DON ZHUANI.
Pasi u hengri tonelata me te kuq,
te mashtruara ne pritjen e tyre,
grate, gjeten menyren sesi te hakmerreshin
me DON ZHUANIN.
Cdo mengjes,
perballe pasqyres,
pasi lyejne vetullat,
pasi bejne buzet
me bar miu,
dhe vene prej tij mbi floke,
mbi supet e bardha, ne sy, ne mendime,
dhe ne gji,
presin.
Te bardha si mermeri dalin ballkoneve,
e kerkojne neper parqe,
por DON ZHUANI mberthen nje parandjenje,
ndaj behet mi bibliotekash,
i perkedhel me gishterinjte botimet e rralla,
dhe ngjan me fort sikur i bren
dhe asnjera prej tyre nuk ka lidhje lekure.
Pluhuri i librave te vjeter
i duket me joshes
sesa parfumi
i dhomave intime te grave.
Por grate e presin.
ne te peste shqisat e helmuara e presin
dhe nese Don Zhuani do shkeputej nje cast nga librat
dhe do te hidhte syte nga dritarja e bibliotekes,
do te verente se cdo dite varrosej nga nje burre i dashur,
qe vdiste ne krye te detyres,
tek puthte gabimisht
Gruan e vet.
Krijoni Kontakt