaja, njeri i dëgjuar nga audiencat e huaja."
    Ishte M, e diplomuara e filizofise qe me rast dhe pa rast na i "ndricon" mendjen me fjale te mencura nga te popullit grek.
    Pasi nuk bera aspak humor duke thene se , "A do të ndjeheni fajtore ne se dikush do të vdiste për shkakun e te qeshurave nga ato që juve keni shkruar” pyeta ne se mundej te argumentonte ate c’fare kishte pretenduar. Pas shume insistimeve te mija erdhi argument, se i “shumendrituri” ka mbaruar per ekonomi politike.
    C’fare……? Ekonomi politike….?
    Pra njerez shihet qarte se po behen perpjekje per te ricikluar Djalin e Dulles ne politike dhe ka llafe se duan ta na i bejne edhe president.
    I mire i keq-deklaroi Nano ne Zvicer-Enveri eshte babai yne.
    Djali njesoj si Dulla, jo vetem ne ideale por edhe ne diploma, qe te dy me te mesme.
    Ekonomi politike o njerez do te thote shkolle e mesme,. Si bicimi i diplomave te Gramoz Rucit i thone kesaj fjale. Ekonomi politike do te thote nje zero me xhufke. Domemethene as ekonomi as politike, as mish dhe as peshk. As ekonomist dhe as politikane, por vecse nje papagall. Ato c’ka beheshin ne ate dege te ekonomikut (ekonomise politike) mesoheshin ne Shqiperi qysh nga kopshti me dreke dhe deri ne shkollen e mesme.
    Dhe jo vetem kaq o njerez por po te beje nje udhetim me autobus nga Saranda ne Tropoje dhe te lexoje parrullat per Partine, Enverin, marksizem-leninizmin nuk kishe nevoje te lexoje as librat e ekonomise politike. Ate lende e kishe te marre dhe me note te mire biles.
    C’fare…..? Ekonomi politike…..? Hahahahaha...
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nano: Lini qeverine te punoje, opoziten te pushoje

    E Shtune, 21 Janar 2006

    Fatos Nano eshte rishfaqur. Dje ish-lideri i Partise Socialiste ka bere deklaraten e pare qe nga kongresi i tetorit qe zgjodhi Ramen kryetarin e ri te partise. Me nje fjali shume te shkurter Nano ka lene evasive te gjitha qendrimet e tij duke mbuluar cdo gje me nota te theksuara ironie. I pyetur nga Tv "Klan" ne lidhje me qeverine Berisha, ish-kryeminstri ka hedhur nje shprehje se qeveria duhet lene te punoje. Nje deklarate e tille, mbetet tipike per njeriun qe drejtoi per tete vjet Partine Socialiste ne pushtet. Ndersa me te mund te kete nenkuptuar nje performance te dobet deri tani te kabinetit qeveritar te drejtuar nga shefi i mazhorances. Por nga ana tjeter Nano duke dashur te tregohet "miqesor" me rivalin e tij historik mund te jete i idese qe Berishes i duhet lene koha e nevojshme per ta pare se si qeveris.

    Nano i eshte shmangur komenteve per menyren se si po drejton Edi Rama partine. Ai eshte mjaftuar me fjalet "lini opoziten te pushoje". Shprehje me te cilen ka dashur te thote se opozita eshte vete ai, duke u nisur nga fakti se qe pas daljes ne opozite ndodhet me pushime. Por kjo perjashton mundesine e nje vleresimi per kryetarin Rama dhe per faktin se ai po punon dhe duhet lene te punoje. Keto deklarata te Nanos vijne ne nje moment kur flitet per nje rikthim te tij ne politike dhe lakohet si kandidat i mundshem per postin e kreut te shtetit ne vitin 2007. Ndersa ka marre zyrat ne qender te Tiranes me mendimin se do filloje serish nje aktivitet politik.

    Per here te fundit, Fatos Nano u shfaq para mediave mbremjen e 7 tetorit nje dite para kongresit qe do zgjidhte kryetarin e partise pas doreheqjes se tij. Aty ai akuzoi rende kandidatin e atehershem per kryetar, Edi Rama, dhe sekretarin e pergjithshem Gramoz Ruci. Duke i ftuar delegatet te mos binin pre e ketij klani Ruci-Rama-Xhafa qe tentonte te merrte drejtimin e partise. Pas zgjedhjes se Rames ne krye te partise, Nano nuk u shfaq me para mediave duke preferuar te qendroje larg zhvillimeve politike te dites.

    D.M
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Qe Fatosi eshte mjeshter i rrokadave politike kjo dihet.Per mendimin tim ai mund te beje cfare do me PS. Ai eshte duke luajtur me Edvinin e fryre dhe pret vetem castin e volitshem per tu rikthyer ne parti me i forte se me pare. Une personalisht nuk kam pike respekti per Nanon por duke e krahasuar me papjekurine, paaftesine dhe kapadaillekun e Rames, them se eshte me i pershtatshem per kryetar se kryetari aktual i PS.

  9. #29
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Na ka humbur kryetari Nano

    Ku je o Efendi ?
    nuk na thua ne se e di,
    A e ke pare ate njeri
    qe e kishim sy shtyll ne shpi.
    Ja mer kenges Efendiu
    per te shkretin e te ziun
    ze xhamin e bertete
    vendos nje dor ne vesh
    Ku jeni o milet?
    hajdeni e mblidhuni ne shesh
    tja filloim vait me-det
    se nje gjem e madhe na gjet.
    Na ka humbur kryetari
    mjer mileti mjer vatani,
    ku do vemi ne nashti
    pa ate goxha njeri?
    Pa na iku si firaua
    mori rrugen e u largua
    atje poshte ne Gerqi
    qe te gjeje pak rehati
    Sec e gjeti te ziun njeri
    nga tja mbai ai se di
    e mori vrapin per Gerqi
    qe te ngosej me raki.
    Cfar po bene o njeri ?
    lart e poshte neper Gerqi
    po na bere telendi
    duke u bere xurxull me raki.
    Po hajde dil o kryetar,
    vajte kohe e na dogje xhan
    na mori malli per te te par
    pa hajde e na thuaj dy fjal
    Nuk ka ngelur me gazetar
    pa te bere ty rixhan
    te na kthehesh ne vatan
    e te na prish si kapetan..

    Marre nga http://vertet.blogspot.com
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Shume interesant qe disa njerez besojne me te vertete gjithcka qe shkruhet neper Gazeta.

    Shume interesante gjithashtu qe disa njerez besojne dhe nenkuptimet e nxjerra nga gazetari per te arritur te shesi nje artikull.

    Gjithashtu shume interesant qe disa njerez me te vertete nuk mund te lene vend pa perhapur ideologjine e tyre partiake qe qelbet era militanizem dhe injorance.

    Teper interesant eshte dhe fakti qe edhe pse keto " mendime" ose me sakte parrulla e fraza te mesuari permendesh edhe pse nuk kane te bejne me temat perseri nuk fshihen nga moderatoret.

    Cfare do te krijonte nje rikthim i nanos ne Seline roze si kryetar...

    Aspak opozite ose me sakte nje si tip monarkie blu per te cilen shume prej atyre qe shkruajne ketu enderrojne.

    Fjalia : Lini qeverine te punoje. do te thote lerini te bejne dicka dhe pastaj tzi kritikojme dhe ky proces duhet te zgjasi te pakten disa muaj.

    Fjalia : Lini opoziten te pushoje. nuk besoj se mund te interpretohet ne ate menyre pra endoreflektive. megjithese pasha Nanos cfare nuk mund ti besosh se mund te thote ose te bej. Neqoftese ai pretendon te kthehet prape ne post atehere ka marre fund c'do llj shprese per ate vendin tone te vogel.

    Ishalla terhiqet dhe krye bajraktari dhe te lene rinine te punoje.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Sa Kriminale Jane Mediat?
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 01:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •