Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    37
    Postime
    2,172
    Faleminderit
    1
    17 falenderime nė 11 postime

    Mustafa Mahmud.

    Personaliteti dhe vepra e pr.dr. Mustafa Mahmudit.

    Dr. Mustafa Mahmud ka lindur ne vitin 1921 ne Egjipt. Shkollimin fillor dhe te mesem e kreu ne Tante, ate universitar ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Kajros.U specializua per semundjet e mushkerive, duke u bere njeri prej eksperteve me te njohur per keto lloj semundje ne Egjipt. Mirepo, deshira per afirmimin letrar ishte me e fuqishme, keshtu, e leshoi mjekesine dhe i kushtohet studimit letrar, filozofik, sufistik dhe ideor.
    Se pari u mor me letersi; boton disa vepra te rendesishme dhe te dalluara letrare, te argumentuara me persiatje filozofike, e te krijuara menjehere pas revolucionit ne Egjipt ne vitin 1952. Boton edhe disa tregime te shkurtra, prej te cilave posacerisht dallohen:

    “Ushqimi dhe jeta” (1953), “Zoti dhe njeriu” (1955),“Apartamenti 7” (1955 dhe 1957), “Nje grup njerezish”(1662), “Era e gjakut” (1965)…
    Pastaj boton disa studime mjaft te rendesishme sic jane: “Iblisi” (1957), “Enigma e vdekjes” (1958), Enigma e jetes” (1967), “Enderrat”(1961), “Ajnshtajni dhe relativiteti” (1961) etj etj. Po ashtu shkruan edhe disa ese me rendesi ndermjet te cilave vecanerisht dallohen: “Mbi dashurine dhe jeten” qe jane botuar
    ndermjet vitit 1961 dhe 1965.
    Romanet te cilat shkruan e pushtojne publikun dhe i nxisin kritiket e medhenj.
    Posacerisht dallohen romanet e tij vijuese: “E pamundshme” (1960), “Opiumi” (1964), Marimanga”
    Dalja Prej arkivolit (1965), Neriu nen zero (1966)

    Jo vetem kaq por Pr. Dr. Mustafa Mahmud ka shkruar edhe pjese teatrale te ndryshme si:
    “Njeriu dhe hija” (1964), “Goma” (ne dimer 1968), “Djalli banon ne shtepine tone” (1973).
    Pastaj botohen edhe shume udhepershkrime te rendesishme te tij dhe midis tyre:
    “Pylli virgjer”(1963), “Shpella ne shkretetire (1969), “Qyteti” (1966) ,“Rrefimi i mysafirit” (eshte permbledhje vezhgimesh mbi udhetimet e tij neper Evrope ndermjet vitit 1966 dhe 1968).
    Me pas do te vijoje vepra me titullin “Ma kane pranuar”, ne te vertete, eshte permbledhje letrash te zgjedhura, te cilat lexuesit ia ka derguar ne perioden ndermjet viteve 1956 - 1959.
    Zgjedhja prej letrave te lexuesve ndermjet vitit 1960 dhe 1966 botohet me titullin “55 problemet e dashurise”.
    Pastaj krijohen vepra folozofiko-fetare si psh: “Pranimi i te dashuruarve (1956-1966), dhe “Rruga deri ne Qabe (1971),.
    Mustafa Mahmud boton edhe disa studime mjaft te rendesishme, te cilat kane shkaktuar polemika jashtezakonisht te medha dhe te vrazhda rreth viteve 1669-1975. Vecanerisht jane te njohura: “Kur'ani – tentative per te kuptuarit bashkekohor” (1969), “Prej dyshimit deri ne besim” (1970), “Zoti”, (1972),“Djalli sundon” (1970), “Tevrati” (1972), “E kam pare Zotin” (1973), “Shpirti dhe trupi” (1973), “Dialog me mikun ateist” (1974), “Marksizmi dhe islamizmi” (1975), “Muhammedi (a.s.)” (1975) e shume e shume te tjera.

    Duke dhene kete pasqyre te shkurter te veprave te publikuara te M. Mahmudit, kam per qellim qe t'ju njoh sadopak me kete shkrimtar, shkencetar e mendimtar bashkekohor arab me arudicion jashtezakonisht te madh, rruga jetesore e te cilit eshte mjaft interesante, qe me se miri mund te shihet prej zhvillimit ideor qe ai ka kaluar.

    Zhvillimi ideor i Dr. Mustafa Mahmudit:

    Veshtire eshte qe ne nje shkrim kaq te shkurter te thuhet krejt ajo qe do te duhej te thuhej mbi zhvillimin ideor te Mustafa Mahmudit. Megjithate do te perpiqem te shkoqis se paku tendencat kryesore te ketij zhvillimi, duke i reduktuar ato ne kater:

    a) prej muzikes deri ne mjekesi,
    b) prej aventures deri ne izolim,
    c) prej dyshimit deri ne besim,
    c) prej letersise deri ne filozofi.


    Do te perpiqem ketu, se paku shkurtimisht te tregojme ne te kater periodat e zhvillimit, ne menyre qe kushdo qe e mbaron se lexuari kete shkrim te kete nje ide te qarte aq sa te njihet me kete personalitet mjaft interesant te botes bashkekohore islame.

    a) Prej muzikes deri ne mjekesi

    Qe ne shkollen fillore, pastaj ne te mesmen, Mustafa Mahmudin e terhiqte muzika. Duke e lexuar dhe degjuar Kur'anin frymezohej me muzikalitetin dhe bukurine e tij.
    Kjo ndikoi qe nje dite te bleje kitaren dhe te filloje te mesoje te renet veglave muzikore. Kitara shpejt iu pat bere pasion dhe opsesion. Nga ana tejter, prinderit e tij deshironin qe te birin ta shohin ne El Ez'herin e njohur, e pastaj ne xhube dhe ahmedi (universitete fetare). Mirepo, muzicienti i ri i theu te gjitha shpresat e tyre ate dite kur mbaroi shkollen e mesme dhe shkoi te regjistrohet ne fakultet.
    Pas kthimit prej Kajros, i lajmeroi prinderit se eshte regjistruar ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Kajros, duke ua bere me dije se vendimi i tij eshte perfundimtar.
    Ja, keshtu Mustafa Mahmud ne nje mengjes shtatori u gjend ne Fakultetin e Mjekesise ne te cilin me vone diplomoi dhe specializoi.
    Askush nuk e dinte se pikerisht te studiuarit e mjekesise aq fuqishem do te ndikoje ne Mustafa Mahmudin, i cili qe ne shkollen e mesme tregonte interesim te madh per ateizem.
    Dite e nate lexonte, shkruante dhe diskutonte.
    Profesoret e keshillonin qe ta le mjekesine dhe t'i kushtohet letersise. Te tjeret i sugjeronin drejtesine, deri sa te tretet i sugjeronin te studioje filozofi.
    Duket se vetem ai e dinte se cila eshte rruga e tij. e shpejt u bind se pikerisht mjekesia ia ofron ate qe deshiron. Profesoret shpesh e gjenin se si qendron prane trupit te autopsuar (prere) te njeriut, i ndan dhe i analizon pjeset e tij, duke kerkuar pergjigje ne pyetjet, te cilat shpesh as vete profesoret nuk i dinin e ndoshta as nuk i kerkonin.
    Ne kete periudhe M.Mahmud shkruan disa vepra, te cilat paraqesin fillimin e ktheses ne jeten e tij, sic jane veprat: “Enigma e vdekjes”, “Marimanga” e disa te tjera. Kjo per nje kohe do ta shpjere ne filozofine indiane, ku ne idene e inkarnacionit do te orvatet te gjeje pergjigje ne disa pyetje te cilat e preokuponin.
    I kthehet mjekesise perseri, duke ia kushtuar tere qenien e vet. Dhe fale saj, per nje kohe relativisht te shkurter filloi te dominoje ne qarqet e mjekesise ne Egjipt, qe te nje shumice nxiti xhelozi e te disa madje edhe kundershtim te hapur. Reputacioni qe gezonte ne vend dhe jashte vendit, i mundesoi atij udhetime mjaft te shpeshta ne shume vende te Evropes, Azise dhe Afrikes.

    b) Prej aventures deri ne izolim

    Shpirti i shqetesuar dhe te ardhurat e mira e nxisin ne aventura. Disa here shkoi ne Evrope, duke u orvatur te gjeje qetesi ne te dhe ne qarqet e saj shkencore. Lexon cdo gje qe i vjen nder duar, zhvillon diskutime me dijetaret dhe shoqerohet me mendimtaret duke shpresuar se ata do t'i ofrojne ate qe ai kerkon dhe hulumton. Mirepo,mbetet gojehapur pas takimit me ta. Pasqyra te cilen para kesaj kishte mbi Evropen filloi papritmas te venitet dhe crrenjoset. I pasur ne te gjitha dhe egoist sipas natyres e detyrojne qe me thelle te zhytet ne shpirtin e njeriut evropian, vecantia paresore e te cilit eshte centrizmi ekskluziv. Kjo i hap atij horizonte te reja, te cilat do ta shpiejne ne Azi, pastaj ne Afrike, midis njerezve, zakoneve,shkretetires, xhungles dhe fiseve te tyre. Altruizmi islam ne te, gjate ketyre udhetimeve, do te zhvilloje njohuri grandioze te filantropise, dashurise dhe humanizmit. Kudo do te gjurmoje per burimet origjinale te dashurise ndaj Finitit (perfundimtarit), Absolutit dhe Burimorit. Per kete ne veprat e tij edhe takohemi me udhekryqet e te gjitha meridianeve te botes. Penda e tij gazetareske sado qe eshte ekskluzive aq eshte edhe studioze. Ne udhepershkrime, artikuj, vepra dhe punime tjera, te krijuara ne ate periode hasim ne larmi te pasur te jetes, te mbushur me zakone, kontraste, tradita, martesa, lindje, varrime dhe me dervishet e te gjitha tarikateve, kombeve dhe manireve. Mustafa Mahmudi tek ato na shpie nepermjet te gjitha rrugeve te jetes, pikellimit, gezimit, varferise pasurise, shfrenueshmerise, terheqshmerise dhe shumengjyresise.
    Thene shkurt, ketu pikerisht takohemi me jeten ashtu sic eshte: e plote dhe e zbrazet njekohesisht, jeten e cila e perjeteson aromen, te qajturit dhe te qeshurit e tij. Mustafa Mahmud arrin te na prezentoje kete me fjale po ashtu sikurse artisti qe e ben kete me ngjyra.
    Ne keto vepra te tij gjejme mjaft fryme romantike,pasuri realiste dhe shume kendim simbolik. Ketu Mustafa Mahmud paraqet nje hap me tej ne letersine bashkekohore arabe e cila shquhet me nduarndurshmeri, pasuri, ide,ballafaqim, guxim, bukuri, angazhim, humanizem dhe tradicionalitet. Dhe pikerisht kjo pervoje e pasur dhe e ndurnduarte do t'i konfirmoje Mustafa Mahmudit se jeta dhe vdekja sebashku me materien dhe shpirtin me te vertete paraqesin sekretin e sekretit dhe se njeriut, sado qe te dije, te posedoje dhe kushdo qofte, megjithate pak dituri i eshte dhene.
    Ky mesim do te jete shkak qe edhe ai vete te gjendet ne meridianet, binaret dhe hulumtimet e reja ideore, cka te
    gjitha se bashku do ta shpiejne ate ne te persiaturit e ri, ne vetmi dhe izolim.

    c) Prej dyshimit deri ne besim

    Ka mundur te pritej se dr. Mustafa Mahmudi ne kete rreke nduarnduarshmerish dhe kontradiktash do ta humbe veten. Mirepo, nje shikim rreth vetvetes dhe jashte vetvetes e detyron qe t'i percaktoje relacionet e veta jetesore, te cilat shpiejne neper te gjitha scillat dhe haribdet, mosbesim dhe besim, mekate dhe pendime. shfrenime idore dhe percaktime shpirterore, ndryshueshmeri kreative dhe stabilitet logjik.
    Dhe kjo rruge do te jete rikthyese ne tere jeten e tij. Ne tere kete ai do ta gjeje vetveten edhe qenien e vet. Keshtu do te filloje faza e re e jetes se tij, e cila e tere do t'i kushtohet shpirtit, fese, njeriut dhe ngritjes se tij. E tere kjo ka ardhur pas leximit, studimit dhe premjes, edhe te tjereve ,edhe vetvetes. Fryt i gjithe kesaj do te jete vepra e tij me rendesi“Peripecite e mia prej dyshimit deri ne besim” . Eshte interesant te theksohet se para ca kohesh kjo veper eshte publikuar edhe ne gjuhen frenge ne perkthimin e orientalistit te njohur Moro Shartijes, te botuar ne Bejrut.
    Do te theksojme vetem se kjo veper paraqet shprehjen e zhvillimit shpirteror te autorit po ne ate permase ne te cilen prezentohen disa vepra te Dekartit,Gazaliut, Spinozes e te tjereve. Ketu eshte e nevojshme te theksohet se kjo periode e dr. Mustafa Mahmudit, prezanton te kthyerit e tij te sinqerte, njemend Kur'anit,krejtesisht do ta shpjere ne binaret, rrugen dhe relacionet e tij. Kete edhe do ta beje qe i tere t'i jepet dhe t'i kushtohet te studiuarit kompleksiv te Kur'anit. Si rezultat i kesaj lindi vepra e tij “Kur'ani tentative per te kuptuarit bashkekohor”e cila ka shkaktuar diskutime te rrepta midis islamologeve,rezultat i se ciles ishte edhe veshtrimi shkencoro - kritik mbi kete veper i kur'anologes se njohur dr. Aishe Abdurahmanit- me te njohur si Bintu Shati. Ne kete veper Mustafa Mahmudi do te niset hapave te te observuarit konstruktiv kur'anor, duke i konfirmuar dimensionet e mrekullise se Kur'anit dhe te predominuarit e tij te gjitha llojeve te kufizimeve, duke i misheruar ne njemendesine absolute, te cilen mundemi vazhdimisht te zbulojme dicka, por asnjehere nuk mundemi plotesisht ta zbulojme. Pervec tjerash kjo do ti ndihmoje t'u shmanget te gjitha tendencave te tjera ndikuese,duke u thelluar thelle ne sferen e fese, filozofise dhe shkences.
    Per shkak te mbare te ekspozuares mund te themi se letersia e tij pikerisht edhe e ka kaluar rrugen e vet zhvilluese e cila me ne fund e gjet ne punimet filozofike sikurse do ta shohim kete me poshte.

    d) Prej letersise deri ne filozofi

    Se pari konsideronte se nepermjet vepres letrare mund te thuhet cdo gje. Per kete hidhet ne fushen e letersise, e cila me te vertete edhe i sjell fame, admirim dhe mirenjohje.
    Veprat e tij lexohen ne te gjitha anet. cdonjera prej tyre,gati, eshte rrembyer. Mbi to shkruhet, shqyrtohet dhe mendohet. Kur shfaqet pjesa e tij teatrale atehere neper sportele eshte rremuje, sepse rinia universitare deshiron ta shohe, ta ndjeje dhe ta degjoje. Besojme se per kete arsye vepra e tij letrare eshte e mveshur, sa me sensibilitetin e
    artistit, aq edhe me penetrimin, subtilitetin e filozofit. Ai eshte letrar - filozof dhe filozof - letrar. Stili i tij eshte terheqes, i bukur dhe dinamik. Gjuha eshte e mveshur me figurativitet, simbolike dhe ide. Dialogjet jane te logjikshme dhe me proporcionalitet. Eksploatimi me mundesine gjuhesore eshte shume i pasur dhe i fuqishem. Cdo gje shte ne levizje, hov, zhvillim, ndryshim. Personazhet jane te gjalle, origjinale dhe te zhvillueshem, por edhe te thurur ne teresine e konceptimit te krijimit te ri letrar, e cila imponohet, ndikon, nderron dhe krijon. Ketu misherohen shpresat per te nesermen me te mire, me humane dhe me te ndjeshme, sepse para se gjithash jemi njerez. Ne tere kete njeriu mund ta shohe edhe mjerimin e vet edhe shenjterine e vet, pavleresine dhe autoritetin.
    E para e shkaterron,ndersa e dyta e nderon. Ne vrapimin e vazhdueshem per nderrime dhe gjurmime ai megjithate, merr fuqi ta gjeje vetveten, qenien e vet dhe t'i mposhte problemet, te cilat edhe pse origjinale, megjithate e transformojne njeriun.
    I lire eshte vetem atehere kur ka mundesi te percaktohet, angazhohet dhe prodhoje, sepse ne tere ate misherohet edhe ideja e tij sikur edhe qenia e tij.
    Ja, ne tere kete cikel te ndodhur rreth tij dhe ne vertetat, njeriu sipas mendimit te dr Mustafa Mahmudit eshte ivyeshem aq sa vepron, sa eshte i lire, sa beson dhe sa eshte i angazhuar.
    Tashme Mustafa Mahmud eshte 84 vjec dhe me sa di jeton ende, dhe vertete e meriton te lexohet dicka per personalitetin e ketij njeriu kaq te madh, i cili luftoi kunder fanatizmit dhe akoma idete e tij kane pushtuar nje pjese te madhe te rinise Egjiptjane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 17-12-2005 mė 12:03
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Merlika-Kruja
    Nga DYDRINAS nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 16:59
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 04:43
  4. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 15:58
  5. Mustafa Gjinishi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 14:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •